|
|| Shkurt e Shqip || |
|
Letėr e Fougeray mbi Martirė e Stubllės, Binēės, Terziajve, Vėrnakollės (Karadakut) 1846-1848 Konstantinopojė, 16 maj 1846. Zotėri dhe shumė i dashur At,
Mė bekoni, ju lutem! ... ėshtė e vėrtetė tė themi, qė nė zemrat myslimane nuk ka vdekur plotėsisht fanatizmi, ai s“ėshtė veēse i pėrgjumur dhe zgjohet me tė gjithė forcėn e tij primitive, kur pushteti i largohet ose kur bėhet ndonjėherė lėshim. Ja shembull i dhemshur. POPULLSIA E SHQIPĖRISĖ pėrbėhet prej tė krishterėsh, e myslimanėsh. Kėto tė fundit, megjithaė nė pakicė kanė tokėn dhe kryejnė tė gjtiha funksionet. Nė vitin 1835, Shqiptarėt myslimanė, duke pėrodrur tė gjitha format e dhunės, ia dolėn mbanė, qė rreth tridhjet familje katolike tė mohonin besimin qė kishin. Kėto familje u kthyen myslimanėve vetė si emėr: NĖ SHTĖPITĖ E TYRE; BRENDA; ATO RUANIN TĖ GJITHA ZAKONET E KRISHTERA dhe nuk pritnin veēse rastin e volitshėm, pėr tė shfaqur publikisht, besimin katolik, qė e kishin nė zemėr. Njė vit mė parė nė Shqipėri u pėrhap lajmi, qė pas kėrkesave tė ambasadorėve tė Francės dhe tė Anglisė, Porta do t“i jepte liri tė plotė renegatėve t“i ktheheshin kristianizmit; menjėherė, NJĖZET E KATĖR, nga kėto familje, shfaqėn publikisht vendosmėrinė e tyre, pėr tė pėrfituar nga lėshimet, qė bėnte Porta, nėpėrmjet kėrcėnimeve, fyerjeve dhe torturavem, u pėrpoqėn ta thyenin atė, sepse e shihnin fyes pėr besėn e tyre. Meqė tė gjitha kėto mjete ngacmuese nuk sollėn rezultatin qė pritej, do me thėnė apostazinė (fe mohimin), ato menduan qė burgosja do tė kishte shuėm efekt. Nė 01 nėntorin e kaluar, u burgosėn kryefamilajrėt e kėtyre familjeve tė mjera dhe shumė shpejt, tėrė familjet, duke shpresuar qė, nėpėrmjet provincioneve dhe trajtimeve tė kėqija, do t“ia dilnin nė krye, pėr tė kthyer qėndrueshmėrinė e tyre nė shpalljen e identitetit fetar e kombėtar. Por as uria, as i ftohti, as privacionet e ēdo lloji, nuk mundėn tė thyenin kurajon e kėtyre luftėtarėve tė guzimshėm, persekutorėt atėherė, kėrkuan ndėrhyrjen e autorivetit tė Portės sė Lartė, qė iu lutėn ti ndėshkonte fort kėta fatkeqė me rreptėsinė mė tė madhe, duke u trembur nga shembulli qė ato kishin dhėnė, qė nuk kushte tė krahasuar. Duhet ditur, nė fakt se nė Shqipėri, ka mė shumė se njėmije familje qė nė kohėra tė ndryshme tė kaluara, kanė qenė tė shtrėnguara pėr apostazinė dhe qė, pėr tė lėnė njė fe tė flakur nga ndėrgjegjia, s“presin veēse ditėn, kur mund ta bėjėn atė pa rrezikuar jetėn, apo pasuritė. Megjithatė, qeveria turke, ngurronte, tė pėrdorė masa tė rrepta. Z. Kontl De Stürmer, Ambasador i Austrisė, i vetmi nga z. ambasadorė, qė kishte njohur pėr atė qė ndodhte nė Shqipėri, ndėrhyri nė favor tė familjeve tė persekutuara. Sė fundi, pas disa konferecash, qė u bėnė pėr kėtė qėllim ndėrmejt ministrave tė Lartėsisė sė tij dhe Z. Ambasador tė Austrisė, u ndalua qė njėzet e katėr familjet, tė syrshynoseshin nė Bregun e Azisė, dyqind apo treqind lega larg vendit tė tyre; qė pasuritė e tye tė shiteshin dhe vlera t“u rikthehej atyre. Z. De Stürmer, pa dyshim, n uk arriti tė