|| Shkurt e Shqip ||

NGA DOKUMENTAT MBI MARTIRĖT 

BIBLIOTEKA MALE BRACE - RAGUZĖ (DUBROVNIK)

(Non Cod. S. P.) 

“DISA PIKA HISTORIKE MBI MĖRGIMIN E SHQIPTARĖVE NGA MALI I ZI I SHKUPIT GJATĖ VITEVE 1846 –1848” [1]

 

 

H y r j e

 

I. Gjilani nė gjysmėn e shekullit XIX

II. Laramanėt

III. Liria fetare - Tanzimati (1839)

IV. Vendim i Kėshillit tė Gjilanit

V. Arrestohen kryefamiljarėt katolikė shqiptarė

VI. Kreshnikėt shqiptarė nga Karadaku (Mali i Zi i Shkupit) i mbyllin nė burg.

VII. Gjendja e tė burgosurve nė burgun e Maliq Beut nė Gjilan

VIII. At Anton Maroeviqi OFM (1803-1856)

IX. Maliq Beu, me duar tė lira bėn kėrdi

X. Tė -burgosurit tė lidhur me vargorė dėrgohen nė Prishtinė

XI. Udhėtimi Prishtinė-Shkup

XII. Gjendja e mėrgimtarėve nė burgun e Selim Pashės nė Shkup

XIII. Maliq Beu urdhėron tė arrestohen edhe 24 mashkuj tė tjerė tė tė njėjtave familje kreshnike shqiptare nga Mali i Zi i Shkupit

XIV. Pas katėr ditėsh burgimi fillon proēesi gjyqėsor i tė internuarėve tė rinj

XV. Arrestohen edhe antarėt e tjerė tė kėtyre familjeve kreshnike shqiptare nga Mali i Zi i Shkupit

XVI. Nga Gjilani udha e kryqit vazhdon nėpėr Shkup, Manastir, Selanik, pėr nė Anadoll

XVII. Greku, samarian i mirė

XVIII. Pas njė viti salvimesh e mundimesh mėrgimtarėt e mbetur gjallė, pėr tė parėn herė janė bashkuar nė Selanik

XIX. Nga Kėshilli i Gjilanil plaqkitet pasuria e patundhsme e tė mėrguarve nga Mali i Zi i Shkupit

XX. At Leonard Vakondio CM - Famullitar, u ndihmon mėrgimtarve gjatė pėrqėndrimit tė tyre nė Selanik

XXI. Dilemat e At Antonit - Franēeskan i Provincės shqiptare nė Ēameri

XXII. Kalvari i At Anton Maroeviqit

XXIII. Pas tri javėsh qėndrimi nė Selanik mėrgimtarėt i kanė pėrcjellė pėr nė brigjet e Azisė (Mė 03 prill 1846)

XXIV. Udhėtimi prej Selanikut deri nė Mudania-Azi tė Vogėl

XXV. Dy misionarė nga Stambolli: At Bonnieu (Boniė) dhe abati Jacin Hillereau (Hillero) i vizitojnė mėrgimtarėt nė Muhaliq (afėr Brusės)

XXVI. Etėrit Bonnieu dhe Hillereau nė mesin e mėrgimtarėve nė Muhaliq.

XXVII. Mirėbėrsia e misionarėve francezė

XXVIII. Mesha e parė nė vendin e mėrgimit

XXIX. Martirėt tanė nė Muhaliq i vizitojnė edhe Murgeshat e Shėn Vinēencit nga Paul-i

XXX. At Antoni famullitar i kėtyre mėrgimtarėve arrin nė Muhaliq

XXXI. Mirėbėrėsia e Murgeshave tė Shėn Vinēencit

XXXII. Pas disa javėsh shėrbimi nė Muhaliq e Filadora, Murgeshat kthehen nė Stamboll

XXXIII. Transferimi nė Filadora

XXXIV. Mbmtja nė Filadora

XXXV. Tė sėmurėt rėndė shėroheshin nė Brusė

XXXVI. Konsulli anglez z. Lord Sadisson dhe konsulli francez z. Crėpin vizitojnė mėrgimtarėt nė Filadora

XXXVII. Nė Kolegjin e Shėn Benediktit nė Stamboll, shkollohen katėr fėmijėt mėrgimtarė nga Mali i Zi i Shkupit

XXXVIII. Mėrgimtarė shqiptarė fitojnė lirinė kombėtare

XXXIX. Eksodus - dalja nga dheu i mėrgimit

XL. Mėgjithėse lirinė e kishin fituar me gjak, persekutimet vazhdonin

XLI. Shqiptarėt e Malit tė Zi tė Shkupit nuk dorėzohen

XLII. Pushteti otoman nė Gjilan vazhdon t i persekutojė shqiptarėt e Malit tė Zi tė Shkupit

XLIII. Ndėrhyrjet e Urbano Bogdanovich OFM.

XLIV. Vazhdojnė stypjet e shumta - shenjė e rėnjes sė Perandorisė otomane

XLV. Fersekutimet e ndryshme vazhdojnė

XLVI. Shpallja publike e laramanėve

XLVII. Pėrsėri persekutohen shqiptarėt e Stubllės, Binēės, Vėrnakollės dhe Terziajve (Karadakut)

XLVIII. Mėrgimtarėt nuk janė e as ishin laramanė

XLIX. Pushteti otoman i Gjilanit kėrkon tatime tė tjera tė paligjshme

L. Pėrmbatja e vizitės protokollare tek Beu i Gjilanit

LI. Shqiptarėt e Malit tė Zi tė Shkupit nuk donin tė shėrbenin nė ushtrinė otomane

LII. Emrat e syrgjynėve - martirėve

LIII. Gjendja e shqiptarėve nė Kosovė nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX

 

 

 

Prizren, 1865.

 

Nė nder dhe lavdi tė Hyjit, pėr ngushėllim tė besimtarėve tė shtypur, pėr shembull tė popullit shqiptar, pėr njohtim fuqive tė qytetėruara, pėr konfuzion tė shek. XIX, qė pa kurrėfarė merite quhet shekull i qytetrimit tė popujve, e sė fundi pėr hir tė triumfit tė sė Vėrtetės, shkrimtari, duke pasur nė mendje se s'ka asgjė mė humane se tė kesh dhembje pėr tė shtypurit, merr guxim dhe tillon tė shkruajė rreshtat qė vijojnė, me shpresė, se do tė nxiste ndonjė Fuqi evropiane pėr tė patur mėshirė dhe t'u ndihmojė shqiptarėve tė mjerė, tė cilėt kishin fatin e rėndė tė lindin dhe tė vdisnin nė kėto vise barbare.

Ngjarjet qė tregohen nė kėto rreshta, pjesėrisht janė tė dokumentuara nga dorėshkrimet dhe pjesėrisht janė tė vėrtetuara nė vendin. Nė realitet, e vėrteta e kėtyre ngjarjeve do tė mund tė "prekej" me dorė, kurse vitet dhe kohėt e sakta tė ngjarjeve nuk mund t'i vėrtetoja si lypet e, pastaj, mė fal lexues, qė pėr arsye tė rrethanave tė ndryshme mė duhet t'i lė shumė gjėra tė pashėnuara.

Gjilani ėshtė njė qytezė me rreth 5000 banorė, prej tė cilėve gjysma janė tė kombėsisė Greke Skizmatikė[2], e gjysma tjetėr janė tė kombėsisė turke[3].

Nė kėtė qytet ėshtė i vendosur njė Mydir (Guvernator) me Kėshillin e vet dhe njė Kadi, qė tani varet nga Pasha i Prizrenit; kurse tani nė vitin 1845 ishin tė varur nga Pasha i Shkuptt[4] (234). Nė vitin 1845, nė Gjilan ishte Guvernator Maliq Beu, i lindur nė Gjilan, turk fanatik dhe me ndjenja tė tilla ishin edhe Anėtarėt e Kėshillit tė tij me Kadiun. Kėta askurrė, nė kurrėfarė veprimtarie nuk binin nė pajtim mes tyre, pėrkundrazi, pėr sa i pėrket ērrėnjosjes dhe eliminimit tė Shqiptarėve, ishin tė pajtimit me fjalė e me vepra.

Nuk i zgjidhnin mjetet, nuk e kursenin mundimin, nuk brengoseshin pėr shpenzime, nuk hiqnin dorė nga asnjė rrethanė, vetėm e vetėm pėr t'ja arritur qėllimit, qė ishte: SHFRYERJE E MLLEFIT TĖ TYRE KUNDĖR SHQIPTARĖVE. Shejtani, armiku i Kryqit dhe i adheruesve tė tij, nuk do tė kishte mundur mė tepėr t'i provonte nė tortura e mundime, banorėt e katėr vendeve, qė quhen: Stublla, Binēa, Vėrnakolla e Karadaku[5] qė gjenden tre-katėr orė larg nė jug tė Gjilanit nė Mal tė Zi tė Shkupit dhe qė pėrbejnė rreth 30 familje shqiptare tė krishtera qė i pėrkasin famullisė sė Carnagores. Famullia e Karadakut[6], gjendet nė rrethin e Gjilanit dhe Shejtani nėpėrmjet Mydirit dhe Kėshillit tė tij duke filluar qysh nga viti 1845, deri nė vtin 1865 nuk kishte mundur mė tepėr t'i mundojė shqiptarėt e rrethit"[7], e posaēėrisht katundet qė i pėrmendėm.

Nėpėrmjet tyre, Shejtani dėshironte ta shpėrndante, ta asgjėsonte atė grigjė ungjillore, por nuk ia arriti qėllimit, pėrveēse, t'i jipte njė rast tė ri, qė Emri i Shenjtė i Jezu Krishtit dhe Feja e Tij tė korrte njė fitore tė re mbi pushtetin e Errėsirės, qė ajo edhe mė tepėr tė njihej dhe t'i shtohej lavdia; e qė, sė fundi, edhe mė mirė t'u rrėnjoste nė zemrat e kėtyre popujve tė qėndrueshėm e besnikė, virtytin e lartė tė pėrkatėsisė kombėtare dhe fetare. Pėr ta kuptuar sa mė mirė kėtė rrėfim, nevojitet njė njohje mė e mirė e rrethanave nė tė cilat u gjend dhe u mundua ky popull.

 

II

 

Kėto fshatra shqiptarėsh katolikė, ishin nga tė gjithė anėt e shtigjet tė rrethuara me otomanė[8] aq tė furishėm e fanatikė, sa qė edhe kėta shqiptarė u bėnė renegatė (mohues tė kombėsisė dhe tė fesė). Por nė mesin e kėtyre laramanėve, kėto 30 familje u ruajtėn si tė krishtera, ashtu siē janė ruajtur tė krishterėt nė v'rtet e para tė Kishės nė mesin e paganėve. Sikurse tė krishterėt e parė qė kishin ndėrtuar katakombe pėr t'u mbledhur nė uratė dhe pėr tė marrė pjesė nė misteret e shenjta tė fesė, po ashtu edhe kėta shqiptarė tė krishterė, me ndihmėn e pr'rftit misionar bashkoheshin herė nėn njė kasolle, e herė nė njė tjetėr, pėr tė kryer detyrat e fesė dhe pėr ta kuptuar nga shėrbėtori i Zotit Doktrinėn e fesė sė shenjtė. Nė tė njėjtėn kohė, Misionari ua pagėzonte fėmijėt, ua shpėrndante sakramentet atyre besimtarėve qė ishin ngurtėsuar, duke pritur rrethana mė tė volitėshme pėr t'u shpallur haptazi, megjithėse u ishin shmangur disa rasteve pėr t'u shpallur publikisht si shqiptarė katolikė.

Njė dobėsi e kėtij lloji, vinte nga otomanėt dhe despotėt e Gjilanit, qė mendonin se kėta janė bashkėfetarėt e tyre; sepse sipas zakonit tė vjetėruar, tė krishterėt, pas pagėzimit u ngjitnin foshnjeve tė tyre edhe njė emėr tjetėr turk, tė ndonjė personaliteti otoman tė fuqishėm e me famė, kjo jo, pse u pėlqente, por, pėr arsye se kėtu ishte e lejuar vetėm zulma e lavdisė sė personaliteteve otomane. Ishin tė detyruar, pra, qė pėrveē emrit tė pagėzimit, fėmijėt e tyre t'i thėrrisnin edhe me emėr otoman.

Edhe shqiptarėt kanė burra me renome, veprat e tė cilėve duhen pėrjetėsuar, dhe nuk ka dyshim se burrat mė tė mėdhenj u pėrkisnin shqiptarėve, por aty ku elementi otoman mbizotėronte nuk ishte e lejueshme dhe as e mundur tė pėrmendeshin e aq mė pak tė lavdėroheshin haptazi veprat e kėtyre fatosave shqiptarė.

Banorėt e kėtyre vendeve tė lartpėrmendura ishin, edhe sot janė, trima, e me njė vlerė jo aq tė vogėl, kėshtu qė ēdonjėrit me dhunė ia ndėrronin emrin e marrė nė gurrėn e shenjte tė pagėzimit; si p. sh.: nėse njė trimtt nė pagėzim ia ngjitnin emrin: "GIACOMO", nė gjuhėn shqipe thirret: JAKU, pas kėtii emrin ia shtonin germėn "P" dhe kėshtu nė turqishte emėrtohet: JAKUP! Njė vajze ia ngiitnin emrin "CATARINA", nė shqipe: "KATA", kėtė emėr e prishnin duke e shndėrruar nė: "KADA", ose nė ndonjė emėr tjetėr me domethėnie fyese. Pastaj emrave ua shtonin ndonjė llagap vullgar e qesharak! Me emra shqiptarėsh qė i merrnin nė pagėzim i thėrrisnin nėpėr shtėpitė e tyre dhe midis njėri tietrit, kurse pa emra turqish nuk guxonin tė dilnin as nė rrugė, as tė shkonin nėpėr qytete!

Duke e parė kėta shqiptarė veten nė njė situatė tė pakėnaqshme dhe duke qenė tė mėsuar nga misionari se Krishti thoshte: "Kush doturpėrohet tė mė dėshmojė para njerėzve, gjithashtu unė nuk do ta njoh para Atit, mendonin se ka arritur koha, kur do tė mund lirisht e publikisht tė quheshin me emrat e pagėzimit dhe haptazi ta dėshmonin identitetin e tyre kombėtar dhe fetar. Sipas fjalėve tė kėtyre ishin pjekur edhe rrethanat politike.

Duhet tė shėnoj se, megjithėse sjelljet e kėtyre tė krishterėve, ishin pėrafėrsisht si tė atyre tė kriptokatolikėve, e lutnin Zotin qė ta largonte atė giendje tė mjerė dhe kėshtu me hir tė Tij, pa kurrėfarė frike ta dėshmonin identitetin e vet. Lutnin Zotin qė mos tė lejonte ta mohonin si frikacakė. Dita - ditės, e gjithnjė vinin duke u nxėnė dhe aq shumė u shtua dėshira qė tė shpallnin haptazi identitetin kombėtar dhe besimin e tyre, sa qė, njė ditė tė bashkuar tė gjithė nė kuvend: tė vegiėl e tė mėdheni, tė rini e pleq, burra e gra, tė pamartuar dhe tė martuar, ia dhanė besėn e shenjte shoqi - shoqit dhe vendosėn qė si shqiptarė, publikisht tė shpallnin Fenė Katolike, qė fshehurazi e ruanin nė zemrat e tyre, edhe nė qoftė se do tė derdhnin gjakun, ta humbin kėtė jetė me tėrė pasurinė tokėsore, qė "de facto" siē do tė shihet nė kreun e 52, e tėrė kjo iu ngjau.

 

III

 

Nė vitin 1845 ishte pėrhapur lajmi nė kėto vise se Porta e Lartė me ndėrhyrje tė ambasadorit franēez[9] dhe ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha, kishte lėshuar fermanin me tė cilin ēdo individ, lirisht mund ta rrėfente atė fe qė i pėlqente dhe se askush pėr kėtė nuk do tė guxonte tė dėnonte me vdekje. Pas kėtij lajmi, nė zemrat e kėtyre shqiptarėve kriptokatolikė, hyri njė kėnaqėsi e pashpjeguar dhe ēdonjėri falėnderonte Hyjin pėr kėtė nder dhe fill nisėn publikisht t'i frekuentonin vendet e kultit katolik.

Filluan tė thirreshin me emra shqiptarėsh qė i kishin marrė nė gurrėn e pagėzimit,... Mė duhet tė pėrmend se, nė mesin e sa e sa familjeve laramane tė kėsaj kryeipeshkėvie, ato tė kėtyre katundeve u treguan si mė tė zėllshmet dhe si mė pėrparimtarėt. Kėta pa pritur e pa u vonuar menduan se iu erdhi koha e caktuar, pėr ta korrur frytin e tė ofshamave tė njohura vetėm Hyjit, kėshtu filluan ta pėrshėndesin njėri - tjetrin me emra shqiptarėsh, i bėnin haptas veprat e fesė dhe tė pyetur se, cilės fe i pėrkasin, pa i pėrbishtėruar fjalėt, qartas pėrgjigjeshin: "Pėr hir tė Tenzot, jam Katolik", siē ishin edhe etėrit e tyre.

 

-IV-

 

Duke mos mundur armiqtė e sė Vėrtetės t'i shikonin kėta shqiptarė se si me ballė tė ngritur, ndiqnin parimet e Jezu Krishtit dhe pa u turpėruar shkonin mėsimeve tė Ungjillit tė tij, kurse nė anėn tjetėr duke e ditur se Beu i Gjilanit, me tė gjithė antarėt e Kėshillit ishte armiku i pėrbetuar i shqiptarėve, mendonin se ishte e domosdoshme t'i njohtonin ata mbi kėto ngjarje dhe sjellje tė shqiptarėve tė Malit tė Zi tė Shkupit. Pasi qė i shtuan shumė tė shara, fyerje, tė pavėrteta e kurtha tė tjera, arriti dhe u pėrhap lajmi, edhe nėpėr Gjilan, lajm nga i cili Beu aq u tėrbua, sa qė menjėherė e thirri Kėshillin pėr t'i pyetur mbi pikėpamjet dhe mėnyrėn, si duhet zhdukur kėta shqiptarė. Vendosėn qėt'i thėrrisnin kryefamiljarėt pėr tė shqyrtuar sė pari: ĒFARĖ ISHIN BESA E VENDIMI I TYRE, e pastaj ta provonin t'i bindnin me tė mirė, me premtime, qė ta linin rrugėn e trathtarėve. Menjėherė Beu urdhėroi zaptijt qė, tė shkonin nė ato fshatra dhe t'i arrestonin e nė pranga t'i binin para gjyqit tė Parėt e atyre familjeve shqiptare. Beu me antarėt e Kėshillit tė Gjilanit mendonin se nė qoftė se kėta kryefamiljarė dhe burra do ta ndėrronin vendimin duke mohuar kombėsinė dhe fenė e trathtarėve, pas tyre do tė shkonin edhe tė gjithė antarėt e tjerė, tė ēdo familjeje nė Mal tė Zi tė Shkupit e, pastaj nė tėrė Kryeipeshkėvinė e Shkup - Prizrenit [10].

 

-V-

 

Ndėrsa grupi i zaptijve vepronte dhe pikė pėr pikė i zbatonte urdhėresat, si tė tėrbuar dhe me padurim Kuvendi i mbrapshtė vazhdonte mbledhjen duke pritur ardhjen e shqiptarėve katolikė. Me llulla nė gojė nuk dėgjohej asgjė tjetėr, pėrveēse, britma qė dilnin nga mllefi dhe euforia, duke pleqėruar se si duhet ērrėnjosur e zhdukur nga faqja e dheut kėta shqiptarė tė pafaj. Bashkė me shtėllunga tymi qė dilte nga tė thithurit e llullave, shfrenin dhe tė fshame qė pasqyronin mėrzitje si edhe nė pyetjen: "A thua, pse vonohen kaq shumė? Si nuk arritėn ende?" Ja, ndonjė shėrbėtor lajmėron; "Zaptijtė, me Kryefamiljarėt shqiptarė nga Stublla, Binēa, Vėrnakolla dhe Terziajt janė duke ardhur!" Me njė lajm tė tillė, tirani, qė gjendej i mbėshtetur nė minder, nė afėrsi tė njė dritareje qė shikonte nė atė anė tė rrugės prej nga duhet tė kalonin, shpeshherė e ngrinte qafėn pėr tė vėrtetuar nėse janė me tė vėrtetė duke arritur dhe si enurgemen (njeri qė e brenė ndėrgjegjia) nuk mund t'i zinte vendi vend duke vėnė tash e parė njė kėmbė mbi tjetrėn, herė duke e pėrkėdhelur mjekrrėn me dorė, tani duke e rregulluar ēallmėn, herė - herė duke thirrur profetin Muhamet, deri sa, ja (!) me sy e tij i pa se si ishin duke ardhur prej sė largu. Nė atė shikim – siē mė tregon njėri nga tė pranishmit[11], si njė Belzebub, shpėrtheu nė panjerėzira

e tėrbime, me tė shara...; rishtas ēohet pėr tė shikuar arritjen e tyre nė oborr tė sarajit tė vet; nė heshtje dėgjonte se si u ngjitėshin shkallėve dhe ja (!) arriten para tiranit. (... heshtje). Tani, lugati ishte ngritur nė kėmbė dhe duke marrė njė qėndrim lajkatari, filloi t'i pyesė: "A e dini pse jeni ftuar?" Pastaj duke ju drejtuar me tė vjetrit, me emėr Andre Marku nga Binēa, me fjalė tė ėmbla dhe tė buta, e pyeti: "A ėshtė i vėrtetė lajmi i pėrhapur, se ju jeni bėrė tė krishterė?" Andre Marku, me gjakftohtėsi ju pėrgjigj: "Ne gjithmonė kemi qenė tė krishterė". Po si, - shtoi guvernatori, ju dėshironi ta pėrkrahni tash fenė e Krishtit, tė cilėn tė parėt tuaj nuk e kanė pėlqyer, e dėshironi mos tė shkoni pas Muhametit dhe mėsimeve tė mira tė profetit tė madh?" Pastaj, tirani vijoi, duke ju ofruar tė mirat qė mund t'i gėzonin, si aderues tė Kuranit, nga vetė Muhameti qė ua shpėrndan besimtarėve tė vet tė drejtėn e pėrjetimit tė ēdo kėnaqėsie e deri edhe lejimin pėr tė pasur aq gra sa t'u dojė qejfi, e pastaj t'i lėshojnė kur tė kenė dėshirė. Pėrveē tė tjerash, premton edhe nė jetėn tjetėr njė shpėrblim me ēdo lloj kėnaqėsie e qejfesh.

Vazhdonte njeriu famkeq: "Shporruni dhe me kaq kini mėshirė pėr shpirtėrat tuaj dhe tė fėmijėve tuaj! A nuk e dini se tė gjitha kėto kėnaqėsi, tė gjitha kėto lezete janė tė ndaluara nga Jezu Krishti dhe kush mirret me kėto gjėra do tė dėnohet me flakė tė ferrit? Hajde pra, pėrmbajuni fesė sė Muhametit qė ėshtė e kėnaqshme dhe e mirė, e largojuni asaj tė Krishtit qė ėshtė e keqe dhe e ashpėr!". Pas kėtyre fjalėve, shtoi edhe shumė fjalė fyese e tė tjera tė shara - thotė njėri nga tė pranishmit.

I lartpėrmenduri Ndre Marku, nė emėr tė tė gjithėve iu kishte pėrgjegjur: "Zotėri, ju jeni duke folur rnirė, por duke e parė se ndėrgjegja jonė nuk na dikton ta pėrkrahim fenė e Muhametit, si mendoni Ju, qė ne tė bėhemi aderues tė tij? Pėrndryshe neve na pėlqen feja e Jezu Krishtit, sepse nė tė gjendet paqja dhe gėzimi i shpirtit, e neve e besojmė si fe tė vėrtetė. Ta dini mirė Zotėri se, edhe tė parėt tanė ishin tė krishterė, siē jemi edhe ne, e pėr hir tė Zotit shpresojmė se do tė vdesim si shqiptarė tė krishterė".

Me tė dėgjuar njė pėrgjigje tė tillė, Guvernatori e neveriti butėsinė dyftyrshe dhe filloi t'i kėrcnohet: "A nuk e dini ]u se kush jam? A nuk e dini fuqinė time? A nuk e dini se unė nuk heqi dorė nga urdhėrat e mia? Ju urdhėroj qė ta pėrbuzni fenė e Jezu Krishtit dhe menjėherė tė bėheni turq e ta pranoni fenė time, pėrndryshe njėri pas tjetrit do t'ju presim kokėn!" Pas njė heshtjeje tė errėt dhe shikim tė mrrolėt priste pėrgjigjėn.

Njė kėrcėnim i tillė, nė zemrat e kėtyre kreshnikėve fisnikė nuk kishte shkaktuar as frikė as trishtim, as ankim, por Ndre Marku me fytyrė tė shkėlqyer e ballė rrudha - rrudha, por tė kthiellėt, nė emėr tė tė gjithėve, duke i drejtuar sytė nga Qielli, kishte filluar tė flasė:

“Ta dini, zotėri, se Zoti Hy na ka krijuar, Ai na e ka dhėnė shpirtin, dhe Ai do tė na e marrė. Gjėrat, trupin e gjithēka kemi nė tėrėsi, janė kalimtare, sepse janė tė kėsaj bote. Ju mund ta bėni korrtarė - korrtarė kėtė trup qė, njė ditė do tė jetė ushqim skrrajėsh, e qė patjetėr duhet tė shndrrohet nė hi dhe pluhur; pak ose asgjė s'ēon kandar, sot ose nesėr ne do tė vdesim. Zotėri, ju shpirtin nuk mund tė na e merrni, pse s'ėshtė i kalueshėm, s'ėshtė nga bota, por, prej Zotit. Ne jemi nė mes dy zjarrėsh, njėri ėshtė kashtrrojash, tjetri - zjarr i amshuar. Nė qoftė se ne i nėnshtrohemi dėshirės sate, ahere humbasim shpirtin dhe bėhemi armiqtė e Hyjit, i cili ata qė nuk E dėgjojnė, qė nuk E pohojnė ose E trathtojnė, i kastigon pėr amshim me zjarr tė fundit tė ferrit. Por, nė qoftė se i nėnshtrohemi vullnetit tė Zotit, qė ēdo njėri ėshtė i obliguar t'i nėnshtrohet, Ai do ta shpėrblejė. Ju do tė na shkurtoni jetėn, qė aspak nuk frikėsohemi ta humbasim, pse si shpėrblim do tė fitojmė tjetrėn jetė, qė ėshtė jetė e amėshuar, pėrplot me tė mira tė vėrteta.

"Ndėrgjegjia na e dikton, nderi e kėrkon nga ne qė t'i mbahemi besnikė Zotit, duke e dėshmuar me ēdo kusht pėrkatėsinė tonė kombėtare dhe fetare tė Krishtit Shpėtimtari. Ne ngultas shpresojmė se Zoti do tė na japė fuqi tė mbahemi tė qėndrueshėm nė e fenė shenjte, deri nė vdekje. Ne, nuk jemi turq dhe, as qė mund tė bėhemi turq. E ju, o shokė, duke ju drejtuar tė tjerėve, thuajnie fjalėn tuaj!"

Tė gjithė njėzėri u pėrgjigjėn: "Po, ne ishim dhe jemi tė krishterė, dėshirojmė tė vdesim tė krishterė!"

Guvernatori i tėrbuar, duke dhėnė shenjė me dorė e zė tė trishtueshėm, u urdhėroi shėrbėtorėve qė ta lidhnin Ndre Markun, ta hidhnin poshtė nga ballkonet e sarajit, e ta mbysnin menjėherė duke e bėrė copa - grima.

Ju kishte bėrtitur shėrbėtorėve: "Tė mjerė ju nė qoftė se nuk e mbytni!" Por, nė gjuhėn turqishte, qė nuk e kuptonin shqiptarėt, ju kishte thėnė zaptive, qė tė shtiren sikur do ta hidhnin nga saraji, e nė qoftė se do tė mbeste i qėndrueshėm nė vendimin e vet, nė kėmbė e qafė e ta ēonin nė burg! Shėrbėtorėt i zbatonėn tė gjitha kėto urdhėra, duke e marrė e nxjerrė nga salla me shqelma, tė shtyra e tė shara...

Pastaj Guvernatori i kishte pyetur Kryefamiljarėt e tjerė nga Mali i Zi i Shkupit, nėse dėshironin edhe ata ta sprovonin lartėsinė e pallatit tė tij dhe mizorisht tė bėheshin copa -grima, si ishte bėrė i pandiejshmi Andre. Beu i kishte lėnė tė mendonin e ta vendosin se a ishin ende tė tė njėjtit qėllim...

Por, ende pa i mbaruar fjalėt Guvernatori, ata iu pėrgjigjėn njėzėri: "Zotėri, ne ju kemi thėnė se, ne, ishim, jemi dhe dėshirojmė tė vdesim tė krishterė. Ne jemi tė tė njėjtit qėndrim, tė Ndreut!" Me tė dėgjuar kėto fjalė, Beun e kishte kapluar njė tėrbim i madh, sa qė, duke dhėnė urdhėrat qė tė gjithė t'i mbyllnin nė burg, t'u vėnin vargojtė e rėndė... kishte filluar tė belbėzonte dhe t'u shprehte me fjalė tė pakuptuara.

Kėta dėshmorė shqiptarė mbeten pėr disa javė tė lidhur nė vargorė tė rėndė nė atė burg ku, e sprovonin qėdresėn e identitetit kombėtar dhe tė fesė sė tyre, me ēdo lloj mundimesh, tė shamesh, fyerjesh, tė rrahurash, duke i privigjuar edhe nga ajo qė shtė fort e nevojshme pėr tė mbetur gjallė. Qėllimi i pėrsekutuesve ishte qė, me mundime, vuajtje e ndyrėsira tė burgut t'i bėnin pėr varr, t'i zhduknin, e kėshtu tė frikėsonin farefisin e tyre dhe tė gjithė shqiptarėt e kėsaj kryeipeshkėvie.

E, Zoti, vetė u rrinte pranė kreshnikėve tė lumė dhe atyre ju mjaftonte ndėrgjegja e pastėr dhe bindja se ishim me Zotin.

Ndėrsa kėta shqiptarė mykeshin nė burg tė Gjilanit, Beu me Kėshillin e vet i dėrgoi Portės sė Lartė njė raport (mosbataa) mbi guximin e kėtyre tė burgosurve shqiptarė, duke i bėrė tė ditur se pėr t'i zoritur qė ta pranonin kėta shqiptarė fenė e Sulttanit dhe t'i bėnin turq, patjetėr duhej urdhėruar qė t'i shpienin nė mėrgim kėta kryefamiljarė dhe tė tėrė farefisin e tyre, nė viset e Perandorisė, ku, nuk ekzistonte asnjė i krishterė.

Nė kėtė "mosbataį" propozonin edhe konsfikimin e tėrė pasurisė sė patundshme tė tyre, e t'i dėnonin ashpėr, se pėrndryshe, njė numėr i pamasė shqiptarėsh tė kėtyre viseve, tė Malit tė Zi tė Shkupit do tė deklaroheshin familje tė krishtera, tė cilėt duke u shumėzuar, do tė bėheshin tė rrezikshėm pėr Perandorinė Otomane.

Nė atė kohė, vėrtetė, me mijra familje shqiptare kriptokatolike prisnin fatin e sivėllezėrve qė gjendėshin nė burgje. Tė gjitha kėto familje prisnin se ndonjė Fuqi e Krishterė do t'u vinte nė ndihmė, ėndėrr kjo qė nuk u sėndėrtua, ndėrsa turqit otomanė kishin frikė nga ndonjė ndėrhyrje e fuqive tė krishtera evropiane. Tash pėr tash[12], shohim se nuk kanė mbetur mė se 400 familje kriptokatolike, kurse tė tjerėt, pėr shkaqe qė do t'i shohim mė vonė, e pranuan islamizmin dhe me kėtė, dashur e padashur konsideroheshin si turq.

 

-VIII-

 

Famullitar i Malit tė Zi tė Shkupit, pra edhe i vendeve: Stublla, Binēa, Vėrnakolla e Karadaku[13], nė atė kohė ishte njėfarė At Antoni nga ishulli Hvar, anėtar i Vėllezėrve tė vegjėl tė Shėn Franēeskut[14].

Ky e kishte zbuluar gjendjen e mjerė tė shqiptarėve qė gjendėshin tė burgosur, dhe frikėn e familjeve tė tė burgosurve e, duke e ditur se e gjithė kjo ishte bėrė nga Qeveria e Gjilanit, kishte vendosur t'i shkruante ambasadorit tė Austrisė nė Stamboll, duke ia paraqitur gjendjen e vėrtetė, tė mjerė atyre tė Krishterėve shqiptarė e, duke e lutur qė t'i mbronte e t'ju siguronte lirinė kombėtare e fetare, tė bazuar nė konēesionet qė Porta e Lartė i kishte dhėnė, e qė ishte: Ēdo nėnshtetas lirisht e publikisht mund ta rrėfente fenė e vet qė i pėlqente, pa mundur kush pėr kėtė gjė ta nėpėrkėmbte, ose ta dėnonte me vdekje[15]. Megjithėse kėta shqjptarė nė ēdo mėnyrė, me pare e me ryshfet, qė ishte edhe ende sot ėshtė[16] me njė mjet drejtėpeshimi i Jurispodencės otomane dhe tek Qeveritarėt otomanė, e posaēėrisht tek Mydiret; janė munduar ta zbulonin pėrgjigjen e Portės sė Lartė dėrguar Gjilanit, por nuk arritėn ta zbulonin.

Tek e mbramja zbuluan nga ambasadori i Austrisė[17] se, nė njė mbledhje qė ishte bėrė mbi kėtė ēėshtje me ministrat e sulltanit, nė tė cilat ky kishte lejuar njė kompromis tė papėrligjshėm ndaj ndėrgjegjes duke u treguar aq i pavendosur e i dobėt, pse nuk kishte kundėrshtuar vendimin: qė tė gjitha ato familje shqiptare tė dėrgoheshin nė mėrgim nė brigjet e Azisė, afėr Brusės, pėrafėrsisht 500 milja larg vendlindjes dhe qė pasuria e tyre tė shitej, e pastaj t'iu paguanin nė vendin e mėrgimit, ose t'ju jipnin aq pasuri e toka sa kishin lėnė nė Shqipėri.

Vendim fatal, qė ua shkoi jetėn sa e sa njerėzve, siē do tė shihet nė kreun pėrkatės[18]. Pas kėtij mėrgimi, shqiptarėve ose laramanėve u hyri njė frikė, duke u ftohur fetarisht, kurse otomanėve iu dha edhe njė shkak qė tė ēoheshin edhe mė tepėr kundėr Shqiptarėve, e posaēėrisht kundėr shqiptarėve katolikė dhe Austrisė. Pas kėtyre ngjarjeve Austria e ka humbur nė tėrėsi nderin dhe respektin qė kishte nė krahina shqiptare.

 

-IX-

 

Nė qoftė se ekziston dyfytėrsia nė tė gjitha qoshet e botės, mendoj se nė mėnyrė tė posaēme ekziston tek nėpunėsit otomanė tė kėtye krahinave.

Nė vendimin tė cilin Porta e Lartė ia dėrgonte Maliq Beut tė Gjilanit, ngulmohej qartė qė tė merreshin masat mė tė ashpra ndaj tė pabindurve... nė mėnyrė qė torturat tė frikėsonin mbarė familjet shqiptare nė Mal tė Zi tė Shkupit dhe Shqipėria e Veriut! Posa e kishin marrė kėtė vendim, dhe duke parė se i kishin duart e lira mbi kėta shqiptarė, Qeveria e Gjilanit nuk kishte mė frikė se do tė ndėrhynin ambasadorėt e shteteve evropiane, pėr tė hetuar padrejtėsitė qė nuk mund tė pėrligjeshin dhe kėshtu, pa kurrėfarė kursimi tė vazhdonin "juridikisht" ta zgjeronin therrtoren dhe me duar tė lira tė bėnin kėrdi mbi kėta shqiptarė tė pafaj.

Ishte mbledhur Kėshilli, para tė cilit i kishin prurė 24 pleqtė[19] e ndershėm dhe, megjithėse ishin ngarkuar me vargorė, tė ndotur e plot morra, siē tregon njė dėshmrtar qė ka parė me sy e pėrjetuar nė kurriz tė vet, prapėseprapė fytyra ishte nė gaz, kurse shikimi i tyre i qetė, ashtu si u kishte hije shpirtėrave tė forcuar nga hiri i Zotit. Tė vendosur nė gjysmėrrethi, pėr disa ēaste mbretėronte njė qetėsi varri, qetėsi e prishur vetėm nga luhatja e vargonjėve tė tė burgosurve. "Lereni, lereni o tė mjerė", - u ishte kthyer, duke trazuar heshtjen, Guvernatori, - "o tė verbuar, o tė dalur mendėsh, lereni vendimin tuaj tė mbrapshtė, pėrndryshe, tė mjerėt ju, tė mjerėt jul Do tė pendoheni; sė mbrami edhe do tė shkruani lutje, por pendimi juaj, e lutjet tuaja, dikur, nuk do tė mirren parasysh. Kjo ėshtė hera e fundit qė, duke u pėrgjigjur, ju do tė gjeni mėshirė, pas kėsaj nuk ju mbetet tjetėr pėrveēse mundime e vuajtje. Pėr tė mirėn tuaj, po u them: BĖHUNI TURQ, PĖRKRAHENI RELIGJIONIN E MUHAMETIT, pėr ē'ka jam i bindur se do ta bekoni gojėn tiine, ndėrsa ju flas si babai tė bijve. Po t'i dinit urdhėrat qė i kemi marrė nga Baba Mbret, pa kurrėfarė ngurrimi, do tė ishit deklaruar turq, duke e lėnė Ungjillin e tradhtarėve. Kini mėshirė e pėr kapric tuajin, mos e humbeni vehten, familjet tuaja dhe gjithėēka keni!"

Dėshmorėt tani ju kishin pėrgjigjur: "Ta dini se nuk mundemi tė bėhemi turq, ta ndėrrojmė fenė e kombėsinė nė tė cilėn kemi lindur e jetuar dhe tė cilėn e kemi kumtuar deri nė ditėn e sotme. Ju lutemi mos na trazoni mė me pyetje mbi kėtė gjė. Nė qoftė se sulltani ka menduar se ėshtė mirė tė na ēoni nė mėrgim, ne nė mėrgim do tė shkojmė, nė qoftė se ka urdhėruar tė na mbytni, i qoftė jeta e gjatė Sulltanit, por ne mė parė do ta derdhim gjakun se sa tė ndėrrojmė kombėsinė dhe ta mohojmė fenė, nė tė cilėn jemi lindur e rritur!"

 

-X-

 

Guvernatori me Kėshillin e vet, kishte urdhėruar: "24 pleqtė rrebelė, tė dėrgohen

tė lidhur nė pranga pėr nė Prishtinė".

Transeferimi ishte bėrė gjatė muajit shkurt nėpėr akull, borė, tė shtyra dhe pėrbuzje. Pėrnjėherė ishin kapur nga zaptit e duke vuajtur urinė, etjen, tė ftohtit, tė rrahurat e vargorėt e rėndė... shkonin pa e ēelur gojėn, sikur qengji qė ēohet nė therrtore. Nė Prishtinė kanė arritur nė njė natė tė shtyrė,... Me tė arritur nė Prishtinė i kishin hedhur nė njė burg pa dritė, me plot lagėshti, pa shtrojė e mbulojė, pa ngrohje e pa ushqim. Pas tri ditėsh qė i kishin mbajtur tė mbyllur, u dėgjua

krisma e dyerėve tė rėnda qė u ēelėn pėr t'i nxjerr para gjyqit.

Njerėzir tė cilėt i takonin rrugės, ndėrsa i ēonin prej burgut deri nė gjyq, tek i shikonin tė lidhur nė vargorė, tė zhveshur, tė zbathur e me tesha tė shqyera, kishin dhembje pėr ta, megjithėse nė ballin e kreshnikėve tanė hetonte njė gėzim qiellor.

