Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit

|| Stublla ||

|| Historiku i Stubllės || Kėshilli i Fshatit || Kėshilli i Rinisė || Shkolla || Studentat ||

|| Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit || Muzeu || Sh.K.A Zėri i Karadakut || KF Stublla||

ORGANIZIMI I TAKIMEVE TĖ DOM MIKEL TARABULLUZIT DHE RĖNDĖSIA E TYRE NĖ STUBĖLL DHE NĖ DIASPORĖ 

Don Rrok Gjonlleshaj

Kur mė 20 shtator 1989 mė caktuan famullitar nė Stubėll, pėr mua ky vend ishte pothuaj se krejt i panjohur. Kjo edhe mė shumė mė ngjalli jo vetėm kureshtjen, por edhe dėshirėn e madhe qė tė njohė bashkė me njėrėzit e saj edhe historinė e tyre, kulturėn, artin, pasuritė, shkollimin dhe thirrjet...

Nė biseda tė ndryshme me stubllasit e nė veēanti me Kristė Ramaj, Engjėll Koliqin, Fran Gjergjin, me meshtarėt e lindur nė Stubėll, si dhe me studentėt e teologjisė dhe, duke shfletuar arkivin e famullisė, tė cilin nė atė kohė e sistemoja, mėsova shumė gjėra qė ishin me vlerė tė madhe pėr Stubllėn dhe popullin tonė. Mėsova e posaqe pėr kėtė mė flisnin Engjėll Koliqi e Franė Gjergji, tė cilėt kishin diplomuar pėr shkollėn e Stubllės ( tė dy kėto punime i lexova mė kujdes pėr tė vazhduar edhe me  punimin e Anton Dedaj nga Gjakova, qė kishte diplomuar mbi shkollat e Prizrenit),  se nė vitin ’90 kemi sa jubile:

85 vjetorin e themelimit tė famullisė

85 vjetorin e legalizimit tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė

100 vjetorin e shugurimit pėr meshtar tė Dom Mikel Tarabullizit, famullitarit dhe mėsuesit tė parė tė kėsaj shkolle.

I luta qė pėr kėtė tė shkruajnė nė revisten fetare e kulturore DRITA, ēfarė dhe bėnė:

Engjėll Koliqi, Njė manifestim pėr disa jubile. Drita, Viti XXI Nr.3-4 (135) 1990 fq 30.

Franė Gjergji,Stublla e Karadakut – vater e arsimit kombėtar. Drita, Viti XXI Nr 5-6 (136) 1990 fq. 28 – 29 ; Drita, Viti XXI Nr. 7-10 (137-138) 1990 fq 21-22; Stublla mė shkollėn shqipe pas Lidhjes sė Prizrenit. Drita, Viti XXI Nr. 11-12 (139 – 140) 1990,fq. 25 – 28.

Bisedat e shumta dhe vullneti i mirė sollėn formimin e Kėshillit Organizativ tė Manifestimit, mė kėtė pėrbėrje:

 

 

Don Ndue Gjergji, famullitar nė Binēė

Don Rrok Gjonlleshaj, famulitar nė Stubėll

Isak Ahmeti, Profesor

Lluk Pera, Profesor

Engjėll Koliqi, pedagog (mė pas i larguar nė Itali)

Marjan Ukaj, drejtor i shkollės

Ceshk Sh. Ukaj, arsimtar

Lazėr Ahmeti, sekretar

Franė Gjergji, pedagog

Kristė Ramaj, jurist

Engjėll Sedaj profesor universitar

Zahide Ukaj

Gjon Ballabani, profesor

Sarė Gjergji, profesor

Gaspėr Demaj,inzhinjer i mashinėrisė

Katarina Demaj - Kryeziu, albanologe

Ndue Tomė Ukaj, atėherė student, tashmė i diplomuar

 

 

Nga Instituti :

 

Anton Nikė Berisha

Mehmet Halimi

Zejnullah Haliti

Milazim Krasniqi

Jonuz Fetahaj

Franklin Sedaj

Jak Mita

 

 

Kėshilltarėt e Kishės :

 

Shefki Shabani

Zef Ton Pali

Zef Qerkini

Gjon Seferin Toma

Engj Kolė Ramaj

 

Pleqėt e fshatit

 

Ndue Ballabani

Shefk Gjoni

Zef Bekaj

Tush Ramaj

Luz Tadej Jashari

David Pal Gjergji

Gjergj (Musė) Ahmeti

 

 

 

Ky kėshill nė mbledhjet e veta mori kėto vendime:

-         tė organizohet manifestimi

-         tė ngritet, nė oborrin e kishės sė vjetėr BUSTI  i Dom Mikel Tarabulluzit, famullitarit dhe mėsuesit tė parė  tė shkollės sė parė shqipe

-         Pėr ta punuar bustin u angazhua skulptori Sami Shabani nga Perlepnica e Gjilanit

-         Kolė Tade Ukaj tė punoi, prej gurit tė Stubllės,nė formė tė kelkut e patenės mbajtėsin e bustit.