parashikonte pasojat e miratimit tė tij nė atė pėrmasė, qė do t“i kushtonte jetėn kaq fatkeqėve. Rreth shkurtit tė fundit, u njoftuan tė burgosusurit, qė tė zgjidhnin midis mėrgimit dhe njė apostazii tjetėr. Midis njėzet e katė familjeve, tre, pas katėr apo pesė muaj burgimi, nė njė stinė tė ashpėr, pa veshje, pa kėpucė, pa zjarrė, nė tokėn e xhveshur dhe tė lagėt dhe shpesh pa bukė, humbėn kurajon dhe treguan dobėsi, u thyen; NJĖZET E NJĖ TĖ TJERA DEKLARUAN, se ishin gati tė duronin mė mirė tė gjitha privacionet e mėrgimit, se sa tė mohonin kombin dhe fenė, me tė cilėn kishin lindur dhe donin tė vdisnin. Atėherė tėrbimi i persekutorėve nuk njohu kufi, rrahjet filluan me njė forcė qė s“ishte parė ndonjėherė. Sė fundi, besimtarėt tanė fisnikė guximi i tė cilėve ėshtė mė i admirueshėmi, megjithatė pėr shumė vite u mungoi arsimi dhe ndihma fetare, morėn rrugėn e mėrgimit; bėheshin rreth njėqind e gjashtė dhjetė vetė. Ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruash atė qė ato hoqėn, gjatė udhėtimit disa javor, pėrmes Shqipėrisė e Maqedonisė, nėn drejtimin e armiqėve pėr vdekje. Kur kjo TRUPĖ MARTIRĖSH FISNIKĖ, arriti nė Selanik, dyzet vetė kishin vdekur tashmė, nga lodhjet dhe mundimet. Njė rrethanė e veēantė iu shtua veē tė tjerash kėtyre tė mjerėve, ajo, qė vajzat dhe gratė, gjatė udhėtimit, i ndanė nga baballarėt dhe burrat e tyre. Sado tė pėrpiqesh tė mos e besosh njė fakt tė tillė dhe cilido qoftė neverie qė tė tė gjallė, mjerisht, ėshtė jasht ēdo dyshimi, qė kjo ngjarje pati njė qėllim tė ulėt. At Anton Maroevich, i Shoqatės sė Shėn Franēeskut, qė i kishte pajtuar kėto tė krishterė me Kishėn,, sigurisht qė ishte shpėrblyer pėr zellin e tij. Atė pra, e arrestuan dhe e futėn nė burg. Qėnia austriake ruajti atė nga shkopinjėt, por jo nga hekurat, me tė cilėt e lidhėn kėmbė e duar, pėr ta derguar nė konstantinopojė. Nuk u kėnaqėn me kėtė trajtim qė zakonisht i rezervohej keqbėrėsve tė Portės. Gjatė rrugės i lidhėn kėmbėt me njė litar, qė kalonte sipėr baskut tė kalit ku kishte hipur. Njė ditė, kur ishte i lidhur sipas mėnyrės qė po tregojnė, kafsha u sul mbi tė dhe qe mbrojtja e veēantė e zotit, qė ai mundi tė shpėtojė, sepse s“mund tė pėrdorte as kėmbėt, as duart. Natėn e vendosin nė njė han tė keq dhe nė qafė i kalonin njė zinxhir hekuri, qė peshonte rreth njėqind e pesėdhjetė livra (okė), qė ia hiqnin tė nesėrmen nė mė gjes. Kur arrit nė Selanik, atė e kėrkoi mėnjėherė konsulli i kombit, qė e liroi pasi bėri bisedime tė gjata me Pashain. Ky Pasha faantik, qė trajtonte aq ashpėr njė austriak, nuk duhet tė ishte aspak i predispozuar pėr tė ndihmuar tė mėrguarit: ai rezistoi me sa mundi, para se tė pranonte qė z. Vakondio, prift i Misionit tonė nė Selanik tė futej nė burg, pėr t“i ēaur ngushllimet e shėrbesės ungjillore sė tij, Besimtarėve dhe vėllezėrve nė fe. Ē“gėzim, qe pėr to, gjetja e njė prifti, tė cilit mund t“i hapnin zemrėn dhe kalitnin nė sakramentin e Pendesės shpirtrat e tyre, pėr beteja tė reja! Dymbėdhjet viktima tė tjera vdiqėsn nė burgjet e Selanikut dhe u varrosėn me