Nė kėtė gjendje tė mjerė i kishin sjellė para Guvernatorit tė Prishtinės, i cili kishte filluar t'i pyesė: "E tash, a jeni penduar e a bini mohit? Fjalėn e nderit po iu jap, se, nė qoftė se ju do ta lini fenė e tradhtarėve, nėse ju do tė bėheni turq dhe e pranoni fenė e vėrtetė tė Muhametit, unė do t'ju lėshoj, e kėshtu do tė mund tė ktheheni nė familjet tuaja, se me siguri jeni pėrmalluar pėr to. Pėr hir tė fėmijėve tuaj, tė grave tuaja dhe pėr hir tė ilakave tė tjera qė me mallėngjim ju presin, shporrini kėto vendime. Dijeni mirė se, ky ėshtė njė akt i bujarisė!"

Dėshmorėt tanė iu kanė pėrgjigjė: "Dijeni mirė edhe ju, or Zotėri, ēdo njėri prej nesh do tė duhet medoemos njė ditė tė ndahet nga fėmifėt, nga gratė dhe nga farefisi. Qoftė tash, ose mė vonė, por duke u bėrė turq dhe mohuar fenė e vėrtetė, njeriu ndahet nga tė vetėt dhe nga Hyji, qė pėr ne ėshtė njė ndarje shumė e mjerė, ndarje qė e ndan njeriun pėr amshim nga Atdheu dhe lumturia qiellore. Ju, zotėri jeni duke folur mirė, por neve edhe nė qoftė se do tė na kushtojė me jetė, me ndihmė tė Zotit, i qofshim falė Atij, nuk dėshirojmė t'i shmangemi idealit tonė kombėtar e fetar!"

Duke e parė Guvernatori se, me kėta mė kot bjerrte kohė, vendosi nė kėshill qė, ashtu tė lidhur, tė dėrgoheshin nė Shkup.

Sipas urdhėrit, pėrsėri i futėn nė burg, kurse tė nesėrmen, tė lidhur nė vargorė e pranga, tė rrethuar nga zaptijtė, si i kishin rrethuar nga Gjilani pėr nė Prishtinė, i nisėn pėr nė Shkup.

 

-XI-

 

Heret nė mėngjez dėgjohet njė zhurmė... hapen dyert e burgut... Ja rojtari qė, me zė tronditėse urdhėron tė burgosurit tė dalin pėrjashta. U ngriten nga toka e thatė, megjithėse pėr shkak tė truallit tė fėlliqur, mė mirė do tė kishte qenė tė kishin qėndruar nė kėmbė, por tė mjerėt, prangat e rėnda i kishin zoritur tė shtriheshin pėr tokė me baltė. Filluan tė dalin, ndėrsa nė derė tė burgut i pritnin rrethas zaptijtė tė cilėt do t'i pėrcillnin pėr nė Shkup.

Sipas tregimeve tė njėrit nga ata 24 Pleq qė deri sot ėshtė gjallė[20], askush nuk do tė mund t'i pėrfytyrojė mundimet qė pėsuan gjatė kėtij udhėtimi.

"Pėrveēse vuanim nga prangat e vargorėt, - thotė ky martir, nga tė ftohtit, bora, balta dhe uria, gjithnjė na oofrohej ndonjėri nga zaptitė dhe na binte shuplaka e grushta tė pėrcjellura me shumė fjalė tjera fyese e kėrcnuese. Duke qenė se ndonjėri prej nesh nuk mund tė hecte shpejt, iu afronte tjetrit zapti dhe me shqelma e fjalė, i thoshte: "Qen, tradhėtar, ec! Shpejto, pėr kapric tuajin edhe ne jemi duke vuajtur nė gjithė kėtė tė ftohtė, shpejto!"

"Shpesh herė nga tė shtyrat e tilla dhe prangat e rėnda u rrėxoheshim nėpėr baltė, e kėshtu, tė zhytur e tė lagur, me pranga vazhdonim udhėtimin... Kur arrinte muzgu, na ndalnin nė ndonjė han (bujtore) ku e kalonim natėn... Gjatė natės nga ato gojė tė shfrenuara zaptijsh dėgjonim me mijėra tė shara e tallje tė papėrshkruara. Ngjante qė, njėri nga zaptijtė, duke i pėrkujtuar vuajtjet nga balta e tė ftohtit, nga hidhėrimi u ēohej e, pa mėshirė na mbyste me shqelma... Vuajtje tė tilla kemi patur gjatė atyre pesė - gjashtė ditėve udhėtimi nga Prishtina pėr nė Shkup. Me tė arritur nė burgjet e Shkupit, mendonim se do tė na jepnin nga njė copė bukė, por qeveria as njė kafshatė nuk ka dhėnė, e, qė mos tė vdisnim nga uria, familjet tona rrugonin dy -tri ditė nė kėmbė, na binim, pa tė cilin mbeteshin nė shtėpi".

 

-XII-

 

"Nga udhėtimi i mundimshėm dhe i gjatė e dobėsimi, vuajtjet tona ishin gjithnjė e mė tė mėdha. Nėn dhe, nė podrumet e burgut, gjithnjė dėgjohej zhurma e atyre qė shkonin e vinin. Disa prej tyre paraqiteshin tė mėshirshėm, si miq e dashamirė, disa tė tjerė tregoheshin si dijetarė, qė mundoheshin tė na bindnin tė bėheshim turq dhe ta mohonim fenė dhe kombėsinė. Pastaj vinin njerėz tė caktuar pėr tė na katekizuar nė ligjet turko-islamike, tė tjerėt e pėrplotėsonin me tė shara, tė rrahura, shqelma e tortura tė lloj-llojėshme. Njė gjendje e tillė ka zgjatur pėr rreth tre muaj. Pėrveē kėtyre nėpėrkėmbjeve, disa herė nė javė na ēonin para Pashės, Kadiut dhe Kėshillit tė tij".

"Ishim tė detyruar tė bėnim shėrbime tė ulėta, tė fshinim ndyrėsirat, borėn dhe akullin e qytetit. Pėr ta ndier sa mė fortė tė ftohtit, shpeshherė lakuriq na futnin nė ujė".

Shumė vuajtje tė tjera tė cilat unė kėtu nuk do t'i shėnoj, kanė pėsuar DĖSHMORĖT TANĖ, edhe pėr synime tė caktuara tė Guvernatorit otoman: "Qė tė gjithė t'i mbytni pa dhėnė kurrėfarė pėrgjigjėje, e tjetra, qė kriptokatolikėt e tjerė Shqiptarė t'ju shtiem frikėn nė palc".

Ndėrsa unė dėgjoja kėto tregime, mbi vuajtjet aq tė mėdha, nga goja e atij qė i kishte pėrjetuar nė kurriz, e pyeta: "A i kishte tunduar shejtani qė ta tradhtonin kombin dhe mohonin fenė?" Ky, pa menduar u pėrgjigj: "Gjithmonė ishim tė qėndrueshėm, nė asnjė moment nuk na ka ardhė nė mend t'i binim mohit vendimit dhe besės sonė. Pėrkundrazi, sa mė tepėr qė na mundonin t'i binim mohit aq mė tepėr ne na shtohej qėndresa. Ēdo shpresė tė kėsaj bote e kishim lėnė pėr anash dhe, pėr ēdo ditė ishim mė tė gatshėm tė vuanim ēfardo martirizimi, deri edhe vetė vdekjen. Vetėm se shpresonim qė, ndonjėri nga mbretėrit e krishterė, duke dėgjuar se ē'ka janė duke bėrė turqit mbi ne, do tė kishte mėshirė pėr ne, e do tė na shpėtonin. Por, ne e pamė se ishim tė pambrojtur dhe tė

lėnė nė duar tė barbarisė otomane, e kėshtu otomanėt nė paqe ushtronin zullumin mbi ne".

 

-XIII-

 

Ndėrsa mereshin masat pėr kėta 24 pleq tė burgosur nė Shkup[21], Guvernatori famėkeq Maliq Beu me Kadiun dhe antarėt e Kėshillit tė Gjilanit, nuk ishin tė kėnaqur me masat e marra mbi ata 24 heronj, por, shestonin se si edhe mė zi tė zbatonin urdhėrin e Stambollit mbi antarėt e tjerė tė kėtyre familjeve shqiptare, nga Mali i Zi i Shkupit.

Shejtanėt e mishėruar e kishin vendosur: "Pėrnjėherė tė dėrgohen zaptijtė nė fshatra: Binēa, Stublla, Vėrnakolla e Terziajt[22] pėr t'i lajmėruar se Guvernatori dhe Kėshilli i Gjilanit urdhėronin qė, edhe nga njė person nga ato familje duhet tė paraqitet nė Gjilan, sepse 24 pleqtė i kanė liruar nga burgu i Shkupit dhe se tani gjenden nė Gjilan, kėshtu qė duhet tė gjithė sė bashku, nė mbledhje me Kėshillin, nė krye, tė merren vesh rreth disa ēėshtjeve dhe, tė nesėrmen tė kthehen nė vatrat e tyre! Pėr kėtė arsye nuk ka nevojė tė marrin me vehte as tesha as ushqim!"

Tė bazuar nė pohime e fjalė tė "satelitėve", qė garantonin me be e rrufe tė "vėrtetėn", shkuan nė Gjilan edhe 24 individė tė tjerė tė atyre familjeve, numurin e kanė plotėsuar me fėmijė 5-6 vjeēarė. Megjithėse dita ishte nė tė sosur dhe bėnte shumė kohė e ftohtė, ata u nisėn duke menduar se, sė shpejti do tė takoheshin me tė dashurit e tyre, tė cilėt tė nesėrmen me gėzim do t'i prisnin edhe antarėt e tjerė nė vatrat e tyre. Dikush zbathur e dikush zhveshur, rreth orės dy pas mesnate kanė arritur para burgut nė Gjilan. Rojtarėt i ēelėn dyert e burgut dhe me njė “pėrzemėrsi” u kishin thėnė: "Urdhėroni, hyni dhe flisni me tė dashurit tuaj!"

Ja, mendoni... ēdonjėri kishte pėr tė dėshiruar tė hynte i pari ... pėr tė pėrqafuar e puthur, Akcili: Babanė, Fisteri: vėllanė, Dikush: xhaxhanė, por, o Zot! Ēfarė kanė mundur tė shohin?! Nė vend qė tė shihnin e pėrqafonin tė vetėt, kanė mbetur tė ēuditur kur kanė parė njerėz tė panjohur, qė ishin nė burg pėr arsye tė ndryshme..., nuk munden tė dėgjonin zėrin e tė dashurve tė tyre, por krismėn e vargorėve tė tė burgosurėve dhe dyerve tė hekurta qė u mbyllėn mbrapa. Pas kėsaj habie dhe heshtjeje... i kanė pyetur tė burgosurit: "Ku gjenden 24 pleqtė e Stubllės, Binēės, Vėrnakollės e Terziajve[23]?" Nga terri i burgut dėgjonin disa zėra tė trishtuar: "Kėtu nuk gjėndet asnjė shqiptar i atyre katundeve". Me kaq e kishin kuptuar gėnjeshtrėn dhe kurthin e zaptijve, por s'kishin se ēfarė tė bėnin. Ky ishte dhe ėshtė karakteri i kėsaj qeverie, nė qoftė se qeveri mund tė quhėt.

 

-XIV-

 

Siē shkrova mė lart, kėta ishin siguruar nga zaptijtė se tė nesėrmen do tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre, e pėr kėtė arsye tė burgosurit e rinj nuk kishin marrė me vehte asgjė; as ushqim, as tesha, kėshtu qė pėr tri ditė e tri net kishin mbetur pa bukė e pa ujė. Rreth mesditės sė ditės sė katėrt ju kanė ēelur dyert e burgut, me njė zė kėrcėnues: "Dilni pėrjashta!"

Janė ngritur nga toka e thatė dhe guximshėm e kanė pyetur rojtarin se, ku duhej tė shkonin? "Tek Guvernatori" ju kishte thėnė. Tė pėrcjellė nga rojtarėt, kaluan oborrin, u ngjitėn nėpėr shkallė dhe ja, gjindeshin para Guvernatorit mizor, Maliq Beut, Kadiut dhe antarėve tė tjerė tė kėshillit. Tė gjithė, si tė mėdhenjtė, ashtu edhe tė vegjėlit, i kishin vendosur nė gjysmėrrethi, para atij gjyqtari famkeq. Maliq Beu, kishte bėrė kėto pyetje: "A gjendet ndonjėri prej jush, qė deklarohet shqiptar i krishterė?" Kėta i kishin pėrgjigjur: "PO, NE TĖ GJITHĖ JEMI SHQIPTARĖ DHE TĖ KRISHTERĖ!" Pastaj, kishte shtuar: "Ah, as uria, as burgu nuk ju kanė shėruar? Ju jeni duke e pėrbuzur mirėsinė, pėlqimin dhe butėsinė time. Ju jeni popull i paevarshėm. Unė nuk dua tė harxhoj kohė me ju, o tė pafat! Prapseprapė, ta dini se, nė qoftė se nuk bėheni turq dhe nė qoftė se nuk e pranoni fenė e Muhametit e, nuk e pėrbuzni atė tė tradhtarėve, sė bashku me njėzetekatėr pleqtė e tjerė, dhe antarėt e familjeve tuaja, sipas urdhėrit tė Babės Mbret[24], ju do tė dėrgoheni nė mėrgim!" Pas pak fjalėve e deklaratave tė tjera, kishte vazhduar: "Le tė pėrgjigjet kush do t'i pėrkrahė kėshillat e drejta tė miat, ai do tė jetė menjėherė i liruar dhe i dėrguar nė shtėpi, pėrkundrazi, kush do tė kėmbėngulė nė marrinė e tij, sipas urdhėrimeve tė drejta e tė pamėshirshme sovrane tė Babės Mbret, (i qoftė jeta e gjatė!), do tė ērrėnjoset me mėrgim!"

Tė gjithė si tė rritur, si tė mitur, ishin pėrgjegjur se, me tėrė dėshirėn do ta zgjidhnin mė mirė mėrgimin, se sa tė mohonin kombin dhe fenė e tė parėve nė tė cilėn ishin lindur dhe rritur.

"E mirė, pra, - i kishte urdhėruar Guvernatori xhelatėt, ēoni rishtas kėto shtazė kryeneqe dhe t'i mbani tė mbyllura deri sa tė dėrgohen nė mėrgim!"

 

-XV-

 

Ndėrkohė, Qeveria e Gjilanit i kishte dėrguar ushtarėt nė ato katėr katunde qė t'i arrestonin burrat e gratė, pleqtė dhe tė rinjtė e tė rejat, foshnjet e gjirit dhe fėmijėt e njomė tė kėtyre 24 familjeve shqiptare dhe tė lidhura nė vargorė t'i ndrynin nė burgje.

Ja, tė burgosurit qė ishin mbyllur brenda, dėgjonin krismėn e tė ēelurit tė dyerve dhe, i Lumi Zot! Ē'ka shohin? Shikonin prindėrit e tyre tė thirė, si hynin nė ato varreza tė gjallėsh, shihnin si hynin vėllezėrit, motrat e gratė, me fėmijėt e gjirit dhe tė dashurit e tjerė tė veshur nė zhele e tesha tė shqyera..., e ja, shikjnė edhe se si pas tyre u mbyll dera e cila nuk do tė ēelej derisa tė persekutuarit do tė merrnin rrugėn e mėrgimit pėr nė Anadoll.

Ky bashkim i Martirėve, nė errėsirat e burgut nė Gjilan, - siē tregon njėri nga kėta tė mėrguar, e shtoi qėndresėn nė ta, duke ju dhėnė njė freski e gėzim. Mė tregonte ky hero e dėshmor i gjallė: "Mendonim se jemi nė shtėpitė tona, pyesnim njėri tjetrin se si na kishin arrestuar. Prindėrit tanė tė shtyrė nė moshė, i pyetnim si mund tė udhėtonin nė kėmbė, ndėrsa nuk kishin mundur tė vinin

as deri te kroi pėr tė mbushur njė knatė me ujė, burrat pyesnin gratė e fėmijėt se si e kishin duruar tė ftohtit dhe mrekulloheshin pėr foshnjet qė kishin mbetur tė gjalla".

"Gjithashtu, pala tjetėr i pyeste kėta Njėzetekatėr tė vetėt, se ē'ka kishin pėsuar nė burg, e kėta u tregonin kėrcėnimet e Guvernatorit e tė gjitha tė zezat qė i kishin pėrjetuar e pėsuar", por, ēdo gjė tani ishte harruar, pasi Hyji nė ato rrethana u jepte kėnaqėsi, tė cilėn vetėm ata qė e kanė hirin e tij mund ta shijojnė. Atė natė, kėta tė burgosur e kishin kaluar nė ngushėllime e pėrqafime, duke e inkurajuar njėri tjetrin qė pėr hir tė atdheut tė durojnė mėrgimin dhe tė flijojnė jetėn.

Kėtė gazmend e kishte turbulluar njė rast i dhimbshėm qė i tkurri zemrat e kėtyre - heronjėve, tre ēuna me nėnėn e tyre ve, tė cilėt sė bashku e kishin lėnė shtėpinė e tyre, nė afėrsi tė Gjilanit ishin kthyer mbrapa, duke ju dhėnė kėshtu shenjė se nuk donin tė vuanin pėr fe dhe atdhe![25]

 

-XVI-

 

Tė grumbulluar njėri me tjetrin, gjatė tėrė ditės sė nesėrme i kishin vizituar nėpunės tė ndryshėm pėr tė shėnuar emrat e tė gjithėve, e pasi qė kishin bėrė regjistrimin i urdhėruan qė tė rrinin tė pėrgatitur pėr t'u nisur nė mėrgim. Njė njoftim i tillė nuk kishte shkaktuar tek Dėshmorėt tanė kurrėfarė tmerri, sepse e dinin qysh mė parė. Duke e ditur qeveria se, gratė e fėmijėt nuk do tė mund tė udhėtonin nė kėmbė, kishin marrė angari[26] shumė njerėz qė t'i transportonin me qerret e tyre. Pasi nė oborrin e burgut gjithēka ishte pėrgatitur pėr udhėtim, tė nesėrmen i nxorrėn nga burgu. Gratė e fėmijėt i vendosėn nė qerre, kurse tė tjerėve u kishte rėnė shorti tė udhėtonin me "gomarin e Shėn Franēeskut", qė dmth. nė kėmbė.

 

Tė ligėshtuar nga uria dhe torturat e burgut, pleqtė e molisur qė s'mund t'i bėnin hapat sa zaptijtė, nė kuaj, e as sa tė atyre mė tė fortėve, rrėzoheshin nėpėr baltė...

Pas tėrė ditės sė udhėtimit tė mundimshėm, nė mbrėmje i qitnin nė njė han (bujtorė) pėr tė kaluar natėn. Se ēfarė mundimesh e salvimesh kanė pėsuar gjatė udhėtimit, mė lehtė mund tė pėrafytyrohet, se sa tė pėrshkruhet.

Njėri nga ata tė mėrguarit, qė ende ėshtė gjallė, kėshtu e pėrshkruan: "Uria, etja, tė ftohtit, grushtat e tė shtyrat ishin tė pandėrprera dhe bukė e pėrditshme, e me gjithė kėtė nuk na lodhnin aq fort, se sa na mundonin fjalėt e fėlliqura, e tė sharat qė dilnin nga ato gojė shejtanėsh tė zaptijve. Hyji na jepte fuqi tė duronim dhe duke e parė zaptijtė gėzimin tonė, mllefin e tyre e shfrenin mbi mė tė afėrmin prej nesh".

"Njė metodė tė ngjashme kanė vazhduar me ne gjatė tėrė kohės sė udhėtimit tonė, i cili ka zgjatur disa javė, se nga Gjilani na kanė ēuar nėpėr Shkup, deri nė Selanik. Ne mendonim se nė Shkup do tė bashkohemi me 24 pleqtė e tjerė, por kemi mbetur tė mashtruar dhe asnjėri nuk dinte mbi fatin e tyre" - tregon ky martir.

 

-XVII-

 

"24 pleqtė ishin damas tė dėrguar nė mėrgim - vazhdon tė kallzojė ky Dėshmor. Ishin tė ngarkuar me vargorė e pranga tė rėnda, e kėshtu udhėtonin nė kėmbė sa qė, i pėrmenduri Ndre Marku pėr shkak tė pleqėrisė, urisė dhe tė zezave tė tjera qė i kishte pėsuar nė burgje, gjatė rrugės ishte sėmurur. Me gjithė kėtė ju desht tė rropatej me pėrdhunė tė udhėtonte deri nė muzg. Me tė arritur nė njė han qė shėrbente si bujtore pėr njerėz dhe stallė shtazėsh, zaptijtė i mbyllnin mėrgimtarėt, por, i sėmuri Ndre Marku kishte filluar tė keqėsohej, sa qė as mund tė ngrihej nė kėmbė, gjė pėr tė cilėn Plakut i kishte ardhur shumė keq, sepse do ta ndanin nga shokėt mėrgimtarė".

Para se tė kishte zbardhur dita jepej urdhėri qė tė vazhdonim udhėtimin. Ndėrkaq prijėsin e zaptijve tė udhėtimit e lajmėruanė se, plaku mė i vjetėr ishte aq fort i sėmurė sa qė nuk mund tė qėndronte nė kėmbė e, pėr kėtė luteshin qė t'u jepte njė kalė". "Shporruni tradhtarė, a mos pretendoni qė unė ta mbaj nė shpinė!" - ishte pėrgjigja e tij.

"Duke e parė i zoti i bujtores, grek me kombėsi, se Plaku i sėmurė ishte lodhur pėr vdekje, pati mėshirė pėr tė, dhe e luti komandantin e zaptijve duke i thėnė se ėshtė nė gjendje t'ia japė kalin e tij deri nė Selanik. Njė propozim i tillė nuk i kishte pėlqyer atij komandanti tė pashpirt dhe pėr tė fshehur mizorinė e vet, i kishte thėnė: "Nė qoftė se doni t'ia jipni kalin tuaj, mua nuk mė intereson, megjithėkėtė, njė propozim tė tillė nuk do ta pranoja pėr asgjėsend, por, ta dini se unė nuk do tė pėrgjigjem nė qoftė se do tė tretet kali juaj!" Jė jeni pa ves-vese, i ishte pėrgjigjė i zoti i bujtores, sepse unė vetė do ta shoqėroj deri kur tė vdesė, se jam i bindur qė sė shpejti do tė mbarojė jeta e tij, pėrndryshe jam nė gjendje ta pėrcjell deri nė Selanik".

Nė kėtė qytet kishin arritur nė mbrėmje dhe aty i kishin hedhur nė njė han tė pabanuar vite me rradhė, e, ku vetėm tė varfėrit i kishin lėnė kuajt e vet. Tė nesėrmen nė mbrėmje, tė persekutuarit i ishin vendosur nė njė han tjetėr, ku edhe i kishin mbyllur nė dry [27].

 

-XVIII-

 

Nuk ishte aspak mė i mirė as udhėtimi i karavanit tė dytė tė Atletėve tanė, pasi nė mesin e tyre kishte pleq e plaka, gra tė reja me fėmijė nė gji, e tė vegjėlit. Pėr kėtė arsye udhėtimi i tyre ishte mė i vėshtirė dhe mė i mundimshėm. Qanin foshnjet nga uria, se nėnat e reja nuk kishin se me ē'ka t'i ushqenin, por me pikėllim nė zemėr i shtrėngonin nė gji krijesat tyre tė cilėve u jipnin pjesėt e trupit tė tyre[28], si sakrificė erėmirė nė nder e lavdi tė Hyjit.

Nė heshtje tė thellė pleqtė dhe plakat shikonin dhe admironin nuset dhe mbesat e tyre qė duronin nė njė varfėri mjeruese..., nė anėn tjetėr ēuditeshin me sjelljet mizore tė zaptijve ndaj gjinisė sė dobėt - femėrore qė vuante urinė, tė lodhurit e halle tė tjera tė cilat nuk mund tė pėrshkruhen..., dėgjonin tė sharat e pandėrprera qė dilnin nga gojė tė ndyta kundėr kombit e fesė. Zemra e tyre, pėrplot mundime e brenga, gjithnjė mjerohet pėr ata 24 pleq, pėr tė cilėt nuk dinin asgjė. Pas ca javėsh udhėtimi, arriten nė Selanik[29], ku i vendosen po nė atė han nė tė cilin gjendėshin dėshmorėt qė kishin arritur disa ditė pėrpara[30].

Kėsaj here burgu ishte shndėrruar nė njė vend freskimi, gėzimi e nguushėllimi tė pashpjegueshėm, sepse pas disa muajsh ishin bashkuar me Njėzetekatėr shokėt e tyre.

Rrėke lotėsh gėzimi e hareje u buronin nga sytė... Me njė dashuri tė krishterė, vėrte vėllazėrore puthnin e pėrqafonin njėri - tjetrin..., por nga gėzimi e mallėngjimi, ēdonjėrit i ishte lidhur gjuha e ndalur zėri nė fyt. Pas pak kohė heshtjeje... ishte thyer qetėsia me tregime e pyetje qė i bėnin njėri tjetrit, mbi vuajtjet qė kishin pėsuar duke thėnė sė fundi: "SHKOFSHIN PĖR TĖ FALURIT E MĖKATEVE TĖ MIA DHE PĖR DASHURI E LAVDI TĖ ATDHEUT DHE FESĖ!" "Pyesnin njėra palė tjetrėn: "Ku ėshtė Akcili?" "Ka kaluar nė jetėn e pasosur!", arrinte. pėrgjigja.

"Birin tim ku ma keni lėnė?" pyeste plaku tetėdhjetė vjeēar. "Ka vdekur nė pranga". "Djalin e vogėl tė nipit tim" - pyeste plaku flokėbardhė. I ligėshtuar fuqish dhe duke mos mundur tė ecte, gjysmė gjallė ra pėr tok, kurse zaptijėt pėrdhunė, me shqelma e tė rahura donin ta detyronin tė udhėtonte, por ai nuk mundėte dhe nėn grushtet e tyre ia dha e porositi shpirtin: Zonjės Cėrnagore..."

Doli nė dritė se 40 antarė tė kėtyre mėrgimtarėve e kishin fituar ma gjak aureolėn e martirizimit edhe titullin hero, pėrpara se ta mohonin fenė dhe identitetin e tyre kombėtar.

 

-XIX-

 

Mendoj se nuk jam jashtė kontekstit nė qoftė se e vė nė pah, se katėr burra tė atyre familjeve tė mėrguara, dmth.: Prenk Markun, nga Binēa; Ndokė Stubllėn; Mark Vėrnakollėn dhe Dokė Karadakun, kur tė tjerėt i kishin nisur pėr nė mėrgim, kėta i kishin kthyer nga Shkupi pėr nė Gjilan, me pretekst qė tė ishin tė pranishėm nė shitblerjen e pasurisė sė atyre 24 familjeve mėrgimtare; e qė pastaj shumėn e shitjes t'ua dorėzonin kėtyre pėfaqėsuesve, tė cilėt mė vonė do t'ju bashkėngjiteshin shokėve nė mėrgim.

Ky ishte vetėm njė trillim, sepse Qeveria e kishte shitur pa praninė e kėtyre burravė pasurinė e tė krishterėve shqiptarė mėrgimtarė dhe Guvernatori i Gjilanit e kishte mbajtur njė pjesė tė hollave pėr vehte, kurse pjesėn tjetėr ua kishte dhėnė zaptijve pėrcjellės. Kėta katėr burra i kishin mbajtur dy muaj rresht, deri sa me ndėrhyrjen e ambasadorit tė Francės dhe Britanisė, Porta e Lartė nga Stambolli kishte urdhėruar qeverinė e Gjilanit qė "menjėherė ata katėr burra tė ndalur nė Gjilan tė dėrgoheshin nė vendin e mėrgimit, nė Muhaliq"[31].

 

-XX-

Martirėt e patėn fatin tė bashkoheshin nė burgun e Selanikut, me pėrjashtim tė atyre dyzetėve (40) qė kishin vdekur nė vende tė ndryshme si edhe tė atyre katėr burrave qė i kishin kthyer nė Gjilan. Pas dy ditėsh qėndrimi nė burg mėrgimtarėt e dėshmorėt tanė, nuk kishin mundur tė kontaktonin me ndonjė kalimtar. Ndėrkohė ishin tė izoluar nga ēdo ngushėllim njerėzor, lutnin tė Tejlartin qė t'iu dėrgonte aty ndonjė ngushėllim e, Hyji i dėgjoi tė fshamet e shėrbėtorėve tė tij. Aty pari, rastėsisht kishte kaluar njė misionar francez, dhe duke parė se rojtarėt rrinin rretheqark hanit, pyeti: "Zotėrinj rojtarė, pse jeni duke ruajtur hanin e lėnė pas dore?" Kur, ēfarė tė dėgjojė...   Aty gjendeshin tė burgosur njė shumicė e madhe njerėzish... l ishte afruar asaj stalle dhe nėpėr- vrima e zgavra, misionari kishte vrojtuar: "Kush janė dhe nga janė kėta njerėz, qė s'mund t'i dallojė se a janė /i/'erėz a shtazė?" Kish filluar t'i pyes edhe tė burgosurit, por ata nuk kishin d'rtur t'u pėrgjegjeshin pyetjeve tė tija, sepse nuk e kuptonin gjuhėn e vendit, megjithė kėtė dikush prej tyre fliste dy-tre gjuhė. Misionari pastaj, kishte nxjerrė nga xhepi rruzaren e Zonjės dhe duke e futur nėpėr zgavra tė stallės, dėshironte t'ju bėnte tė ditur se ėshtė njė i krishterė e, kėshtu edhe ky tė zbulonte se, a janė tė burgosurit tė krishterė? Shqiptarėt duke parė rruzarėn e Zonjės, shpejt nga gėzimi ishin ngritur, ju afruan vendit tė vrimės ku shihnin atė shenjė tė mrekulluar dhe ēdo njėri e ndiente vehten tė lumtur nėse arrinte ta prekte me dorė, ose ta puthte... e, nga gėzimi kishin filluar tė bėrtisnin: "Ky ėshtė njė i krishterė, treguesi, treguesi i rruzares sė Zonjės ėshtė njė i krishterė!"

Pas kėsaj dukurie tė lakmueshme kishin filluar t'i nxirrnin nga xhepat e kraharori ato kryqe e rruzare qė kishin mundur t'i fshihnin, si sende mė tė ēmuara, e kėshtu me kėto simbole t'i tregonin njeriut tė panjohur se edhe kėta ishin tė krishterė. Sa i madh do tė kishte qenė gėzimi i tyre po ta dinin se i panjohuri ishte misionar dhe prift i atij Zoti, pėr dashuri tė tė Cilit aq fort kishin vuajtur dhe ende pėsonin! Misionari kėrkoj nga rojtarėt qė ta lejonin tė hynte brenda, por menjėherė e larguan. Tė nesėrmen, misionari e kishte fituar lejen... Misionarėt me motrat e Shėn Vinēencit, kishin mbledhur rroba dhe ushqim dhe ua kishin dėrguar tė pėrsekutuarėve. Nė mesin e tė persekutuarve ende sot ėshtė i gjallė kujtimi i atyre mirėbėrsve. Themi nė mesin e tė persekutuarve, po, sepse ky popull, siē do tė shihet, ende tani ėshtė i persekutuar[32], dhe bejlerėt otomanė tė kėtyre viseve nė ēdo mėnyrė mundohen ta ērrėnjosin nga faqja e dheut.

 

-XXI-

 

Misionari At Anton Maroeviqi OFM, nga Hvari, i cili nė vitet e mėrgimit ishte nė shėrbim tė kėtyre familjeve nė rrethinėn e Gjilanit, ishte kapluar nga njė mijė tė zeza.

Shihte grigjėn e tij tė shkapėrderdhur nga ujqėrit grabitqarė... "Dėshironte dhe mendonte si tė na ndihmonte, por ishte pa mjete dhe e vetmja ndihmė e tij e mundėshme, ishte: ta njoftonte Stambollin mbi fatin tonė. Me lot e dhimbje kėrkonte ndihmė nga Qielli, duke u munduar ta ngushėllonte dhe t'i jepte zemėr pjesės sė grigjės qė i kishte mbetur nė kėto vise. E dinte mirė se do ta burgosnin, megjithėse kishte kujdes qė mos t'u jipte shkas pėr njė gjė tė tillė, pasi e dinte se nė qoftė se do ta arrestonin edhe bariun, laramanėt e kėtyre viseve do tė zhdukeshin rrėnjėsisht!"

Sipas tregimeve tė njė mėrgimtari, At Antoni kishte qenė ndėrdyzash e nė dyshim: Nė njė anė tė krishterėt e mbetur nė Mal tė Zi tė Shkupit ishin munduar ta bindnin, duke e lutur, qė mos t'i linte vetėm, nė anėn tjetėr dėshironte t'i bashkohej grigjės sė tij mėrgimtare. U ėshtė bashkėngjitur vuajtjeve dhe mėrgimit tė 24 familjeve.

 

-XXII-

 

Derisa kėto 24 familje u dėrguan nė mėrgim, pėr tė shfryrė edhe mė tepėr fanatizmin e saj otoman, qeveria e Gjilanit i kishte dėrguar "satelitėt" e vet nė Karadak[33] qė ta arrestonin At Antonin. Nė Gjilan e kishin futur nė burg, e tė lidhur me pranga pėr qafe, duarsh e kėmbėsh, e nxorrėn nė sheshe tė qytetit, qė kush tė donte ta tallte e tė bėnte shaka... Dikush e kishte pėshtyerė, dikush goditur shuplakė... Pas disa ditė urie, etjeje e keqtrajtimesh, e njoftuan se do ta dėrgonin nė mėrgim. Ky lajm pėr At Antonin ishte vetėm njė ngushėllim e gėzim, pasi pėr ēdo ditė i ishte lutur Hyjit qė t'i jepte mundėsi t'u bashkėngjitej mėrgimtarėve.

Siē u ka treguar ai vetė, pas kthimit nga mėrgimi, besimtarėve dhe sivėllezėrve meshtarė, udhėtimi i tij prej Gjilanit, nėpėr Shkup, Manastir[34], e deri nė Selanik, ku e lirohj konsulli austriak, ka qenė shumė i vėshtirė dhe i mundimshėm. Priftėrinjtė, tė cilėt personalisht e kanė njohur At Antonin dhe njėri prej mėrgimtarėve, thotė se: "Ja kishin lidhur duart e kėmbėt me vargorė, e kėshtu e kishin hedhur nė samar tė kalit. Shpeshherė samari ishte sjellur e, At Antoni me gjithė samar ishte gjendur ndėr bark tė kalit... Njėherė kali ishte rrėzuar nė baltė dhe e kishte zėnė At Antonin e, mė atė rast i ishin thyer shumica e dhėmbėve. Nga tė ftohtit dhe vargornjtė e rėndė prej 60 okėsh, ose 180 libra, duart e tij mbetur tė paralizuara". Me tė arritur nė Stamboll, ambasadori austriak e liroi duke dėrguar tek mėrgimtarėt nė Muhaliq.

 

-XXIII-

 

Pas tri javėsh nė Selanik, erdhi urdhėri qė t'i hipnin nė anije pėr transportim nė Azi dhe vendin e caktuar pėr mėrgim.

Pėr shkak tė urisė, etjes dhe papastėrtisė, shumica e tyre ishin sėmurė nga dizanteria, pėr tė cilėn misionarėt francezė reklamonin pranė autoriteteve tė qytetit qė t'i mbanin deri sa tė vdisnin, ose deri sa tė shėroheshin, por mundimi dhe ndėrhyrja e tyre kishte qenė e kotė. I kanė lutur qė t'i transportonin nėpėr tokė pėr nė Stamboll, por lutjet e tyre nuk kanė pasur kurrfarė dobie.

Nga burgu deri nė port tė Selanikut, ata qė kanė mundur tė udhėtonin kanė shkuar me kėmbė, kurse tė sėmurėt i kanė mbajtur nė shpinė e nė krahė shokėt e tyre bashkėmėrgimtarė. Ndėrsa i transportonin nga burgu deri nė port, njė grua plakė dha shpirt para se ta hipnin nė anije[35].

 

-XXIV-

 

Marinarėt kishin dhėnė urdhėr qė po tė sėmurej ndonjėri, menjėherė duhej tė lajmėronin kapitenin! Mėrgimtarėt i kanė besuar kėto fjalė tė marinarėve dhe, pėr ta ēuar nė vend porosinė, sa po ishte sėmur njeri, e lajmėronin Kapitenin e avullores. Zot, o Zot! Ē'tė shohesh? Ka ardhur Kap'rteni, dhe megj'rthėse Akcili ishte ende i gjallė, e ka kapur kėtė tė sėmurė pėr duarsh e kėmbėsh dhe e ka hedhur nė det! Kur ka rėnė shiu, mėrgimtarėt janė bėrė ujė tė mbytur, sepse avullorja ka qenė pa pullaz... Po ia lė fjalėn njėrit nga ata tė mėrguar: "Ndėrsa marinarėt cluhej tė lėviznin nėpėr anije pėr shkaqe tė manovrave ndaj erėrave tė kundėrta, nuk shikonin se ku e vinin kėmbėn e, pa mėshirė e respekt shkelnin nėpėr shpina, kokė, fytyrat tona. Nuk shikonin se a shkelnin tė mėdhenj apo fėmijė, kėshtu qė pjesa mė e madhe e fėmijėve tanė mbeten tė gjymtyar: krahėthyer ose kėmbėthyer. Shpeshherė nėnat shikonin me sy tė tyre se si foshnjet e njoma, me kėmbė e duar tė thyer, ende tė gjallė i hidhnin nė det. Pėr vuajtje nga uria dhe etje as qė ėshtė e nevojshme tė flitet. Mjafton tė kujtojmė se, ata qė lypnin ujė pėr tė pirė, ishin tė detyruar ta "shuanin" etjen me ujė deti, ujė tė njelmet. Kėtyre vuajtjeve iu bashkėngjitnin edhe shkelmat e pandėrprera ushtarake".

Pėr ta bėrė udhėtimin e tyre edhe mė tė rėndė e tė travajuar, avullorja katėr herė u kthye nė vendin e nisjes, me arsyetim se, erėrat e kundėrta nuk lejonin ta vazhdohej lundrimi, kurse me tė vėrtetė, siē u zbulua mė vonė, qėllimi i tyre ishte qė sa mė tepėr tė zgjaste udhėtimi nėpėr det e, kėshtu tė munduar e tė sėmurė, t'i zhduknin nga faqja e dheut!

Pas shumė kohė udhėtimi arritėn nė Muhaliq[36]. Gjatė kėtij lundrimi, njė e treta e mėrgimtarėve kaluan nė jetė tė pasosur.

 

-XXV-

 

Ndėrkaq nė Stamboll ishte pėrhapur lajmi se, njė numėr i vogėl i mėrgimtarėve shqiptarė ka arritur nė Muhaliq. Me tė dėgjuar kėtė lajm, imzot Hillereau, kryeipeshkėv i Petrės dhe Vikar Apostolik nė Stamboll, menjėherė dėrgoi dy misionarė pėr tė vizituar kėta shqiptarė tė shkretė.