-         tė njoftohet Instituti Albanologjik

-         u caktua data e Manifestimit dhe programi; Manifestimi tė mbahet mė:22.shtator ’90 nė oborrin e kishės sė vjetėr. Programi tė jetė ky:

I  Mesha pontifikale qė do ta udhėheq Imzot Nikė Prela,ipeshkėv

II Tribuna shkencore: Don Ndue Gjergji, Historiku i famullisė dhe i fshatit Stubėll.

Prof. Dr Engjėll Sedaj, Shkolla e parė shqipe dhe mėsuesi i saj                     

Dom Mikel Tarabulluzi

III  Ora letrare : Isak Ahmeti,

IV   Folklori : Zėri i Karadakut

V    Kokteji

Moderator Don Rrok Gjonlleshaj

 

5. U caktua edhe ekipi pėr grumbullimin e tė mirave materiale ( tė hollave ) pėr Manifestim. Ai ekip ishte i pėrbėr prej: Kėshillit organizativ, kėshillit tė kishės dhe pleqėve tė fshatit. Ky ekip grumbulloi njė shumė solide, e cila ishte e mjaftueshme pėr t’i mbuluar shpenzimet.

Gjat tėrė kohės sė organizimit tė manifestimit na pėrciellte frika e dyfishtė : nė njėrėn anė “ shteti juridik “ qė kėrkonte tė lajmėrohet ēdo tubim, nė anėn tjetėr droja se si do tė organizohet…a do tė ketė sukses apo jo…

Sa mė tepėr qė u afronte koha, punėt shkonin sipas planit, por droja gjithnjė u shtonte,

presioni ishte tepėr i madh. Policia kėrkonte tė lajmėrohet tubimi, unė nuk pranoja, ata nė mėnyrė indirekte na kėrcėnonin:

-         Kontrollimin nė ambulancė dhe marrjen e barėrave me pretekst, apo mė “ arsyetim “ se kanė skaduar…populli nuk lejoj tė mirren barėrat. Nga duart ua morėn duke iu thėnė : “ Ne nuk e dijmė a kanė afat apo jo, veē se e dijmė se neve po na bėjnė mirė “.

-         Nga kolektivi i shkollės kėrkonin, bėnin presion tė ndikojnė tek unė pėr tė lajmėruar manifestimin…

-         Nė mbrėmje (nė 22h) e morėn dhe e paraburgosėn  Gjergj Dodaj – nė Stubėll i cili ishte njė ndėr tė rinjėt qė bėnin roje nėpėr fshat… E pyetnin : Ēka jeni duke festuar?

-         Ky nuk ka pranuar asgjė vetėm e vtėm nga droja se do ta burgosnin priftin.

-         Pra, ishte nė gjendje tė pėsoj vetė, ndėrsa priftin ta ruaj…

 

Nė ditėn e manifestimit  policia dhe makineria e pushtetit tė atėhershėm i

-         pengonin mysafirėt qė vinin  nė Stubėll…

-         ndalonin dhe i kthenin prapa autobusat…

-         ndalonin tė lumi makinat…

-         rrethuan tėrė Stubllėn, saqė morėn pozicionet edhe nė Stubllavaēė. Gjithkund policia dhe autoblinda…

 

 

Megjithatė ne nuk  u ndalem. Atė qė patėm planifikuar, e organizuam edhe e realizuam…

Populli qė ia kishte mėsy Stubllės, pėrkundėr tentimeve tė policisė pėr t’i ndaluar pėr pjesėmarrje, nė fund tė programit, manifestimit dhanė urimin e tyre me fjalėt : “U knaqėm!”

Kėshilli organizativ pati marrė vendimin qė ky Manifestim tė jetė tradicional dhe tė quhen “ Takimet e Dom Mikelit “.Sė shpejti kaloi viti. Mė 28 shtator 1991 i filluam pėr tė paren herė Takimet e Dom Mikelit, nga viti nė vit i vazhduam dhe nuk i ndėrpremė as gjatė luftės. Numri i pjesmarrėsve nė kėtė manifestim gjithnjė ka qenė i madh: tashmė marrin pjesė mysafirė, krijues e  e ligjėrues edhe nga viset e tjera shqiptare, si nga Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevės… Vinin pėr tė marrė pjesė : veteran tė arsimit, shkencėtar, poet, shkrimtar, publicist,aktor… qė i jepnin njė karakter dhe zė tė veēantė kėtyre takimeve.