nderime si u takon shenjtėrve. Me kėrkesat e Z. Ambasadorė, Porta e shkarkoi nga detyra Pashain e Selanikut, pėr arsye tė qėndrimit qė mbajti nė kėtė rrethanė. Pas njė qėndrimi prej dy apo tri javėsh nė burgjet e Selanikut, u dha urdhri, t“i nisin RRYFYESAT FISNIKĖ nė burgjet e Azisė; pothuajse tė gjithė ishin prekur nga dizanteria. MĖ kot z. Vakondio pėrsėriste, se ishte mizori qė ato tė udhėtonin nė kėtė gjendje dobėsimi dhe sėmundje, ku ishin katandisur uria dhe trajtimi i keq, askush nuk i dėgjonte vėrejtjet dhe urdhėri pėr nisjen e tyre u zbatua. Njė plakė e mjerė vdiq, kur po e transportonin nga burgu nė anije. Shumė tė tjerė vdiqėn gjatė udhėtimit. Sė fundi, nė 25 prill, ato tė cilėt uria, i ftohti, goditjet me shkopinj dhe lodhjet nga udhėtimi nuk i kishin korrur ende, arritėn nė Muhaliē, fshat gjashtėmbėdhjet lega larg Brusėsm qė iu caktua si internim. I vendosėn nė njė han tė shkatėrruar, dhomat e tė cilit merrnin dritė vetėm nga dera. Nga njėqind e gjashtėdhjetė, apo njėqindė e tetėdhjetė vetė qė ishin kur u nisėn nga Sqhipėria, numri i tyre, ėshtė reduktuar nė tetėdhjetė e shtatė, nė 03 majin e fundit, ditėn kur ato u vizituan nga kolegu ynė z. Boniė, pasi urdėhroi imz. Hillero, Kryepeshkop i Petras dhe Delegat Apostolik i Kosntantinopojės. Z. Abat Hillero, kusheri i Timzot Kryepeshkopit, qė banon kėtu qė prej disa muajsh, kishte dashur tė shoqėronte z. Boniė. “Asnjė shprehje nuk do tė gjendej, thonin ato, pėr tė na dhėnė pamjen pikėlluese, qė u shfaq para syve tanė nė hyrje tė kėsaj banese tė zymtė. Grumbuj tė mėdha kockosha tė destinuara pėr rafineritė e sheqerit tė Evropės, zenė oborri si pėr t“i kujtuar pa pushim kėtyre tė mjerėve, pamjen e vdekjes, e cila pasi kishte prekur shumė prej shokėve tė tyre fatkeqė, nuk do tė mungonte t“i prekte shpejt edeh ato vetė. Pesėmbėdhjetė apo njėzet vetė, burra, gra dhe fėmijė, ulur nė kėto grumbuj kockash ishin tė zėnė me heqjen e parazitėve, qė po i pėrpinin tė gjallė. “Duke pasė kėto fytyra tė zbehta, kockaė e lėkurė, kėto trupa, pothuajse lakuriq dhe tė dobėt tmerresisht, do tė mendonin se keni tė bėni me skelete; kėtyre tė paftve s“i ka mbetur veēse lėkura dhe koskat. Xhelatėt, me mizoritė e tyre, kanė arritur tė thyejnė deri gjymtyrėt e disa viktimave. Veē kėtyre qė kanė vdekur me mundime tė tmerrshme, ne pamė dy vetė, tė cilėve i kishin thyer kėshtu krahėt apo kėmbėt, njė i tretė ishte goditur aq fort nė shputėn e kėmbėve, sa qė mishi i kalbur i binte copa copa. Kėto njerėz tė mjerė, na pritėn me kriza dėnesė qė tė coptonin zemrėn. Pastaj hymė mė thellė, pėr tė vizituar qelitė ku ndodheshin mė tė sėmurėt; nė tė parėn gjetėm rreth dymbėdhjetė vetė tė shtrirė pėr tokė, qė nuk kishin as rrackat e domosdoshme, pėr tė mbuluar pjesėt e turpshme tė trupit. Ishte njė pamje qė tė revoltonte. I sėmuri i parė qė pamė, ishte njė plak pothuajse nė agoni. Atij i treguam kryqin; i mjeri qė po hiqte shpirt gjeti forcė dhe ngriti me mundim kokėn, sa pa shenjėn e shpėtimit tonė, na tėrhoqi kryqin nga duart dhe e ngriti tė buzėt, pastaj me njė pėrpjekje pėr