Pas njė pėrgatitjeje tė mirė, kėta tė dy, fill janė nisur pėr nė Azi. Nė qoftė se, duke i takuar rrugės, ēdo aziatik ka pasur dhimbje, ē'ka do tė kenė pėrjetuar kėta dy mirėbėrės? Ē'ka do tė kenė pėrjetuar, kur duke hyrė nė kasollet e tyre, nuk mund tė shikonin tjetėr veēse njė grumbull kufomash, gra e fėmijė tė shtrirė pėr tokė e tė mbėshtetur si tė vdekur? Ēfarė dhembjeje do t'u jetė shkaktuar atyre misionarėve duke parė ato fytyra tė zbehta e tė shtjerrura?... "Burra, gra e fėmijė gjysėm zhveshur! Ē'tė shohėsh? Trupa me lėkurė tė skuqur e deri tė ēaramishur - skeletė ende tė gjallė, nga sytė e tyre tė thelluar nė gropa tė ballit, mezi vezullonte ndonjė shkendi gėzimi shpirtrash tė qetė e tė pafaj. Nga shikime tė tilla ishin rrethuar nė ēdo anė. Nga tė rrahurat mishi i nxirrė kundėrmonte erė varri tė ēelur. Kishte, aty, krahėthyer e duarthyer. Nga udhėtimi i gjatė disa kishin shuplakat e kėmbėve tė bėra varrė... Megjithėse ishin nė njė gjendje aq tė mjerė, Kreshnikėt Shqiptarė i sundonte qetėsia e "shpirtit". Sa na kanė hetuar se jemi priftėrinj, filluan tė brohorasin nė hare, aq sa mundnin nė gjuhėn e tyre" - shkruan njėri nga ata tė dy[37].

 

-XXVI-

 

"Me lot nė faqe kemi kaluar nė kasollen tjetėr, ku gjendeshin njė grup tė shtrirėsh pėr tokė, pa pasur as ē'ka tė qitnin nėn krye, as me ē'ka t'i mbulonin ato trupa... siē e kėrkon fytyra e nderi... Nė mesin e tė sėmurėve, kundruall derės gjendej njė plak, i cili siē duket, ishte i pari qė na ka hetuar dhe tė tjerėt duke qenė se tėrėsisht ishte i tretur fuqish, me zor e ēonte kokėn pėr t'i lajmėruar tė tjerėt, qė tė ēohen pėr hir e nder tė miqve, por unė duke i dhėnė shenjė me dorė qė tė mos ēohej, fill iu afrova... e, nxorra njė kryq dhe ia afrova pranė gojės dhe ai pasi e puthi, si i pėrtrirė fuqish u ngrit nga trualli dhe me gėzim ua dha qė ta puthnin edhe tė tre fėmijėt e vet qė i kishte tė shtrirė pėr bri vehtes. Pasi iu fal nderit Hyjit, ky plak dha shpirt para syve tanė". Pas shėrbimeve fetare qė u bėnė nė atė kasolle, kaluan nė njė tjetėr, ku ishin, pak a shumė, sa nė strofullen e parė, por kėtu ishin tė vendosur ata mė tė sėmurėt. "Ishin tė shtrirė pėr tokė tė thatė, sa qė nuk mund ta ngrinin as kokėn nga toka, pėr tė parė se kush hyn e kush del!

"Mortja e kishte bėrė tė vetėn. Ajri nė kasolle ishte dendėsuar nga njė kundėrmimi i padurueshėm. Nuk mund tė qėndronim gjatė nė atė varr tė gjallėsh... Nė atė "pellg" mjerimi "notonin" Shqiptarėt e lumė!"

Sipas disa dėshmive vetėm nėntėmbėdhjetė (19) Vetė kanė mundur me vėshtirėsi tė lėviznin e tė dilnin nga ato shpella, pėr ndonjė nevojė apo kėrkesė tė tė tjerėve qė u gjendeshin nė ēastin e vdekjes.

 

- XXVII -

 

Pas vizitave prej shpellės nė shpellė dhe konstatimit tė gjendjes sė pėrgjithshme tė kėtyre martirėve, kanė menduar e vendosur, se si e ē'ka, pėr dashuri ndaj Krishtit, t'i ndihmonin kėtyre mėrgimtarėve.

Sė pari filluan t'i varrosin tė vdekurit. Duke mos gjetur ndėr kėta shqiptarė asnjė tė fortė pėr tė hapur varrezat, vetė misonarėt me disa grekė[38], banorė vendas, i kanė gropuar varrezat dhe me rite tė pėrcaktuara kanė shtė nė dhe ato kufoma martirėsh.

"Me nidhmė tė njė mėrgimtari qė kishte mbetur gjallė dhe qė e dinte gjuhėn turke, filluan t'i rrėfejnė dhe t'i themi disa fjalė rasti e ngushėllimi.

Njė fakt shembullor, pėr rrethana si kėto, qė e meriton kujtimin, ėshtė ky: Nė mesin e kėtyre tė sėmurėve gjendej edhe njė djalosh 15-vjeē, tė cilit duhej t'i jepnim sakramentin e Vajimit dhe tė Kungimit Shenjtė. Natyrisht donte edhe tė rrėfehej. Para se, me ndihmė tė dragomanit (pėrkthyesit) t'i fillonte meshtari ta rrėfejė, bėri kėtė pyetje: "A i fal me gjithė zemėr armiqtė qė aq shumė tė kanė rrahur e munduar?"

Ky i sėmurė, duke e ngritur zėrin sa mundt e me fuqitė e tij, u pėrgjigj: "Me gjithė zemėr i fal, unė po i fal dhe Zoti ata i faltė![39]. Me tė dėgjuar kėto fjalė tė kėtij djaloshi, tė gjthė tė krishterėt, pėr njėherė, njėzėshėm e, pėr sa mundnin, filluan t'i pėrsėritnin: "Zoti i faltė ata, ne me gjithė zemėr po i falim. Tė gjitha vuajtjet qė na shkaktuan, vafshin pėr tė falurit e mėkateve tona, me

tė cilat mjaft e kemi fyer Hyjin!"

Sipas dėshmive tė kėtyre dy misionarėve, neve na kthehet mendja e shpirti prapa, nė shekujt e parė tė Kishės. E ē'ka! Kisha me bijtė e saj gjendet e pranishme nė ēdo kohė e vend, duke pėrsėritur pėr ēdo ditė: "Na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorėt tanė! Duaji, jo vetėm miqtė, por edhe armiqėt!"

 

-XXVIII-

 

Pasi kanė kryer rrėfimet, nė njė vend mė tė pastėr edhe mė tė pėrshtatshėm, misionarėt kanė rregulluar njė altar pėr tė kremtuar meshėn e shenjte. Martirėt, qė kanė mundur, zvarrė, janė afruar altarit pėr tė mund tė gjegjnin meshėn. "Merrnin pjesė me aq pėrkushtim, sa qė edhe ortodoksėt edhe turqit pranishėm mrekulloheshin. Pas meshe tė gjithėve dhamė Kungimin Shenjtė dhe pasi qė morėn nė zemėr Qengjin Hyjnor, kėta Shqiptarė tė shkretė, na dukeshin si Serafinė tė lumtur e jo njerėz. Nė fytyrat e tyre shndriste njė mirėnjohje Hyjit, pėr kėtė nder tė madhe qė u ka bėhej nė vendin e mėrgimit. Gjithashtu u dhamė Shujtėn Shpirtėrore dhe Vajimin Shenjtė gjithė tė tjerėve qė gjendeshin tė shtrirė nėpėr ato shpella..."

Me tė kryer kėto shėrbime fetare, misonarėt u kanė thėnė edhe kėto fjalė shprese e ngushėllimi: "0 vėllezėr shqiptarė! 0 vėllezėr tė vuajtur deri nė vdekje pėr fe dhe Atdheun tuaj! Paraqitjani Hyjit, Atit tė amshuar vuajtjet dhe dhimbjet qė rėndojnė jetėn tuaj. Paraqitjani pėr mėkatet tuaja. Paraqitjani edhe pėr kthimin e pendimin e armiqve tuaj. Paraqitjani Hyjit vuajtjet tuaja pėr sivėllezėrit tuaj nė tokėn tuaj shqiptare. Mos harroni se, Hyji do tė shpėrblejė gjakun tuaj tė derdhur pėr Atdhe e Fe! Mos harroni se, Hyji do ta bekojė e shumojė popullintuaj prej nga i keni rrėnjėt. Mos harroni o vėllezėr se, nė qoftė se do tė jeni besnikė dhe tė qėndrueshėm, Hyji do tu shpėrblejė me jetė tė lumtur e tė pasosur!"

Para se tė ktheheshin nė Stamboll, misionarėt iu kishin lėnė gjithēka kishin pasur me vehte: sende e shenja fetare dhe tė holla, duke mbajtur pėr vete vetėm aq sa tė ktheheshin nė kryeqytet.

 

-XXIX-

 

Kėta dy misionarė ishin kthyer nėpėr Brusė, pėr nė Stamboll. Nė Brusė njoftuan hollėsisht konsullin e tyre, mbi gjendjen e mjerė tė mėrgimtarėve nė Muhaliq. Posa dėgjuan nga kėta dy misionarė mbi nevojat e ngutshme dhe gjendjen e mjeruar tė kėtyre shqiptarėve, Murgeshat e Dashurisė menjėherė vendosėn tė shkonin tek kėta sivėllezėr nė fe. Pas rregullimit tė dokumentave tė duhura pėr udhėtim, fill janė nisur.

Nga Sulltani morėn autorizime qė, tė vdekurit t'i varrosnin nė njė vend tė caktuar pėr tė gjithė. Sapo arritėn nė Muhaliq, i  hynė punės me njė zell e dashuri qė vetėm kėto Murgesha mund ta kishin ndaj atyre tė gjorėve mėrgimtarė. Pas kthimit tė misionarėve kanė marrė vesh se edhe DHJETĖ MARTIRĖ tė tjerė kaluan nė amshim! Duke mos pasur se kush t'i varroste, i shtėnė nė dhė pėr bri nj'ė rrugice.

"Sė pari Motrat i kanė nxjerrė ato kufoma dhe i transferuan nė njė vend ku ishin tė tjerėt tė varrosur mė parė. Kėshtu, pėr pak kohė edhe kėta e "gjetėn" varrin e tyre". Siē janė shpirtrat e KĖTYRE MARTIRĖVE tė bashkuar nė lumturi, ashtu, duke iu fal nderit Motrave, u bashkuan edhe reliket e pėrmotshme nė njė varrezė!

Kėta Shqiptarė vdiqėn pėr hir tė Atdheut e Kryqit; nė nder tė tyre ėshtė ngritur edhe Kryqi mbi atė varrezė mbi tė cilėn EPITAFI u tregon kalimtarėve qėllimin pėr tė cilin ranė fli ata dėshmorė[40].

 

-XXX-

 

Shpreso nė Hyjin tėnd, o grigjė e vogėl, ndale vajin, fshiji lotėt, pse tė ofshamet e tua i dėgjoi dhe shpėrbleu Ai, qė ėshtė yt Zot! Po vje, o grigjė e Bariut tė Mirė, ai qė rrinte pranė nė orėn e mortjes, ai do tė bėjė qė me tė mirat qiellore, tė tė pėrcjellė nga kjo jetė me plot vajė e vuajtje nė jetė tė lumtur, nė jetėn e amshuar! Jo, jo! As eshtrat tua nuk do tė hidhen pėr tu braktisur e shkelur, por do tė nderohen.

Jo, jo! Sepse Hyji, po ta dėrgon Shėrbėtorin e tij; ai ėshtė afėr, po vjen pėr tė tė dhėnė fuqi, pėr tė qenė me ty, po vjen pėr t'ua uruar Paqen tė kaluarve nė pushim tė amshuar. Shiko, afrohet, ja, erdhi At Antoni! Deri ndėr qiejt mė tė lartė tė atyre vendeve jehonte njė britmė gėzimi: At Antoni, At Antoni....! " Ēdo njėri u orvatte tė ēohej nga toka e thatė ku ishte ngjitur. Megjithėse vetėm njė numėr i vogėl mundte ta rrethonte, ēdonjėri dėshironte ta shihte, ta pėrshėndeste, t'ia merrte dorėn, ta puthte me lot gėzimi. Bariun e mirė ēdonjėrin e thirrte pėr emėr... Ēdo dhimbje e kishim harruar, ēdo vuajtje na ishte lehtėsuar, ēdo pikėllim e salvim..." ėmbėlsuar, sa qė pėr pak kohė ishim bėrė si tė dehur nga gėzimi. Kishim mbetur tė habitur... Prej nga?" - mė tregon ky bashkėbisedues, mėrgimtar i mbetur gjallė.

Pas kėtyre ēasteve gėzimi e pėrshėndetjeje At Antoni me ndihmė tė murgeshave filloi tė kujdeste pėr tė gjallėt, e pastaj pėr tė vdekurit[41]. "Nė mesin e varrezave ngriten njė altar pėr ta celebruar meshėn e shenjtė. Disa qė mund tė ecnim kemi shkuar vetė, kurse tjerėt i kemi afruar duke i mbajtur pėr dore. Nė meshė ka pasur tė pranishėm Grekė e turq". Tė parėt pėr devocion e kurreshtje, tė dytet pėr tallje, kurse mėrgimtarėt me pikėllim nė zemėr. Pastaj, siē tregon ky martir i gjallė, nėn udhėheqjen e At Antonit ndėrtuan muret e varrit dhe kėshtu Varrin e Martirėve e ndanė nga varrezat greke.

Nė mjedis tė varrezės e kanė ngujuar njė kryq tė bardhė mermeri, kurse mbi derėn e madhe, njė kryq tjetėr, me njė epitaf (mbishkrim), pėr t'u treguar e dėshmuar pasardhėsve shkakun e vdekjes sė tyre.

Sipas dėshmive, motrat e kanė pėrvehtėsuar nga Sulltani njė ferman nė tė cilin thuhej: "Askush, askurrė mos tė guxonte kėtė monument ta lėndonte, ta pėrbuzte, ta rrėnonte ose ta luante nga ky vend!" Mjerisht fermanėt nė favor tė tė krishterėve nuk realizohen ose janė jetė shkurtėr[42].

 

-XXXI-

 

Se sa kanė shėrbyer dhe ndihmuar Motrat e Dashurisė kėtyre shqiptarėve tė mbetur gjallė nė mėrgim, nuk mund ta pėrshkruaj dhe vetėm Zoti e di dhe i vetmi Ai do t'i shpėrblejė si lypset. Motrat u kanė larė dhe ndėrruar teshat, e kėshtu i kanė veshur ato trupėra gati tė shpupluar. Ato i kanė pastruar vendbanimet e tyre nė Muhaliq dhe nė Filadora. Duke qenė se murgeshat kanė pasur edhe mjekun[43] me vehte, iu kanė lyer e shėruar varrėt e ndryshme marrė nga tė rrahurat e pėrcjellėsve e, .... Motrat u kanė shėruar, pra, trupin dhe shpirtin[44].

 

-XXXII-

 

Se sa tė mira u kanė bėrė Motrat, flet vet fakti dhe kujtimi i fshatarėve tė kthyer gjallė nga mėrgimi. Ende sot[45] kėta martirė tė gjallė i kujtojnė me ėndje e nderim ato Murgesha, Engjėj Dashurie. E jo vetėm kėta, por edhe fėmijėve tė tyre do t'i bekojnė e falen nderit, kėtyre Virgjėrave tė lume. Me njė kėnaqėsi tė pashpjegueshme Murgeshat shikonin se si kėta shqiptarė tė bashkuar nė njė dėshirė dhe qėndresė tė pashoqe, me hir tė Hyjit, mė parė donin tė vdisnin se sa ta mohonin fenė dhe kombėsinė. Motrat mrekulloheshin pėr kėta Shqiptarė tė nėshtruar vullnetit tė Zotit nė tė gjitha ato vuajtje; ēuditėshin se si njėri tjetrin e ngushėllonin dhe e inkurajonin qė vuajtjet t'i mbanin pėr dashuri ndaj atdheut dhe Krishtit. Gėzonin, kur shihnin se me sa pėrkushtim tė madh merrnin pjesė nė Kungimin Shenjt dhe nė urata e rite tė tjera tė fesė. Nuk u ndihej ankimi e vajtimi, por lavdėronin Hyjin, duke thėnė: "U bėftė vullneti i Zotit!" Motrat do tė kishin mbetur gjithnjė nė shėrbim tė kėtyre shqiptarėve, por pėr hir tė dėgjesės patjetėr duhej tė ktheheshin nė Stamboll. Megjithėse u vinte shumė keq t'i linin, njė ditė ilajmėruan se tė nesėrmen iu duhej tė ktheheshin nė shtėpi tė tyre.

Pas njė pėrshėndetjeje tė pėrmallėshme, Motrat iu kanė premtuar se do tė mundoheshin gjithsesi t'iu vinin nė ndihmė materiale e, moralo - politike pranė Portės sė Lartė.

 

-XXXIII-

 

Shpėrnguljen e shqiptarėve nga Muhaliqi, pėr nė ndonjė fshat nė afėrsi tė Brusės, Motrat e kėrkonin pėr dy arsye:

1) - Sepse nė Muhaliq, klima ishte tejet e keqe, e papėrshtatshme pėr malsorėt shqiptarė, ishte njė vend malarik e moēalik;

2) - Sepse Konsulli i Francės nė Brusė[46], duke i pasur kėta mėrgimtarė nė njė fshat nė afėrsi tė selisė sė vet, mund t'i ndihmonte mė lehtė dhe t'i mbronte nga otomanėt, qė as nė vendin e mėrgimit nuk i ki hin pushuar t'i nėpėrkėmbjet.

Pasi morėn lejen qė t'i transferonin nė njė vend mė tė shėndoshė malor, murgeshat filluan shpėrnguljen e tyre nga Muhaliqi, pėr nė Filadora, fshat nė harkun e bjeshkėve tė Brusės, i zgjedhur nga disa burra prej kėtyre mėrgimtarėve dhe nė njė largėsi prej dy-tre orėsh udhėtimi nė kėmbė nga ky qytet.

"Njė transferim tė tillė duhej ta bėnim pėr dy-tre ditė, por pas shumė vujatjeve e nėpėrkėmbjeve, udhėtimi ynė ka zgjatur njė javė, sepse pėrcjellsit e lakonin rrugėn dhe kėnaqeshin duke na parė tė munduar e tė salvuar. Sa mė kujtohet rrafsh nė krye tė javės, kemi arritur nė Filadora" - thotė njėri nga kėta mėrgimtarė.

 

-XXXIV

 

Filadora ėshtė njė qytezė qė shtrihet nė viset kodrinore, me klimė tė shėndoshė dhe ujė tė mirė. Sapo e panė shqiptarėt, mbeten tė kėnaqur, se i pėrngjante dhe u pėrkujtonte vendlindjen.

Kur iu afruan kėta mėrgimtarė mureve tė qytetit, banorėt e Filadorės dolėn dhe njėzėri i lajmėruan qė mos t'i afroheshin qytetit, e jo mė tė hynin brenda! Duke u gjetur para njė rezistence tė papritur tė banorėve tė Filadorės, motrat mbeten tė hutuara. Me gjithė se motrat u munduan t'i bindin qytetarėt me fjalė tė mira, ata kurrsesi, nuk deshėn t'i nėnshtroheshin fermanit tė Sulltanit. Pėr kėtė arsye motrat kėrkuan ndihmė tek Pasha i Brusės, qė t'i bindte e tė frenonte energjikisht furinė e banorėve tė Filadorės dhe tė realizonte fermanin e Sulltanit. Pasha i Brusės menjėherė dėrgoi zaptijtė me urdhėr qė: "Qytetarėt e Filadorės ta pranonin nė konak tė pėrkohshėm karavanin e shqiptarėve!" Kėshtu pranuan. Tė nesėrmen motrat e ftuan kryetarin e qytetit, me kombėsi turke, dhe njė burrė tė ndershėm e tė respektuar, me kombėsi greke[47], qė tė kuvendonin dhe t'iu shpjegonin problemin e Miqve tė papritur. Pasi iu kanė shpjeguar disa ēėshtje, i kanė lutur qė ndaj kėtyre shqiptarėve tė silleshin njerėzishėm e me bujari. Si shpėrblim, motrat u dhanė njė shumė tė hollash pėr tė varfėrit e qytetit. "Pas kėtij takimi tė motrave me kryetarin e qytetit, banorėt e Filadorės, jo vetėm qė janė sjellė mirė ndaj nesh, por edhe na kanė pranuar nėpėr shtėpitė e tyre" - thonė bashkėbiseduesit mėrgimtar. Duke qenė se klima e kėtij qyteti iu pėlqente, kėta malėsorė filluan tė shėroheshin dhe t'u ripėrtrihej shėndeti.

 

-XXXV-

 

Murgeshat e Dashurisė, kishin urdhėr qė, posa t'i vendosnin shqiptarėt nė vendin e ri, tė ktheheshin nė Stamboll. Mirėpo, ato mund tė ktheheshin pas shumė ditėsh, sepse At Antoni mbeti me karavanin e tė sėmurėve, tė cilėt ndaluan pėr shėrim nė Muhaliq. Disave iu nevojitet t'iu amputoheshin gishtat e kėmbėve tė ngrirė nga tė ftohtit... Kishte ndėr kėta shqiptarė qė, nga tė rrahurat e marra nga zaptijtė pėrcjellės, iu ka rėnė mishi copa - copa nga trupi. Disa nuk mund tė mbaheshin nė kėmbėt e tyre, kurse tė tjerėve iu janė paralizuar duart, pėr shkak tė vargorėve tė rėndė qė i kanė mbajtur nė burgje.

Dy gra u bėnė si skelete dhe u ēmendėn, sepse me sytė tė tyre kanė parė se si otomanėt na hodhėn nė det dy nipėrit e tyre. Njė grua tjetėr gjithashtu u ēmend, ngase i shihte otomanėt qė ia thyen kėmbė e krahė foshnjės, sė posalindur! Tė tjerėt, nga tė rrahurat nė shuplaka tė kėmbėve qė u bėheshin plagė, nuk mund kurrsesi tė udhėtonin. Natyrisht qė tė gjithė morėn reumatizmėn.

Tė gjithė do tė vdisnin, po tė mos iu kishte gjetė nė ndihmė dashuria e murgeshave dhe kujdesi i At Antonit.

 

-XXXVI-

 

Kur u kthye At Antoni me karavanin e dytė nė Filadorė, murgeshat ia dorėzuan shqiptarėt e tjerė. Pastaj, tė nesėrmen   udhėtuan pėr nė Stamboll.

Konsulli i Francės dhe i Anglisė shkuan t'i vizitojnė kėta mėrgimtarė dhe pasi i kanė parė e konstatuar nevojat e tyre u dėrguan ndihma nė ushqim e veshėmbathje. lu kanė caktuar njė bujtore tė mirė, tė cilėn pastaj e kanė shndrruar nė spital dhe ku, ēdo familje i kanė caktuar nga njė dhomė mė vehte.

Pas konsultimeve tė ndryshme vendosėn t'i ndihmonin edhe me tė holla. Kėta konsuj iu jipnin nga dy piastra nė ditė, pėr ēdo person, qė ishte barazi me 4 (katėr) bajokė romakė. Mė vjen keq qė nuk ua di emrat kėtyre filantropėve e, as tė mėrguarit nuk dinin tė m'i tregonin emrat e tyre.

 

-XXXVII-

 

Pas gjashtė muajve tė qėndrimit tė shqiptarėve nė vendin e ri tė mėrgimit, vend i ashtuquajtur FILADORA, misionarėt francezė lazaristė e kanė ftuar At Antonin nė Stamboll dhe e lutėn qė tė zgjidhte katėr fėmijė nga kėta mėrgimtarė dhe t'i dėrgonte nė Kolegjin e Shėn Benediktit, ku falas do tė vijonin shkollimin dhe edukimin e, pastaj sipas mundėsive dhe aftėsive tė tyre, tė bėheshin meshtarė.

At Antoni i ka zgjedhur:

Palin e Gjonin, nga Stublla;

Etin (Zefin) dhe Markun[48] nga Binēa, tė cilėt personalisht i ka shoqėruar deri nė Stamboll e dorėzuar Etėrve Lazaristė nė Shėn Benedikt.

"Megjthėse kėta tė katėrt kanė qenė tė zgjedhur prej mė tė shėndoshėve e mė tė fortėve: Gjoni e Pali kanė vdekur pas njė vitit, kurse Zefi e Marku janė ende gjallė.

Efin (Zefin) e ka marrė me vehte nėna e tij kur janė kthyer nė atdhe, kurse i mbrami mėsoi mirė gjuhėn frėngjishte, greke, turke dhe ka mbetur nė atė kolegj deri nė vitin 1849, ku njėfarė Dom Pal Berisha, prift i kryeipeshkvisė sonė ka shkuar zyrtarisht nė Stamboll dhe e mori Markun e vogėl. Me sa duket mė vonė ky e ka dėrguar nė Kolegjin e Propaganda Fide, nė Romė, me shpresė se njė ditė ai duke u bėrė meshtar, do tė ishte nė dobi tė madhe tė kėtyre shqiptarėve. Vėrtet, kėto shpresa janė realizuar dhe tani, Marku, ishmėrgimtari nga Binēa, gjendet famullitar nė Jakovė (Gjakovė).

 

- XXXVIII -

 

Kaluan dy vjet e gjysėm qė, mėrgimtarėt kanė arritur nė Filadora. Njė mėrgim tė tillė, pėrfaqėsuesit diplomatikė nė Stamboll nuk mund ta shihnin e tė toleronin, ndėrmorėn ēdo hap diplomatik pėr t'i liruar kėta shqiptar dhe pėr t'ua kthyer lirinė e plotė, tė cilėn e kishin humbur vetėm e vetėm pse janė shqiptarė e tė krishterė.

Sulltani ua dhanė lirinė, por duke e ditur fanatizmin e bejlerėve tė kėtyre viseve, si Porta e Lartė ashtu edhe Diplomatėt trembeshin t'i kthenin nė vendlindje, sepse iu druheshin pėrsekutimeve tė mėvonshme! Pėr kėtė arsye vendosėn qė t'i dėrgonin nė njė ēiflik nė afėrsi tė Stambollit. Por, dashuria ndaj atdheut ėshtė e ėmbėl dhe vendlindja ėshtė tejet tėrheqėse! Pasi kanė fituar lirinė e plotė nga vetė Sulltani, shqiptarėt janė pėrbetuar: "Ose na ktheni nė vendlindje, nė atdheun tonė, ose na mbytni tė gjithėve, ose pėrgjithmonė do tė mbetemi e vdesim nė kėtė vend[49].

 

- XXXIX -

 

Duke udhėtuar nga vendi i mėrgimit, pėr nė Shqipėri, tė krishterėt i kanė kthyer nėpėr Selanik, Manastir, pastaj nėpėr Shkup dhe Karadak (Mal tė Zi tė Shkupit). Njė kthim tė tillė, me urdhėr tė Stambollit, Qeveria e Gjilanit e ka pranuar faktikisht me detyrim dhe e shikonte me sy tė keq, kėshtu qė fshehurazi tilluan persekutimet edhe mė tė rėnda; persekutime jo mė publike, si tė atyre viteve, por tė pėrgatitura me dinakėri, ngatėrresa e trillime.

Posa janė kthyer, sa pėr sy e faqe Qeveria i ka dėmshpėrblyer me kng 5 Mixhidie (Franga) argjenti pėr ēdo person tė mėrguar, e pastaj i ka marrė nė hetime... duke i pyetur se, pėrveē emrrt qė kanė, mos quhen edhe me emra tė tjerė, emra turqish, qė ėshtė shkaku i tė gjitha atyre vuajtjevel Kėta shqiptarė qė, mė duhet t'i quaj tė pafat, pa menduar se ē'ka deklaronin, i kanė treguar pėrveē emrave shqiptarė, edhe emra turq me tė cilėt otomanėt i quanin para mėrgimit. Kėtu pushteti otoman e ka pėrpiluar njė NAFUS (regjistėr pėr sektorin ushtarak) nė tė cilin bazoheshin dhe bazohen deri mė tani, dhe nė bazė tė kėtij regjistri i arsyetojnė persekutimet e pandėrprera tė shqiptarėve tė katėr vendeve: Stubllės, Binēės, Vėrnakollės dhe Karadakut[50].

Duhet tė theksoj se, nė Shqipėri ekzistojnė me mijėra e mijėra familje tė krishtera qė publikisht e dėshmojnė fenė katolike, kurse thirren me emra turqe dhe nga turqit e qeveria otomane janė tė pranuar si katolikė. Siē ėshtė konstatuar nė kreun II tė dorėshkrimit, aq ėshtė rrėnjosur njė keqpėrdorim i tillė sa qė, me tė gjitha orvajtjet e klerit ende nuk ėshtė ērrėnjosur. Mjerim! Pėr arsye tė kushteve shumė tė vėshtira jetėsore... dhe tė kokfortėsisė sė kėtij populli, Kisha nė bashkėpunim me njerėz "udhėheqės pėrparimtarė" kombėtarė shqiptarė nuk ka pasur kurrfarė suksesi. Ky keqpėrdorim nuk ekziston vetėm nė Mal tė Zi tė Shkupit, nė kėtė Kryeipeshkėvi, por edhe nė fiset: Nikaj, Mėrturi, nė pesė bajraqet e Pultit; nė Katėr Malėsitė e Mbishkodrės; nė Shalė dhe nė viset e tjera tė Shqipėrisė. Qeverisė i ėshtė e njohur kjo dukuri (ky fenomen), fakt qė qeveria otomane e pranon! Tė pėrjashtuar janė vetėm Mirditarėt, kriptokatolikėt e Malit tė Zi tė Shkupit dhe tė krishterėt e Stubllės, Binēės, Vėrnakollės e Karadakut[51].

 

-XL-

 

Pas kėtyre hetimeve dhe pyetjeve, qeveria e ka dėrguar nė Konstandinopojė regjistrin, me qėllim qė, tė paraqitur "si turq" pa rezultuar administrata lokale tė detyronin kėta mėrgimtarė ta kryenin shėrbimin ushtarak, gjoja urdhėri arrinte nga Padishahu. Pėr afėrsisht njė vit i kanė lėnė nė paqe, pėrveēse i kanė detyruar tė paguanin tatimin pėr lirimin e shėrbimit ushtarak, sikurse paguanin edhe tė krishterėt e tjerė.

Megjithėse ishin tė varfėr, tatimet i paguanin. Nė vitin tjetėr rishtas paguan tatimet ushtarake, duke menduar se sipas drejtėsisė nuk kanė kurrfarė obligimi tjetėr. E, lexues, drejtėsia nuk ka vend nė tokėn otomane. Kur kishte arritur koha qė tė shėrbenin nė ushtri, tė katėrve nga ata qė u kthyen tė gjallė nga mėrgimi ra shorti tė shkonin nėpėr kazermat otomane... "Po si? - pyesnin kėta shqiptarė, - ne pikėrisht e kemi paguar tatimin ushtarak pėr tė na liruar nga shėrbimi e, prapė dėshironi tė shėrbejmė nė ushtri?"

Ja njė persekutim i ri dhe mė i rrezikshėm! Qėllimi i Qeverisė sė Gjilanit ishte dhe ėshtė qė, kėta shqiptarė t'i ērrėnjosin nga faqja e dheut! Nuk vlenin kurrfarė arsyesh, por duhej nė njė anė tė paguanin tatimin ushtarak sipas rregullorėve qė ishin nė fuqi para Luftės sė Krimesė (1856), kurse nė anėn tjetėr duhej tė shėrbenin nė kazerma otomane. Kjo ėshtė drejtėsia e pushtetit otoman nė Gjilan[52].

 

-XLI-

 

Kėta tė katėr, duke e ditur kėta tė katėr se u ra shorti pėr shėrbim ushtarak e se, nėpėr kazerma do duhej tė pėrziheshin me ushtarė otomanė, e tė shkonin pėr lutje nė xhami, edhe me dhunė do t'i rrethprisnin, vendosėn mė mirė tė ikin nėpėr male e bjeshkė, ku pėr shokė do tė kishgin bishėt e egra, se sa tė shėrbenin nė ushtrinė otomane e kėshtu pėrdhosnin fenė e tyre dhe ta mohonin kombin.

Kur dėgjoi Guvernatori pėr dezertimin e tyre dėrguoi forca tė mėdha ushtarake, mbylli ēdo rrugė e rrugicė derisa "dezertorėt" i ka shtėnė nė dorė dhe, tė shoqėruar me njė skortė hoxhallarėsh e zaptijshė i dėrguan nėpėr kazerma. Duke mos pasur se kujt t'i ankoheshin nė Qeverinė e Gjilanit, prindėrit e kėtyre tė katėrtėve kanė ardhur tė Bariu i vet[53]. Ipeshkėvi ndėrhyn tek Pasha dhe  ia ka parashtruar ēėshtjen, duke e lutur qė tė mos lejonte keqpėrdorimin e pushtetit. Bisedimi me Pashėn ėshtė zhvilluar, sikurse anekdota e atij bariu, qė ėshtė ankuar tek ujku se, kolegu i tij ia ka ngrėnė grigjėn. Duke e konstatuar gjendjen e vėshtirė tė kėtyre shqiptarėve, administratori i atėhershėm Urban Bogdanovich, ipeshkėv titullar i Europeus, e ka dėrguar nė Stamboll Dom Pal Berishėn, qė nė njė farė mėnyre ta zgjidhte kėtė promblem me ndihmėn e diplomatėve Europianė[54].

Me ndihmė tė Ambasadės franceze e ka fituar njė ferman, nė tė cilin urdhėrohej qė, "KĖTA DJELMOSHĖ TĖ LIROHESHIN NGA SHĖRBIMI USHTARAK DHE T'I SHLYENIN NGA REGJISTRI OTOMAN". Kėta djelmoshė quhen:

1. Ndou i Dokut;

2. Gjoni i Prekės;

3. Perė Koliqi dhe

4. Doda i Markut.

Se ēfarė ishte dobia e kėtij fermani tė lėshuar nga Porta e Lartė, mund tė kuptohet nga fati i kėtyre qyqarėve.

1. Ndou i Dokut vdiq gjatė shėrbimit ushtarak;

2. Gjoni i Prźkės, ndėrsa gjendej si marinar e nxitnin tė mohonte fenė e tė deklarohej turk... e megjithėse, ky ka qėndruar i fortė. Duke e parė pathyeshmėrinė e tij e kanė hedhur tė gjallė nė det.

3. Perė Koliqi, pas 7 vjetesh shėrbimi ėshtė kthyer nė shtėpi tė vet. 4. Doda i Markut ka ikur nga ushtria. Kur e kanė lajmėruar Qeverinė e Gjilanit pėr dezertimin e tij, ia kanė gjetur shtegun dhe e kanė vrarė nė pusi. Megjithėse me ndėrhyrje tė Francės e morėn njė ferman, tė datuar: Mė 12.

06. 1850 (10 Shaban 1260 tė erės alla turka) kėta pėrkundrazi janė detyruar edhe tė paguajnė tatim pėr lirimin nga shėrbimi ushtarak edhe tė shėrbejnė nė ushtri!

 

-XLII-

 

Qeveria otomane e Gjilanit nuk ishte e kėnaqur me kėta katėr burra, tė cilėt kundėr ēdo ligji, i ka dėrguar nė shėrbim ushtarak, por pėr tė shfaqur mllefin e saj kundėr kėtyre shqiptarėve, ka marrė edhe kėta:

1. Ndokun e Kolit, nga Stublla;

2. Pashkun e Augustinit, nga Stublla;

3. Martin Koliqin, nga Stublla;

4. Efin (Zefin) e Ndreut, nga Binēa; i cili vdiq para dy viteve (1863);

5. Markun e Tomės, nga Karadaku[55], dhe

6. Kolėn e Markut, nga Vėrnakolla[56].

Martin Koliqi, pėr arsyet e pėrshkruara nė kreun 41. mė   mirė ka zgjedhur tė dilte nė mal, se sa tė shkonte nė ushtrinė otomane. Thoshte me vehte: "Do tė ha bar, do tė shoqėrohem me arinj qė ndoshta do tė mė bėjnė copė-copė, kurse kombin nuk do ma ndrrojnė, dhe, kurrė nuk do tė bėhem turk e tė shėrbej nė ushtrinė dhe kazermat otomane".

Pashku i Augustinit, pas tre vjet shėrbimi ushtarak nė Sarajevė, nė vitin 1864 ėshtė kthyer nė shtėpi tė vet. Ndėrsa kush ishte nė shėrbim ushtarak, e kanė rrethprerė (bėrė synet) me pėrdhunė, e kanė ēuar tė lutej nėpėr xhami dhe ia kanė ndrruar emrin prej: PASHK, nė PASHA. Kėshtu gjatė regjistrimit ua ndėrronin emrat edhe tė tjerėve, prej SIMON nė SINAN; prej Jak nė JAKUP etj. qė njė ditė mund tė argumentonin se "janė turq" e kėshtu, t'i merrnin nė shėrbim ushtarak.

Doku i Kolės, qė tre vjet gjendet nė shėrbim ushtarak nė Jeni Bazar[57]. Efi i Ndreut, sa i ra shorti tė shkonte nė shėrbim ushtarak, iku nė male, por, e gjetėn dhe e mbajtėn pėr gjashtė muaj nė burg, e pastaj me zapti e kanė dėrguar nė ushtri. Nė luftėn e fundit me Malin e Zi, ai dezertoi dhe mė vonė ėshtė vėnė nėn mbrojtjen e njė Fuqie evropiane. (Ky ėshtė ai djalosh tė cilin nėna e vet e ka marrė me vehte nga Kolegji i Shėn Benediktit, kur janė kthyer nga mėrgimi).

Ende ėshtė larg shtėpisė dhe atdheut Marku i Tomės nga Karadaku, i cili gjithashtu ka dalė nė mal, por e kanė zėnė dhe tė shoqėruar me hoxhallarė e zaptij e kanė dėrguar nė ushtri. Prej dy vitesh ėshtė duke shėrbyer nė Manastir[58].

Kola i Markut, nga Vėrnakolla, ka qenė i arrestuar dhe pas dy vjetėsh shėrbimi ushtarak ėshtė paraqitur Nafusnaserit (inspektorit) ushtarak. Pasi ia ka shtruar ēėshtjen e tij, Nafusnaseri e ka liruar dhe dėrguar nė shtėpi. Ky ėshtė njėri nga ata tre fėmijė qė, Qeveria e Gjilanit, duke parė se janė tre jetima tė vegjėl, i ka kthyer nė shtėpi tė tyre dhe nuk i ka dėrguar nė mėrgim, me njė kusht qė, nė qoftė se ato 24 Familje do tė bėheshin turq edhe ata do tė turqizoheshin.

 

-XLIII-

 

Administratori Apostolik i Kryeipeshkvisė sė Shkupit duke konstatuar dhunėn aq mizore qė Qeveria e Gjilanit zbatonte qysh nga kthimi i mėrgimtarėve nė Atdhe, vendosi tė dėrgonte pėrsėri nė Stamboll Dom Pal Berishėn, tani ipeshkėv nė Pult, qė nėpėrmjet ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha t'i mbronte tek Sulltani tė drejtat e kėtyre familjeve shqiptare, duke e lutur qė kėto t'i konsideronin se familjet e tjera tė krishtera nė Perandori, dhe mos t'i merrnin nė shėrbim ushtarak. Kėrkonte ato tė drejta, qė vet Sulltani, me ferman ua kish dhėnė pas mėrgimit nė Anadoll.

Misioni i Dom Pal Berishės ka qenė i padobishėm pėr arsye se, nuk ka qenė i pėrgatitur mirė. Pėrsėris, jo mirė i pėrgatitur.

Me tė arritur nė Stamboll, Berisha ėshtė paraqitur ambasadorit tė Austrisė dhe duke mos gjetur mirėkuptim e pėrkrahje, i ėshtė drejtuar ambasadorit tė Francės, ky pėr hir tė ēėshtjes tejet delikate, s'ka dashur as tė dėgjonte mbi kėtė ēėshtje e jo mė tė pėrkrahte mendimin dhe planet e Dom Pal Berishės.

Siē e kemi cekur mė parė, nė kėtė Kryeipeshkvi, prej Manastirit deri nė Jeni Bazar, ekzistojnė me mijėra e mijėra familje shqiptare kriptokatolike qė, me pėrdėllim presin ditėn e shpalljes publike, por dėshira e tyre, duke pasur parasysh rrethanat e sotshme politike, mund tė shpėrblehet me zullume e angari tė llojllojshme. Kėta kriptokatolikė, presin kohė mė tė volitshme politike.