Me njė program tė larmishėm e shumė tė pasur, kėtu mund ta gjente vetveten, do thosha, ēdo pjesėmarrės.

Kėshtu TRIBUNA SHKENCORE trajtonte tema tė duhura  (aktuale) nė kohen e duhur (aktuale). Kėtu, tė gjithė shkencėtarėt gjetėn dhe dhanė njė pjesė tė vetes sė tyre, mė shumė se njė faqe tė kulturės, artit e historisė sė kombit tonė. Manifeėstimi ishte njė rast i volitshėm pėr tė mėsuar gjėra e ngjarje tė reja, pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn historike.

MESHA: Njė moment i veēantė dhe shume emblematik qė gjithė pjesėmarrėsit, pa dallim feje, me lutje tė lidheshin me Krishtin e shumėvuajtur: si shqiptar, atėbotė aq shumė pėrgjasonim me Krishtin.Ishte njė moment, i cili na bėnte t’i harrojmė  brengat dhe vuajtjet

Qė na sillte koha.

ORA E MADHE LETRARE: Tė gjithė poetėve iu mundėsonte, qė pėrmes  vargjeve tė tyre   tė shprehnin gjithė atė qe dashuronin, dėshironin, kerkonin, vuanin…

Shpėrblehet poezias mė e mirė me shpėrblimin e “Agim Ramadanit”

FOLKLORI: Mundesonte prezentimin e aktorėve, shoqerive, kėngetarėvė, grupeve dhe koreve qe me kėnge dhe valle te shprehin atė gėzim qe njė njeri apo njė popull ta ketė gjithmon nė shpirt.

KOKTEI: Pas ushqimit tė trurit ėshtė moment i ushqimit edhe tė trupit, sipas lutjes sė Jezu Krishtit “ …bukėn tonė tė pėrditshme na jep neve sot”.

Shėnuam sa jubile:

 

150 vjetorin e Martirvė tė Karadakut 1996 – 1998

2000 vjetorin e Krishtėrimit 1997- 2000

300 vjetorin e Kuvendit tė Arbėrit…2003

 

Tė kujtohėn sa fytyra ( portrete ) tė lavdishmė, tė cilėt lanė gjurmė tė pashlyshme nė histori…si prsh. Martirėt e Karadakut, dom Mikeli, Atenagora, Nėnė Tereza, Dom Zef Ramaj, Dom Dedė Ramaj, Sarė Ballabani, Engjėll Zefi, Agim Ramadani, Idriz Seferi…

 

Tė studijohėn karakteristikat muziko -  poetike tė :

-         vajtimėve nė stubėll

-         anekdotat

-         dokėt e zakonet

-         veshjet

-         mikpritjėt.. dhe jo vetėm kaq, por edhe mė shumė pėr entopsikologjinė, etnografinė, etnologjinė, kulturėn artin, shkencėn e historinė pėrgjithėsisht.

 

Tė bėhen sa pretke tė rastit dhe tė jepen mesazhe tė fuqishme nė kohė e errėt, vėrtetė s`ėshtė punė e vogėl.

 

-         Takimet e  Dom Mikelit po e pasurojnė dhe do ta pasurojnė e begatojnė jetėn kulturore, arsimore e shkencore, jo vetėm nė Kosovė, por  edhe me gjerė: po e vėnė njė gur- theėmeli nė godinėn e kulturės, arsimit dhe shkencės mbarė kombetarė.

-         Takimet e Dom Mikelit po e pasurojnė dhe po e kultivojnė kulturėn dhe traditėn tonė.

Po e ndriēojnė edhe vet Stubllėn e Karadakun.

Stublla si fshat malor nė  Malsinė e Karadakut tė Shkupit, si njė trevė mė pak e zhvilluar po pasurohet e gjallėrohet shpirtėrisht, po frymon me shlirshėm se dikur, duke ofruar edhe vlera tė reja, jo vetėm kombėtare e fetare, por vlera tė mirėfillta e universale, gjithnjerėzore.

Kėtu, nė keto takime po shhfaqin programe shoqeri tė ndryshme kulturore – artistike, ėshtė krijuar, si tė thuash,  njė vend- takimi i mbare Kosovės. Pra, kur kemi vendos qė keto takime tė jenė tradicionale, gjithnjė jemi pytur se a jemi duke vendosur mirė ?

Nga viti nė vit, gjithnjė e me tej jemi bindur se kemi vendosur mirė dhe drejtė. Kėshtu keni vepruar dhe Ju dhe ne Ju pėrgėzojmė.

-         Takimet e Dom Mikelit, po e pasurojnė edhe fshatin edhe shkollėn, bibliotekėn.