t“u mbajtur fillon tė rrėmoje pėrbri tij nė njė grumbull leckash. Zbulon aty dy a tre fėmijė tė vegjėl, i ve tė puthin kryqin dhe me dorėn e dobėt, i jep bekimin atėror, duke na pėrshėndetur ne. Pas kėsaj skene prekėse qė tė kujton besimin e shekujve tė parė tė Kishės, ne kaluam nė njė kthinė tjetėr mė tė lemerisėshme se e para. Numri i tė sėmurėve ishte pothuajse i njėjti; por ato ishin mė tė ligėshtuar, nuk kishin as forcėn tė qonin, as tė ngrinin kokėn pėr tė parė kush i vizitonte. Na u desh pra, t“i afroheshim mė pranė kėtyre mjeranėve pėr t“u informuar pėr gjendjne e tyre. Por sa e madhe qe habia dhe tmerri bashkė, kur zbuluam shtrirė pėrbri tė sėmurėve kufomėn e dekompozuar tė njėrit prej shokėve tė tyre! Infeksioni, qė shpėrndanin plehrat nė kėtė vend, na kishte penguar tė dallonin erėn e kufomės. Mund tė merret me mend, se sa i padurueshėm ishte ky infeksion, kur dihet qė nga tetėdhjetė e shtatė personat qė jetonin deri nė 03 maj, vetėm pesėmbėdhjetė apo njėzet prej tyre mezi kishin ruajtur atė pak fuqi pėr tė kryer vetė nevojat personale. Gjithė tė tjerėt ishin shtrirė mish mash, sipėr disa rreckash, pa pasur mundėsinė tė ngriheshin; pjesa mė e madhe pothuajse ishin prekur nga dizentaria. Nė vazhdėn e vizitės sonė u ndeshėm edhe me dy apo tre kufoma tė tjera. Menduam pra, qė me urgjente ishte heqja e kėtyre vatrave tė infeksionit dhe nxituam t“i bėnim varrimin me nderimet fetare. Askush nga tė gjallėt nuk ishte nė gjendje tė na ndihmonte nė kėtė detyrė tė pėrshpirtėshme, na u desht t“i kėrkonim ndihmė Grekėve fqinjė, pėr tė hapur gropat dhe varrosur kufomat. Pasi i bėmė nderimet e fundit tė ndjerėve, morėm pėrsipėr tė pėrkujdeseshim pėr mė tė sėmurėt. Ne nuk e kuptonim gjuhėn epirotase qė ėshtė gjuha e tyre; ndaj iu lutėm njerit prej tyre qė flilste pak turqisht, qė t“na shėrbente si pėrkthyes. Kur e pyetėm njė vajzė pesėmbėdhjetė, apo gjashtėmbėdhjetė vjeēare, tė cilės po i jepnim sakramentet e fundit, nė se do t“i falte me gjithė semėr ato, qė i kishin shkaktuar kaq vuajtje: PO, tha ajo, duke ngrit zėrin aq sa i lejonte gjendja e dobėt shėndetėsore, PO, IA FAL; Dhe nė ēast tė gjithė tė sėmurėt e tjerė, qė ndodheshin nė tė njejtėn dhomė thirrėn me njė zė: ZOTI IA FALTĖ, NE PO VUAJMĖ PĖR ARSYE TĖ MĖKATEVE TONA. E njejta skenė u ripėrsėrit nė tė gjitha dhomat e tjera. Tė krishterėt e parė shfaqin ndjenjat mė tė bukura. Ne i dhamė njeri oas tjetrit Vajimin e Fundit pesėmbėdhjetė vetėve qė po hiqnin shpir; pastaj u bė mesha e shenjtė, jo nė shtėpi, sepse aty nuk gjendej njė vend pėr tė qenė, por nė mes tė oborrit ku menjėherė sajuam njė altar; ato qė mundėn tė tėrhiqeshin, morėn pjesė aty dhe gjetėn njė prehje shpirtėrore tė plotė, ato u bėnė mesim i madh pėr shumė Grekė, qė kishin vrapuar pėr ė qenė dėshmitarė tė ceremonisė. Nė Kungim ne shkuam nga dhoma nė dhomė pėr t“i ēuar Kungimin e shenjtė, atyre, qė po vdisnin. Tė gjithė e e morėn duke treguar mirėnjohjen me tė thellė dhe i dikej se nuk mdun ta falenderonin sa duhej Zotėrinė tonė pėr kėtė ngushėllim, qė i dha pėrpara se tė vdisni. Pasi