I dėrguari, sė pari, duhej tė kish trajtuar problemin e mėrgimtarėve e pastaj atė tė atyre qė mė vonė janė shpallur si tė krishterė, e sė treti shpalljen e tė gjithė laramanėve tė kėtyre viseve[59].  Kurse, ai tė gjitha i ka parashtruar pėrnjėherė.

Pushteti otoman nė Gjilan ėshtė njoftuar pėr misionin e Dom Pal Berishės e, pėr kėtė Qeveria e Gjilanit, qysh pėrpara e ka informuar Portėn e Lartė, se nė qoftė se hiqnin dorė dhe, sipas planit tė tė Dėrguarit Ipeshkvor u jepnin liri kėtyre shqiptarėve, pėr pak kohė tė gjitha kėto vise do tė shpalleshin katolike. Pas marrjes sė kėtyre informatave, Porta e lartė ėshtė ngritur nė alarm dhe me premtime si "tė Pilatit" nxori njė ferman nga vetė Sulltani e ja dėrgoi qeverisė nė Gjilan, pėrmbajtjen e tė cilit mund ta kuptojė dhe intepretojė kushdo. Nė kėtė ferman, shkruhet: "Popullata e atyre viseve qė deri mė 27 Gusht 1862 e ruante fenė e vet fshehurazi..." Po, por pėr hir tė Zotit, Shqiptarėt e kėtyre fshatrave gjithmonė janė tė krishterė e, pėr kėtė kanė dhėnė provimin me mėrgim. Shihet qartas se nė kėtė ferman nuk flitet pėr shqiptarėt e mėrguar, por pėr

ata qė janė shpallur mė vonė dhe pėr kėtė, duhej tė merreshin masat mė tė ashpra kundėr tyre.

 

- XLIV -

 

Autori i kėtyre rreshtave nuk dėshiron tė pėrmendė se ēfarė urdhėresash tė tjera merrnin nga Stambolli qeveritarėt e kėtyre viseve, qė t'i shtypnin e persekutonin kėta popuj sa mė shumė me metodat e vjetra perandorake, duke u urdhėruar qė tė bazoheshin nė ligjet dhe paragrafėt e vjetėr, mbi mohimin e lirisė kombėtare dhe tė drejtave fetare. 0 Zot i lum! Ēfarė tė drejtash gėzohen nė kėto vise? Ēfarė tė drejtash gėzojnė shqiptarėt e shtypur? Mohimin e ēdo tė drejte, ēdo kalimtar nė kėto vise mund ta vėrė re! Nė ēdo pikėpamje lista e mohimit tė tė drejtave, kishte pėr tė qenė e gjatė, ... Urdhėro, o kalimtar e hyr, nė ato vende ku bashkohen besimtarėt. I ēuditur, do tė shohėshse shtėpia e Hyjit, s'ėshtė asgjė tjetėr pėrveēse, njė shpellė, ose magaze armėsh... Sillu e shetit dhe, do tė bindesh se shqiptarėt nuk kanė tė drejtė as tė quhen me emrat e tyre, e jo mė tė ndėrtojnė njė kapelė... ose njė shkollė, ku fėmijėt e shqiptarėve do t'u edukoheshin e mėsonin nė gjuhėn e tyre shumė tė vjetėr por, pėr tė huajit e panjohur[60] Shqiptarėt nuk kanė tė drejtė... Edhe vetė Turqit mund tė dėshmojnė se pėr shqiptarėt lypet njė kohė e gjatė pėr t'i fituar tė

drejtat e tyre.

 

-XLV-

 

Urdhėri nga Stambolli ishte qė,  meshkujt e atyre viseve tė cilėt ishin shpallur publikisht si tė krishterė, tė mos merrnin me short nė shėrbim ushtarak! Por askurrė nuk u janė pėrmbajtur kėtyre fermanėve. Shumė meshkuj tė krishterė shqiptarė, qė ende sot (1865) janė gjallė, i kanė bėrė synet me pėrdhunė. Ende i marrin me hoxhallarė e zaptij dhe duarlidhur i ēojnė tė luten nė xhami... i vėrvisin tė gjallė nė det, vetėm pse nuk duan tė turqizohen! Shumė shtypje, zullume e keqtrajtime tė tjera iu bėhen shqiptarėve, por pėr hir tė pėrmbajtjes sė veēantė tė kėtij teksti, mė duhet tė mos i radhis. Urdhėri qė tė mos persekutoheshin shqiptarėt e mėrguar nė Muhaliq, mbeti letėr e vdekur.

 

- XLVI -

 

Herė pas here nė mesin e laramanėve gjendet ndonjė familje qė shpallet publikisht. Kėta janė tė detyruar tė shėrbejnė nė armatėn turke, por nuk paguajnė bidelinė (pagimi i shėrbimit ushtarak).

Siē u tha, nė vitin 1862 prifti Dom Pal Berisha, nuk i dallonte nė raportin e lutjen e tij, qė e kishte bėrė nė Stamboll, laramanėt e dikurshėm nga ata qė ishin shpallur mė vonė, ose nga ata qė do tė shpalleshin. E kėta, janė me qindra-mijra. Pėr kėtė arsye nė fermanin vezirial thuhet: "... Na ėshtė e njohur, pas hetimeve tė bėra dhe tė sigurta se pėr shėrbim ushtarak hidhet shorti nėpopullsinė e atyre viseve dhe se nga ata, nė tė njėjtėn kohė kėrkohet bidelia, e qė, gjithashtu i detyrojnė tė shėrbejnė nė armatė. Kjo nuk ėshtė dėshira e shprehur dhe e formuar nga Sulltani. Ju do tė keni mirėsi qė, kurrė tė mos lejoni tė mirret nga ata popuj. Duhet t'ua ktheni shumėn e marrur... Lypset

tė merrni masa qė, nė tė ardhmen tė mos ngjajnė raste dhe kepėrdorime tė tilla!" Sipas kėtyre rreshtave pra, vėrtetohet keqpėrdorimi i pushtetit ndaj shqiptarėve tė krishterė. Shihet qartė se kishte tė krishterė tė cilėt ishin liruar nga shėrbimi ushtarak nė armatėn otomane, sepse e paguanin bidelinė, shėrbimin ushtarak. Por mėrgimtarėt, tė cilėt e kishin fituar lirinė, i dėnojnė me tatime si tė krishterėt e tjerė nė Perandori, pėr ē'ka edhe ėshtė dashur tė mos shėrbejnė nė armatėn otomane, por...! Nuk kemi pėr qėllim tė nxjerrim nė pah padrejtėsitė qė nė pėrgjithsi i bėhen popullit shqiptarė nė tė gjitha trojet e veta nėn zgjedhėn otomane-turke, por golgotėn e atyre familjeve mėrgimtare, qė kanė dėshmuar me jetė e gjak pėrkatėsinė e tyre kombėtare e fetare.

 

-XLVII -

 

Nė vend qė tė silleshin me rezervė e dhimbje ndaj mėrgimtarėve, bejlerėt, duke qenė tė mllefosur, me plot hidhėrim e inat ndaj kėtyre fshatrave dhe, pėr t'i frikėsuar familjet e tjera qė donin tė shpalleshin, mendonin e ēmendonin persekutime tė reja edhe mė tė rrezikshme. Nė vend qė tė vinin rend e qetėsi dhe t'u kthenin shumėn e tė hollave shqiptarėve tė pafatė tė cilėt janė shpallur mė vonė dhe qė, padrejtėsisht ua kanė marrė pėr bideli, me pėrdhunė iu kėrkonin tatimet e viteve qė kanė qenė nė mėrgim. A ėshtė kjo e drejtė? Megjithėse, pushteti duhej t'i dėmshpėrblente, bejlerėt prapėseprapė iu kėrkonin mėrgimtarėve, tatimet dhe borxhet e vjetra!

 

-XLVIII-

 

Shpeshherė edhe midis gjyqtarėve ėshtė reklamuar rasti i tyre, e megjithkėtė i persekutonin, pėr ē'arsye tani nuk kanė asgjė pas shpirtit. Kanė mbetur, nė disa gra, tė veja tė cilat janė tė detyruara tė dalin nėpėr rrugė dhe t'iu shtrijnė dorėn mirėbėrsve zemėrgjerė. ... Ja pra gjendja e tyre mizore, qė ėshtė nė kundėrshtim me lirinė e fituar me gjak e mėrgim.

Pas Luftės sė Krimesė tatimi u shndrrua nė: Nizamie dhe HATIHUTIMAJUM; - shėrbim ushtarak i detyruar pėr tė gjithė, pa kurrėfarė dallimi tė pėrkatėsisė kombėtare dhe fetare e, pa shpėrblim. Nė kundėrshtim me kėtė ligj, i detyronin tė paguanin tatimin dhe me zaptijė e hoxhallarė i shoqėronin pėr t'i ēuar me mėnyra tė dhunėshme nė kazermat otomane.

Duke menduar se erdhi koha e volitshme, pushteti i Gjilanit kishte planifikuar vitin e kaluar (1864) t'i lante hesapet si vijon:

 

- XLIX -

 

Pushteti otoman i Gjilanit dėrgonte taksidarėt nė Mal tė Zi tė Shkupit e, pikėrisht nė kėto fshatra pėr t'i frikėsuar banorėt qė, ta paguanin tatimin bazė-themelor pėr ditėn e caktuar, nė tė kundėrtėn, tė mjerėt ata! E kėta tė mjerė, mblidhnin nėpėr sivėllezėr tė hollat e duhura dhe ua jepnin pleqve pėr t'i dėrguar nė Gjilan. Pasi ia jipnin taksidarit, ky u thoshte: "Kjo shumė ėshtė tatimi pėr bidelinė e papaguar tė vitit 1861". Kėshtu vepronin edhe tė tjera herė. Herėn tjetėr iu kėrkonin pėr tatime tė pėrgjithshme, pėr pasuri tė patundshme, herėn tjetėr pėr "vargi-e" - tatime pėr shtazė tė gjalla qė kishin... e, kur i ēonin u thoshin: "Kėto borxhe janė tatimi i papaguar i vitit 1862, kurse tatimet e tjera pėr shtazė sillni sa mė shpejt, pėrndryshe, tė mjerėt ju!" E duke marrė parasysh se nuk kanė me ēfarė t'i paguajnė tatimet e lloj - llojėshme, qė burgjet nė Gjilan gjithnjė

tė kenė brenda ndonjėrin prej kėtyre shqiptarėve...

Pėr sa u pėrket tatimeve pėr gjė tė gjallė dhe tatimeve ushtarake, vetė Krylpeshkėvi Dario Bucciarelli i ėshtė drejtuar gojarisht dhe me shkrim, Nazif Pashės, Guvernator nė Prizren, duke e njoftuar se, nuk kanė tė drejtė t'iu arrin as njė qime flokut e, aq mė pak tatimet qė pretendojnė; kurse sa i pėrket shėrbimit ushtarak, shqiptarėt e kėtyre fshatrave, janė liruar qysh nė kohė tė mėrgimit.

Mė 27 shtator 1864 iu paraqit Nazif Pashės, fermani vezirial, duke i bėrė tė ditur se, ndoshta Pasha nuk dinte pėr kėto keqpėrdorime e keqtrajtime, se pėrndryshe nuk do tė kishte lejuar sjelljet e Guvernatorit nė Gjilan, i cili futi nė burg dy tė varfėr, vetėm pse nuk mund tė paguanin bidelinė e trefishuar. Pėrkundrazi, Nazif Pasha pati guxim t'i mohonte argumentat e Kryeipshkėvit, duke pohuar se, nuk di asgjė, se nė Pashellakun e tij nuk ndodhin keqtrajtime tė tilla, se kėtyre shqiptarėve iu ėshtė kthyer borxhi dhe duke qenė se janė marrė ushtarė iu ėshtė paguar dėmshpėrblimi. Megjithėkėtė, kryeipshkėvi i ėshtė pėrgjigjur se, shqiptarėve nė fjalė nuk iu kanė paguar asnjė metelik dhe, deri dje me siguri, pėr shkak tė bidelisė, u gjendeshin nė burg. Po Pasha, rishtas mohonte pohimet e Kryeipshkėvit duke argumentuar me njė zė kėrcėnues se, ai ka vėrtetimin qė atyre u janė dhėnė rreth 4000 (katėrmijė) Piastra. Atėherė, Kryeipeshkėvi i ėshtė drejtuar me kėto fjalė: "Qė njė shumė e tillė tė jetė paguar nga kasa e Sulltanit, e besoj; qė Shkelqėsia Juaj t'ia ketė dėrguar shumėn e paraqitur qeverisė nė Gjilan, ėshtė e mundur, por, absolutisht, e mohoj, qė kėtė shumė t'ua kenė dorėzuar shqiptarėve tė kėtyre fshatrave!" Dhe pėr mė tepėr Kryepshkvi u shpjegoi se nuk ka pse t'ua kthenin atyre fshatarėve, sepse duhet qė edhe

ata ashtu si tė tjerėt tė paguanin bidelinė, por duhen kthyer borxhet atyre tė krishterėve tė cilėt janė shpallur publikisht si tė krishterė nė vitet e fundit. E mirė, i tha Pasha, do tė shohim!" U pa! Asgjė!

Mė 30 shtator 1864 duke udhėtuar pėr Karadak[61], Kryeipeshkėvi kaloi nėpėr Gjilan dhe, mė 1 Tetor shkoi pėr vizitė zyrtare tek guvernatori. Me atė rast i paraqiti pozitėn e shqiptarėve tė kėtyre fshatrave, ēėshtjen e tatimeve dhe se pėr kėtė arsye ata u gjendeshin nė burg.

Guvernatori ia mohoi tė gjitha fjalėt Kryeipeshkėvit... E pra, ndėrsa ai mohonte, pikėrisht pėr kėto shkaqe ata kalbeshin nė burgun e tij. Kryeipeshkėvi iu pėrgjigj me urti: “Edhe pse Shkelqėsia Juaj mė thoni, jo! mua mė duhet tė them: po!” Pasi Kryeipeshkėvi u kthye nė bujtore, dėrgoi njė prift tė vetin tek guvernatori, pėr t'i thėnė se, nga ana e tij le tė na falin, kurse nga ana jonė ēdo nderim e respekt, duke ia bėrė tė ditur se Kryeipeshkvi e dinte mirė, ndėrsa ishte nė vizitė zyrtare tek ai, dy shqiptarė nga Karadaku[62], pėr shkak tė bidelisė gjendeshin nė burg nė pallatin e tij; por pėr hir tė urtisė e protokoll'rt, heshti, sepse e di se si duhet tė sillet nė vende e raste tė tilla, por tė mos mendonte Guvernatori se Kryeipshkėvi nuk di ēdo gjė. Gjithashtu Kryeipeshkėvi e dinte se ndėrsa gjendej nė kuvend e pritje protokollare tek Guvernatori, njėri kalbej nė burg pėr mllef e qejf tė pushtetit, kurse tjetri pėr 16 piastra e gjysėm qė, ndėrkohė prifti i tij i pagoi dhe e liruan nga burgu, pak para se Kryeipshkėvi tė ndahej nga ai dhe satrapėt e tij.

Kėtė, kėta mund ta mohojnė, pse janė deklaruar armiqtė e kėtyre popujve, armiqtė tė shqiptarėve, por faktet gjithmonė mbeten tė vėrteta.

 

-L-

 

Nė rrethana tė njėjta, nė kuvend me Guvernatorin dhe anėtarėt e Kėshillit tė tij, Kryeipeshkėvi iu tha se ai nuk mund dhe nuk dinte si ta kuptonte, se nė ēfarė bazash drejtėsie themelohet njė masė kėsi soji dhe si mund tė arsyetonin masa tė tilla. Pėrgjigjeshin se urdhėresa tė tilla i kanė marrė nga Nazif Pasha i Prizrenit (kurse ky gjithmonė pohonte se nuk di asgjė pėr keqpėrdorimet nė Gjilan!), dhe qė: "Shqiptarėt e krishterė tė kėtyre fshatrave duhet tė shėrbenin nė ushtri sepse janė tė regjistruar nė regjistrin turk, ē'ka do tė thotė se janė "turq", ē'ka do tė thotė, se vetė janė deklaruar "turq", kurse lypset tė paguanin bidelinė sepse nė relalitet janė tė krishterė!"

Kėshtu Shqiptarėt e gjorė prej katėr shekujsh janė venė nė sprova tė ashpra. Qėllimi tjetėr i pushtetit ėshtė qė, t'i frikėsojė shqiptarėt e tjerė tė mbarė shqipėrisė sė Veriut, e posaēėrisht tė Malit tė Zi tė Shkupit, tė cilėt dėshirojnė tė shpallen publikisht, por duke i parė pėrsekutimet ndaj atyre katėr fshatrave, tė mos kenė guxim tė shpallen...

E kemi konstatuar dhe na duhet tė mbajmė pėr tė sigurtė se, kėta armiq tė shqiptarėve, pėr antagonizėm dhe pėr t'u treguar tė zellshėm e aktivė para autoriteteve tė Stambollit, kėtij problemi i kanė dhėnė krejtėsisht njė kahje tjetėr, duke e njohtuar Portėn e Lartė se, nė qoftė se mbi kėto familje nuk bėhet shtypje e madhe me persekutime mė tė ashpra, duhet pritur ē'rregullime ose kryengritje masive popullore, me pasoja tė pa parashikuara e tejet tė rrezikshme pėr Perandorinė. E informonim Stambollin se, nė qoftė se kėta i lironin nga shėrbimi nė ushtrinė otomane, tė gjithė shqiptarėt e kėtyre viseve, tė Shqipėrisė sė Veriut, do t'u shpallnin tė krishterė.

 

-LI-

 

Ėshtė e vėrtetė se, shqiptarėt e posaēėrisht tė krishterėt shqiptarė nuk duan tė shėrbejnė nė kazermat otomane, pėr arsye se ushtarėve shqiptarė iu bėnin shtypje e keqtrajtime tė mėdha. Nė kazermat otomane tentonin t'i rrethprisnin, t'ua ndėrronin emrat shqiptarė, t'i dėrgonin nėpėr xhami tė premteve pėr t'iu lutur Allahut, mundoheshin t'i turqizonin..., Por, po ta kishin lirinė fetare dhe priftin katolik shqiptar nė kazerma, siē i kanė turqit hoxhallarėt e tyre, atėherė do ta shihnin se shqiptarėt e krishterė do tė bėheshin mė trima se tė gjithė. Kjo ėshtė e pamundur tė realizohet... sepse otomanėt janė armiqtė e shqiptarėve dhe ēfardo fermani, ose konvente ndėrkombėtare qė ėshtė deklaruar nga Porta e Lartė, mbetet CARTA MORTA - letėr e vdekur, pėr shqiptarėt e kėtyre viseve. Gjithashtu, ēdo pėrfaqėsues diplomatik qė gjendet nė perandorinė otomane, mund ta vėrejė se sa iu pėrmbahen otomanėt konventave solemne, siē ishte p. sh.: HATI - HUMAJUMI. Ndoshta nė kryeqytet, ku gjenden ata, ka ndonjė lėshim, por nė viset e tjera, gjendja ėshtė tejet e mjeruar. E me sa duket, nė Shqipėri nuk realizohet kurrfarė konvente as fermani. Por, kėto familje i merrnin nė shėrbim ushtarak.

Ja regjistri i familjeve dhe i emrave tė kėtyre tė pafatėve. Ēfarėdo vėrejtje ose gjykim i lihet lexuesit tė ndėrgjegjėshėm.

Tė lindurit dhe tė vdekurit prej kohės sė nisjes e deri nė tė kthyer nga mėrgimi, nuk janė regjistruar kėtu gjithmbarėsisht, sepse as vetė tė krishterėt e kthyer gjallė, nuk i dinin emrat e tyre pėrveēse, siē thonė: shumė kanė lindur e, duke mos patur nėnat me ē'ka t'i ushqenin, vdisnin. Pastaj, thonė se disa prej tyre janė tretur, por nuk dinė tė tregojnė as mėnyrėn as vendin se ku kanė vdekur.

 

- LIII -

 

Nga regjistri i mėparshėm shihet se prej 148 individėve qė iu dihet emri, 74 u bėnė viktimė e persekutimeve dhe salvimeve tė lloj-llojshme, do tė thotė gjysma! Megjithkėtė ende dėshirojnė t'i pėrziejnė me laramanė dhe ata qė nė kohėt e fundit janė shpallur publikisht si tė krishterė, siē ishin tė parėt e tyre. Ėshtė e njohur pėr pushtetit otoman edhe hoxhallarėt se laramanėt, i shėrbejnė islamizmit sa pėr sy e faqe, sa pėr qėllime tė pushtetit: pėr t'iu shmangur fyerjeve, nėpėrkėmbjeve, tiranive, angarive e persekutimeve tė tjera qė me siguri do t'u viheshin nė shėnjestėr po qe se do t'u deklaronin shqiptar e katolikė publikė. Ndoshta lexuesi mendon se tė gjithė kėta rreshta janė njė e thėnė e kurrgjė tjetėr. Jo, jo! Tė gjithė kėta rreshta janė tė argumentuar me fakte" - shkruan ky autor[63]. 

 

 

Letėr e Fougeray mbi Martirė e Stubllės, Binēės, Terziajve, Vėrnakollės (Karadakut) 1846-1848 

 

Konstantinopojė, 16 maj 1846.

Zotėri dhe shumė i dashur At,

 

 

Mė bekoni, ju lutem!

 

 

... ėshtė e vėrtetė tė themi, qė nė zemrat myslimane nuk ka vdekur plotėsisht fanatizmi, ai s“ėshtė veēse i pėrgjumur dhe zgjohet me tė gjithė forcėn e tij primitive, kur pushteti i largohet ose kur bėhet ndonjėherė lėshim.

Ja shembull i dhemshur.

POPULLSIA E SHQIPĖRISĖ pėrbėhet prej tė krishterėsh, e myslimanėsh. Kėto tė fundit, megjithaė nė pakicė kanė tokėn dhe kryejnė tė gjtiha funksionet.

Nė vitin 1835, Shqiptarėt myslimanė, duke pėrodrur tė gjitha format e dhunės, ia dolėn mbanė, qė rreth tridhjet familje katolike tė mohonin besimin qė kishin. Kėto familje u kthyen myslimanėve vetė si emėr: NĖ SHTĖPITĖ E TYRE; BRENDA; ATO RUANIN TĖ GJITHA ZAKONET E KRISHTERA dhe nuk pritnin veēse rastin e volitshėm, pėr tė shfaqur publikisht, besimin katolik, qė e kishin nė zemėr. Njė vit mė parė nė Shqipėri u pėrhap lajmi, qė pas kėrkesave tė ambasadorėve tė Francės dhe tė Anglisė, Porta do t“i jepte liri tė plotė renegatėve t“i ktheheshin kristianizmit; menjėherė, NJĖZET E KATĖR, nga kėto familje, shfaqėn publikisht vendosmėrinė e tyre, pėr tė pėrfituar nga lėshimet, qė bėnte Porta, nėpėrmjet kėrcėnimeve, fyerjeve dhe torturavem, u pėrpoqėn ta thyenin atė, sepse e shihnin fyes pėr besėn e tyre. Meqė tė gjitha kėto mjete ngacmuese nuk sollėn rezultatin qė pritej, do me thėnė apostazinė (fe mohimin), ato menduan qė burgosja do tė kishte shuėm efekt.

Nė 01 nėntorin e kaluar, u burgosėn kryefamilajrėt e kėtyre familjeve tė mjera dhe shumė shpejt, tėrė familjet, duke shpresuar qė, nėpėrmjet provincioneve dhe trajtimeve tė kėqija, do t“ia dilnin nė krye, pėr tė kthyer qėndrueshmėrinė e tyre nė shpalljen e identitetit fetar e kombėtar. Por as uria, as i ftohti, as privacionet e ēdo lloji, nuk mundėn tė thyenin kurajon e kėtyre luftėtarėve tė guzimshėm, persekutorėt atėherė, kėrkuan ndėrhyrjen e autorivetit tė Portės sė Lartė, qė iu lutėn ti ndėshkonte fort kėta fatkeqė me rreptėsinė mė tė madhe, duke u trembur nga shembulli qė ato kishin dhėnė, qė nuk kushte tė krahasuar. Duhet ditur, nė fakt se nė Shqipėri, ka mė shumė se njėmije familje qė nė kohėra tė ndryshme tė kaluara, kanė qenė tė shtrėnguara pėr apostazinė dhe qė, pėr tė lėnė njė fe tė flakur nga ndėrgjegjia,  s“presin veēse ditėn, kur mund ta bėjėn atė pa rrezikuar jetėn, apo pasuritė. Megjithatė, qeveria turke, ngurronte, tė pėrdorė masa tė rrepta. Z. Kontl De Stürmer, Ambasador i Austrisė, i vetmi nga z. ambasadorė, qė kishte njohur pėr atė qė ndodhte nė Shqipėri, ndėrhyri nė favor tė familjeve tė persekutuara.

Sė fundi, pas disa konferecash, qė u bėnė pėr kėtė qėllim ndėrmejt ministrave tė Lartėsisė sė tij dhe Z. Ambasador tė Austrisė, u ndalua qė njėzet e katėr familjet, tė syrshynoseshin nė Bregun e Azisė, dyqind apo treqind lega larg vendit tė tyre; qė pasuritė e tye tė shiteshin dhe vlera t“u rikthehej atyre.

Z. De Stürmer, pa dyshim, n uk arriti tė parashikonte pasojat e miratimit tė tij nė atė pėrmasė, qė do t“i kushtonte jetėn kaq fatkeqėve.

Rreth shkurtit tė fundit, u njoftuan tė burgosusurit, qė tė zgjidhnin midis mėrgimit dhe njė apostazii tjetėr. Midis njėzet e katė familjeve, tre, pas katėr apo pesė muaj burgimi, nė njė stinė tė ashpėr, pa veshje, pa kėpucė, pa zjarrė, nė tokėn e xhveshur dhe tė lagėt dhe shpesh pa bukė, humbėn kurajon dhe treguan dobėsi, u thyen; NJĖZET E NJĖ TĖ TJERA DEKLARUAN, se ishin gati tė duronin mė mirė tė gjitha privacionet e mėrgimit, se sa tė mohonin kombin dhe fenė, me tė cilėn kishin lindur dhe donin tė vdisnin. Atėherė tėrbimi i persekutorėve nuk njohu kufi, rrahjet filluan me njė forcė qė s“ishte parė ndonjėherė. Sė fundi, besimtarėt tanė fisnikė guximi i tė cilėve ėshtė mė i admirueshėmi, megjithatė pėr shumė vite u mungoi arsimi dhe ndihma fetare, morėn rrugėn e mėrgimit; bėheshin rreth njėqind e gjashtė dhjetė vetė.

Ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruash atė qė ato hoqėn, gjatė udhėtimit disa javor, pėrmes Shqipėrisė e Maqedonisė, nėn drejtimin e armiqėve pėr vdekje. Kur kjo TRUPĖ MARTIRĖSH FISNIKĖ, arriti nė Selanik, dyzet vetė kishin vdekur tashmė, nga lodhjet dhe mundimet. Njė rrethanė e veēantė iu shtua veē tė tjerash kėtyre tė mjerėve, ajo, qė vajzat dhe gratė, gjatė udhėtimit, i ndanė nga baballarėt dhe burrat e tyre. Sado tė pėrpiqesh tė mos e besosh njė fakt tė tillė dhe cilido qoftė neverie qė tė tė gjallė, mjerisht, ėshtė jasht ēdo dyshimi, qė kjo ngjarje pati njė qėllim tė ulėt.

At Anton Maroevich, i Shoqatės sė Shėn Franēeskut, qė i kishte pajtuar kėto tė krishterė me Kishėn,, sigurisht qė ishte shpėrblyer pėr zellin e tij. Atė pra, e arrestuan dhe e futėn nė burg. Qėnia austriake ruajti atė nga shkopinjėt, por jo nga hekurat, me tė cilėt e lidhėn kėmbė e duar, pėr ta derguar nė konstantinopojė. Nuk u kėnaqėn me kėtė trajtim qė zakonisht i rezervohej keqbėrėsve tė Portės.

Gjatė rrugės i lidhėn kėmbėt me njė litar, qė kalonte sipėr baskut tė kalit ku kishte hipur. Njė ditė, kur ishte i lidhur sipas mėnyrės qė po tregojnė, kafsha u sul mbi tė dhe qe mbrojtja e veēantė e zotit, qė ai mundi tė shpėtojė, sepse s“mund tė pėrdorte as kėmbėt, as duart. Natėn e vendosin nė njė han tė keq dhe nė qafė i kalonin njė zinxhir hekuri, qė peshonte rreth njėqind e pesėdhjetė livra (okė), qė ia hiqnin tė nesėrmen nė mė gjes.

Kur arrit nė Selanik, atė e kėrkoi mėnjėherė konsulli i kombit, qė e liroi pasi bėri bisedime tė gjata me Pashain. Ky Pasha faantik, qė trajtonte aq ashpėr njė austriak, nuk duhet tė ishte aspak i predispozuar pėr tė ndihmuar tė mėrguarit: ai rezistoi me sa mundi, para se tė pranonte qė z. Vakondio, prift i Misionit tonė nė Selanik tė futej nė burg, pėr t“i ēaur ngushllimet e shėrbesės ungjillore sė tij, Besimtarėve dhe vėllezėrve nė fe.

Ē“gėzim, qe pėr to, gjetja e njė prifti, tė cilit mund t“i hapnin zemrėn dhe kalitnin nė sakramentin e Pendesės shpirtrat e tyre, pėr beteja tė reja! Dymbėdhjet viktima tė tjera vdiqėsn nė burgjet e Selanikut dhe u varrosėn me nderime si u takon shenjtėrve. Me kėrkesat e Z. Ambasadorė, Porta e shkarkoi nga detyra Pashain e Selanikut, pėr arsye tė qėndrimit qė mbajti nė kėtė rrethanė.

Pas njė qėndrimi prej dy apo tri javėsh nė burgjet e Selanikut, u dha urdhri, t“i nisin RRYFYESAT FISNIKĖ nė burgjet e Azisė; pothuajse tė gjithė ishin prekur nga dizanteria. MĖ kot z. Vakondio pėrsėriste, se ishte mizori qė ato tė udhėtonin nė kėtė gjendje dobėsimi dhe sėmundje, ku ishin katandisur uria dhe trajtimi i keq, askush nuk i dėgjonte vėrejtjet dhe urdhėri pėr nisjen e tyre u zbatua. Njė plakė e mjerė vdiq, kur po e transportonin nga burgu nė anije. Shumė tė tjerė vdiqėn gjatė udhėtimit. Sė fundi, nė 25 prill, ato tė cilėt uria, i ftohti, goditjet me shkopinj dhe lodhjet nga udhėtimi nuk i kishin korrur ende, arritėn nė Muhaliē, fshat gjashtėmbėdhjet  lega larg Brusėsm qė iu caktua si internim. I vendosėn nė njė han tė shkatėrruar, dhomat e tė cilit merrnin dritė vetėm nga dera. Nga njėqind e gjashtėdhjetė, apo njėqindė e tetėdhjetė vetė qė ishin kur u nisėn nga Sqhipėria, numri i tyre, ėshtė reduktuar nė tetėdhjetė e shtatė, nė 03 majin e fundit, ditėn kur ato u vizituan nga kolegu ynė z. Boniė, pasi urdėhroi imz. Hillero, Kryepeshkop i Petras dhe Delegat Apostolik  i Kosntantinopojės. Z. Abat Hillero, kusheri i Timzot Kryepeshkopit, qė banon kėtu qė prej disa muajsh, kishte dashur tė shoqėronte z. Boniė.

“Asnjė shprehje nuk do tė gjendej, thonin ato, pėr tė na dhėnė pamjen pikėlluese, qė u shfaq para syve tanė nė hyrje tė kėsaj banese tė zymtė. Grumbuj tė mėdha kockosha tė destinuara pėr rafineritė e sheqerit tė Evropės, zenė oborri si pėr t“i kujtuar pa pushim kėtyre tė mjerėve, pamjen e vdekjes, e cila pasi kishte prekur shumė prej shokėve tė tyre fatkeqė, nuk do tė mungonte t“i prekte shpejt edeh ato vetė. Pesėmbėdhjetė apo njėzet vetė, burra, gra dhe fėmijė, ulur nė kėto grumbuj kockash ishin tė zėnė me heqjen e parazitėve, qė po i pėrpinin tė gjallė.

“Duke pasė kėto fytyra tė zbehta, kockaė e lėkurė, kėto trupa, pothuajse lakuriq dhe tė dobėt tmerresisht, do tė mendonin se keni tė bėni me skelete; kėtyre tė paftve s“i ka mbetur veēse lėkura dhe koskat. Xhelatėt, me mizoritė e tyre, kanė arritur tė thyejnė deri gjymtyrėt e disa viktimave. Veē kėtyre qė kanė vdekur me mundime tė tmerrshme, ne pamė dy vetė, tė cilėve i kishin thyer kėshtu krahėt apo kėmbėt, njė i tretė ishte goditur aq fort nė shputėn e kėmbėve, sa qė mishi i kalbur i binte copa copa. Kėto njerėz tė mjerė, na pritėn me kriza dėnesė qė tė coptonin zemrėn. Pastaj hymė mė thellė, pėr tė vizituar qelitė ku ndodheshin mė tė sėmurėt; nė tė parėn gjetėm rreth dymbėdhjetė vetė tė shtrirė pėr tokė, qė nuk kishin as rrackat e domosdoshme, pėr tė mbuluar pjesėt e turpshme tė trupit. Ishte njė pamje qė tė revoltonte.

I sėmuri i parė qė pamė, ishte njė plak pothuajse nė agoni. Atij i treguam kryqin; i mjeri qė po hiqte shpirt gjeti forcė dhe ngriti me mundim kokėn, sa pa shenjėn e shpėtimit tonė, na tėrhoqi kryqin nga duart dhe e ngriti tė buzėt, pastaj me njė pėrpjekje pėr t“u mbajtur fillon tė rrėmoje pėrbri tij nė njė grumbull leckash. Zbulon  aty dy a tre fėmijė tė vegjėl, i ve tė puthin kryqin dhe me dorėn e dobėt, i jep bekimin atėror, duke na pėrshėndetur ne. Pas kėsaj skene prekėse qė tė kujton besimin e shekujve tė parė tė Kishės, ne kaluam nė njė kthinė tjetėr mė tė lemerisėshme se e para. Numri i tė sėmurėve ishte pothuajse i njėjti; por ato ishin mė tė ligėshtuar, nuk kishin as forcėn tė qonin, as tė ngrinin kokėn pėr tė parė kush i vizitonte. Na u desh pra, t“i afroheshim mė pranė kėtyre mjeranėve pėr t“u informuar pėr gjendjne e tyre. Por sa e madhe qe habia dhe tmerri bashkė, kur zbuluam shtrirė pėrbri tė sėmurėve kufomėn e dekompozuar tė njėrit prej shokėve tė tyre!

Infeksioni, qė shpėrndanin plehrat nė kėtė vend, na kishte penguar tė dallonin erėn e kufomės. Mund tė merret me mend, se sa i padurueshėm ishte ky infeksion, kur dihet qė nga tetėdhjetė e shtatė personat qė jetonin deri nė 03 maj, vetėm pesėmbėdhjetė apo njėzet prej tyre mezi kishin ruajtur atė pak fuqi pėr tė kryer vetė nevojat personale. Gjithė tė tjerėt ishin shtrirė mish mash, sipėr disa rreckash, pa pasur mundėsinė tė ngriheshin; pjesa mė e madhe pothuajse ishin prekur nga dizentaria. Nė vazhdėn e vizitės sonė u ndeshėm edhe me dy apo tre kufoma tė tjera. Menduam pra, qė me urgjente ishte heqja e kėtyre vatrave tė infeksionit dhe nxituam t“i bėnim varrimin me nderimet fetare. Askush nga tė gjallėt nuk ishte nė gjendje tė na ndihmonte nė kėtė detyrė tė pėrshpirtėshme, na u desht t“i kėrkonim ndihmė Grekėve fqinjė, pėr tė hapur gropat dhe varrosur kufomat. Pasi i bėmė nderimet e fundit tė ndjerėve, morėm pėrsipėr tė pėrkujdeseshim pėr mė tė sėmurėt. Ne nuk e kuptonim gjuhėn epirotase qė ėshtė gjuha e tyre; ndaj iu lutėm njerit prej tyre qė flilste pak turqisht, qė t“na shėrbente si pėrkthyes. Kur e pyetėm njė vajzė pesėmbėdhjetė, apo gjashtėmbėdhjetė vjeēare, tė cilės po i jepnim sakramentet e fundit, nė se do t“i falte me gjithė semėr ato, qė i kishin shkaktuar kaq vuajtje: PO, tha ajo, duke ngrit zėrin aq sa i lejonte gjendja e dobėt shėndetėsore, PO, IA FAL; Dhe nė ēast tė gjithė tė sėmurėt e tjerė, qė ndodheshin nė tė njejtėn dhomė thirrėn me njė zė: ZOTI IA FALTĖ, NE PO VUAJMĖ PĖR ARSYE TĖ MĖKATEVE TONA. E njejta skenė u ripėrsėrit nė tė gjitha dhomat e tjera. Tė krishterėt e parė shfaqin ndjenjat mė tė bukura.

Ne i dhamė njeri oas tjetrit Vajimin e Fundit pesėmbėdhjetė vetėve qė po hiqnin shpir; pastaj u bė mesha e shenjtė, jo nė shtėpi, sepse aty nuk gjendej njė vend pėr tė qenė, por nė mes tė oborrit ku menjėherė sajuam njė altar; ato qė mundėn tė tėrhiqeshin, morėn pjesė aty dhe gjetėn njė prehje shpirtėrore tė plotė, ato u bėnė mesim i madh pėr shumė Grekė, qė kishin vrapuar pėr ė qenė dėshmitarė tė ceremonisė. Nė Kungim ne shkuam nga dhoma nė dhomė pėr t“i ēuar Kungimin e shenjtė, atyre, qė po vdisnin. Tė gjithė e e morėn duke treguar mirėnjohjen me tė thellė dhe i dikej se nuk mdun ta falenderonin sa duhej Zotėrinė tonė pėr kėtė ngushėllim, qė i dha pėrpara se tė vdisni. Pasi plotėsuam nė kėtė mėnyrė detyrėn e pushtetit tonė meshtarak pranė tė krishterėve, ne i shtymė tė pėmbėngulin nė ndjenjat qė na mrekulluan dhe i siguruam se do tė interesoheshim pėr to, duke predikuar shpirtrat e devotshėm, qė janė tė shumtė nė Konstantinopojė.

Megjithatė mjerimin e madh, ato nuk kėrkuan nga ne asnjė ndihmė materiale tė pėrkohėshme, por vetėm disa objekte besimi. Njė medalje tė Virgjėrės Mari, njė rozare, mjė kryq kishin üėr to, mė shumė vlerė se gjithė ari i botės.

Ne i lamė tė gjtiha paratė, qė nuk na duheshin pėr t“u kthyer nė Kosnstantinopojė dhe sė fundi u ndamė me kėqardhje, nga kėto tė krishterė shembullorė, me zemėr tė helmuar, nga dhembja qė na shkaktoi kjo pamje e mjerė, dėshmitarė tė sė cilės u bėmė, por duke lėvduar gjithashtu Zotin, qė I KISHTE DHĖNĖ KĖTIJ VEND (SHQIPĖRIA), NJERĖZ TĖ TIJ, SHEMBULL E DURIM DHE GUXIM TĖ DENJĖ PĖR TĖ QENĖ HEROJ TĖ PARĖ TĖ KRISTIANIZMIT.”