Ngritėm binėn nga guri i stubllavaēės e cila  simbolizon varrezat e Martirėve si njė shenj e cila askurrė s`lejon qe tė harrohen ata qe derdhen gjakun pėr njė tė mirė, tė mbarė dhe pėr njė bekim tonin. Kėshtu edhe pėrmes kėsaj forme i kemi pėrjetėsuar martirėt tanė, varrezat e tė cilėve sot janė nė njė tokė angleze nė Muhaliq tė Turqisė, tė cilėve iu shprehim falenderimet tona. Ne kemi nevojė pėr lavdinė e Martirėve... Ky projekt ėshtė i arkitektit vendor, Kristė Gjergjit, i punuar nga vet mjeshtėrit stubllas.

-         U pasurua biblioteka me shumė botime (libra) tė reja tė cilat u dhuruan nga vetė autorėt dhe me vetė nėnshkrimet e tyre.

-         U botuan tre buletina me materialet e grumbulluara nga keto takime mė titull “ Takimet e Dom Mikelit “.

I.1990 – 1992 ;  II. 1993 – 1994 ;  III. 1995 – 1996; kanė ngelė nė mungesė tė mjeteve pa u botuar edhe materialet tjera tė grumbulluara prej vitit 1997 – 2003, por qė shpresojmė se edhe kėto materiale shumė shpejt edhe me ndihmėn Tuaj do tė botohen.

Kėto buletina po mundesojnė qė shkrimtarėt tė botojnė krijimet e veta, duke filluar nga fillestarėt e gjer tė shkrimtarėt e afirmuar, ku puntorėt shkenctarė do tė paraqesin punimėt e veta shkencore pėr ngjarjet historike, ēeshtje gjuhėsore, folklorike – etnografike dhe gjeografike pėr keto treva gjatė shekujve.

Mendojmė qė kėto takime, tė filluara nė Vitin e mbrapsht, atė 1990, pėr tė vazhduar pėr njė dekadė nėn tytat e makinerisė sė pushtetit tė atėhershėm dhe tash pas luftės, kanė treguar pėr rėndėsinė e madhe nė shumė fusha tė historisė dhe gjeografisė fizike e shpirtėrore tė shqiptarėve. Nė njė kohė kur ēdo gjė ishte ndaluar me ligjin e forcės, ishte ky manifestim qė injoroi pushtetin e atehėrshėm dhe dha sinjale e mjesazhe tė qarta se ne megjithatė ekzistojmė, se ne dijmė dhe mundemi ta trasojmė rrugėn tonė drejt lirisė, si kusht themelor tė shprehjes sė virtyteve e vlerave mė tė dlirta gjithėnjerėzore. Dhamė mesazhin se bota nuk ėshtė mbyllur brenda tytave tė diktaturės, se ne mund tė frymojmė pėrmes vlerave... Angazhimi, nė kėto manifestime, i krijuesve, artistėve, shkencėtarėve e intelektualėve tė shumtė ishte mė se i rėndėsishėm dhe tejet i nevojshėm.

Gjithė kjo qė thash gjer mė tani, nuk do thotė se ne nuk mund tė bėjmė edhe mė shumė. S’ka dyshim, ne duhet dhe po shkojmė drejt avansimit tė kėtij manifestimi: mbase dita e sotme tregon pėr kėtė. Shpresojmė qė mė bashkimin e forcave, pra edhe me diasporėn tonė, me njė bashkėpunim edhe mė tė madh do tė dijmė tė tregojmė dhe do tė dėshojmė vlerat tona mė tė mira; pėrveē se punėtorė tė mirė, ja kėtu , po tregoni se jeni  njerėz edhe tė artit, tė kulturės e tė shkencės, se do tė jeni njė komunitet i vyeshėm edhe pėr vet shtetet nė tė cilat jetoni e punoni. Ju do tė dėshmoni me kulturėn tuaj tė punės e tė sjelljes se jeni nga ata qė meritoni vėmendjen edhe tė shtetit pėrkatės dhe kjo, nuk dyshoj, nuk do mungoj pėr Ju. Bota di tė ēmojė dinjitetin e tjetrit, vlerat e mirėfillta, prandaj, kini kujdes nė ēdo hap tė jetės Tuaj,  ngase Ju jeni ambasadorėt tanė kėtu nė Zvicėr.

Pėr nė fund, Ju thėrras qė tė gjithė tė bėjmė mė shumė pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt: le tė kėrkojmė pėr kėtė forma e modalitete tė reja dhe mė tė avansuara.

Organizatorėve iu uroj pėr kėtė nismė tė guximshme, me dėshirėn pėr shumė suksese, pa harruar pėrgėzimet dhe urimet tona pėr tė gjithė Ju pjesėmarrės tė nderuar.