plotėsuam nė kėtė mėnyrė detyrėn e pushtetit tonė meshtarak pranė tė krishterėve, ne i shtymė tė pėmbėngulin nė ndjenjat qė na mrekulluan dhe i siguruam se do tė interesoheshim pėr to, duke predikuar shpirtrat e devotshėm, qė janė tė shumtė nė Konstantinopojė. Megjithatė mjerimin e madh, ato nuk kėrkuan nga ne asnjė ndihmė materiale tė pėrkohėshme, por vetėm disa objekte besimi. Njė medalje tė Virgjėrės Mari, njė rozare, mjė kryq kishin üėr to, mė shumė vlerė se gjithė ari i botės. Ne i lamė tė gjtiha paratė, qė nuk na duheshin pėr t“u kthyer nė Kosnstantinopojė dhe sė fundi u ndamė me kėqardhje, nga kėto tė krishterė shembullorė, me zemėr tė helmuar, nga dhembja qė na shkaktoi kjo pamje e mjerė, dėshmitarė tė sė cilės u bėmė, por duke lėvduar gjithashtu Zotin, qė I KISHTE DHĖNĖ KĖTIJ VEND (SHQIPĖRIA), NJERĖZ TĖ TIJ, SHEMBULL E DURIM DHE GUXIM TĖ DENJĖ PĖR TĖ QENĖ HEROJ TĖ PARĖ TĖ KRISTIANIZMIT.” Ja, shkurtimisht, Zotėri dhe shumė i nderuar At, ēfarė na treguan kolegu ynė, z. Boniė dhe z. Abat Hillero pėr vizitėn, qė i bėnė tė mėrguarve nė Huhaliē. Kur u kthyen nė Brusė, kėto zotėrinjė, i treguan konsujve tė Francės dhe tė Anglisė hollėsirat qė ju lexuat. Menjėherė tė dy konsujt i drejtuan kėrkesa tė forta Pashait tė Brusės, qė premtoj t“i dėrgonte qė tė nesėrmen 2000 piastra (rreth 470 fr.) dhe disa copė pėlhuar. Sapo u kthyen nė Konstantinopojė z. Boniė dhe Hillero shpejtuan t“i paraqitnin imzot Kryepeshkopit, atė ēfarė kishin parė; nga ana e tyre konsujt e francės dhe tė Anglisė i kishin dėrguar raporte, ambasadorėve tė tyre perspektivė aq tė qartė, sa pėr njė ēast, Konstantinopoli u prek. Nė njė qarkore qė Imzot Kryepeshkopi iu drejtonte priftėrinjėve tė famullive tė ndryshme, kėrkonte lėmoshė publike nė njė kohė, qė notat energjike tė ambasadorėve e detyronin Portėn, tė dėrgonte ndonjė ndihmė nė tė holla dhe nė veshje. Zelli i Imzopt Hillero, nuk qe pa fryte, lypjet e bėnė nė famullitė; para, ndrresa dhe veshje iu dėrguan Motrave tė Dashurisė dhe At Anton Maroeviq, qė e quante veten tė ndarė pėrgjithmonė nga besimtarėt e tij tė dashur, u ngarkua tė shkonte t“i dėrgonte ngushllimet e meshtarisė sė tij dhe ndihmat e dashurisė publike. Sot bėhen pėrpjekje tė reja, pėr t“i ndihmuar kėto fatkeqė, Z. Ambasador i Anglisė, i sponzoroi Motrave tė Dashurisė, t“i dėrgonin mjekime, e tė pėrkujdeseshin pėr tė sėmurėt, duke u treguar vetė i gatshėm t“i shoqėronte Motrat dhe t“i hiqte tė gjitha vėshtėrsitė e rrugės. Tė njėjtin mendim, patėn edhe nė Ambasadėn Franceze; Superiorja dhe dy nga shoqėrueset e saj, erdhėn nė port dhe z. De Bourqueney vuri nė dispozicion tė Motrave anijen me avull tė Misionit “Pėllumbi”, pėr t“i transportuar nė Mudania, pika bregdetare mė e afėrt e Muhaliēit. Shpresojmė qė treguesit e kėtij interesimi tė madh do tė kenė si rezultat tė shkėpusin nga njė vdekje e sigurtė tė paktėn disa prej kėtyre viktimave tė shkaktuara nga fanatizmi mysliman.
Pranoni...
F. FOUGERAY I padenji Prift i Misionit
(Nga libri i Gjergj Gj. – Gashit: Martirėt shqiptarė gjatė viteve 1846-1848, fq. 181-185
|