Ja, shkurtimisht, Zotėri dhe shumė i nderuar At, ēfarė na treguan kolegu ynė, z. Boniė dhe z. Abat Hillero pėr vizitėn, qė i bėnė tė mėrguarve nė Huhaliē. Kur u kthyen nė Brusė, kėto zotėrinjė, i treguan konsujve tė Francės dhe tė Anglisė hollėsirat qė ju lexuat. Menjėherė tė dy konsujt i drejtuan kėrkesa tė forta Pashait tė Brusės, qė premtoj t“i dėrgonte qė tė nesėrmen 2000 piastra (rreth 470 fr.) dhe disa copė pėlhuar. Sapo u kthyen nė Konstantinopojė z. Boniė dhe Hillero shpejtuan t“i paraqitnin imzot Kryepeshkopit, atė ēfarė kishin parė; nga ana e tyre konsujt e francės dhe tė Anglisė i kishin dėrguar raporte, ambasadorėve tė tyre perspektivė aq tė qartė, sa pėr njė ēast, Konstantinopoli u prek. Nė njė qarkore qė Imzot Kryepeshkopi iu drejtonte priftėrinjėve tė famullive tė ndryshme, kėrkonte lėmoshė publike nė njė kohė, qė notat energjike tė ambasadorėve e detyronin Portėn, tė dėrgonte ndonjė ndihmė nė tė holla dhe nė veshje. Zelli i Imzopt Hillero, nuk qe pa fryte, lypjet e bėnė nė famullitė; para, ndrresa dhe veshje iu dėrguan Motrave tė Dashurisė dhe At Anton Maroeviq, qė e quante veten tė ndarė pėrgjithmonė nga besimtarėt e tij tė dashur, u ngarkua tė shkonte t“i dėrgonte ngushllimet e meshtarisė sė tij dhe ndihmat e dashurisė publike.

Sot bėhen pėrpjekje tė reja, pėr t“i ndihmuar kėto fatkeqė, Z. Ambasador i Anglisė, i sponzoroi Motrave tė Dashurisė, t“i dėrgonin mjekime, e tė pėrkujdeseshin pėr tė sėmurėt, duke u treguar vetė i gatshėm t“i shoqėronte Motrat dhe t“i hiqte tė gjitha vėshtėrsitė e rrugės. Tė njėjtin mendim, patėn edhe nė Ambasadėn Franceze; Superiorja dhe dy nga shoqėrueset e saj, erdhėn nė port dhe z. De Bourqueney vuri nė dispozicion tė Motrave anijen me avull tė Misionit “Pėllumbi”, pėr t“i transportuar nė Mudania, pika bregdetare mė e afėrt e Muhaliēit.

Shpresojmė qė treguesit e kėtij interesimi tė madh do tė kenė si rezultat tė shkėpusin nga njė vdekje e sigurtė tė paktėn disa prej kėtyre viktimave tė shkaktuara nga fanatizmi mysliman.

 

Pranoni...

 

 

F. FOUGERAY

I padenji Prift i Misionit

  

Pėrshkrimet e Imzot Hillero pėr vuajtet e Martirėve tonė

 

Konstantinopojė, 17 Maj 1846

 

Zotėri dhe shumė i dashur mik,

 

Kur u nisa Franca ju mė patėt rekomanduar tė vlerėsoja disa gjėra interesante qė tashmė mua..., po bėjė me shumė dėshirė pėrderisa pak kohė mė parė qe qesh, dėshmitarė okularė i njė spektakli tepėr tė mjerueshėm e mizor qė deri danu nuk kisha parė me sytė e mi.

Mė 28 tė muajit Prill sė bashku me z: Bonnier i Kongregacionit tė misionit, u nisėm pėr nė brusė me qėllim qė tė vizitonim ato katolikė shqiptarė dhe tė informoheshim mbi gjendjen, kushtet dhe vendin e internimit. Ishin mė shumė se 20 familje kristiane tė kufirit shqiptaro – serbe dhe ishin sjellur nė kėtė bregdet tė Azisė...

Brusa ky qytet tepėr i lulėzuar nė kohėn kur sulltanėt e kishin zgjedhur poėr vend qendrimi... Konsulli frances dėshmoi njė mikpritje dhe njė mirėsjellje ndaj sė cilės jemi mirėnjohės. E pikėrisht prej tij kerkuam informationet e para. Na tha qė kishte qenė pranė tė internuarve tė mjerė dhe tashmė e mėtej ato ndodheshin nė njė qytet tė vogėl tė quajtur Muhaliq d.m.th rreth 35 milje mė larg. Por gjithashtu na tha se nuk ishte interesuar pėr shkakun e dėnimit tė cilit ata tė pafat i ishin nėnshtruar. Atėherė i treguam ne se si ato familje, pas shumė vjet poshtėrsimesh e keqtrajtimesh sepse ato nuk pranuan tė konvertoheshin nė fenė islame u adabtuan nga turqit por pėrderisa ato u deklaruan nė mėnyrė tė hapur katolkė, vitin e shkuar dhe bėnė qė ky zė tė arrinte ambasadorėt e Francės dhe tė Anglisė arritėn tė siguronin interesimin tonė. Bashkė me kėtė tė fundit siguruan dhe konēensionet e favarshėm qė kukshdo qė donte tė kthehej nė kristianizėm tė arrinte ta bėnte kėtė, dhe pėr to ky qe njė fakt gėzimi dhe lehtėsimi pėr t“u larguar nga nėj kult tė cilin ato e gjykojnė tė papėrshtatshėm. Por autoritetet turke tė cilat nė pushtetin lokal e nė provinca si edhe mė tepėr akoma kryejnė mijra akte arbitrare menjėherė i burgosėn. Duke ju bėrė tė qartė rrugėn e tyre drejt internimit nė vend te rrugės drejt varrit. I ndanė nė dy brigada, njėra pėrbėhej prej burrash ndėrsa tjetra prej grash dhe fėmijėsh. Kėto tė pafat u transportuan nga Shkupi nė Selanik, ku njė prift i misionit tė Konstantinopojės arriti pas njė kėmbėngulje tepėr tė madhe tė arrinte tė vizitonte e tu bėnte atyre ato favore dhe ato shėrbime qė rrjedhin prej besimit tė krishterė.

Keqtrajtimet e shumėllojshme nda tė cilėve turqit ju a patėn nėnshtruar kėta shqiptarė, me siguri kishin pėr tė shkaktuar njė indinjatė edhe nė zemrėn mė barbare. Kėshtu pra, kėto viktima tė mjera tashmė ishin shumė pranė vdekjes nėn ēatinė e burgut tė Selanikut, KU MEGJITHATĖ 12 PREJ TYRE U ZHDUKĖN. Njė prej viktimave ra pa ndjenja nė breg tė detit pikėrisht nė kipėn e imbarkimit pėr nė vendin e internimit.

Pasi arritėn nė Muhaliē, kujdesi jonė i parė qe qė tė shkonim dhe tė takoheshim me ata tė mjerė, por ē“tė shihnim... Oh! Njė skenė tejet e dhimshme e qė vetiu denonconte! Unė nuk mund ta pėrshkruajė pa mė rrjedhur lot prej syve. Objektet e para qė panė sytė e mi ishin disa gra akoma tė reja, vajza e djem pothuajse lakuriq. Duke qenė se pjesa mė e madhe e trupit ishte e zhveshur tashmė ajo ishte e skuqur nga kafshimet e insekteve dhe e irrituar nga tė ftohtit, nuk mbanin veēse njė kėmishė tepėr tė ndyrė e copė-copė, nga tė gjithė gjokset pa pėrjashtim dilnin afshama, pshretima e drithėrima qė trondisnin nė shpirt. Dikush nga ata tė mjerė pothuajse tė fikur pushtonte lakuriq pėr tokė, dikush i ulur mbi njė copė dėrrasė ose mbi disa eshtra kafshesh; tė cilat gjendeshin me shumė nė kopshtin pėrreth duke i dhėn njė grafmė tė rėndė ajri dhe duke e rėnduar mė tepėr atė poshtėrim makabėr. Fjala e parė drejtuar nfa nesh prej atyre tė mjerėve qenė kėto: “JEMI KATOLIKĖ DHE DO TĖ JEMI DERI NĖ VDEKJE”. Mė tej na kėrkuan objekte tė mėshirės kristiane, kryqe, rozarė, e medalje. Ishte njė kėrkesė tepėr prekėse qė ne e dėshonim nga goja e 80 martirėve tė cilėt vlersonin mė shumė simbolet e fesė sė tyre se sa ushqimin, dukėn dhe veshjen pėr tė cilat kishin njė nevojė ekstremė.

Kishim me vete medalje e rozare por jo kryqe dhe unė pa ditur si tė shpėrbleja bėsimin dhe qėndresėn e tyre nxorra kryqin tim nga gjoksi, e pėr shumė arsye mua mė ėshtė tepėr tepėr i dashur. Ata e shrėnguan menjėherė e me tė parė imazhin e shenjtė tė Zotit Tonė tė pėrvuajtur njėllojsi ata dhe pėr ta, u ngritėn me njė britmė gėzimi, ndoshta e para qė u dolil prej zemrės, prej kohės qė filluan kėtė avanturė tė pafat. Ia kalonin kryqin njėri tjetrit dhe tė gjithė duke e mbajtur me dashuri e duke e pėrkėdhelur mbėshtesnin ato buzė tė fikura nga torturat dhe me pėrulje e puthnin. Nė fatkeqėsinė e tyre u ndjenjė tė lumtur pėr njė ēast vetėm pse u gjendėn ndėr miq e vėllezėr dhe kjo kuptohet qė vinte nga se pėr njė kohė tė gjatė kishin parė dhe ishin trajtuar qė patėm mundėsinė me i ndihmuar ata MARTIRĖ..., e me pėrzierė ndjenjat edhe lotėt tanė me rrahjet e zemrės sė tyre e me frymmarrjne e tyre. Nuk po them se pėrziem lotėt tanė me tė tyre, sepse ato nuk mund tė qanin mė dukej se lotėt u ishin shterrur.

Pastaj vizituam kasollet e tyre tepėr tė ndyra tė cilat unė dua t“i quaj biruca tė cilat kerkush nuk guxon t“i vizitojė. Nė to kishte akoma mė shumė njerėz qė nuk mund tė lėviznin; tė shtrirė deri nė pėrhumbje, me asnjė lloj shtrati tjetėr pėrveē njė rrogozi e ajo qe e rėndonte mė tej kėtė spektakėl qe fakti qe tė pėrhumburit e tė pafatit ishin mė shumė gra e fėmijė?

Oh! Kėtu po, ishte megjithmėnd njė skenė e tmerrshme dhe makabre. Midis tyre shtriheshin tre kufoma, dhe ato me gisht na treguan qė ishin tė vdekurme njė akt qė na habiti. Nė dėshminė pėr vdekjen dukej sikur dėshmonin dhe bekim. Njėri thoshte, “ky ėshtė trupi i gruas sime”! Tjetri: Ky ėshtė trupi i babait tim”!.

Mė tej dėgjohej njė zė femror i mjerė me nota tė thekshme e dhimbje e pėr mė tepėr delirante pėr mesazhin qė mbarte. Ishin kėngė mortore, tė cilat thuheshin pranė trupit tė ēveshur tė tė afėrmit tė saj, hera-herės ato theksime tė ashpra e tė pėrsėritura nga njė zė trithėrues ndėrpriteshin nga britmat e dėshpėruara, pastaj ajo e fillonte kėnfėn e saj qė shkaktonte njė lloj ringarkimi emocional. Njė grua tjetėr dhe njė vajzė duke mos mundur tė mbanin njė ngarkesė tė tillė dhe njė dhimbje keq ekspesive rrinin krejt tė heshtura qė prej disa ditėsh: na shihnin drejt nė sy me njė shikim; njė nuk shprehte asgjė e pa thėnė asnjė fjalė. Femra qė duhej tė trajtoheshin me mė shumė dhemshuri qenė pikėrisht viktimat e keqtrajtimeve mė tė poshtra, e pėr kėtė shkak shumė prej tyre tashmė janė nė varr, ndėrsa ato qė mundėn tė mbijetojnė ndaj kėtyre tronditjeve tė patreguara (vdekja e tė afėrmit, pjesmarrja vetėm nė skena qė kanė tė bėjnė me pėrcjellje mortore) kishin rėnė nė gjendje tė tillė shpirtėrore qė mund tė konsiderohej si humbje e sensit dhe e dėshirės pėr tė jetuar. Dhe pėr kėtė tė gjithė ata tė dobėsuar, tė paushqyer, kockė e lėkurė, tė zbehtė, shihnin e nėpėrmjet vėshtrimit dėshmonin njė ankth tė pashpjegueshėm drejt qiellit e dukej sikur i kėrkonin: “Po pėrse pikėrisht ne duhej tė dėnoheshim, tė vuanim kaq?” Ishin mjaft ata qė i kishin kėmbėt tė thyera ose tė enjtura prej goditjeve, tė tjerėt vuanin prej dizanterisė mė shuėm tė rinjtė, mbi trupin e tė cilėve shiheshin britma papushim nga foshnjet nė nevojė pėr t“u ushqyer, por prindėrit e tyre nuk kishin mė?

Disa sapo tė lindur latantė ishin po aq tė heshtur sa nėnat e tyre qė i shikonin tė fikeshin nga pak pa pasur mundėsi t“i ndihmonnin, e tė tjerėt mė nė fund pushonin tė shtrirė midis personave tė vdekur e nė to nuk kish mbetur veēse njė fill i dobėt i jetės.

Pleq nuk ka mė, i fundit u fik pothuajse para syve tanė.

Nga 180 persona qė ishin nisur nga atdheu i tyre pėr nė mėrgim (Muhaliē) javėn e shkuar (3 dhe 4 Maj 1846) nuk ishin veēse 87 (tetėdhjetė e shtatė). Vdekja i kishte pėrgjysmuar dhe midis tė mbijetuarve tė paktėn 30 nuk mund tė lėviznin mė.

U dhashtė ndihmė mė estreme 15 tė rriturve. Tė nesėrmen pasi celebrova Meshėn e Shenjtė jashtė nė kopshtin e burgut tė tyre u bėra kungimin e fundit edhe 15 tė sėmuarve midis tė cilėve ndodhej dhe njė grua e re. QĖ NJĖ DITĖ PARA SE VDISTE MU LUT T`I BĖJA SHĖRBIMET E FUNDIT BURRIT TĖ SAJ, I CILI NDODHEJ PIKĖRISHT MIDIS KRAHĖVE TĖ SAJ; POR PA MENDUAR SE TĖ NESĖRMEN E VDEKUR NĖ KRAHĖ TĖ TIJ DO TĖ PUSHONTE EDHE VETĖ. I Varrosėm me ceremonitė e zakonshme tre persona qė pothuajse na u fikėn para syve, 10 tė tjerė kishin kaluar nė jetėn e pėrtejme njė javė pasi kishin arritur nė kėtė vend, ndėrsa 5 pikėrisht ditėn e mbritjes sė tyre. Tė gjithė duhet tė prehen nė atė moēalishte tha pashai Brusės, sepse klima aty ishte shumė e pashėndetshme. Pikėrisht nė atė pohim ėshtė siguria qė tė gjithė ata kanė pėr tė pasur PALMĖN E MARTIRIT sepse nuk mohuan fenė e tyre dhe nuk pranuan tė bėen turq dhe jeta e tyre tokėsore deri nė triumf mbeti e pastėr.

Para se tė ndahemi nga ata tė mjerė qė na u bėnė shumė tė dashur e mjaft tė afėrm pėr trimėrinė dhe kurajon e tyre si edhe pėr vuajtjet e hequra i kėrkuam tė ndihmoheshin reciprokisht tė adhurinin dorėn e Zotit, tė duheshin e megjithėse prova nėpėr tė cilin kishin kaluar ishte tepėr e fortė me siguri do tė parantonte si ēmim tė kėsaj ekzistence besnike ditėn e lumtur. Atyre u dhamė ato kėshilla qė ne i gjykuam si mė tė pėshtatshme pėr t“u mbrojtur dhe pėr tė luftuar sėmundjet e tyre, i ndihmuam tė pastronin birucat e tyre tė cilat ishin burim infeksioni, e mė nė fund u shprėndanė tė gjitha ato pak para qė patėm (rreth 80 franga) duke i premtuar qe do “i dorzonin veshje, rroba dhe ndihma tė tjera materiale e shpirtėrore, pėr tė cilat kishin nevojė. Mė tej i siguruam se nga mjerimi i tyre i tmerrshėm vepruam si persona qytetare dhe jo si autoritete fetare. Mbi kėtė bazė do tė bėnim edhe njė raport tė thjeshtė. Tė tėra kėto premtime mė vonė u pėrmbushėn prej nesh me saktėsi.

Me tė hyrė nė Brusa konsulli i Francės, na kėrkoi materialin mbi tėinternuarit e mjerė dhe e prek thellėsisht duke dėgjuar ēfarė referova unė sipėr. Mė tha se duke filluar qe nesėr ai vetė do ta informonte pėr ēdo gjė pashanė dhe premtoi nė mėnyrė tepėr shprehėse se do t“i ndihmonte me njė impenjim maksimal kėto krijesa tė palumtura mbi tė cilat kishte rėnė njė ndėshkim kaq kriminal dhe kaq absurd. Ndėr kaq arriti edhe konsulli i Anglisė, i cili mbeti jashtėzakonisht i habitur nga njė egėrsi e tillė dhe njėlloj premtoi t“i mbronte energjikisht shqiptarėt e mjreė  pranė pashait. E bashkėrenduar dhe insistuese qe vepra e dy konsujve pėr tėkė rrethanė, tė dy informuan ambasadorėt pėrkatės e mė tej kėta tė fundit kėnė kėrkesat oportuniste pranė oborrit mbretėror duke vepruar me energji dhe me njė zell tė pėrkushtuar.

Nga ana tjetėr kryepeshkopi i Patrės, Vikari Apostolik i Patrikanės sė Konstantinopojės, bėri njė ndėrhyrje tepėr tė gjatė pėr ata tė tronditur e tė pafat, tė cilėt u bėnė njė ndėrhyrje tepėr tė gjatė pėr ata tė tronditur e tė pafat, tė cilėt u bėnė duke qenė nė mėrgim besimtarė tė asaj dioēeze. Aus duke dėgjuar mundimet e tyre, urdėhroi menjėherė qė tė organizohej njė ndihmė nė tė gjitha kishat e kryeqytetit dhe u dėrgoi njė ndihmė tė konsiderueshme nė para tė internuarėve tė Muhaliēit. Ndėrmetės nė kėtė rast u bė njė prift Franēeskan qė ndėrkohė pt filluar shėrbimin shpirtėror si misionar duke ndarė bashkė me ta qė kishin mbetur gjallė privacione. Por ai mė nuk ka pėr tė parė vetėm njė pjesė tė vogėl tė grigjės sė tij. Nuk ka pėr t“i gjetur mė.

10 djem qė tashmė ishin bėrė skllevėr ndėr turq, dhe asgjė s“ka pėr tė dėgjuar pėrreth pėrveē rėnkimeve. Por do tė ketė ngushllimin tė shohė e tė prekė se si dhuna e violenca kaq e gjatė dhe kaq kriminale, nuk mjaftoi pėr tė rrėmbyer nga buzėt e grave dhe tė fėmijėve mohimin e fesė katolike.

 

“Pranoni Shkelqėsi etj. Etj.

Hilero

 

 

 Letrė  e Motrės LESUEER

 

 

Filadora, 05 qershor 1846.

Shumė e nderuara Nėnė,

 

 

E detyruar nga koha e keqe tė ndaloj pak, pėrfitoj t“jap njė shenjė jete. Nuk kam mundur tė bėj kėtė qė kur erdha tek Shqiptarėt tonė tė dashur, e megjithatė sa gjėra interesante kam pėr t`tju treguar!... Do t“i ruaj pėr mė vonė hollėsitė, kur tė kthehem nė Konstantinopojė; megjithatė sot do tė pėrmend disa fjalė.

Dhe qė nė fillim megjithėse me urdėhr tė Sulltanit, qė pas ankesės sė Misionarėve, u ndihmuan pak kėto tė mjerė, gjendja e tyre mbete gjithnjė shumė e rėndė; vdiqėn edhe dhjetė tė tjerė pas kthimit tė z. Boeniė dhe para gjashtė ditėsh varrosėm edhe njė vajzė tė vogėl tetėvjeēare. Tani shpresojmė tė shpetojmė kėto qė vazhdojnė tė mbahen megjithė kėto fatkeqėsi qė i kanė. Ambasadori anglez dėrgoi sekretarin e parė, ai i Prusisė bėri tė njėjtėn gjė. Por ndihma mė e madhe pėr to ėshtė sakrifica e mjekut Neyler-Bey. Zelli i tij nuk ka tė lėvduar. Ai ėshtė njė katolik i zjarrtė, qė na ka ndihmuar fuqimisht nė kėtė mision kaq tė bukur, ku unė ndjehem e padenjė.

Pasi u pėrkujdesėm pėr tė sėmurėt, ne morėm nga qeveria autorizimin tė zhvarrosim trupat e tė dhjetėve, qė ishin hedhur me gjithaė rroba nė rrugė tė madhe, e qė kaksa ishin mbuluar me dhe. I varrosėm kėta trupa kaq tė denjė, me nderat si tė krishterė pranė vėllezėrve tė tyre dhe mbi varre vendosėm nga njė kryq tė thjeshtė, simbol i bėsimit dhe qėndresės sė tyre.

Prifti i tyre i denjė, At. Antoni bėri ceremonitė; tė gjithė ato qė po shėroheshin durra, gra dhe fėmijė u mblodhėn aty, po kėshtu edhe grekėt e Turq, kėto tė fundit pėr kureshtje por emocioni i tė parėve qe i madh. Kjo qe dita e tė Ngjiturit tė Zotit tonė Jezu Krishtit nė qiell. Njė mur u ngrit si pėr mrekulli pėr t“i ndarė nga Grekėt. Njė kryq prej mermeri tė bardhė i vendosur sipėr portės dhe njė tjetėr mė i madh, nė mes tė vendit, sipėr  njė epitafi, do tė shėrbejnė si monumente pėr t“ardhmen. Doktori Neyler bej kėrkoi njė ferman qė qeveritari dhe pasuesit e tij tė kujdėseshin pėr kėtė mur nė vazhdimėsi. Ai ėshtė pre apo katėr kėmbė i gjėrė, dera ėshtė prej hekuri. Bėra dy ēelsa, njėrin pėr t“ia dhuruar Atit tonė tė nderuar dhe tjetrin Imzot Hillero. Nėnshkruam pėr shpenzimet dhe Zoti na dha bekimin e tij.

Nuk kam pėr qėllim t“ju jap sot raport tė hollėsishtėm pėr mizoritė, qė i janė bėrė kėtyre tė mjerėve, por ato janė aq tė pabesueshme, sa qė shoh si njė mirėsi, tė Hyjit Zot, qė dy kombėsi protestante dėrguan aty dėshmitarė, pėr tė parė dhe dėgjuar, sepse po kėto do t“i akuzonin katolikėt se shtoni. Ju Nėnė e nderuar, pasi ta keni lexuar kujtohuni, qė po ju shkruaj gjithēka para syve tė Zotit, nė atė mėnyrė tė habit fakti, se si shtatdhjetė e gjashtė, mbetėn gjallė me gjithė kėto vuajtje, kur njė numėr i madh vdiqėn. Do tė desha tė kishit mundėsinė, qė tė shikonit sa bindėse janė mbeturinat e KĖTIJ RELIGJIONI TĖ SHENJTĖ; ēfarė qetėsie, ēfarė vendosmėrie, ēfarė bashkimi! Shumė vetė kungohen ēdo ditė. Oh! Ē“kėnaqėsi tė jesh mes tyre! Megjithatė duhet tė largohem, por pėrpara se tė ndahem prej tyre pres pėrgjigje pėr lutjet, me qėllim qė tė realizohet premtimi qė na ėshtė bėrė nga Porta e Partė pėr t“i afruar ato nė Brusė, pėr arsye tė klilmės sė keqe tė Muhaliqit, si edhe me qėllim qė konsulli francez tė jetė mė afėr tyre pėr t“i mbrojtur. Kėrkesa na u plotėsua, ndaj po udhtojmė tani pėr nė Filadora, tre lage larg Brusės, e do tė qėndrojmė nė njė mal qė zgjodhėn dy prej tyre, sepse i ngjante me ato tė atdheut tė vet; nė gjirin e tij ato do tė mbushen me shpresė, se do tė kthehen nė vendin e vet kur tė jenė plotėsisht tė shėnuar. Unė e dėshiroj mė shumė kėtė se, pesėqind familje qė rrėfejnė katolicizmin fshehurazi, do ta bėjnė atė haptazi, po tė kthehen nė vendin e vet dhe ėshtė pikėrisht kjo, ajo qė e frenon qeverinė turke. Do tė shikojmė se ēdo tė bėjnė nėn kėtė ndikim fuqitė e krishtera.

Ėshtė dita jonė e tretė e ecjes nė male qė nė francė s`mund tė mendohet; nėse nesėr koha do tė jetė mė e mirė, ne do tė vazhdojmė rrugėn tonė, por ajo nuk po e merr kthesėn. Dje u lagėm deri nė palcė, pjesa e sipėrme e karrocės u zhyt thellė nga forca e shiut. Tė premten na u desh tė kalonim natėn nė mes tė fushave, por kudo ndjejmė praninė e qartė tė mirėsisė sė patundshme tė Zotit, me shėndet jemi mirė dhe zemrat i kemi tė kėnaqura... Po tė shikonit, shumė e nderuara Nėnė, tryezėn, nė tė cilėn po ju shkruaj dhe elegancėn e veshjet time, nuk do tė pėrmbahesh nga gazi: po ē“rėndėsi ka gjithė kjo? Nėse kam pasur ndonjė kėnaqėsi nė jetėn time, kjo ia kalon tė gjithave.

Nė Filadorė, unė do tė filloj shėnimet e mija. Nuk e di nė se boja, ose mė mirė uthulla qė po pėrdorė, do t`ju lejojė ta lexoni. Po i kaloj nė qetėsi shqetėsismet mizore, qė mė shkaktoi rruga e tmerrshme, e prishur, nėpėr tė cilėn na kaluan udhėpėrcjellėsit. Nė ēdo ēast mė dukej se dėgjoja thirrjet e fėmijėve qė binin nga lart, i shihja tė rrokulliseshin nė honėn anės rrugės. Por shihja edhe Marinė, duke mė qortuar pėr atė pak besim qė kisha dhe kur zemra ime kthehej drejt saj, ndjenja tė mė rilindėte nė shpirt qetėsia. Arrita nga tė parat dhe pėr fat tė mirė, Zoti mė ndihmoi, tė gjenim gjashtė kuaj pėr tė ndihmuar gratė dhe fėmijėt, qė kishin mbetur nė njė shkėmb nė mes tė errėsirėn; kafazi (polici: Gj. Gj.) i ruante. Kur karavani ynė arriti, i gjithė fshati grek u shqetėsua, ose mė mirė u xhindos; nuk pranoi tė priste TUFĖN TIME TĖ SHENJTĖ. Shqetėsimi im qe i madh, derisa Zoti na solli nga Brusa, nja dhjetė xhandarė, qė tė strehonin Shqiptarėt me urdėhr tė Pasahit. Ēdo gjė atėherė u bė mirė dhe ato u rregulluan siē mundėn. Tė nesėrmen iu luta kryetarit tė fshatit, qė ėshtė turk dhe mė tė shquarve midis Grekėve, qė tė vinin tė flilsnin me mua. Ato e plotėsuan dėshirėn time. I thashė qė ėshtė nė interes tė tyre t“i presin me ngrohtėsi Shqiptarėt, se ato nuk do t`i bėheshin barrė po qe se do tė silleshin mirė me to, unė do t`u lija njė lėmoshė pėr tė varfėrit e komunės sė Filadorit. Kjo gjė i bėri pėr tė qeshur; shtova se nėse ato nuk do tė binin dakord me mua, do tė detyroheshin nga autoritetet. Sa mbaruam bisedėn, erdhi konsulli i Francės, e pak pas tij ai i Anglisė, me urdhėrat e reja tė Pashait, qė pėrfaqėsuesi i tij tė pajisej me ushqime pėr Shqiptarėt dhe mė pagoi shpenzimet qė kisha bėrė. Atė qė ai duhej tė bėnte nesėr.

Po e lė me kaq, shumė e nderuara; nuk dyshoj qė ju bashkoheni me mua, pėr tė falenderuar Zotin pėr mirėsitė me tė cilat rrethon Shqiptarėt tonė tė shtrenjtė. Nuk do t`ju a fsheh qė unė vuaj pėr to, por kjo mė jep kėnaqėsi...

Nė Kosntantinopojė  e shpejtojnė kthimin tim; unė parashikoj tė mos kthehem para dhjetė apo dymbėdhjetė ditėsh; duhet tė pres ardhjen e Motrave tona, tė At Antonit dhe tė sėmurėve qė mund tė vinė pėr pak ditė. Duhet mbaruar vepra e mirė, ose nuk duhej filluar. Po tė dėgjoja zemrėn do tė duhej t“i pajtoja tė gjithė por duke menduar se plotėsoj dėshirėn e Zotit duke ardhur kėtu, duhet tė qėndroj aty, deri sa tė mbaroj misionin dhe ta le tufėn e dashur nė duart e Bariut, Atit tė mirė Anton.

Njė nga motivet e vonesės sė tė sėmurėve, ėshtė cungimi, qė i ėshtė bėrė tė gjitha gishtrinjėve tė kėmbėve tė njerit prej tyre, qė e kishin shkuar tre herė nė dajak. Ky ėshtė njė shembull i vogėl i mizorive tė padėgjuara, qė kanė bėrė Turqit kundra tyre. Rron edhe njė grua e re qė kishte humbur arsyen dhe dėgjimin, se para syve i kishin hedhur nė det tė dy fėmijėt. Njė tjetėr u tmerrua, kur pa qė i thyen, se panė qė ai therrėn me thikė babain, kurse nėnėn ia hodhėn nė det; ato lėshonin ditė natė britma qė tė coptonin shpirtin. Tani po rrinė me mua: janė mė mirė, por nuk janė rimėkėmbur plotėsisht. Mė mban shpresa, qė do tė mund tė mbaj disa prej tyre. Njoh njerėz shumė tė mirė, qė duan tė marrin gjithashtu tė tjerė, por konsulli na thotė ta shtyjmė pėr mė vonė, duke shpresuar gjithmonė qė fuqitė do ta detyrojnė Portėn t`i lejojė Shqiptarėt tė kthehen nė atdheun e vet. Shpresoj me gjithė zemėr. Oh! Ē`fitore do tė ishte pėr katolicizmin dhe pėr shqiptarėt...!

 

 

Pranoni...

Bija juaj shumė mirėnjohėse

 

Mr. LESUEER

E padenja Bijė e Dashurisė.

Canterbury, 01. 02. 1850.

Tiranė, 02. 03. 1991[64]

 

PHILADAR - Persekutimi barbar i Kristianėve Shqiptarė mė 1845-1846. ... At Anton Maroeviē. Hollėsi mbi persekutimin e egėr, tė dhėna nga At Antoni, prift i shqiptarėve. Maliq Bej. Tahir Efendi. Selim Pasha. Ndėrhyrja e sėr Stratford Canning. Shėrbime tė ofruara e vuajturve nga Gjon Zohrab. Konditat e Shqiptarėve nė Philadar. Dėshira dhe ankthi i tyre pėr t'u kthyer nė shtėpi.

 

+++++++++++++++

 

Nė fund tė vitit 1845 dhe nė fillim tė 1846,...; pati persekutime tė llahtarshme pikėrisht kundėr Arnauteve ose Shqiptarėve katolikė, vetėm se ata ishin kristianė. Pėrshkrimet e kėtyre barbarizmave, qė i kisha lexuar nė gazetat angleze prej letrave tė ardhura nga disa korespodentė tė tyre nė Kostandinopojė, mė kishin bėrė njė pėrshtypje tė thellė...[65]

Duke u larguar nga fshati filluam shpejt tė ngjiteshim faqeve tė kodrave nėpėr njė shteg tė vėshtirė qė kalonte mes drurėve tė pishave. Akoma nė ngjitje dhe sapo kthyem pas shpatullave te disa shkėmbinjve, para nesh u ēfaq fshati malor Philladar-it dhe nė te djathtė, poshtė-shumė poshtė nesh, njė Cep blu i gjirit te Mudania-s, i mbėrthyer nga male madhėshtorė dhe qe dukej si njė liqen i vogel malor. Pas njė zbritjeje tė mundimėshme nė njė shteg shkėmbor qė dukej si i krijuar enkas pėr tė thyer kėmbėt e kuajve, hymė nė Philladar e zbritėm nga kuajt para njė hani grek ku kishim ndėrmend tė flinim. Por lajmi i arritjes sė Ēelebiut kaloi si rrufe nėpėr fshat dhe nė atė ēast arriti At Antoni me njė skortė shqiptarėsh. Ati nuk bindej qė ne tė flinim me njė vend ku mungonte ēdo komoditet dhe na morri tė gjithėve nė dhomat e rahatėshme tė Dhimitraqit, njė grek qė na dha shtresa e mbulesa tė pastėrta, tė shtruara nė dysheme, njė darkė tė shijėshme dhe pak verė tė mirė. Ishte mjaft ftohtė por At Antoni ndau zhgunin e tij me ne. Me grupin tonė u bashkua njė tjetėr grek, qė ishte pėrgjegjėsi pėr shėndetėsinė dhe shkollėn e fshatit. Pas darke ne ndezėm ēibukėt dhe diskutuam...

Herėt nė mėngjezin e ditės tjetėr, At Antoni erdhi tek unė i vetėm e qetėsisht dhe nga buzėt e tij unė mora kujtimet qė pėrbėjnė thelbin e asaj qė po tregoj. Shkupi, vendi i lindjes sė kėtyre shqiptarėve tė persekutuar, shtrihet afėr kufijve tė Servi-sė kristiane dhe ka njė trafik e komunikim tė kufizuar me zonat austriake. Eshtė vend tepėr malor e baritor. Sejcili aty ėshtė bari qė kujdes tufėn e tij tė bagėtive ose tė atit; ēdo kryetar familjeje ėshtė njėkohėsisht pronar dhe nuk  ka shėrbėtorė tė paguar. Ne malet e tyre nė Shkup ku kanė kasollet, stanet e deleve e tė lopėve ata jetojnė tė vetmuar. Qyteti mė i afėrt dhe qė ėshtė qėndra e distriktit ishte GJILANI, por edhe ai ėshtė mjaft larg dhe mė tė rrallė aty zbrisnin barinjtė dhe tė zotėt e tyre. Governatori turk i Gjilanit ishte njė farė Maliqbej Engjėlli (Anlicė) dhe Engjell -bej, njė fanatik dhe siē u shpreh At Antoni "persecutor in capite" - kryepersekutori. Ai ishte i dyti pas kadiut, Tahit Effendi. Gjithė vendi qeverisej nga Selim Pasha qė jetonte nė Shkup. Ky Selim Pasha kish qėnė mė parė Pasha i Beirutit, pėr drejtimin si prej Dialli qė kish berė aty ish ulur nė detyrė dhe ishte caktuar pėr disa kohė nė Brusė. Pėr fatin e keq tė asaj pjese tė Shqipėrisė, disa intriga e kapriēe tė oborrit e kishin rimėkėmbur pėrsėri duke i dhėnė pashallėkun e Shkupit.

Pėr breza me rradhė ky fis barinjsh kish qėnė kristian i varur nga Kisha Katolike e Romės; dhe edhe pse ata praktikonin ritet e tyre me rezervė ose nė sekret, nga shumica e turqve dyshohej qė ata nuk ishin myslimanė tė vėrtetė. Duke i detyruar me forcė tė shkruheshin nė ushtrinė e Sulltanit, gjė qė tre vjet mė vonė (nė pranverė 1847) hodhi gjysmėn e shqiptarėve nė njė revoltė tė hapur qė shkaktoi njė luftė tė brėndėshme e cila nuk mbaroi pa i kushtuar shumė qeverisė turke; dy barinj tė tė rinj nga Shkupi ishin kapur, dėrguar nė Kostandinopojė dhe futur nė njė regjiment kėmbsorie. Njėri prej tyre ishte shqiptari qė ishte nė shėrbim tė konsullit tonė nė Brusa. Ata tė dy e urrenin shėrbimin ushtarak dhe e vuanin ndarjen e dhunėshme nga prifti i tyre, familjet fisi – sepse fisi dhe ndjenja kombėtare ishte dhe ėshtė e fortė midis tyre. Dekreti pėr tolerancėn e plotė fetare qė mbėshtet nga sėr Stratford Canning bėri mė shumė bujė se ēdo masė qeveritare e marė nė Turqi qė nga shkatėrrimi i jeniēerėve i Sulltan Mahmutit. Pėr njė kohė ajo i mbushi zemrat e kristianėve raja me gėzim dhe ata dėrguan bekime tė merituara mbi ambasadorin tonė me zemėr kristiane. Duke qenė nė kryeqytet lajmi i gėzuar arriti nė veshėt e dy rekrutėve tė rinj. Ata e dinin mirė se asnjė rajah kristian nuk lejohej tė shėrbente nė ushtrinė e Sulltanit; dekreti imperial i mbronte ata nga ndėshkimi se ishin kristianė; kėshtu qė po qe se e deklaronin besimin e tyre kishin tė drejtė tė arsyetonin se do tė shkarkoheshin nga regjimenti e do ti lejonin tė ktheheshin midis maleve tė tyre. Nuk deshin tė humbnin kohė dhe deklaruan tek koloneli i tyre dhe tek njė njė Hoxhė qė vepronte si njė lloj kapelani ushtarak, qė ata ishin kristianė dhe qė tė tillė kishin qenė gjithmonė. Hoxha i pyeti nė se kishte shumė kristianė tė fshehur nė distriktin e tyre. Tė dy djemtė nga Shkupi, duke u mbėshtetur nė dekretin imperial e duke mos pėrfytyruar ndonjė rrezik thanė: "NĖ TĖ GJITHĖ JEMI KRISTIANĖ!", "Atėherė ju nuk mund ti shėrbeni Sulltanit", tha koloneli, "jeni tė shkarkuar! Shkoni nė shtėpi!". Por pėrpara se ata tė largoheshin, Hoxha ju kėrkoi numrin dhe emrat e bashkėbesimtarėve tė tyre nė Shkup.

Shpata e mprehtė e persekutimit - tė cilin Abdyl Mexhid dhe qeveria e tij reformatore kishte premtuar solemnisht qė nuk do ta pėrdorte mė ose nuk do tė lejonte tė pėrdorej u mbajt nė myll pėr ca kohė; po ajo doli nga mylli. Me 01 Nėntor, 1845, nė festėn solemne tė tė Gjithė Shenjtėrve, distrikti i tyre i vogėl u rrethua, e barinjtė e varfėr e tė zotėt e tyre u arrestuan tė gjithė

e tėrė pasuria e tyre u morr ose u shkatėrrua, tufet e tyre tė bagėtive dhe kafshėt e shtėpisė u morrėn nga malet dhe ata vetė u dėrguan nė Shkup dhe atje pas asnjė hetim u hodhėn me urdhėr te Selim Pashės nė njė burg tė tmerrshėm.

