|
VEPRIMTARI E SHKRIMTARI KOSOVAR ENGJĖLL KOLIQI,
GJITHNJĖ E MĖ I KĖRKUAR DHE MĖ I DASHUR NĖ VENDIN TONĖ:
MIKU I MIRĖ ME SHOKĖ SHUMĖ
Engjėll Koliqi, duke kėnduar me ēifteli

Gjatė bisedave tė pėrzemėrta miqėsore, me mysafirin e kėndshėm nga
Kosova, kemi konstatuar se edhepse larg gjeografikisht, me tradita
kombėtare tė civilizimit, tė besės, tė nderimit dhe tė respektimit
reciprok, jemi shumė tė afėrt si popuj. Jemi dėshmitarė tė
presionit tė madh qė miqt e shumtė i bėjnė Z. Koliqit, pėr tė qenė
mysafir i tyre, sė paku pėr njė drekė ose pėr njė darkė. Interesim
i jashtėzakonshė m edhe pėr traditat kulturore shqiptare, qė
veprimtari kosovar na i shpjegon edhe konkretisht, madje edhe duke
kėnduar me ēifteli.
Shkruan: Esmeralda Carvalho Castro
Belo Horizonte , 4 qershor 2007. Mysafiri i nderuar nga Kosova
veprimtari, gazetari e shkrimtari tashmė i mirėnjohur Engjėll
Koliqi, i cili po qėndron nė vendin tone, nė njė vizitė tė gjatė
pune, veē veprimtarive tė shumta nė shėrbim tė krijimit tė kushteve
tė njė bashkėpunimi tė frytshėm mes dy vendeve tona dhe tė
karrierės sė tij shumė tė bujshme si shkrimtar, gjithnjė e mė shumė
po shton radhėt e miqve brazilianė, kėtu nė kryeqytetin e shtetit
Minas Gerais Belo Horizonte e nė shumė vise tė tjera tė Brazilit.
Miqt e Engjėll Koliqit nė Minas dhe pėrgjithėsisht nė Brazil, jo
vetėm qė janė tė kėnaqur me sjelljet, me kulturėn e lartė
nbjerėzore dhe me karizmėn e tij speciale, por edhe me faktin se
ata po mėsojnė shumė gjėra nga miku i tyre, qė tashmė llogaritet
edhe si qytetar i Belo Horizonte-s, respektivisht si
mineir-brazilian. Ata janė shumė tė kėnaqur se pėrmes mikut tė tyre
nga Kosova, po mėsojnė shumė gjėra tė bukura dhe interesante nga
traditat kombėtare tė popullit shqiptar - traditat e besės, tė
nderimit dhe tė respektimit reciprok, qė na duken shumė tė afėrta
me traditat tona. Edhe miku ynė kosovar na ka konfermuar se
traditat shqiptare janė shumė mė tė afėrta me traditat braziliane,
se me ato tė popujve qė i rrethojnė, konstatim qė e kishte shprehur
edhe kryetari i Komunės sė Vitisė Musa Misini, gjatė vizitės sė
tij, nė marsin e kaluar.
Kėsaj radhe, Engjėlli Ynė siē po e quajnė miqt e shumtė kėtu
mikun kosovar ka sjellė me vete edhe ēiftelinė e njohur shqiptare
dhe kur bėhet fjalė pėr traditat kulturore, ai pa pėrtesė merr
ēiftelinė dhe ia thotė kėngės sė bukur shqiptare. Pėrmes kėngėve tė
tij ne kuptojmė shumė gjėra interesante nga historia e popullit
shqiptar dhe nga traditat kombėtare shqiptare. Gjatė dollive, miqtė
e shumtė e pėrshėndesin, duke i thėnė "gėzuar ambasador". Kur ai ua
tėrheq vėrejtjen, tė mos e quajnė ambasador, ata i thonė se sido qė
tė jetė dhe kushdo qoftė ambasador i Kosovės nė Brazil, ata e
njohin atė si ambasador tė pare, sepse pėrmes tij kanė mėsuar shumė
gjėra interesante pėr Kosovėn dhe pėrgjithėsisht pėr popullin
shqiptar. Besoj se edhe nga fotografitė (nga drekat nė shtėpitė e
miqve, tė shtunėn dhe tė dielėn e kaluar) qė do e shoqėrojnė kėtė
artikull do tė kuptoni ngrohtėsinė dhe kėnaqėsinė e miqve
brazilianė me mikun e tyre kosovar.
 |