Flitej qė ky Selim urdhėrat pėr persekutim e torturim i kish marrė direkt nga Porta; dhe ashtu pa skrupull siē qe ai nuk do kish guxuar tė shkonte ne masa tė tilla ekstreme e intensh/e, tė bėnte njė demonstrim dhe angazhim nė publik tė forcės sė armatosur, nė qoftė se s'kish marrė udhėzime nga Kostandinopoja. Deri nė kthimin e dy ushtarėve tė liruar nuk pati asnjė ngacmim ose grindje pėr shkak tė fesė. Autoritetet turke nuk e dinin ose tė paktėn dukej sikur nuk ēanin kokė tė dinin kush ishte kristian apo mysliman i vėrtetė, edhe myslimanėt qė ishin mė mirė tė informuar qė kėtė ēeshtie, jetonin miaft mirė nė harmoni me kristianėt. Kishte patur grindje, disa herė tė pėrgjakshme midis malėsorėve; por kėto ishin tė lashta, tė pėrcjella brez pas brezi dhe nuk kishin lidhje me Biblėn dhe Kuranin. Por tani, tė nxitur nga Kadi-tė dhe Hoxhallarėt, myslimanėt i hapėn rrugė njė furie tė pamėshirshme kundėr fqinjėve tė tyre kristianė. Ata mund tė kishin qėndruar tė qetė, siē kishin bėrė mė parė, por tė ngritur njė herė, urrejtja dhe furia e tyre nuk njihte kufij. Dhe - dreqi e mori! - Unė kam frikė se gjithmonė disa Hoxhė, do tė kenė nė dorė tė rindezin flakėt e shuara tė fanatizmit tė vjetėr midis kėtyre njerėzve injorantė. Edhe pse unė e di qė ata janė tolerantė, edhe pse kam shumė arėsye tė mendoj mirė pėr pjesėn mė tė madhe tė fshatarėsisė turke kėtu nė Azinė e Vogėl, pėrsėri kam frikė se njė Selim Pasha, njė Maliq Bej, veēanėrisht po u favorizuan nga disa rrethana tė rastit, nė ēdo kohė mund ti ngacmojnė, nxitin ata deri nė ēmenduri. Nė Gjilan, Engjėll bej sillej si njė djail dhe Kadiu i tij Tahir Effendi ishte mė i keq se ai. Barinjtė ishin gjysėm tė uritur, tė rrahur e tė torturuar nė burgun e tyre nė Shkup. Demoni i parave bashkėpunoi me kolegun e tij tė fanatizmit; ata u torturuan qė tė dorėzonin paratė qė nuk i kishin dhe qė tė tregonin thesarėt e fshehur pėr tė cilėt s'dinin gjė. Pasi e duruan kėtė keqtrajtim pėr 4 muaj mė 4 ose 5 tė Marsit i nxorrėn nga burgu dhe i nisėn nė drejtim tė Selanikut. Gjatė rrugės ishin tė lidhur me zinxhirė, shtyheshin e ngiteshin si bagėtia dhe u rrahėn pothuaj nga ēdo turk qė takuan. Gratė me fėmijėt nė gji, pa njė pikė qumėsht nga lodhja dhe tė pangrėnėt vdisnin nė shtigjet e maleve apo nė anė tė rrugės. Ishin gjithsej njėzet e gjashtė familje, dhe me qė kėta malėsorė tė varfėr kujdeseshin shumė pėr foshnjet e jo ti shkatėrronin (siē po i shkatėrrojnė turqit pasardhėsit e tyre qė nė barkun e nėnės), familjet ishin tė mėdha dhe numuri i pėrgjithshėm ishte mėshumė se NJĖQIND E GJASHTĖDHJETĖ SHPIRT.

Nė kohėn e vizitės sonė nė Philladar dy nga kėto familje ishin shuar krejtėsisht dhe dy kishin hequr dorė nga feja pėr shkak tė vuajtjeve qė po provonin. Duke arritur nė Selanik ata ishin trajtuar aq barbarisht nga Salih Pasha sa s'kishin qėnė tė pėrdorur nė Shkup nga Selim Pasha. Ky Salih disa vite mė parė kish qėnė Pasha nė Brusa dhe atje ish dalluar mė shumė pėr butėsinė e qeverisjes sė tij se sa pėr egėrsinė; ai i kish ushqyer nga tavolina e tij borxhlinjtė e burgut tė Brus-ės dhe nga ana tjetėr dukej tė ish pėrfshirė nga shpirti i Kuranit qė shijon mėshirėn si tė parėn detyrė tė myslimanėve. Por tani nė Selanik ai vepronte si njė monstėr i mizorisė, me sa dukez i pėrfshirė pa pritur nga pushtimi i fanatizmit i cili kish okopuar gjithė vendin.

Njė orė para se tė hynin Selanikun,   njė nga patriarkėt e klanit, njė burrė i vjetėr qė numuronte mbi shtatdhjetė vite, vdiq mbi njė kalė mizerabėl ku ishte lejuar tė hipte se s'mund tė ecte mė e tė ndiqte hapin e tė tjerėve. Turqit nuk donin tė ndalonin pėr tė, as donin ta linin tė vdiste nė qetėsinė e tij nė anė tė rrugės, kėshtu i mbajtur nga njė mik ia hoqi frymėn e fundit mbi kurriz tė kalit. Trembėdhjetė tė tjerė prej tyre vdiqėn nė burgun e qelbur e tė molisur me sėmundje, nė Selanik.

At Antoni, i vetmi prift i tyre, kur ata u kapėn nuk ishte i arrestuar; ai vetėm ishin paralajmėruar qė do ish mė mirė pėr tė ta linte vendin, tė largohej. Nė vend tė   kėsaj ai e ndoqi kopenė e tij tė dashur nė Shkup dhe kėtu bėri ēmundej pėr tė zbutur vuajtjet e tyre. Miku ynė i vendosur, i cili nga pamja dukej tė tė pesėmbėdhjetat, kish pasaportė Austriake dhe ishte njė bona fide e subjektit austriak, duke qenė i lindur nė ishullin Hvar nė Dalmaci. Gjuha e tij e nėnės ish sllavishtja por ai fliste njė italishte me aksent tė pastėr dhe me id.ioma, sepse kish studjuar nė Romė dhe aty ishte angazhuar si njė misinar i Kongregatės pėr Ungjillzimin e Popujve. Turqit ishin tė kujdesshėm pėrkundrejt cilėsive tė tij franke dhe pashaportės austriake; por me qė ai ishte shumė aktiv dhe kėmbėngulės pėr kopenė (grigjėn) e tij, Selim Pasha urdhėroi arrestimin e tij; pasi u qėllua e u rrah, u ēua nė burgun e Shkupit mė 26 Shkurt (1846), gjashtė ose shtatė ditė mė parė se miqtė e tij tė varfėr tė kapeshin nga ky burg e tė niseshin pėr Selanik. Mė 10 Mars ai u pėrzu, e nisėn pėr tė njejtin port. Moti ishte i mėrzitshėm, po kėshtu edhe rruga dhe Ati edhe pse i fort e i shėndetshėm ishte shumė i shėndoshė. Ai u lejua tė ketė njė kalė por duke paguar si pėr tė ashtu edhe pėr rojėn turke, njė maskara qė e shoqėronte; por kėmbėt e tij ishin tė lidhura me litar nėn barkun e kalit. Ata gjithashtu i vunė pranga nė kyset e duarve dhe ato duke qenė tė vogla ja enitėn kyse e duart nė mėnyrė tė tmerrėshme. Kėtė torturė e duroi dy ditė. Non ne poteva piu - nuk mundi tė duronte mė gjatė! Duke paguar i ēliroi duart nga zinxhirėt. Ēdo natė, nė rrugė vuajti burgun, prangat dhe disa lloj torturash. Nė Deiran ishte njė djall-neri i njė gardiani burgu i quajtur Hussein Bej. "Kurrė nuk do ta harroj kėtė njeri tė tmerrshėm" mė tha At Antoni. "Ka kaluar njė vit e gjysėm qė kur isha i burgosuri i tij dhe akoma e shoh nė ėndėr!" Nė kėtė burg prifti torturohej gjatė gjithė natės; kėmbėt i kishte tė mbėrthyera nė morsa dhe disa nga gishtėrinjtė tė ish mbėrthyer aty, nė anėn tjetėr mbėrthehej nė tavan dhe shtyhej e tėrhiqej duke qėnė lart e poshtė pothuaj i varur e nėn britmėn "Paratė! Paratė! Jep paratė, pėrndryshe MOSCOV do tė vdesėsh!" Ati e nxorri qafėn nga zinxhirat duke paguar 50 piastra. Ata e akuzuan qė kishte vjedhur midis myslimanėve dhe nė fshehtėsi u ndėronte fenė njerėzve nė Shkup. Ai pėrsėriste qė kėta njerėz kishin qenė kristianė para se ai tė shkonte mes tyre dhe para se tė vinte nė kėtė botė; dhe qė gjyshėrit e stėrgjyshėrit e tyre pėr disa breza e ushtronin Kristianizmin. Nė fillim ai kish bėrė njė reagim tė hapur duke ju referuar deklaratės sė Sulltanit qė nuk do tė kish mė persekutime pėr shkak tė fesė, por kjo dukej qė e ngacmonte akoma mė shumė zėmėrimin e tyre. Ai arriti nė Selanik nė 18 Mars. Kėtu ishte njė konsull austriak, M. Mehanovich, nga Dalmacia si dhe ai vetė, njė njeri me zemėr, i cili e trembi gjer nė palcė Salih Pashėn dhe e realizoi lirimin e priftit qė atė mbrėmje duke e kėrcnuar Pashanė qė nga vetė imperatori i Austrisė do tė kish pasoja pėr trajtimin barbar qė kishte bėrė. Tė nesėrmen, mė 19 Mars, At Antoni u nis me njė avullore pėr nė Kostandinopojė, pėr ta parashtruar tė gjithė rastin para Kontit De Stürmer, e tė bėnte pastaj prezent nė Portėn e Lartė. Nė thjeshtėsinė e zemrės sė tij ai shpesonte qė Sulltani do tė vepronte sipas premtimeve qė i kish berė Sėr Stratford Canning-ut, dhe deklaratės qė i kishte dhėnė botės (njė dekleratė e cila, sipas gazetarėve tė paguar francezė nė kryeqytet, e kish vendosur emrin e Abdyl Mexhid nė krye tė atyre sovranėve tė ndritur qė kishin fituar famė tė pavdekėshme pėr tolerancėn e tyre) dhe qė Porta jo vetėm do ti jepte thjeshtė atij satisfaksion pėr ē'ka kishte vuajtur por menjėherė do tė lironte grigjėn e tij tė varfėr, tė burgosur, tė torturuar: do tė kthente nė shtėpitė e tyre me njė rikthim tė plotė tė pasurisė ose kompensim pėr humbjet e padrejtėsitė e shkaktuara.

Ndėrkohė z. Charles Blunt, konsulli anglez nė Selanik, njė zotėri me njė humanizėm tė gjallė, qė pėr vite me rradhė kishte qenė miku i njerėzve tė vuajtur e tė shtypur, njerėzisht ndėrhyri dhe protestoi tek Salih Pasha, duke i kujtuar atij deklaratėn e Sulltanit dhe ankthin e shprehur nga Porta pėr tu rradhitur midis kombeve tė civilizuar. Salih, qė nė pėrgjithėsi konsiderohej njė njeri i dobėt e i pavendosur nė fillim u trondit, por mė pas mori kurajo nga disa fanatikė qė e rrethonin dhe i tha z. Blunt qė kjo nuk ishte punė e tij, se ata nuk ishin Britanikė ose subjekte nėn mbrojtjen britanike por rajah, qė ai kishte urdhėr pėr atė ē'ka bėnte dhe qė njė nga kėto urdhėra ishte qė ti dėrgonte qėntė arnautė nė mėrgim nė Azi dhe qė mė ndimė tė Zotit ai do ti dėrgonte ata nė Azi. Atėherė Konsulli pėrgatiti njė raport tė fortė qė ja drejtoi afėr Stratford-it. Herėt nė mėngiezin e tė mėrkurės, nė javėn e parė tė prillit (1846) tė varfėrit shqiptarė u ngarkuan pairitur nė dy anije tė vogla turke me vela, me njė rezervė shumė tė vogėl buke dhe uji. Ju bė e qartė Pasha'rt qė ata do tė vdisnin nga urija dhe etja gjatė udhėtimit. Salih-u u pėrgjigj: "Mashallah! Akoma mė mirė! Ne i duam pėr tė qėn tė tė vdekur".

Midis burrave, grave dhe fėmijėve njėzet e gjashtė kristianė vdiqėn gjatė udhėtimit dhe u hodhėn nė det si tė ishin vėrtet qenėr. Mė nė fund tė dyja anijet e ngadalėshme e tė drejtuara si mos mė keq aritėn limonin e Mudania afėr Ghemlik-ut. Nė kėtė qytet trembėdhjetė tė tjerė dhanė shpirt nga urija, sėmund|et e mara nė burg ose nga trajtimi brutal nga rojet e tyre turke. Egėrsira myslimane i kaloi kufijtė. Gjatė zbritjes nga anija njė turqit i mėrzitur nga qarjet dhe britmat e njė fėmije tė tmerruar, ngriti lopatėn e rėndė tė vozitjes dhe e goditi duke ja thyer kėmbėn! Ata nuk u lanė nė Mudania, me sa duket nuk ėshtė se kishin plan tė paracaktuar pėr ndonjė vend qė do tė ishte vėndi i mėrgimit tė tyre. Ata u hipėn pėrsėri nė anije, u sollėn rrotull gjirit tė Rhyndocus dhe atje u zbritėn pėr tė shkuar mė kėmbė deri nė Mohalich. Nė kėt udhėtim tė shkurtėr trembėdhjetė tė tjerė vdiqėn dhe dy u ēmendėn. Nė Mohalich ata u hodhėn nė njė han - pėlmėe tė tmerrėshme, me ca baraka tė pista qė qėndronin brenda njė oborri tė madh, tė rrethuar me mure qė njėherė kish shėrbyer si spital kolere dhe kohėt e fundit qenė vėndi i grumbullimit tė plehrave, kockave tė kafshėve, tė brendėshme tė tyre dhe tė gjitha pisllėqet e tjera tė qytetit. Kėtu sėmundjet me shpejtėsi e ngritėn listėn e tė vdekurve nė tridhjetė viktima tė tjera. Ata qė mbetėn gjallė nuk gjetėn mėshirė nga mjaft Kristianė tė Mohaliē-it. Kėta njerėz pretendonin qė ishin nė gjendje ankthi nga ngacmimet e turqve; por me qė ata tė gjithė ishin ose tė Kishės greke ose tė asaj Eutechean-e qė urrenin njėri tjetrin si zakonisht, ėshtė pėr tė dyshuar, qė ata nuk ndjenin simpati pėr ata qė vuanin, pikėrisht nga qė ishin katolikė romanė. Dy priftėrinj romanė nga Europa qė po udhėtonin nė kėtė zonė tė Azisė sė Vogėl, dėgjuan, tė thjeshėt pėr shans, disa detaje tė historisė sė tmerrėshme dhe pasi vizituan vėndin ata raportuan nė Legatėn Kristiane nė Kostandinopojė. Si gjithmonė Sėr Stratford Canning ishte i pari qė ndihmoi. Ai menjėherė dėrgoi avullorėn tonė qeveritare me z. Alison, njė nga zotėrinjtė ambasadės dhe njė doktor, Dikson-in, i cili nė atė kohė ishte nė Kostandinopojė. Kėta zotėrinj zbarkuan nė Ghemlik, erdhėn nė Brusa, morėn mikun tonė Gjon Zdrab, i cili ofroi vullnetarisht shėrbimin e tij, dhe pastaj vazhduan rrugėn tokėsore pėr Mohaliē aq shpejt sa lejonin kuajt e kėqij dhe rrugėt e kėqia.

Skena qė panė nė spitalin e kolerės ishte tepėr revoltuese dhe e tmerrshme, e papėrballueshme. Kur kaluan derėn dhe hynė nė oborr duhma e mishit tė kafshėve qė dekompozohej pothuajse i rrezoi pėr tokė. Nė derėn e dhomės mė tė madhe, e cila ishte mjaft e vogėl, e mbushur dhe e ngjedhur me njerėz qė po vdisnin e kishin vdekur, doktori qėndroi dhe u zbeh, z. Alison nxitoi jashtė i tmerruar dhe tha sa kjo ishte tepėr dhe nuk do tė hynte. John hyri menjėherė i ndjekur nga doktori anglez. Nė njė qoshe ishte njė grua e vjetėr, krejt lakuriq e nė pėrēartje tė ēmendur. Nė qoshen tjetėr ishte njė shtrojė e qelbur dhe e reckosur e hedhur mbi diēka. Gjoni i hoqi kėto recka dhe gjeti dy fėmijė tė vdekur. Nėn ato pamje nėnat e tyre dhanė njė ofshame tė kėputur, duke qenė shumė tė dobta, shumė tė konsumuara nga tė pangrėnet e sėmundjet pėr tė patur mė shumė zė tė shprehnin pikėllimin e tyre tragjik. Njė grua e re, e pamartuar, qė kishte akoma gjurmėt e bukurisė, dukej tė ish nė grahmėn e fundit. Burra, gra dhe fėmijė, tė ngrėnė nga minjtė e insektet, ishin shtrirė mbledhur lėmsh sė bashku mbi dyshemenė e ashpėr dhe tė fortė, pa mbulesa, me asgjė mbi trup veē rrobave tė tyre dhe ato tė ndotura e tė grisura. Kokat e tyre ishin tė lehta e lėkundeshin; ata ishin pas atij kufiri ku natyra nuk mund tė ankohet; ata nuk kuptonin bile ēfarė ju thuhej nga njė bullgar

qė fliste gjuhėn e tyre. Me pėrjashtim tė manjakut dhe fėmijėve tė vdekur (dy krijesa si njė pikturė e tmerrėshme qė miku dhe shoku ynė zemėr fortė nuk i pėrmendėte dot pa u dridhur), dhomat e tjera ēpalosnin tė njejtat tmerre. Dhe disa ditė vetėm, dhe asnjė nga kėto viktima nuk do tė mbetej gjallė. Dhe vetė turqit e ngarkuar ta mbikqyrnin kėtė shtepi - burg ishin larg tė trėmbur. Pa ndihmėn e menjėherėshme tė dėrguar nga sėr Stratford Canning, xhepi privat i tė cilit u hap edhe kėtė herė si nė shumė raste tė tjera, tė fundmit e mbetur nga karavani kristian i Shkupit do tė ishin shuar nė Mohaliq dhe pak do ish ditur mbi fatin e tyre, ose mbi QĖNDRUESHMĖRINĖ FISNIKE me tė cilėn ata pėrballuan fatin e tyre nėn tė tilla gjyqėsi qė tė shtien drithma.

E para gjė pėr tė bėrė ishte largimi i tė vuajturve nga ajo shtepi-kolere. Turqit nuk nxorrėn pengesa pėr kėtė lėvizje; ata e kishin thyer besėn me Sėr Stratford Canning por nuk guxonin ti kundėrshtonin pėrpjekjeve tė tij njerėzore tė shprehura qartė e fort nga njė zotėri i legatės sė tij. Nga momenti i mbėritjes sė z. Alison, persekutimi u ndėrpre. Pėrmes angazhimit tė Gjon Zohrab,  dy shtėpi tė pastėrta, tė ajrosura mirė, nė vėnd tė shėndetshėm u gjetėn e u morėn me qira dhe aty u ēuan shqiptarėt tė bartur nė vigė, barela e nė dy karroca tė vjetra dore nė tė cilat zakonisht transportoheshin tė prekurit nga kolera pėr nė shtėpinė e kolerės.

E dyta punė ishte qė tė gjithė ata tė bėnin nga njė banjė tė ngrohtė, tė pastroheshin nga parazitet e ēdo lloj papastėrie tjetėr. Shumica e burrave kishin mbi trup plagė tė pakuruara, dhe shėnja tė thella e tė infektuara prerjesh shkaktuar nga jatagani turk. U siguruan pėr tė gjithė rroba e nevoja tė tjera dhe z. Dickon gjeti edhe ilaēe pėr ta. Vdekshmėria e frikėshme ndaloi menjėherė: nė disa nga rastet shėrimi ishte i gjallė e i dyshimtė, por nuk ndodhi asnjė vdekje mbas largimit tė tyre nga shtėpia e koleres. Konsulli ynė nė Brusa, kur u njoh plotėsisht me rastin shkoi tek Pashai me tė cilin pati njė takim tė ashpėr. Pashai i tha se ai vetė s'kish tė bėnte fare me kėtė ēeshtje. Konsulli i tha atij qė mizoritė ishin kryer brenda pashallėkut tė tij, nė Mudania dhe Mohalich, qė premtimet e Sulltanit dhe deklarata solemne kishin katandisur nė hiē brėnda jurisdiksionit tė Pashait, qė ai duhėt ti merrte tė ofenduarit nė konsideratė, tu dėrgonte disa ndihma atyre rajave kristianė tė pafat qė kishin arritur ta mbijetonin atė persekutim barbar. Pashai bėri Mashallahed, ishallahed dhe Baccallumed; dhe megjithėse fjalėt e konsullit ishin tė rrepta, tha qė ai nuk kishte qenė persekutor, se do tė mendonte pėr rajatė pėr sa kohė ata do tė ishin nė pashallėkun e tij. Tė nesėrmen ai dėrgoi nė Mohalich njė top basme tė lirė angleze, e cila edhe sikur tė ndahej drejtėsisht, ēdo shqiptari do ti binte njė ēerek kėmishe. Mbas kėtij akti tė njė njerzillėku tė shkėlqyer, kur ēėshtja u referua nė prani tė tij, Mustafa Nource tha: "Unė nuk isha persekutor, nuk ju bėra asnjė tė keqe shqiptarėve, pėrkundrazi j'u bėra tė mirė, ju dėrgova basme qė ata tė mund tė visheshin e tė mbaheshin pastėr".

E ēuditėshme ishte sjellja e shkelqėsisė sė tij Kontit De Stürmer, siē ma tregoi vetė prifti, e ēuditėshme edhe e pabesueshme, por ndoshta e shpjegon fakti qė ky diplomat austriak ishte njė Levantin, lindur e rritur nė Pera.

Qė nė takimin e parė ai i tha At Antonit qė kjo ishte njė ēėshtje qė nuk duhej bėrė zhurmė; qė asgjė nuk fitohej me zhurmė e duke u marrė me tė; qė sa pėr Shqiptarėt ata ishin subjekt i Portės e ai nuk mund tė ndėrhynte; por ai do tė pėrpiqej qė pėr Atin (dmth. At Antonin: Gj. Gj) tė merrte njė kompensim nė para nga Qeveria Turke sepse ai ish padiskutim njė subjekt austriak. Nė takimet qė pasuan ai i tha priftit kėmbėngulės, i cili s'mund tė ishte i qetė, qė ai ishte shumė kokėfortė dhe njeri turbullues; qė ai s'kish mė punė me shqiptarėt sepse kjo ishte njė ēėshtje shtetėrore, un affare di stato, e cila duhej lėnė krejtėsisht nė dorė tė tij e tė legatės austriake sepse kur njė diplomat hyn nė marrdhėnie me Portėn ai vetėm prish punė dhe se jeta e tij (e priftit) ishte nė duart e Ambasadorit dhe tė Ambasadės. Fundi i tė gjithave ishte qė Konti e informoi priftin qė ai duhej tė pranonte nga qeveria e Sulltanit shumėn e 10. piatrave si konpensim dhe dėmshpėrblim tė kėnaqshėm pėr tė gjitha dėmet e kėshtu me rradhė. Prifti me karakter tė fortė dalmatin ju pėrgjegj qė paratė nuk ishin ngushėllim pėr tė; qė ai nuk u bėnte punėn e tij pėr para, qė ai nuk ishte njė tregtar por njė prift e misionar i punėsuar e mbėshtetur nga Propaganda Fide nė Romė; qė mendimet dhe kujdesjet e tij mė shumė pėr ata qė kishin mbetur gjallė nga grigja e vogėl qė ai e drejtonte prej dhjetė vjetėsh; por ai duhet tė kujtonte pėrfaqėsuesit tė imperatorit qė ai, besnik i imperatorit tė tij kish qenė i burgosur, lidhur me pranga, torturuar nė kundėrshtim me marrėveshjet e shtetit tė tij me Portėn, nė kundėrshtim me tė gjitha ligjet ndėrkombėtare nė fuqi, po ashtu edhe nė kundėrshtim me deklaratėn e Sulltanit. Pėr tė gjitha kėto Ambasadori u pėrgjigj se prifti nuk ėshtė njė agjent i lirė, qė ai duhet tė veprojė ashtu siē e komandojnė dhe se ai, Kont De Stürmer, insiston qė ai duhet ti marrė paratė, tė kthehet nė vendin e tij dhe ti lerė shqiptarėt nė punė tė tyre.

At Antoni morri me njė ndienjė pėrēmimi tė 10. mijat e dy pens por as nuk u nis pėr nė Dalmaci dhe as nuk e la grigjėn e tij tė vuajtur. Ai siguroi disa kondita pėr njerzit e tij, shkoi nė Ghemlik me njė avullore turke qė atje mori rrugėn tokėsore pėr nė Mohalich ku arriti mė 14 Maj.

Gjatė kėsaj kohe shqiptarėt qėndruan nė strehėn e tyre, ku u mbajtėn me ēdo gjė tė nevojshme dhe po shėroheshin me shpejtėsi. Por gėzimi i tyre kur panė priftin tė kthehej, ishte mė prekėse, sipas tregimeve tė atyre qė kishin qenė nė atė ēast.

Pasi bėnė ē'mund tė bėhej, z. Alison, doktor Dickon dhe Gjon Zohrab u kthyen nė Brusa. Nė rrugė e sipėr ata takuan disa motra tė Dashurisė tė cilat kishin ardhur nga Kostandinopoja tu qėndronin pranė atyre qė tanimė s'kishin nevojė. Motrat shoqėroheshin pėr Mohalich nga njė prift irlandez i quajtur NEYLER, qė punonte nė Egjypt e Turqi si okulist dhe pėr te mendohej se kish njohuri mjekėsore. Mė 24 ose 25 Maj shumica e shqiptarėve u dėrguan nė fshatin malor tė Philladar-it qė Porta e kish caktuar pėr vetėqėndrim tė tyre. Prifti qėndroi nė Muhaliē me disa tė sėmurė qė nuk ishin nė gjendje tė udhėtonin, por pas disa ditėsh ai sė bashku me ta e bėni udhėtimin pa asnjė aksident dhe qė atėherė (rreth gjashtėmbėdhjetė rnuaj) ata ishin duke jetuar nė Philladar nė mes njė melankolie monotone e dembele. Nė kohėn e vizitės sonė, dita e fundit e Shtatorit 1847, ishin gjallė TETĖMBĖDHJETĖ E GJASHTĖ frymė duke pėrfshirė shtatė fėmijė tė vegjėl qė kishin lindur nė Philladar. Nėpėrmjet zyrave tė Motrave tė Dashurisė katėr djem ishin dėrguar nė shkollėn e Lazaristėve nė Galata, por prej tyre njeri kish vdekur. Shumica e fėmijėve tė Philladar-it kishin mėsuar greqisht dhe ndiqnin shkollėn greke qė mbahej nga njė kryeplak pėr tu vlerėsuar (-worthy phlebotomist) i cili fliste mjaftė mirė pėr intelegjencėn dhe sjelljet e tyre. Dhjetė fėmijė, mėshkuj e femra nga pesė deri dhjetė vjeē, ishin ndarė me forcė nga prindėrit dhe tė afėrmit e tyre nė Gjilan e Shkup dhe ishin shpėrndarė midis turqve; nuk dihej se ku ishin tani ata ose nė se ishin gjallė; baballarėt dhe nėnat e tyre pa asnjė pėrjashtim ishin tė vdekur, por vėllezėrit e disa prej tyre ishin gjallė e gėzonin shėndet tė mirė nė Philladar. Lidhjet familjare tė kėtyre malėsorėve tė varfėr janė veēanėrisht tė forta dhe nga kjo vetė ne patėm pėrfytyrim. "Gratė qė i humbėn fėmijėt nė kėtė mėnyrė" - tha prifti - "vdiqėn vetėm nga dhimbja - assolutamente dal dolore! Jo menjėherė, por ato vdiqėn nga dhimbja siē vdes dikush i goditur nga atak nė tru apo nė zemėr!"

Pas ndėrhyrjes sė sėr Straford, Porta nuk mund ti linte kėta njerėz tė varfėr tė vdisnin nga uria. Atyre ju vunė nė dispozion gjashtė shtėpi pėr tė jetuar dhe ju paguan njė kuotė prej 105 paras pėr diem pėr ēdo njeri; priftit zotėri At Antonit i paguan gjashtė piastra ose rreth trembėdhjetė pence nė ditė. U bisedua njė herė tu jepej atyre njė fermė ku do tė mund tė jetonin – ASHTU SIĒ KISHIN BĖRĖ MĖRGIMTARĖ TĖ TJERĖ - pra diēka si njė koloni bujqėsore; por nga bujqėsia malėsorėt nuk merrnin vesh. Mė pas u tha qė ata mund tė kishin njė vėnd blegtoral diku nė male, ku ata tė jetonin sipas mėnyrės e zakoneve tė tyre, tė furnizoheshin me dele e lopė sa pėr njė fillim. Disa prej tyre, tė rraskapitur pėr vdekje nga mos veprimi, jeta pa dobi, burgimi nė fshat (JASHTĖ KUFIJVE TĖ TIJ ISHIN TĖ NDALUAR TĖ DILNIN) me kėnaqėsi do tė kishin pranuar varjantin e dytė; por shumica ishin rreptėsisht kundėr duke arsyetuar qė nė qoftė se ata do ta fitonin jetesėn e tyre duke u bėrė tė dobishėm nė kėtė vend, ata s'do tė lejoheshin kurrė tė largoheshin; por nė qoftė se ata do vazhdonin tė ishin  tė papunė e tė padobishėm dhe do ta vazhdonin tė shtonin familjet e tyre, turqit do tė lodheshin duke i mbajtur, kėshtu, nė vend qė tu dėrgonin para ata do ti kthenin nė malet e tyre tė dashura. Burrat i kishin parė qė nė fillim, por pasi morėm shėnim hollėsisht a At Antonit, shkuam nė njėrėn nga shtėpitė e tyre ku pamė pesė ose gjashtė familje me gra e femijė.

Ata pa dyshim ishin njerėz tė pashėm me sjellje miqėsore e tė ndershme. Disa nga gratė e reja mund tė quheshin tė bukura, por asnjė mė e bukur se Cucu-ja e varfėr, vajza qė pa Gjoni nė shtėpinė e kolerės dhe qė nė Mohaliē shpėtoi nga nofullat e vdekjes. Por Cuca nuk ishte mė vajzė por grua dhe nėnė. Njė nga burrat e rinj ishte martuar me tė dhe ajo tani ishte duke rritur fėmijėn

e saj tė parė njė djalė i vogėl, i bukur, me njė lėkurė tė bardhė delikate, i lindur nė ajrin e Philadar-it. Mirėnjohja e saj ndaj Gjon Ēelebiut (Tchelebee) ishte prekėse. Burra e gra tė ardhur nga shtėpitė e tjera, tė gjithė mu luten qė nė emėr tė tyre ti them Sėr Stratford Canning qė tė bėjė ē'ėshtė e mundur pėr ti kthyer pėrsėri nė vendin e tyre. Ata e dinin prej priftit tė tyre qė herė pas here shkonte nė Brusa dhe nė Konsullatėn Angleze qė Sėr Stratford ishte nė Angli dhe tani pritej tė kthehej nė Kostandinopojė. Ata thanė se, nė qoftė se ky, mė i miri i burrave, ky mik dhe mbrojtės i Kristianėve tė shtypur tė vėndit, do tė kishte qėnė nė postin e tij, ata do kishin qėnė tani tė lirė; dhe tani ata shpresonin qė kthimi i tij do sillte lirinė e tyre. Por pėrsėri e pėrsėri - me At Antonin qė lutej (falej) po aq me shpirt sa ata - ata mė kėrkuan tė flas me Sėr Stratford, ti shpreh mirėnjohjen pėr gjithėēka kish bėrė pėr ta sa dhe ti shpjegonja se sa tė trishtuar ndjeheshin nė mėrgim. 'Turqit – thanė ata - na kanė djegur shtėpitė, rrembyer lopėt, kanė ngrėnė delet tona, kanė marrė ēdo gjė tonėn; por ata s'mund tė merrnin malet tona, dhe ne jemi do tė jemi tė lumtur e do tu bekojmė ēdo ditė sa jemi gjallė po tė na ktheni nė malet tona tė dashura, ani edhe pse tė uritur e tė ēveshur!"

Unė s'kam parė kurrė dashuri mė tė fuqishme pėr vėndlindjen. Duke i lėnė shtėpitė e rėnuara e tė rrėzuara nėn mėshirėn e erės dhe qė pikonin nė disa qoshe dhe meqė edhe nė kėtė rajon tė varfė.r njerėzit nuk mund tė notonin nė lluks me pesė pens de njė tė katėrten e penny-t per diem (pėr ditė); dhe me qė dimri kėtu ėshtė i ftohtė, po ashtu nga qė disa gra ishin nė "gjendje interesante" - ne ju dhamė disa tė holla, jo aq sa do tė dėshironim por aq sa mundėm; kėshtu pas shumė falenderimeve dhe mirėnjohjes (accolade) sė ngrohtė tė At Antonit, ne u nisėm pasi hipėm kafshėve tona qė ishin nė pikė tė hallit. Unė besoj qė ato pak tė holla qė u lamė ishin gjėja e fundit qė mund tu bėnte pėrshtypje; mirėnjohjen ata ma shprehen pėr interesim qė tregova pėr historinė e tyre dhe pjesėrisht pėr tė mirėn qė mund tė bėja duke folur me ambasadorin tonė.

Pėrpara se tė largoheshim ne kaluam mes Philadar-it,...

Ne nuk u kthyem nga e njejta rrugė por nga njė tjetėr, mė e vėshtirė e mė e thyer, njė shteg qė zbriste qafave tė maleve e luginave. Ndėrsa isha duke rrėshqitur poshtė, duke pritur qė kali im (mėzi i njė rrobaqepėsi) tė binte nė gjunjė nė ēdo lėvizje, dy nga tė mėrguarit, qė ishin pas meje e kapėn mėzin nga koka, e ngritėn lart mbi shpatullat e tyre dhe mė kaluan kėshtu nė pjesėn mė tė vėshtirė e rrėshqitėse tė rrugės. Ata nuk mund tė shkonin mė tej, ne u ndamė nė njė rrip tė sheshtė dhe nė ndarje ata mė puthėn duart, gjunjėt, kėmbėt dhe me lotė nė sy pėrsėri mė kėrkuan qė tė mos i harroj. Unė nuk i harrova.

Duke vazhduar rrugėn pas Philadar-it kalėruam nėpėr shtigje tė mbuluara me drurė pishe dhe lisa tė vegjėl (xhuxhmaxhuxhe) dhe zbritėm poshtė midis vreshtave

tė fshatit qė ashtu si ato tė Ahche-keni ishin mjaft tė mira....

 

+++++++++++++++

 

Tani ne ishim nė Mysia-n e lashtė, Rhyndocus formon kufirin e Bithynia-s. Vendi i lashtė dhe i lulėzuar qė i dha famė Ceres-it tani dukej i trishtuar dhe i shkretė se sa zona qė kishim lėnė pas....

Mohaliēi, i shtrirė nė anėn tjetėr tė kodrės, ishte pothuaj i padukshėm deri sa ti arin majin e kodrės, kur hapet pamja e shumė shtėpive tė mbuluara me plumb dhe minareve tė bardha tė pėrzjera me drurėt e qiprove, duke dhėnė kėshtu pamjen e njė qyteti tė madh e piktoresk. Ne aritėm majėn e kodrės me 2, 15 mbas dite dhe u kthyem tė shihnim tė tmerrshmin spitalin e koleres ku shqiptarėt e varfėr ishin vendosur nė Prill - Maj 1846 dhe varrezėn e ngushtė ku kishin varrosur tė vdekurit e tyre. Kaluam mes njė toke  tė lagėsht dhe hymė nė qyttein e Mohaliē por pėrpara 3-shit. Rruga kryesore qė ēonte nė ēarshi ishte plot pislliqe, mbeturina dhe dyqane rakie. Ne shkuam nė strehet tona nė shtėpinė e Athanasi-t njė tregtar grek i sheshrt, qė vepronte si njė farė agjenti konsular angiez. Miku ynė strehonte anglezėt qė Ser Stratford Canning i dėrgonte tė kujdeseshin pėr shqiptarėt, dhe ai me tė vėllanė kishin qėnė shumė aktiv nė mbėshtetjen e kėtyre njerėzev tė pafat.

Nė mėngjezin tjetėr, me 9 nėntor (1847), ne dolėm...

Shumica e shtėpive ishin rėnuar, shumė ishin tė braktisura dhe hapėsirat nė shpatet e kodrave qė dikur ishin tė zėna me ndėrtesa tani ishin bosh. Xhamitė ishin nė njė gjendje tė trishtuar braktisjeje. Ne dolėm jashtė qytetit dhe vizituam pėrsėri spitalin e qelbur tė kolerės i cili ishte tėrėsisht i braktisur dhe duke u bėrė gėrmadhe. Nė oborr ne pamė karrocėn e dorės mbi tė cilėn ishin bartur tė varfėrit shqiptarė pėr tu larguar nga ky ferr i tokės; dhe pa numurim kafka dhe kocka tė zbardhura nga dielli e shiu, tė deleve dhe lopėve, por qė tani nuk ishin ofensive ndaj flegrave tė hundėve. Hymė nė dhomėn e tmerrit, ku Gjoni gjeti tė dy fėmijėt e vdekur, gruan e ēmendur, dhe tė pafatėn Cucė. Nga kjo skenė e vuajtjeve tė tyre ne shkuam nė varrezėn ku shumė nga shqiptarėt kishin" gjetur prehje. Ajo ish vendosur nė shpatin e njė kodre jo tė lartė, fare afėr me spitalin e kolerės; tani ėshtė vetmuar me mure dhe ka njė derė nė hyrje, pjesa e sipėrme e se cilės ngrihet disa kėmbė mbi muret. Oborri, hapėsira e rrethuar, ėshtė rreth tridhjetė e pesė kėmbė e gjatė dhe njėzet e tetė e gjerė, murėt qė jhanė ndėrtuar shumė keq janė rreth gjashtė kėmbė tė larta. Motrat e Dashurisė (tė Shėn Vinēencit De Paul) kishin vėnė njė dryn turk mizerje dhe kishin marrė me vehte ēelėsat nė Kostandinopojė. Ne aritėm tė hymė duke kapėrxyer, njė grek nga solli njė shkallė tė shkurtėr e tė thyer e cila pothuajse nuk na u nevoit. Pirgje tė vogla dheu tregonin se ku pushonin viktimat, bari i dendur dhe grami rritej mbi tė gjitha ato. Fare nė mes tė hapėsirės qėndronte njė kryq i madh, i vendosur mbi njė tė sheshtė e tė gjėrė, qė shkėlqente nė njė tė bardhė tė fortė mermeri; nė faqėn horizontale tė bazės ishte shkrimi i mė poshtė me gėrma tė mėdha:

CE MONUMENT A ETE FRIGE

PAR LE ZELE DU TRE PIEUX

MONSIEUR NAYLER BEJ

AU NOME DU CATHOLICISME,

 

A LA MEMCIRE

DES ALBANAIS CATHOLIQUES

MORTS POUR LA FOI

21 MAI, 1846.

 

(KY MONUMENT ĖSHTĖ NGRITUR

ME ZELLIN E SHUMĖ TĖ DEVOTSHMIT

Zotėri Nayler Bej

NĖ EMĖR TĖ KATOLIĒIZMIT

 

PĖR KUJTIM

TĖ SHQIPTARVE KATOLIKĖ

TĖ VDEKUR PĖR FE.

21 MAJ 1846

 

 

+++++++++++++++

 

Pas kryqit vezullues dhe mbishkrimit tė madh nė mermer tė bardhė, nė murin nė tė kundėrt tė derės, nė njė tabele tė thjeshtė, jo fort qartė, me njė ngjyrė kafe nė gri ishte mbi shkrimi i mėposhtėm, me gėrma tė vogla, i zbehtė dhe i lexueshėm me vėshtirėsi:

 

THE LAND WITHIN THESE VVALLS WAS CEDED BY THE

SUBLIME OTTOMAN PORTE TO HIS EXCELLENCY

THE RIGHT HONOURABLE SIR STRATFORD CANNING, G. C. B,

HER BRITANNIC MAJESTY'S AMBASSADOR TO THE SAME.,

AND BY HIM PRESENTED TO THE

HOLYCATHOLIC CHURCH,

TO SERVE AS A PLACE OF SEPULTURE FOR THE

ALBANIAN CHRISTIAN

MARTYRS,

WHO DIED AT MOHALICH,

IN THE MONTHS OF APRIL AND MAY,

ANNO DOMINI 1846.

 

 

+++++++++++++++

 

TOKA BRENDA KĖTYRE MUREVE JU DHA NGA

SUBLIMJA PORTE OTOMANE SHKELQĖSISĖ SĖ TIJ,

TĖ NDERUARIT SĖR STRATFORD CANNING, K. i M. B.

NJĖKOHĖSISHT MADHĖRISĖ SĖ SAJ BRITANIKE - AMBASADORIT

DHE PREJ TIJ JU BĖ PREZENT

KISHĖS SĖ SHENJTE KATOLIKE

PER TU SHERBYER SHQIPTARĖVE

MARTIRĖ KRISTIANĖ

Sl VEND VARRIMI,

ATYRE QĖ VDIQEN NĖ MOHALICH

NE MUAJT PRILL E MAJ,

ANNO DOMI Nl 1 846.

 

+++++++++++++++

 

 

... Nė qoshe tė varrezės sė vogėl, hedhur nė tokė, ishin dy kryqe tė mėdhenj prej druri ngjyrosur nė tė zezė. Ishte njė ēarje e madhe e krijuar tashmė nė njėrin nga muret; i gjithė sė shpejti do tė binte duke u shndruar nga renoja; dhe jo vetėm turqit por edhe grekėt dhe armenėt, tė cilėt nuk i shihnin katolikėt kristianė, do tė merrnin materjalin pėr tė riparuar shtėpitė apo stallat e tyre; respekti kundrejt urdhėrave shtetėrore ėshtė diēka qė nuk zgjat shumė, tė gjithė njerzit e njė vendi, edhe kur nuk egziston paragykimi fetar kanė prirjen dhe instiktin pėr shkatėrrim.

 

+++++++++++++++

 At Gjergj Fishta pėr Stubllėn

 

 

Aso here, kur Atė Gjergj Fishta OFM ndodhej nė Manastir [66] pėr Kongresin e Alfabetit (1908); Kryetari i Kuvendit tė Lazaristėve t'atij qyteti i diftoi dhe i fali nji dorėshkrim me tė madhe randsi pėr historinė kishtare tė Shqipnisė. Dorėshkrimi nė fjalė, - nji kopje e tė cilit gJ'indet gJ'ithėnjė nė bibliotekėn e Rregulltarėve tė naltpėrmendun tė Manastirit, - āsht shkruem nė gjuhėn frėngjishte nga nji misionar nė Maqedoni, me mbiemnin TROVEYRIOT.[67]

Sikur mund tė vėrtetohet qė prej fjalėve mā tė para tė dokumentit, kallximi āsht shkrue nė trajtėn e nji letre lajmimi, e i asht drejtue Timz. Dario Bucciarellit, atėherė Ipeshkėv i Prizrendit. i cili ishte sjellė Zotnisė Bonnien, kryetar i kuvendit tė Lazaristavet tė Sh. Benediktit nė Manastir, tue lutun t'i jipte lajme sa mā tė sigurta pėr atė ēetė katolikėsh nga Stublla, marrun prej turkut e dėrgue nė mėrgim nė Brusė (Azi tė Vogėl) vjetin 1846.

Mendimi i Ipeshkvit ishte, prej kėso lajmesh, bashkė me shka mund tė mblidhte nga vetė goja e atyne pakė dishmitarėve, qi u kthyen gjallė nė vend tė vet, me pėrmbam nji monografi sa mā tė plotsueme e tė dokumentueme rreth kėtyne martirve, tė cilet mbaheshin me ipeshkvi tė tij.

Tash, se a e ka botue kėtė kund, na nuk e dijmė. Dijmė vetėm, se pat gatue pėr me e ēue nė Romė; pse na kemi nė dorė[68] , nji dorėshkrim tjetėr edhe  mā tė gjatė mbi martirėt shqiptarė tė Stubllės; a mā mirė tė thomi, nji shkurtim tė historisė sė Timzot Bucciarellit OFM; tė cilėn nji Meshatar Franēeskan i ipeshkvisė sė Shkupit, simbas urdhnit tė Gjeneralit, pėrpiloi e i drejtoi kėtij nė Romė. Nga ky dorėshkrim i dytė italisht, ne kemi pėr tė marrė aty-kėtu ndoni njohtim, qi tė na duket i nevojshėm pėr ndritėsimin e tekstit frengjisht, tė cilin po nisim kėtu t'a botoJmė tė pėrkthyem.

  

Monastir, 8 Tetuer 1869.

Imzot i pėrndritshėm! 

Nėpėr nji shkresė qi shkelqėsia Juej i ēojshi tė Parit tinė nė Kuvendin e Sh. Benediktit, ditėn 26 Prill 1689, i lypshi tė Ju jipte ndonji lajm pėrmbi atė Ēetė Shqiptarėsh tė ipeshkvisė sė Shkupit, tė cilėt kjén dėbuem nė Muhaliq tė Brusės vjetin 1846. Tue mos pasė mundun ai tė Ju pėrgjegjė, pse i asht dashtė me u gjetun nė Stamboll shi aso ditėsh, Z. Dervin m'a dėrgoi me letrėn e Shkėl. S, dhe mė lutte tė Ju ipeshem un lajmet e dishirueme. Por, kėto lajme nuk i kishėm tė tana vetė; e, pėr mos me i nisun tė mangėta, m'āsht dashtė tė filloj nji marrėdhanė letrash mjaft tė gjatė me njanin sivėllazensh sė mi Lazarist e me do murgesha, - sot endė gjallė, - tė cilat kjén derguem aso here nė Brusė. Tash pra, mbassi i kam nė dorė shkrimet e tynve, unė po i rreshtoj tė gjitha mė nja e po ia nisi Zotnis Suej.

E prej se mund tė jét se Sh. J. ndoshta nuk e ka pėr doresh veprėn e Z. HECQUARDIT, konsullit tonė nė Shkodėr, prej si kam pėr tė marrun disa njohtime, sidomos rreth njatynve qi kjén shkazi kryesuer i gjithkėsaj mizorie, tė cilėn unė kėtu po ia hi me kallxuem.

Asht e dijtun se, pėr me kjenė tė pėrpikta e tė pėrkryeme sa duhet kėto kallxime, do t'ishte nevoja tė shikoheshin, tė qortoheshin e tė pėrforcoheshin me dishmin e njatynve qi aqė shumė pėsuen pėr fe dhe atdhe, e prej se cilėsh ndokush do tė jėt edhe sod gjallė.

Rreth vjetit 1844 nji ortodoks Armen, i cili njiherė ishte kjenė bā musliman, ma vonė prap erdh e u kėthye nė fé tė krishtenė.

Ndie kjo punė nėpėr qytet (Stamboll), Armeni kje paditė. Mbassi s'digjoi mā pėr sė dyti me i ra mohit fés sė tė parvet, kje mbyt pa tjetėr.

T'i a kishin hjedhė trupin nė Bosfor, sikurse sa e sa tjerve, kurrkush s'kje tue i ra mbrapa punės sė tij; por ata vojten e e lan nė rrugė tė madhe, nė mjedis tė pazarit (ĒARSHI).

I a kishin pasė pré kryet e shti ndėrmjet tė kambvet, tue bām tjera shemtime e dhuni tė turpėshme nė fėtyrė.

Nji punė kaqė e shnjerzueme e fanatizmit e ēoi peshė, tė thuejsh, mbarė Stambollėn. Tė gjithė Ambasadorėt, por sidomos ai i Anglis Lord CANNING, protestuan pėr forcė pėr ane qeverije sė vendit kundra njij mizorije sė tillė. Edhe i njohtuen zyrtarisht, se do t'i kėputshin marrėdhānat diplomatike me Mbretnin Otomane, po tė pėrsėriteshin edhe nji herė dhuni aso dore.

Sulltani Abdyl Mexhidi u dha fjalėn qi, jo veē se aty e mbrapa s'kishte pėr tė lanė tė ndodhėshin ma asosh mizorisht nė mbretni tė vet, por pėr mā tepėr u premtoi se s'kishte pėr t'i ndjekun mā kurrkush pėr punė tė fés, mu sejcili do t'ishte i lirė me e dėshmuem ballafaqe njatė besim qė e duajte.

Tashti, shi ndėr ato ditė paska pasė ndodhun nė Stamboll nji laraman, Shqiptar prej Kosovet. Ky, marrė vesht ffalėn e Sulltanit, kur u ktheka nė Shqypni u kallxueka shokvet, se nji kohė e re do tė xijte fill pėr tė krishtenėt e Mbretnis Otomane, kahė ashtu e mbrapa do tė mundėte sejcili me e dishmuem lirisht fén e vet[69].

Me tė zi qi pritėn atėbotė laramanėt: e, mbassi me zemėr ishin tė krishtenė, tė krishtenė e dan me u diftue edhe faqe tė dheut. por, ai qi i dha shkaz e nxitit ma fort kėtė vendimin e tynve, kje A. Anton Maroeviq, Franēeskan i Dalmacies. I kjenun, i gjallė e plot zéll pėr fe dhe atdhe, i trimnoi nj'a njizetekatėr familje laramane, t'u dishmojshin shqiptarė tė krishtenė e tė delshin edhe pėr faqe; tue u dhanun njiheri fjalėn, se kur s'kishte pėr t'u dam sish, e se pėr tokė e pėr dét, ndėr burgje e salvime gjithėkund dotė shkojte me ta. Me kaq u lidh besa, mos me e lėshuem pėr tė gjallė fén e Krishtit.

Kėtė lidhje shejte, nėpėr tė cilėn i kujtojshin Zotit gjén e jetėn e vet, i a diftuen Delegatit Apostolik Kryeipeshkėvor, imzot Gaspėr Krasniqit. Delegati Apostolik i Shkupit prej ane sė vet e pėrforcoi edhe ma fort nė kėtė vendim tė marrun; me gjithėkėta u a qiti parasysh vuajtjet e kundėrshtimet e mėdhaja, tė cilave do t'u bijte me u bām ball pėr atė dishmi bujare.

Aspak nuk u ligshtuen kreshnikėt pėr fjalėt e Zavendės Kryeipeshkėvit. - "Na jemi tė krishtenė - than - e tė krishtenė duem me dekė. Nė kjoftė se pėr shkak tė kėsaj feje ka me na u dashtė, tė bjerrim gjithėshka kemi, s'ka gjā; po u desht t'apim jetėn, na edhe jetėn e apim pa himbė!"

Njėkėshtu tė lidhun me shoqishoqin shkuen te Beu i Gillanit, edhe atij ia diftuen, si Zavendės kryeipeshkvit, mendimin qė kishin qit. U mundue ne e parė Beu me if a kėthye menden, ku me tė mirė, ku me tė keq, por kot.

Turqit e vendit u egėrsuen fort, sidomos kur pan se edhe krahinat tjera po dojshin me i marrė mbrapa. Qeverija e zyrtarėt e rrethit, nė vend qi me u munduem me zbutė punė, shkojshin tue i nxitė e tue i ndezė gjithsa ku mundėshin.

Vali nė Kosovė aso kohe ishte HAFIZ PASHA. Tash, se rrijte nė Shkup, se nė Prizrend, nuk dij.

Simbas dishmis sė konsullit HECQUARD (fq. 485), auktortetet e vendit – nuk dihet a me dije, a pa dije tė Stambollės - venduen me i burgosun tė gjitha kėto 24 shpi. Kėshtu[70], kreshnikėt e fés kjén ngarkuem prej votrės familjare, e ēuem nė Shkup. kėtu, mbas nji udhtimi plot trazime, kjén  ndėr do burgje, ku i lan me u Imekun unit.

Por shka, se as uja, as etja, as tė ftohtit, as mundimet tė gjithfarshėsh nuk munden T'i shkepin prek Krishtit, fatosat e Stubllės. S'u kishte mbetė ngushllim mbi tokė, pėrpos fjalėve t'ambla tė Atė Antonit, qi u shkoni nėpėr mend e zemėr...

Mbas do ditėsh kjen qitun nė gjygj ata mā pleqėt e katundit. S'ju lodh mendja as nji grimė pėr kėrcnime, as pėr fjalė tė mėdhaja tė turqvet; tė gjithė, nji goje than, se ishin tė kėshtenė e se: shqiptarė tė kėshtenė dojshin me dekė! Si e pau Hafiz Pasha, se gjā s'i luejte asi mendimit tė cilin ai e thirte kryeneēsi, - u dha urdhėn t'u mundojshin e t'u vejshin nė torturė. Por, mbassi as kėshtu s'i duel me i thyem, s'i pau shtek tjetėr punės, veēse i dėnoi me i tretė n'Anadoll: gjan e gjithė pasunin e tynve me e shitė e me e bām tė shtetit, e ma mirė thomi, - sikurse na e ka vėrtetuem shumkush, - me hi nė kashė tė Pashės. "S'āsht e mundun - shkruen z. Hecquard - tė kallxohet shka u ra me hjekė kėtyne familjeve tė kėshtena mbi tė cilat ishte kah shkrepte mėnija e mizorija e njij fanatizmi tė tėrbuem. Vaji kishte me tė marrun tue i pam ata pleqtė tė mbetun, ato gra e fėmijė tė ligshtė, tė vum pėr udhė, kambė, kahė viset e largta tė mėrgimit; tue bajtun, gjithmonė gėzueshėm, tė vėshtirat e mundin e rrugės, mbi se mund tė bajė robi. I vetmi ngushllim, fjala e  Apostullit tė Krishtit, e cila shkojte tue u ra ndėr mendė mbi agimin e njij kohe mā sė mirė e shpėrblimin e kurorės s'amshueme pėr pėr ēka ishin tue hjekė.

Ishte njė ditė pranveret, nji aso ditesh, ndėr tė cilat dielle ende tė ligshta i lėshojte rrezet e veta mbi tokė, kur martirėt tanė; u nisėn pėr dhena, ku ma e shumta do tė lejte jetėn. I prijshin karvanit do ushtarė kaluaer; mas sish dishmitarėt e shkretė, tė gjithė kambė, grat e varzat, tė dame posė prej prindvet, vllaznvet e burravet tė vet, sigurisht pėr qėllime tė prujta tė rojtarvet!

Udhtimi pre Shkupi deri nė Selanik kje i mundėshėm sa s'tregohet, tė prumt e zaptivet me ta, njekaqė tė poshtėm e barbar, sa shumė kėsish se mjerėsh diqėn, do rrugės, tjerėt porsa u kapen nė Selanik.

Katėr grave u fali Zoti fėmijėn udhės. Tė mrrijtme tu dyerėt e qytetit, njanės sosh i a grabiten foshnjen gjiut e i a flakruen nė det.

Frati, i cili e kishte ndjekė gjurmė pėr gjurmė vathėn e vet si bari i mirė e atė i dashtun, tue kjenė se ishte austriak, ke dam shokėsh e kje dredhuem rrugės; nisė pėr Stamboll e dhanė nė dorė Ambashjadorit t'Austrisė. Kėta e ban gjindarėt prej frige, mos t'u bijte ndonji ngatrresė nga ana e Qeverisė sė tij.

Udhės e lidhėn kambėsh me hekra, qi peshojshin kund nj'a 150 okė. nuk dihet si Atė Antoni mund pėshtoi gjallė e s'mbet i ndrydhun pėr nėn bark tė kalit, kur nji herė u rrėxue me gjithė tė. l penguem prej prangash, s'ishte i zoti me luejtė vendit e me u shkapulluem.

Aso kohe, kur kėto familje tė krishtena ia behen nė Salonik, ndodhte aty nė qytet, nė shėrbim tė pėrhspirtshėm tė katolikvet, nji Meshtar, bujar me ndiesi e fort zemėrdhimshėm, prej Syret. Grek, por me fis franēez, emnit Leonard VACONDIO. Ky, posa marrka vesht t'ardhunit e kėtyne tė mjerėve, e se si u gjindėshin diku nė njė han ashtu, ndihmo, Zot; dmth. tė molisun prej rrugės, ujet e etjet, ngau nė tė shpejtė me i pam. Si i hetoi me sy tė vet, se njimend ishin tė vėrteta ato sende qi perfoleshin nėpėr qytet pėr ta, vojt me atė till e i diftoi konsullit tė Francės, t'Anglis e tjerve miqve tė vet gjendjen e kobshme, nė tė cilin dėnesė - shin kėta tė shkretė tė burgosun.

Konsujt m'atėherė shkuen vetė e u ankuen pėr kėtė gjā te sundimtari i vendit. Ky, s'u dha tjetėr tė gjegjun veēse, tue pa se puna e tė burgosunvet por shkojte tue u pėrhapė pėrerė e mā fort, dha urdhėn t'u largojshin sa mā parė prej Salonikut.

U gjet prandej, e u gatue sido nji barkė e shpartallueme, nė cilėn kjen shtiem Shqiptarėt e shkretė, pėr me i nisė nė Mudonie, nji vend pėrmbi detin e Marmorės. Disa familje tė Salonikut, tue u gjegjun tė lutunavet tė Don Leonardit, famullitari tė vet, shpejt pėr shpejt mblodhen sa ma shumė gjana ushqimi qi munden, dhe u a ēuen te barka, kesh pėr me u a letsuem nji grimė zin e mundimet e asaj udhe, e cila nė vetveti s'do t'i lejte gja mangut asaj sė parės. Por detarėt e pa-Tenzonė (pa shpirt) si i morėn njėherė ato sende, i ndalen tė gjitha pėr veti.

Ndėr ato 5 a 6 ditė qi dishmitarėt tanė pate tė ndejun nė Salonik, Don Leonardi dha e muer me gjithė shpirt pėr me ju bam ndihmė. Shkojte tash e parė me i pa, me i ngushllue e me u dhanė zemėr n'atė mjerim; u dėrgoj pa da mjete ushqimit, sidomos veshė mbathė, tė lypuna aty-kėtu nėpėr bamirės. I ra me u mbarėshtrue disave Sakramehdet e mbrame, edhe me i shtem nė dhe shumė sish qi kishin dekė nė burg. Edhe, kur u nisen pėr Mudonje, i shkrou. Timz. HILLERONIT, Delegatit Apostollik tė Stambollės, tue e lutun t'u biejte mbrapa e tė hijte ndėrmjetės prane qeveris pėr kėta tė mjeruemė. Dishroj mandej me i ndalė nė Salonik njata qi dukeshin mā tė ligshtuemė sė tjerėt; por sunduesi i u kundėrshtue.

Shka hoqen kėta tė shkretė n'atė udhė pėr det, mbrenda asajė barkės sė zhgatrrueme, veē nji Zot e din. U, et, tė rrahuna, , tė pėrbuzuna gjithfarėsh; kurrgja s'ju u kursey. Mā vonė i u desht kirurgut me ia premė njij djali tė ri tė gjithė gishtat e kėmbės, tė irnuem e tė shkuem keq prej shkopinjsh sė felakut. Pėr tė pasun nga detarėt nji tas ujė, u dojte me u dhanė nji grosh; e kur s'paten ma me shka me i pague, s'u dha mākush as ujė.

Prej ūs e etjet fėmija e njomė sidomos, i a nisen me kjam e me britė. Tue kjenė por, se brimėt e tynve u epshin mėrzi detarėvet, kėta i kapshin e i hidhshin nė dét. Ndėr sa tjerė, aso here nji babė i shkretė buer dy djelmėt e vet, binjokė tetėvjeēar.

Nji grue, tue dhanė shpirt prej vuajtjesh, kje flakruem njashtu, nė mjedis tė detit.

Tė mrrijtme nė Mudonje, mueren e i hodhen mbi njė grumbull plehit nj'a njimbėdhetė kėsish (11) qyqarėsh, dekė rrugės. Tjerėt kjén qitė njė nji ani tė vogėl, a ma mirė tė thomi, nė nji barkė tė madhe, tė vjetrė, me fund shpatuk, e cila me tė zi ishte e zoja me i ra rrymės sė njaj lumi e me i ēue nė Muhaliq. Ndėsa ishin duke i ngarkuem nė barkė, qiti rasa andej pari nji djalė tė ri, Shqiptar, shkja me besim (ortodoks?) emnit MIC. Prej veshet e nė gjuhė, me tė shpejtė i njohti se ishin Shqiptarė.

"U ēudita - thotė - kur i pash se i hiedhėshin, a s'me kjenė. cokla drush, prej njanės bark nė tjetrėn; zemra mue ishte tue mė plas prej idhnimit. Mora me tė holla tė mija nji lundrė tė voglė e ju u vuna mbrapa, tue i pėrcjellė pėr sė largut, mos t'u kujtojte kush, djeri nė Muhaliq."

Duhet dijtė kėtu, se Muhaliq-i asht nji vend i rrethuem anekand prej kėnetash; prandej, fort i smundėt pėr Shqiptarė, tė mėsueme me jetue n'ajr tė shėndoshėt, ndėr vende bjeshkėsh sė nalta, ku bora s'din tė shkrihet, as verė as dimėn.

Por, shka asht mā zi, kėta tė mjerė kjén shtie, ashtu mbarė mbrapshtė, nė njė barkė tė qitun mbas doret, nė tė cilėn kohėn e mortajės, hiedhedhin tė

ligjet e prekun prej kėso dergje tė prāshme.

Si i u qasen qytetit, i zhgarkuen nė breg. Mici, edhe ai zdrypi prej lundrės sė vet, ju afrue e u pėrzie me ta. U porositi tė gjithėve kah nji supė tė mirė; mandej u ndihmoi me tė holla, tu u dhanė gjithshka i qilloi me veti.

Kemi lanė Atė Antonin, ngarkuem me pranga, tue u fillue pėr Stamboll. Tu kjén ky, si u tha, nenshtetas austriak, e pėr ma tepėr i mbrojtun, si Meshtar katolik qi ishte, t'u kapmen nė kryeqytet, i kje dorzue Ambashjadorit t'Austris.

Edhe ky, nė vend qi me i a vu veshin Fratit pėr gjithato mizori qė ishin tue i bā mb'atė Ēetė Shqiptarėsh; nė vend qi me ura mbrapa e me u pėkujdesė sadopakė pėr librimin e tynve, i a mbylli gojėn e s'e la me folė, tu drashtė mos tė pėrhapeshin nėpėr qytet kėsosh lajmesh. E, mbassi s'i duel me e shtėrnguem ndryshej, i vuni prap prangat e e mbajti rob nė pallatin e vet.

Mbas do kohe, ndoshta atėherė kur puna kishte marrė dhén, i ra ndėr mendė Ambashjatorit me shkue e me e pam Atė Antonin nė fund t'atij tharku ku e mbajte lidhun. Rishtas u mundue me i a mbushė menden tė mos shkojte tue pėrhapė asosh lajmesh sė pakandėshme: por edhe kėsaj here buer kot frymė me té. Pėr fund, njekaqė erdh e u nxe, sa i u vėrsul me do fjalė fort tė zymta:

“Tek e mbramja-i a bani Ambashjatorit-a e din ti, se un t'a kam nė dorė jetėn?”"Posi, Zotni, - i a kėtheu Frati, - e dij; por un aspak nuk tutem, edhe me pasė pėr t'a bjerrė. E vėrteta mundet ndoshta mos me Ju pėlqye; por i Madhi Zot i-din si janė punėt, Ai nji ditė ka pėr tė kjenė gjyqtari ynė: prandej un, pėrposė Tij, nuk due tjetėrkend mbė shekull".

Mbas do ditėsh, Atė Antonit i duel me ikė prej burgut. Diktue nji herė derėn ēilė, hoq zhgunin, pėr mos me e njohtė kush, iku e vojt, s'dihet se si, nė Muhaliq, pėr me u bashkue rishtas e me hjekun keq me bijt e dashtun tė vathės sė vet.

E kėtu - kallxojnė Murgeshat - na diftoi ai vetė, se shka kishte pas hjekė. Na tha se, porsa kishte mrrijtė nė Stamboll, e kishin burgosun e vu nėn nji roje fort tė rrebtė. Prandej nuk i kishte dalė kurrėsesi me i ēue fjalė kuj e me i a diftue shka ishin tue pėsue Shqiptarėt e dėbueme[71].

Me gjithėkėta s'mund ndėj mėsheht puna nė kryeqytetin e Mbretnis. Nga Saloniku, Konsuli i Anglis e i Francės u a lajmuen punėn Ambashjatorvet tė vet. Kėshtu i kishte shkrue edhe D. Leonardi Ipeshkėvitė vet, z. HILLEREAU.

Ndėrkaq nuk dihej, se kahė prej Salonikut u kishin dhanė dishmitarvet tanė. Drejtuem i kishin pėr Azi tė Vogėl, por nuk dijte kush me kallxue se nė ē'krah i kishin hjedhė.

Tue pėvetė andej e kėndej z. Hillereau mrritji me zhbirue, se ata gjindėshin nė nji vend tė BITINJES, emnit Brusė.  Edhe nė tė shpejtė u vuni pėr gjurmė vllaun tanė z. Bonnieu, i cili flitte mirė turqishten edhe nipin e vet, Prift zotni J. Hillereau. U nisen pra, kėta tė dy, e si u kapen te qyteti i Brusės, u than se Shqiptarėt e tretun qi ata i kėrkojshin, gjindeshin nė Muhaliq, si a ma zi e ma zi. Kėtė lajm, pėr shka mė duket, u a dha z. Sandisson-i, konsuli i Anglis; i cili sadoqi protestant, u diftue fort i dhimbėshėm e i kujdesėshėm ndaj Shqiptarėve mėrgimtarė.

Tue pamė se vllau i ynė e z. Hillereau po niseshin pėr Brusė, me ndhmė tė tynve, u dha me veti Dragomanin e vet, z. Djordjijski-n, njiherė pėr me i pėrcjellė, mandej edhe pėr me pa, a ishin njimend tė vėrteta tė gjitha ato fjalė qi fliteshin nė Brusė rreth kėtyne tė dėbuemve.

E tash, Imzot i Pėrndritshėm, mrrijtė deri kėtu me kėto lajmet e mija, epma lejėn, qė kėndej e mbrapa t'i lāfjalėn vllaut tinė z. BONNIEU, i cili aso here pati rasė t'i shihte me sy tė vet shka ishin tue hjekė Shqiptarėt nė Muhaliq. Qe, pra, fjalė pėr fjalė kallximi qi ia e vuni mbė letėr, jo mejeherė massi u kėthye prej andej, - tue kjenė se asi shtegu nuk mundi kurrsesi pėr shkak njaj varre se neveritėshme, tė citėn e kishte marrė tue shėrbyem tė lingatuemvet, e qi mā vonė e ēoi nė vorr, - por do ditė ma vonė, nėsa gjindej i shtruem nė smundėtore tue u mjekue.

Nuk āsht e mundun tė diftohet me fjalė, se nė ē'gjźje tė mjerueshme kishin vojtė tė dėbuemėt Shqiptarė, qysh se kishin ram fli ndėr thojt mizorė tė pashės sė kėsaj krahine. Me i u dhimbte gurit e drunit!

Kishin mrrijtė me u kapė nė cakun e mergimit, mbasi u ishte dashtė me hjekė zit e motit.

Na i gjetėm nė Muhaliq, nji katund kah Jug-Perėndimi i Brusės, nj'a nji orė larg liqenit t'Apolonjes.

E kėtu un i pash pėr mā tė parėn herė. Zot, mos me pasė shka me pa! Tė gjitė tė mbėluem me do zhele tė ndyta, a pėrgjysmė tė zhdeshun; fėtyra u kishte tretė: Mjaft me thanė, se tė shtijshin frigėn, veē tue i kėqyrė. Prej 180 vetvet, qi kishin kjenė kur ishin nisė prej vendit sė vet, s'kishin mbetė veē 87; edhe kėta, tė thuejsh, me shpirt ndėr dhambė.

Kishin xanė vend nė nji han tė vjetėr, tue ra mbrendė: oborri mbushė me eshtna bagtish, grumbulluen aty prej disa tregtarėsh, pėr me i nisė n 'Europė, ndėr fabrika sheqerit.

Ditėn,. kur kishin pasė ardhė ishin kjenė njekaqė tė ligshtuemė prej trazimesh sė rrugės, sa pesė sish dhan shpirt, porsa mrrijten. Tė lumėt ata, duhet me thanė, qi dhanė fund me kaq martirizimit tė vet tė ngashtrueshem! Qysh me 29 tė Prillit e djeri me 3 nė Maj - dmth. qė kur Imz. Hillereau-ni e vetė patem fatin e bardhė t'i pėrziejshim lotėt tonė me t'atynve e me u dhanė sadopak nji ngushllim atynve tė t'mjerve, - nuk ka kalue ditė, pa dekė ndonjani sish...

Ishte pra, njandej kah ora 7 nade, kur, nėpėr ndėrmjetsin e z. DJORDJIJSKI-t, agjentit tė konsullit t'Anglis, mund tė him ndėr ato burgje tė perjavshme.

Zot, o Zot! se shka me pa! S'kishin vu ende mrė kambė nė derė t'atij hani, kur na bjen tė shofim nė mjedis s'oborrit nji grumbull njerzėsh: burra e gra, djelm e vajza, gjinduer moshe; fėmija djepit e djeri pleqė tė mbetun, gadi pa petka mbė shtat, a mblue me ndonji zhele.

Massi qi tė gjith, tė thuesh, ishin ndėr ethe, ishin vu, tė ngratėt, me u xém nė diell. Ndėrkaq salvuesit e pashpirt shkojshin tue hjedhė mbi ta kandra tė ndyta, qi t'i hajshin...

Dhimba e zija shiheshin kjartė mbi fėtyrė tė tynve, bā asht e lėkurė. Pash disa ndėr ta, t'irnuem kryekėput varrėsh. Dy kishin  qitė kambė e krahė, njaj tjetri, kalbun kambėsh, i blejte misht copa-copa mbė tokė.

Tė shuemėt! Porsa na pan, i muer vaji, edhe tė gjithė njij zani i a nisen me gjimue tė madhe. Mue ndėrkaq prej dhimbet zemra ishte tue mė plasė mbrenda krahnorit. As un s'kjeēė i zoti t'i ndalshem lotėt, qi edhe tash mė shkojnė rrėkajė, kahė jam tue e shkruem kėtė histori tė pėrmallshme.

Prej oborrit him me pa mbrenda ndėr burgje, ku lėngojshin tė sėmundėt. Nė ma tė parėn odė, gjetėm nj'a dhetė mbi shtrojė tė thatė, pa pasun tjetrė mbėlojė mbi shtrat, pėrposė njaj thesi sė shkyem.

I pari qi na hetoj, kje nji plak, edhe ai, fill pėr dekė. E shkojte gjithėnji tue i dhanė vetit; mundohej me e ēuem kryet, ndoshta pėr me na thanė ndonji send.

Imz. Hillereau-ni u afrue edhe i diftoi nji kryq qi kishte me vedi. I smundi, porsa. e pau, i a grabiti duersh ngutėshėm e e vuni nė buzė me e puthė, tue e lagė me lotė qi shpėrthyen prej gėzimit. Mbasandej, si t'ishte i forcuem nga nji fuqi e mbinatyrshme, u suell mbė njanin krah, edhe tue bubrruem nė do zhele, zhbloi krenat e nj'a dy a tre fėmijve tė vet, edhe ata tue mbaruem. U dha kryqin me e puthė e, ēue duerėt pėrpjetė, i bekoi me shenjin e shėlbimit. Duelėn dikur prej kėsaj ode sė kobshme, pėr me kalue nė nji tjetrė, edhe ma tė zezė. Kėtu ishin, tė shtruem rrash pėr tokė, po njaqė tė smundėt, sa n'atė tė parėn. Porse kėta né na u duken fort tė fikun e ma fill pėr dekė, se ata tė pėrparshemt. Kėta s'ishin tė zotėt as me pa nėmose ata qi ishin tue hi n'odė.

Hetuem nė mjedis sė tynve nji nier tė dekun, i cili kishte fillue me marrė erė e m'u prishė. S'ishte vetem nji. Tue kalue mā pėrtej, ndeshėm edhe dy tjerė, vojtė po n'atė mjerim. S'mund u duruem ma, edhe venduem t shtiem nė dhé sa mā parė, tue i dhanė vorrit tė tynve nderimet fetare.

I u vum punės, e nė kėtė veprė tė mishriershme do t'u a dijmė pėr nderė fort do grekve, tė cilėt, vetė me duerė tė veta i ēilen vorret, vetė i barten nji kahė nji, pėr tri herė rresht, prej hanit e djeri nė Rrėmaj.

Mandej na prap u kthyem nder burgje, tė cilavet tash u kishte rįm pėrnjimend nji hije deket. U kthyem, pėr me u a dhanė Vojimin Shėjt njatynve qi ishin mā fort se tjerėt nė rrezik tė jetės.

Por, duehej ma parė, me i rrėfyem; e kėtu kishim rįm ngusht. Si do t'i a bajshihi, mbassi kurrnjeni sish s'e dijshim aspak, as mbarė as mbprapshtė, shqipen? Dham e muerėm tue pvetė andej e kėndej; tek e mbramja e gjetėm njanin ndėr tį, qi e flitte pak turqishten, edhe un, me tė zi ē'prita t'a marr pėr dragoman (pėrkthyes).

"Eja, - i thaqė - tė shkojmė e t'i rrėfejmė vllazent e tu. Ti e din gjuhen e tynve edhe turqishten; edhe kėshtu ti ké me mė ndihmue me u marrun vesht sadopakė me ta".

I a himė punės. Porse, nė tė parin tė smundė qi vijte nė rresht, - ishte nji vajzė kund nja 15 a 18 vjeēe - po vź n'oroe se dragomani s'po ēilė gojė. M'avitet si i turpnuem, e: "Mė fal, Zotni - mā ban, kjo āsht źme bijė. Drue mos tė kźt marre t'i diftojė ndėr sy tė mis ligsht'rt e fajet e veta. Prit sa tė shkoj e t'i thrras t'āmėn, pse para soje, mā pa tė: vishtirė, se para

meje ka pėr ta zbllue zźmrėn e vet”.

Tue i ndiem kėto fjalė, un pėr veti mbeēė faret i habitun e gati sa s'mu u zhgreh vaji. Sjellė kahė z. Hilleroni, i tham: Mue mė duket se jemi tue lypė tepėr-shumė prej sish. Kėta Engjėj Parrizit, kėta martirė, i kanė lam mjaft me lotė e me mundime fajet e mbėkatet e veta. Ē'nevojė pra, tham unė, t'u ndiejmė rrėfimin, sidomos nė kėtė rast, qi s'e diejm gjuhėn e tynve?

Si e pleqnuem nji grimė herė, na u duk krejt e arsyeshme puna: prandej, u solla e e pveta vajzėn qė kishem nisė m'e rrėfyem, "A ISHTE TUE I FALĖ ME GJITHĖ ZEMĖR ARMIQĖT E VET?!"

Kėsaj pvetjes sime, jo vetėm vajza, por tė gj'rthė tė smundėt qi gjindeshin n'atė odė, i u pergj'egjen nji zani: "ZOTI I NDJEFTĖ! I FALTĖ ZOTI! NA NJIMEND SHUMĖ KEMI HJEKĖ, EDHE PRAP MA DO TĖ HJEKIM; POR TĖ TANA VOFSHIN PĖR SHPĖRBLIM TĖ MBĖKATEVET TONA! FALI PRA, 0 ZOT, NDIEJI PĖR GJITHĖSHKA KANĖ PRITĖ ME BA MBĖ NE!"

Kjo falje publike, shprehun prej tė gjithve me nji zā tė vetėm, qi shkoi u pėrsritė odė m'odė nga tjerėt tė smundė, mjaftoi me na sigurue, se ata ishin penduem njimend e se dishirojshim me i marrun Sakramendet e mbrame. Prandej na, tue ēuem dorėn mbi ta, i zgidhem prej mbėkatesh edhe u dham Vojimin Shėjt. Mbassi i kryem me ngushllim tė zźmrės ketė zyre shpirtnore tue derdhun lotė bashkė me ta, u kthyem me i pam nji kahė nji edhe nji herė e mā pėr kadalė. Ato dy herėt e para, patėm kaluem ndėr disi tepėr ngut; mandej, ngufimet e pėrmbrendshme tė zźmrės e dhimba, qi na ndiem n'atė hovin e parė pėr ta, kjén aqė tė mėdhaja, sa gjithėshka kishim pa djeri atė herė, na u dukte si andrrė, si nji vegim. Arsyeja e lypte pra, tė ktheheshim prap ndėr ato burgje, me i pam vėllanzvet tanė; edhe kėshtu t'u vijshim rreth e t'u epshim njatė ndihmė qė kishim per doresh me u dhanė.

Nė mjedis sė sa e sa mjerime qi kėso here mė ra me pa, nji send sidomos mė bāni nji nėshtypje tė kėthellė. Ende s'mė hiqet mendėsh. Mė ra nė sy puna e njaj vajze, e cila, me e pa tė dukej se ishte nė nji gjźje fort mā tė mirė se tjerėt. E dame gadi pėrherė shokėsh, me fėtyrė sjellė kah muri, dajte si mos me i marrė nė dorė, a si mos me ndiem vuejtjet e tjervet. Deshta njiherė me e pvetė pėr ndonji send e me i drejtue ndonji fjalė ngushllimi; porse dragomani ishte pakė si nier i mbyllėt, e un s'e dijshem gjuhėn e saj. Pėr shka na u duk ne, ajo rrijte ashtue nė veti, si e hutueme, pėrse asaj i kishin pas dekė aty nė burg prindja e gjithė t'afėrmit. Mbas gjaset, prej dhimbe sė madhe, ishte bā si e marrė, e si mos me i ndiem vuejtjet e tjervet. Pakėgjā mā pėrtej hetuem nj'a katėr a pesė fėmijė, lėmuē pėr tokė, gati tue dhanė shpirt, shtri mbi do ndutsina e mbėlue me ndonji thes tė zhyem.

Tė shuemėt e vogjėl! Ishin lanė m'anesh e lėshueme doret prej gjithkuj. Mā e madhja nder ta, nji vajzė, s'ishte veē nj'a 11-12 vjeēe. Prej brimet e vajit, u ishte marrė zāni, e me tė zi ndieheshin tue fėshā e dihatė. Me t'a kėputė shpirtin! S'ishte kush me u a dhanė nji pikė ujė.

Ndėrsa ishim mjedis kėtyne fatzezve, qe se na bāhet si me ndie nji zā tė largėt tue kėndue nji kangė tė pėrmallėshme. Ishte zāni i njaj grueje sė mjerė, e cila, e mujtun nga mėrzija e atij vendi tė kobshėm, shpėrblejte nepėr atė kangė vajit dhimbėn e pamatun qi ndiejte nė zźmėr. Mbas gjithė se cilės strofė ndalej nji grimė e fėshājte; mandej i a niste prap asaj kange sė trishtueshme: kaqė, sa edhe tash krejt shtati mė perqethet kur mė bjen ndėr mendė.

Ndėr tjerė, gjetėm edhe nj'a dy gra, tė cilavet kishte fillue me u luejtun mendja e krés. Na than, se prej sė hjekunit keq e prej mjerimit sė madh kishin vojtun n'atė gjźje. Njana kėqyrte si tremshėm, dhe mbajte syt gjithmonė ngulun nė nji vend, tjetra e mėshehte fėtyrėn me duerė e dukej si me i ardhė marre se gjindej ashtu.

Por, shka na ēuditi ma fort, kje, se tue vum n'oroe ata tė mjerė, vojtun nė

nji gjėje, sa s'ka ku vé nieri mā poshtė, s'e ēilshin gojėn, me thanė, nji herė,

pėr me na lypė bukė, ndonji petk, a tė holla. Gjindeshin, tė shkretėt, fill pėr

dekė, edhe me gjithėkėta pėsojshin njashtu pa fjalė, si me e pasė qitė kujdesin

e vetvetit krejt mbas shpinet.

Aviteshin, vėrté, kahė na kamba-ndoras, e krejt marrėshėm. Shtrijshin dorėn me na lypė... por, a din shka? Nji medajė Zojet, nji petkzė tė Sajėn, ase ndonji kryq tė vogėl. Edhe t'i marrmen prej duerėsh sona kėto sende shźjte, si tė dishruemė, i vejshim nė buzė e i grijshin, si me thanė, tue i puthė: ishin tė lumė.

Na, sikurse diftova ma nalt, u kishim dhanė tė smundėvet vetėm Vojimin Shźjt. Por, nuk mjaftojte. U duehej dhanė edhe Shujta e tė fortvet, Vjatiku. E qe kėtu tash e prap gjindeshim para njaj vishtirsije tjetrė. E njimend, kź me e gjetė aty, nė mjedis sė gjithasaj ndytsije, nji vend sadopak tė giashem e tė dźjė, pėr me e ēue Meshėn e me i krye zyret hyjnore?

Kėrkuem andej e kėndej: por kot. Sė mbramit, mbassi bām mendim un bashk me Timz. Hillereau-nin, na u duk e arrėsyeshme me e thanė Meshėn nė mjedis t'oborrit na duhej nji tryezė; edhe Grekėt na e gjeten nji e na e prun. Kėshtu, sa ndora, e ndreqėm elterin.

Nėsa Imt. Hillereau-ni po veshte petkat e Meshės, un hina mbrendė, edhe u ndihmova me dalė n'oborr atyne qi dukeshin mā tė fortė se tjerėt, e qi, pėr pa i bā dam shėndedės, mund tė rrijshin jashtė, kohėn sa tė meshohej.

Oborri, plot me eshtna bagtish, t'i qitte sė vetit ndėr mendė fjalėt e Ezekjelit Profetė. E mbi njekėta eshtėna tė that, shembull i gjallė i dekės, vėllazenvet tanė, martirėt shqiptarė, ndėjen mbė giujte mėdhaj, gjithė kohėn e Meshės.

Prej sė gjitha anėsh ndieheshin tė fėshame, gjamė e dėnesė me t'a zhbiruem zźmrėn. Por edhe lotė si pika e shiut dikojshin pa pra prej sysh sė gjith njatyne qi i shihnin kėta fatoza bujarė tė kombit e fejet, tė cilvet u qeshte tash buza, kahė me tė dhanun thojshin uratė: Tė lumė pėr fatin e bardhė, qi u ishte reshtė, me e pam pėr mā parėn e tė mbramėn herė, aty nė burg, Flinin e papėrgjakun tė Krygjės. Mbassi u a dham Kungimin atynve qė kishin mundun me ardhė n'oborr, u a ēuem edhe tjerve tė smundėt qi ishin rat ndėr burgje. Mbaroi Mesha, edhe un, sjellė kahė ata u drejtova, gjithėnji nepėr dragoman, nj'a dy fjalė ngushllimit:

"Kėqyrni, - u thaēė, tė dashtunit e mi, sa i mirė āsht i Madhi Zot me ju! Ai ka ardhė me ju pam shi nė kėtė vendin e mėrgimit kėtu nė burg. Mā tepėr, Ai ju asht falė  ju krejt: Ju ka ushqyem me misht e vet t'adhrueshėm, edhe ju tash e barni ndėr zemra tueja... T'i a dijni, pra pėr nderė... Duenje gjithėsa tė mundėni! Ruenju fort mos t'i a prishni zźmrėn me mbėkate! ... qindroni, vellazen tė dashtun!

Edhe nji grimė, e shumė prej jush tash po e fitoj kunorėn e lumnis. Sa ma fort tė keni pėsue, aqė mā i madh ka pėr tė kjenė gėzimi juej n'atė jetė! Duenje shoqishoqin. Kqyrni me i ndihmue e me e ngushllue njani tjetrin: Te kini sidomos kujdes tė posaēėm pėr te vejat e fėmijėt e mbetun pa prindė. Zoti ka pėr tė ju a kthyem njiqind herė fijėsh gjithėshka tė kini ba pėr ta!"[72]

Kur i dhaēė fund pretkut, tue ēue syt, pash ke nji ēetė e madhe Grekėsh ishin grumbullue pėr me mė ndie. Edhe, tue vu n'oroe se me sa kujdes e vemende me ndigjojshin, un s'mund u ndala pėr pa u a sjellė edhe atynve dy fjalė.

U vuna pikė sė parit leēi, tė vijojshin me zell sikurse i a kishin fillue, ndėr ato vepra mishriret ndaj kėta tė dėbuemė tė shkretė. Mandej i luta, t'u kujdeseshin sidomos pėr vorrimin e tė dekunvet, tu u a qitun ndėr mendė, sa e pėrlqyeshme e e ēmueshme ishte kjo vepėr filatropike para syvet tė Naltit Zot!

U ndalėm nė Muhaliq pakėgja mā tepėr se dy ditė; dmth. qė prej sė Shtundes, 2 Maj, djeri tė Hanen 4 Maj 1846.

Zemrėn plot mall e syt e rim prej lotėsh, u dam nga miqėt e dashtunė. Por na u ngiatte djeri tė kthejshim nė Stamboll, pėr t'u diftuem auktoriteteve pėrkitse shka kishin pam syt tanė, e me mundun kėshtu t'i vehej njiherė cak kėtij salvimi tė pashpirt.

Tue kaluem nepėr Brusė, u ndalėm te konsulli i Francės, z. Crepin e ka ai i Anglis, z. Sandisson. Edhe, mbassi u a endėm sa ma mirė qi dijtėm mjerimin e tė mėrguemvet, i lutėm tė hijshin ndėrmjetės pėr ta prane Mbretit tė Stambollit. Ai i Anglis, me tė ndiemen kėto fjalė, qiti flakė e shkėndija. I ēoi letėr Ambashjatorit tė vet, Lor Carming-it; edhe Lord CANNING shkoi vetė pa vonesė tė Bedri Effendija, pėr tė bā vaj e pėr t'i a paraqitun zyrtarisht ankimet e veta rreth kėsaj ngjarjeje barbare.

Kėtu Shkėlqesi, mbaron kallximi i sivllaut tonė z. Bonnieu-nit.

Simbas disa shėnimeve tė Motrės Bernardina e tė Motrės Mari, tė cilat e pėrcollėn Motrėn LESUEUR nė Muhaliq kam mrrijtė me dijtun, se Lord CANING-ut i duel tė xjerrė nga Bedri Effendija- i cili tashti asht Ministri i Punvet tė Jashtėme,

- ushqime e bare e petka e shtrojė e mbulojė pėr kėta tė burgosun; ndihmėt u kjen dėrgue mė tė shpejtė.

S'kaloi shumė, e nji ditė LADY CANNING, e shoqja e Ambashjatorit t'Anglis,

- e cila pati mirsin t'i nderojte shpesh herė me t'ardhun tė vet Motrat tona,

- ēoi fjalė nepėr sekretarin e vet, se ato, Murgeshat, do t'i bajshin asaj e tė shoqit nji nderė fort tė madhe, me kjenė qi shkojshin, bashkė me z. Doktorin e vet me nji dragoman, me i pam nji herė e me u ndihmue Shqiptarvet tė tretun e tė harrueme nė Muhaliq. Ndėrkaq u bajte kėtynve me dijtė, se anija e ambashjatės ishte gadi me ardhė e me i marrė nė nesret nade.

E para e Murgeshavet Motra LESUEUR, mejherė e pranoi fėtimin, pėr ma tepėr i bani me dijtė se do tė shkojte ajo vetė bashkė me dy Motra tjera. Tue i u falun nderės Z. CANNING-ut pėr punė t'avullorės, i diftoi se Ambashjatori i Francės, Z. M. DE BOURRQUENEY ishte tue u dhanė tė vetėn.

Kėshtu, ditėn me 12-13 tė Majit, dy avullore duelen prej Gallatet, pėr t'u shkue nė ndihmė dishmorvet nė Muhaliq. Njana me mjekun e Ambashjatorit t'Anglis, z. NAYLER BEUN, bashk me dragomanin, tė cilit s'i a dij emnin; bashkė me z. LAUXERROIS-in, sekretarin e z. M. DE BOURQUENEY-it.

Zotni Lauxerrois ishte i ngarkuem me i pėrcjellė Motrat djeri nė Brusė e me ia dorzuem konsullit tonė, z. Crépin-it.

Mrrijtun nė Brusė, tri Motrat nuk bujten, veē nji natė. Ne e nesret, me 15 Maj, vijuaen udhėn, pėr tokė, pri nga nji ēifut, percjellė prej njij Armeni e ruejtun prej kafazit, i cili i kishte ba bė zotnis Crepin se do t'i ēojte Murgeshta shėndosh e mirė nė vendin e shinuem.

Kishin- ba kund nj'a tri tė treta tė rrugės, kur po ndeshin nė dragomin e Anglis. Nisė nga Mudonja, kishte vojtė fill e nė Muhaliq; tash drejtohej pėr Brusė. "O motra tė dashur, - u tha porsa u fal me to - se ē'shėrbim tė vishtirė e ē'vepėr tė mishriershme kjenkeni tue shkue me krye! Ē'rrugė tė largėt e tė mundėshme keni edhe pėr tė bam (Kalin ia kishte zhye balta e deltina djeri

nė bark!). Por i Madhi Zot do tė Ju ndihmojė; tash keni me pam, se ai i Lumi sigurisht ka pėr tė ju e mbajtun dorėn e vet hyjnore pėrmbi krye. Venju edhe nji here pėr rrugė e shpejtonja, pėr nė daēi me u kapė sonte deri te liqeni, para se t'erret".

Shėndrrue nė kambė e nė dorė kėto dy fjalė, hypen nė karrocė, edhe grahen kualvet. Prej shpejtijet e an pa e pi edhe atė pikė tambėl, i vetmi ushqim qi mund tė gjetėn n'atė katund. Ishte bā natė kur mrrin nė buzėn e liqenit, qi i u kishte diftue dragomani i Anglis. Per me i sjellun rrokull, dueheshin nj'a dy orė tė mira, por kishte vojtė vonė, e s'ishte punė qi mund tė bāhet.

Kishin ngelė pra, nė kambė, tue pritė t'a dajshin nji punė. Pėr fat tė bardhė, prej njij katundi Grekėsh tė venduem kundruell, i kishin pasė ndie tue folė; edhe qe, shohin ke nji barkė e vogėl qaset kahė ta, pėr me i marrė. Ngiat atij kuvendi ishin do baraka, e nė njanėn kėsosh i ēuen sa pėr aė natė bamirėsit e Shqyptarvet. Pėr me u kapė nė Muhaliq, duheshin, ndoshta edhe nj'a dy a tri orė rrugė. N'e nesret, pa zbardhė drita, u nisėn. Edhe kėshtu, deshti Zoti, e dikur i a behen nė cakun e synuem.

Nuk ishim venduem ende mirė nė shpin e njij greku bujar, pėr me pushue sa grima, kur i a pėrspjeti mjeku i Ambashjatės s'Anglis, i cili kishte ardhė me i pėrshėndetė.

"Ishte - kallxojnė Motrat - nji burrė fort i mirė e fort i kjenun. Protestant dikur me besim, ishte kthye e ba katolik. Prandej, na u gėzuem fort, kahė patėm kėshtu rasė tė mirė me u marrė vesht me tė pėr punė tė ndihmės, qi do t'u bajshim Shqyptarvet.

"Por, tue kjenė se ne na u ngjatte me u gjetun ndihmė, nuk shkuem gjatė me fjalė, edhe ngam ndėr ta".

"Zot i lum! - vijojn Murgeshat - se ē'mjerim e kob na ra me pa, kur sė parit vum kambė ndėr ato burgje! Aty deka kishte vu fronin e sundimit tė vet e e pamishriershme mbretnojte mbi ata tė mjerė. Na hini mėnera, vetėm tue i pa me sy ato hije deket; kaqė ishin mbarue e xi nė fėtyrė.

Prej sė keq s'ishim ma tė zotėt as me folė. nuk diehej tjetrė ndėr ta, veē tė fshame e gjamė.

"Na u munduem pikė sė parit dalė kadalė, me i avitė. Edhe kėshtu, diku me ndonji ushqim, me petka, shtrojė e mblojė e bare, qi kishim pru me veti; diku edhé nga pėrshtypja e mirė qi u bām kur na pan e kur nisėm me folė me ta, ata tė shuemėt mejherė filluen me u miqsue me né.

Pėr parandej kishin pasė dekė pa prā, pėr ditė: qė se erdhėm na deka shkoi tue rrallue aqė, sa nė tė tanė kohėn qi dejem ndėr ta, nuk diqėn mā se 5 a 6 vetė gjithėsejt.

Ndėr tjerė edhé nji vajzė, tė cilėn s'na duel kurrsesi me u pėshtue; kaqė ishte e vojtun prej varrėsh, qi i a kishin irnuem krejt shtatin e prishun gjakun!"

Por, me gjithėse - diftojnė Motrat, qellimi i parė i tė shkuemit tinė ndėr ta ishte, me bā mirė e me u ardhun nė ndihmė pėr lavdi e nderė Tėnzot; prap, nepėr kėtė veprėn bāmirėse tanėn, dishirojshim njiherit me u dhanė shembull tė mirė turqvet e skismatikvet, qi tė kishin nji kuptim e nji ide tė kjartė pėr shejten fen tanė.

Ra mbrapa njiherė tė gjallvet, lypej me u pėrkujdesė edhé pėr tė dekunė. Djeri m'atėherė i kishin pasė shtiem nė dhé nė nji djerre, ku kullotshin bagtija; edhé mbėlue ashtu sido, me ndonji grusht pluhun.

"Jo, - i bani doktori - nji vorrim kėso dore nuk ka kurrkund hije pėr kėta fatoza tė bindueshem. Kėta janė vllazen tanė, e deka e tynve ka kjenė njinji si ajo e martirvet. Korpi i tynve āsht vėrevėrte pėr t'u nderue mbė elter!

Nė edhé pakė, e ka me na dashtė me u nisė. Nuk asht mirė pra, t'i lam kėta eshtna kėtu nė mjedis tė ndytsivet e coftinavet, qi aty qesin pėr ditė. Le tė shkoimė e t'a lusim tė Parin e kėtij vendi, tė na shenjojė nji tjetrė fushė rmajsh[73], dishka ma tė dźjė pėr kėta eshten tė bekuemė".

"Vendi i lypun pėr vorre - thonė Mr. Bernardina e Mr. Maria - na kje lėshue me tė shpejtė, mu njaty ku tė dojshim me e zgjedhė na vetė.

Mandej qitėm e lypėm gurė e tulla, pėr me e rrėthye vendin me mur; edhé mejherė na prun aqė, sa s'na duheshin gjithata. Nė pakė ditė u godit muri, u vu dera e nė mjedis u vendue krygja.

Derėn e goditėm hekurit, murevet u dham nji bojė drandofilljet, edhé mbi kryqin e mermerit dhenėm nji mbishkrim, i cili ka pėr t'u trashiguem kavaljetvet t'ardhshme pėrkujtimin e kėsaj historije sė pėrvajėshme.

Krye mā sė mirit gjithėshka pėr rreth vorrevet, ēilėm disa gropa, pėr t'i shtiem ata qi ishin kjenė rmue sido djeri atėherė. Mirė, por, si do t'i bājshim me i bajtun? Kishin kalue 10, 15 djeri nė 20 ditė qė se ishin vorrue; e kishin filluem me marrė erė. Kush pra, do tė zotnohej tash me i a hi njaj vepre kaqė fatoze, me germue dhén, me i kapė ata trupėn tė prishun, me i pėshtjellė ndėr ēarqafė tė pastėr, tė gatueme, prej murgeshavet, e mandej me i bartė ndėr vorre tė reja?

"Na muerėm vendim, qi ata mā tė gjallėt prej shqyptarėsh, t'a kryejshin kėtė veprė tė mishriershme ndaj vllazvenvet e vet. Por mbassi u mblodhėn njiherė rreth vorrimesh sė vjetra, me shat nė dorė, asnjani s'trimnohej me i a hi punės. Tue pa NEYLOR BEU se tė tanė kishin ngurrue, e s'i a bani as nji as dy, por, hjekė prej gishtit unazėn me djamant tė ēmueshėm mos t'i prishej kund tue punue, i a ep sė Parės sė Murgeshavet me i a ruejtė, kapė shatin edhé i a fillon me ēilė vorret.

T'a pamen atź, tė gjithė m'atėherė u vun me punue. Nė tė shpejtė filluen e u dukėn trupėnt e tė dekunvet, i pėshtollėn mejherė ndėr ēarēafa, i venduen nė qerre; edhé ashtu u nisėn kah vorret e reja.

Shi m'atė ēas i a behi pa pritė - pa kujtue Atė Antoni, qi i ndeshi nė rrugė, e u vu pa tjetrė me i prim atij rreshti tė dhimbėshem.

 “Tue pasė diktue - kallxoi Frati - nji ditė derėn e burgut ēilė, zdeshė zhgunin e veshė si kafas - kishte ikė, e kėshtu i kishte dalun me u bashkue prap me vathėn e vet”.

Fort me tė vishtirė e ndoshta kurrsesi s'do tė kishte mundun me u kryem kjo detyrė e pėrshpirtshme: kaqė ishte era e randė qi ēohej nga ata trupėn sė dekunėsh. Por ishte festa e tė Shėlbuemit (Tė ngjitunit e J. Krishtit nė Qiell), e Zotynė kishte dam me na ndihmue.

Fryjte pra, atė ditė nji erė e furishme, e tue kjenė se nuk u lejte kohė atyne miazmave me u shpėrndam n'ajri, s'ishte nevoja, veē se m'e mbajtun kryet nalt tue gropue, pėr me marrė frymė.

"Kurrė s'do t'a harrojė - shtojnė Motrat - shka pan  sytė tanė kur u ēil vorri i njaj grueje, hi nė dhé nj'a pesmbėdhetė ditė para. Krejt trupi i ishte kalbė. Flokėt, ata flokė tė gjatė e tė zez, ishin aty, shkėputun prej kreje, andej e kėndej mbajte nė dorė dy fėmijtė e vogjėl".

Te zhbartunt e kėtyne dekunvet tė dashtun u bā madhnisht, faqe gjithė Muhaliqit, grumbullue me ēas n'atė vend. Turqė e Grekė, plot, kishin rrām aty edhé, tė prekun nė zźmėr prej dhimbet tė gjithė na rrijshin pėr rreth me nderim.

Prijte para Atė Antoni, veshun me stolė e kotė. Krahas me te shkojte nė rresht mjeku anglez, tue shėrbyem Meshtarit nė vend tė xhakonit e tue kėndue gjithsa ku mundėte.

Mrrijtė nė vendin e shenjuem, i ulin nė tokė arkėt e u tha Oficja e tė Dekunvet. Mandej Atė Antoni dha tė zgidhunt e gjithėmbarshėm, si atynve, si tė gjithė tjervet, kudo qi kishin dekun e ishin vorruem.

Ndėrkaq, disa prej sė smundėsh kishin fillue me bā ma mirė, edhé, da shokėsh, u kishin ndėrruem vend. Por, a pse shpija e ré nuk ishte gjithaqė e pėrshtatun, a diku pse nuk u pėlqeu ajri i Muhaliqit, prap erdhėn e ju kthyen ethet malarike. Prandej, mjekut e Murgeshavet ju u duki nji gja e nevojshme me u gjetė nji vend ma tė shėndoshėt.

"Le tė shkojnė dy a tre prej sish qi tė jen mā tė fort - u tha Sundimtari i asaj krahine, - e t'i shohin gjithkahė rrethet; t' zgjedhin vetė vendin, qi t'u duket atynve mā i miri. Edhé na po i ēojm aty ata mā tė shėndoshėt, e po presim qi edhé tjerėt tė mund tė shkojn me kambė tė veta tė shokėt".

Duelėn pra, nj'a disa me kėrkue. Mbas tri ditėsh u kthyen tue thanė, se FILADORA u a kishte mbushė synin. "Qyteti, - kallxuen - vendue mbi nji naltėsinė sa duehej e me nji natyrė pėr bukuri; ajri i gjallė, klime e shėndoshtė: kėtu sigurisht ka pėr tė na u kthyem shėndetja mejherė".

Edhe njimend: Filadora, vend bjeshkė, pėr ball Brusės, n'anė prej detit ndėrmjet

Guemleket e Mudonje, do tė ishte s'ka ma e mirė pėr ta.

Tash ishte puna me i bartė ata mā tė fortėt: duehej qerret. Edhé Sundimtari i rrethit i dha mejherė, njizet e dy.

Pėr me i pėrcjellun nė banesėn e ré, kén shenjuem Motra LESUEUR, kafazi i Crepin-it, edhé Karli, dragomani i mjekut Anglez. Ishte e dyta ditė e Rrėshajevet kur u vun pėr rrugė. Pėr me i ram udhės mā shkurt, venduem qi njerėzit t'a delshin liqenin nė barkė, e qét me not. Por, sa puna e ngatrresa na duel prej kėtij vendimi! Perse atė ditė ishte nji tė xet, me plasė; edhe qét e bullicat,

kur ban e nji herė me hi n'ujė, s'dojshin mā me dalė.

E, shka āsht mā zi, pak mā vonė erdh e t'u ēue peshė nji stuhi motit kaqė e fortė, sa ju u desht tė gjithėve me u strukė e me xanė vend nė mjedis sė fushės, nėn do landė, lagė petkash e bź ujė e mbytun.

Tash, na kishim edhe nji ditė tė mirė udhė pėr tė ba; me gjithėkėta ne e nesret nade asnjeni prej rrogtarėsh s'digiojte me u nisė, kaq e keqe ishte kjenė ajo natė.

"E mirė pra, - u tha Motra Lesueur - mbassi po doni me i a ba kėshtu, sod s'han kush bukė kėtu". Edhé i nisi qerret, qi ishin ngarkue me ushqim. Mas sosh u vun pėr rrugė, do e mos do, nji kahė nji tė gjitha qerret tjera. Rreth mbramjet u kapėm nė Filadora, edhé kėrkuem me gjetun ku me bujtė. "Kot e keni - na than banorėt e atij qyteti - s'ka vend kurrkund. Tė gjitha shpijat janė xanė, janė plot e pėrplot me kryma mėndafshi, nė vetė na duehet me fjetė jashtė".

Njatje mā vonė qe, se po avtej nji zotni, veshė mā mirė se tjerėt, e po na parqitet. Ishte mjeshtri i Shkollės. - 'Tė jeni tė sigurta - i thotė Motrės Lesueur - se Franca kurr s'ka me ju harrue shka jeni tue ba pėr kėta tė shkretė, tė cillėt ajo i mbron aqė me kujdes".

Mbas kėtyne fjalėve mėsuesi i shkretė dha e muer banorvet tė vendit pėr me i pritun miqėt e papritun. Por, si do tė jet da me ta? Nuk e dij; veē mjaft kam frigė se s'ka mundun me ba gjā: kishte punė me Grekė.

Ndėrkaqė, qe nj'a dy vetė mbė kualė, lėshue nė pikė tė vrapit. Ishin dy suari, qi i kishte nisė Sundimtari i Brusės. Urdhni, me tė shpejtė, pa fjalė e me do e mos, jo vetėm me i lanė mbrendė Shqyptarėt, por edhé me u gjetė shpijat ku ishin mā tė mirat.

Motrės i takoi mā e bukra ndėr tė gjitha: Nji shpi e ré, pa dyerė, pa dritsore, veē sa me shtie kryet e mos me tė lagė shiu.

Filadora me atė farė ajrit mejherė erdh e ju pėlqye Shqiptarvet s'ka mā fort. Motra Lesueur, prej friget mos t'u mungojte gjā, por t'u dėrgojte gjithėshka rregullisht, u ndal me ta do ditė.

Ato dy Motrat tjera, mjeku anglez e Atė Antoni, tė katėrt kishin ndźjė nė Muhaliq, pėr me u ra mbrapa atyne mā tė smundve. Ndėr ta ishte nji, tė cilit i thojshin Ndrekė. Kėtij tė shuemit rrugės prej Shqypnijet nė Muhaliq, i a kishin pasė thye kambėt e krahėt me shkopij. Kur njatje mā vonė ata tė mbramėt kjén dėrguem nė Filadora, kėtė e ēuen nė Brusė, ku i u gjet Motra Marija me i a mjekuem varrėt.

Nėsa Shqyptarėt e shkretė gjindėshin endé nė Muhaliq, qy vetė me randsi shkuen me i pa: Konti PERPONCHER edhé nji tjetėr. I kishte ēue Mbreti i Prusisė, i cili - u than - interesohej fort pėr punė tė Shqyptarvet[74].

"Nji ditė - kallxon Motra Maria - nė tė cilėn kishim pėr tė shtie nė dhé tre vetė, tre fėmijė nj'a tri a katėr vjetėsh, tre engjej Parrizit, un kishem gėrshetuem tri kuhora me lule fushash. Sa u vum nė rresht pėr kahė rėmajt: Motėr Maria - po ndiej se mė thotė njani kėsish kontash - Ju lutem, falmani njenėn aso kunorash. Mė kande t'a kém nderėn un me e bartun tu i pėrcjellė kėta tre fėmijė nė pushimin e mbramė.

M'a epėni; mandej, kur tė mrrijmė atje, un kam me i a vu mbi vorr atij qi tė mė thoni Ju".

"Janė do vjetė - shton Motra Maria - qi un ishem nė Salonik. Ecshem bri Vardarit, kur, pa pritė e pa kujtue, u ndesha nė tre kafaza. "A e sheh njėkėtė? - u a ban shokvet tė vet njeni sish - kur jam kjenė nė Brusė, mė ka ra me bā rrugė me tri njėkėso zojash, veshė njėkėshtu si kjo". N'ato fjalė e shikjova, edhé mejherė e njohta kafazin, qi aso here z. Crepin-i na kishte dhanė me veti. - "Po ti, moré Mustafė, - i tham - a s'po e njeh mā Motėr Marinė?" A i ndjeu a s'i ndjeu kėto fjalė, kafazi i shkretė kaqė mbetė i habitun, sa prej mallit u lėshue aty, nė mjedis sė rrugės, me mė marrė nė ngrykė. Q'atė ditė e sod, kurr mā s'e kam pa kėtė burrė tė mirė. Sa tė jem gjallė nuk do t'i harroj shka na ka viejtė ky ne dhe Shqyptarvet.

Murgeshat ndźjėn nj'a tridhetė ditė ndėr Shqyptarėt, sa nė Muhaliq, sa nė Filadora, ku Motrė Maria kishte mbetė nė Brusė, tue mjekue gjithnji varrėt e tė shuemit Ndrekė.

Ishte dita e Korpit tė Krishtit e shi kohėn e Proēesionit, kur Motrat i a mrrin nė Kuvendin e Shen Benediktit, nė Stamboll. Kishin me veti tre fėrrnjė: nji vajzė e dy djelmė. Vajzėn mbas pakė ditėsh erdhėn gjindja e vet e e mueren. (...) Mjeku Anglez i la familjet e tretuna shqyptare po njatė herė bashkė me Motra. Tash mā s'kam marrė vesht gja pėr punė tė tij; s'dij a āsht gjallė a dekė (...).

Kohėn kur Motrat u nisėn nga Filadora, i lan Shqyptarėt, - ata qi i kishin pėshtue dekės, - ja krejt tė shėndoshun, ja tue bām gjithnji mā mirė.

Konsulli i Francės e i Anglis, z. Crepin e Sadisson e muerėn mbi veti m'u ra mbrapa. E kėshtu, sė bashkut me Atė Anton.in, barin e palodhshėm tė Shqyptarvet tė mėrguemė, ban ē'mos, qi mos t'u mungojte gjā, djeri sa Madhnija e Tij, Sulltan Abdyl Mexhidi, - nė vetveti mbret me tė vėrtetė zźmėr mirė, porse i rrźjtun mizorisht nga Pashallarėt qi kishte pėr rreth - u dha tek e mbramja urdhėnin tė lėshoheshin Shqyptarėt (1848) me shkue ndėr vende tė veta, edhe t'u kthehej atynve gjith gjāja e pasunija e grabitun.

P S.   Njėkėto janė, Imzot i Pėrndritshėm, punėt mā me ransi qi mund tė mblodha prej goje sė sivėllaut tinė: z. Bonnieu, motrės Bernardinės dhe Motrės Marisė, e para ndėr tė cilat āsht gjermane, e tjetra frengeshė, - e prej z. Hecquard, edhé prej shka mė biejte ndėr mendė mue.

Pėr me i a ēuem nė vend dishirin plotėsisht Zotnis Sate, un kishem dashtė t' kishem nji kopje t'atij firmani e t'atynve shkresave tė Sadriazemit, qi flasin pėrmbi lejen e dhanun Shqyptarvet me u kthyem ndėr vende tė veta, e mbi lirimin e tynve nga shėrbimi ushtarak. Por mjerisht kėto letra, pėrsa dij vetė, nuk gjinden mā, as nė Monastir, as nė Kuvendin tanė tė Stambollit.

Posė kėtynve, z. KARL CALVERT-i Konsulli i Anglis i kėtushėm (Monastirit), pati mirsin me mė diftue dy dorėshkrime me mjaft me vlerė pėr rreth DISHMITARVET TINĖ:dmth. nji PRO MEMORIA[75], ēue atij prej Dom Pal Berishės vjetin 1862; edhe nji tjetėr shkrue prej Motrės LOSUEUR vjetin 1846, e cila tash ka dekė. Nga ky relacion i sė Parės sė Murgeshavet, fort pak mund tė xieret shka me u shtue kėtyne diftesave tė mija. Me gjithėkėtė āsht mirė, qi Zotnija Juaj t'a keni parasysh kur u vuna me i shkrue kėto kallxime; sė dytit, pse dishmija e kėsaj Eprores sė Murgeshavet vien fort, pėr me i vėrtetuem e me i plotsuem nė shumė vende punėt qi kallxojnė tjerėt[76].

Sa pėr atė PRO MEMORIA, tė cilėn i a la Dom Pali Zotnis Calvert vjetin 1862, qe shka mund tė xora prej soje:

"Mbas kėtij dorėshkrimi pra, tė Shqyptarėt e ngratė prap se prap, porsa u kthyen prej mėrgimit, kjén marrė me tė keq prej turqvet (...)"

Posė kėsaj, a keni ku m'a gjeni edhé nji jetėshkrim sado tė shkurtė tė Atė Antonit. Sė mbramit po i lutėm Madhnis Sate qi, pėr nė kjoftė se ndėr kallximet e mija keni me ndeshun kund nė ndonji gabim, t'i vźni shenj e t'a ndreqni shi nė nji dorėshkrimin tem, qi mos tė pėrhapet gabimi.

Ndėrkaqė, tė keni mirsin me mė mbajtun si mik e dashamirė tė vėrtetė tė Shqyptarvet.

 

 

I Madhnis Sate

shėrbtuer fort i pėrvut:

 

TROVEYRIOT CM; me d. v.

Prift i Misjonit.

 

„KANGA E KARADAKIT[77] GJILANIT“

EPIKE[78]

1. Ngoni shokė dhe ju miqsija,

2. shka ka shkrue hhistorija,

3. ta kendojmė nė kangė dhe rinija,

4. ta pėrcjellim dhe sharkia,

5. ta veshtrojmė dhe njerzija,

6. se ē`rrenim ka bā Turkia,

7. kur ka ardh turku ndėr ne,

8. naj ka humb komb dhe atdhe,

9. naj ka nrrue doke dhe fe.

10. Mallkoj Zot, dyrt e Sulltanit,

11. nam[79] tė madh bāni,

12. n`atė rreth t`Gjilanit

13. nam tė madhe bāani nė ket vend,

14. s`guxon kush me kānė i kėshtźn

15. kėqyr kėshtźnimi shka kanė punue,

16. po donė turqit mej mashtrue,

17. kanė nisė emnat tu i nrrue,

18. tue u bā turq po thon me mend,

19. Fenė e Krishtit tuj majt me zźmer.

20. Qeveria Perandimore,

21. Tue njof mirė Turqinė mizore,

22. fort nji ditė e kanė ngushtue,

23. Fenė e Krishtit me e lirue.

24. Kjo Turqia osmanli,

25. mjaft mizore, por e pa fuqi,

26. paska pru nji ferman t`ri,

27. ferman tė ri e paska pru,

28. tė gjithė fenat me i liru,

29. Kosovarėt kur kanė nigu,

30. kanė nisė fenė pėr me zbulu,

31. Veē nji punė qi do maru,

32. Diksuh dihet me e fillu.

33. Pra, e fillun njā disa burra,

34. dy katunde: Binēa e Stublla.

35. U ka pri nji burr me fāmė,

36. Krye fisit i – gashjan.

37. E pėr ditė t`mrame.

38. kur derdhet gjaku,

39. me ta ishte tįnė Karadaku.

40. Kėta kreshnik kur janė bashku,

41. me nji odė mblidhen kuvendu,

42. tri ditė rresht kanė bisedu,

43. dhe vendimin e kanė pru,

44. sa ma parė mu besatu,

45. me kanun t'Lekė Dukagjinit,

46. n'qiri tė festės

47. e n'Kishė tė Shėn Linit,

48. se pa u gri e pa u coptu,

49. Fenė e Krishtit s'kem me e lėshu,

50. se s'jemė turqit e Sulltani Megjitit,

51. po jemė shqiptarė tė Dukagjinit.

52. T'Dukagjinit racė shqiptari,

53. nė kėtė fé na ka lanė i pari,

54. t'shkojmė tė lajmėrohemi tź meshtari,

55. tė lajmėrojmė Pater Antoni.

56. Tė lajmėrojmi tź ai Frati i joni,

57. para u del Pater Antoni.

58. Pater Antoni, para u ka dal,

59. mirė se erdhėt burra shqiptarė,

60. pėr dishka ju keni ardhė!

61. Lum zotnia, Zoti t'rrit jetėn,

62. s'ki se pse me na pvetėn,

63. se fare mirė ti naj din-jetėn.

64. nėn kėtė Turqi jemi tuj hjekun.

65. Na dhe émnat i patem nrru,

66. keshe fjala mej mashtru,

67. por qetash jemi pendu,

68. kemi lidhė besė e jemi betu,

69. me shkue turkit e mej kallxu,

70. se na s'mujm fenė me nrru.

71. Pra, Zotni, pash Perėndinė,

72. lajmėro Francėn dhe Austrinė,

73. Amerikėn e Anglinė,

74. tanė Shqypninė e Prusinė,

75. Vatikanin e Italinė,

76. se do tė bāhet nji mrekulli.

77. Do tė bāhet nji mrekulli,

78. Do tė na hupin me rob, me fėmijė,

79. se e kemi sosė me dihmė Zotit,

80. e si nipat e Kastriotit,

81. mos mej ra mohit kombit!

82. Pater Antoni si njeu kėto fjalė,

83. fort iu qu delli nė ball,

84. ka marrė qirat e i ka kallė,

85. po i kalli qirat e dyllit,

86. mirė po i qel fletat e Ungjillit,

87. stolėn nė qafė e paska vnu,

88. ka bā kryq e āsht betu,

89. mjaft shumė herė kamė shkru pėr ju,

90. me shokė t'mij mjaft kam punu,

91. diplomatėve letra tu qu,

92. tė tānė botėn e kamė lajmru,

93. ē'āsht tu bā turku ndėr ju.

94. Pra, nji besė tė Zotit,

95. jam tuj u dhānė,

96. se unė vetun s'kamė me ju lānė,

97. pėr ju shpirtin kamė me e dhānė.

98. Pra ju burra, m'nigofshi mue,

99. kėt punė tė madhe qi e kemė fillue,

100. hiq nuk duhet me u vonue,

101. veē n'Gilan duhet me shkue,

102. Hyqmetit[80] me i lajmrue,

103. tuj folė Frati e tue nigue,

104. marun fjalėt e janė fillu,

105. nė Gilan fill paskan shku,

106. Maliq Begut i kanė kallxu.

107. Maliq Beg, pash jetėn tāne,

108. thonė kanė dalė do fermane,

109. pėr tė gjithė popuj nylqe tāne[81],

110. si n'Ballkan, e si n'Shqypni,

111. ju ka dhanun fesė liri.

112. E kemi ardhė sod me t'kallxue,

113. se me dhunė fenė e kemė pasė nrru,

114. pra tash fenat janė liru,

115. dhe hyzmetin [82]Ty ta bājmė,

116. t'bājmė hyzmet tė lajmė vergi,[83]

117. dhe i shkojmi mbretit n'ushtri.

118. Kur i ndjeu[84]  Begu kėto fjalė,

119. zźmra n'gjoks deshti me ju kallė,

120. po ma thrret nji Efendi[85],

121. Efendi, Tahir Gėrmoven,

122. qi e kishte shit fenė e kombin,

123. qi e kishte shit kombin shqiptar,

124. pėr me kanė n'Gilan i parė.

125. Maliq Begu, Tahir Fenija,

126. zoti i tyne ishte Turkija,

127. te dy bashk po kuvendojnė,

128. plane tė vėshtira po mbarojnė,

129. katolikėt qysh t'i farojmė?[86],

130. me kėta burra po kuvendojnė,

131. bjeshkėt e arta po iu premtojnė,

132. kurrėsesi burrat s'po ngojnė.

133. Dikur Begu u idhnue,

134. paska nisė mu kėrcnue.

135. Ai Ndre Marku kuvendar,

136. n'ato vise shpi e parė,

137. burr qeliku edhe shqyptar.

138. Maliq Beg, tha folma nji fjalė,

139. me dy mende kėtu s'kemi ardhė,

140. veē me kallxue ball pėr ball,

141. se kombin e Krishtin,

142. se lėshojmė pėr tė gjallė!

143. N'emėn tė shokėve po t'baj bé,

144. t'madh e t'vogėl me na pré,

145. e kemi sosė me dekė pėr atdhe,

146. s'ki se pse Beg, lodhėsh me ne.

147. Efendiu edhe Begu,

148. mbasi s'mund i bani kushqysh pėr veti,

149. e dhanė urdhėnin e tė gjithė i mėsheli.

150. Maliq Begu ai shpirt zi,

151. hajde nji herė more Efendi,

152. hajde nji herė Tahir Gėrmova,

153. pėr kėt pun do tė ninė Stambolla,

154. do tė na ninė Avdyl Mexhiti,

155. nuk e lenė pa lajmėru prifti,

156. se kėta prifta drejt me thanė,

157. e kanė lidhjen me krejt dynjanė[87].

158. Pėr me hjek barrėn prej veti,

159. po e bājnė me mend,

160. pėr mej que n'gjeti,

161. kanė mendu, kanė pru vendim,

162. mej qu t'shkretit pėr Prishtinė.

163. Kėqyr shka bānė kėta tė pa mėshirė,

164. i kanė lidhė tė shkretit me zingjir,

165. po mi lidhė n'zingjir tė trasha,

166. i qunė n'Prishtinė te Jashar Pasha.

167. Jashar Pasha turqeli,

168. kur i pau tė kėshtźnėt me sy,

169. si kulshedra deshti mej pėrbi,

170. po mundohet menden me ju kthye,

171. veē mesap[88] mundi po u shkon kot,

172. hiq s'po trembėn kėta Kastriotė,

173. ai Ndre Marku shka po thot,

174. nigo Pashė, pashė nji Zot,

175. edhe Begut i kamė thānė,

176. i kamė thanė Begut e Efendisė,

177. se me ndihmėn e Perėndisė,

178. nuk do tė bāhemi klyshėt e Turkisė,

179. s'b'ahemi klyshėt e Stambollit,

180. se jemi nipat e Kastriotit,

181. jemi tė tokave tė Dukagjinit,

182. nuk i bijmė mohit kombit e Krishtit!

183. atėherė Pasha u terbue,

184. gjelatgjive u ka urdhnue,

185. merrni kaurrat[89] n'burg me i ēue,

186. kundra mbretit peshė janė que,

187. nisi Pasha me mendue,

188. vet s'po mundet mej denue,

189. kongjollozėt[90] janė informue,

190. Jashar Pasha nji far veleti,[91]

191. s'po don fajin me ja lānė vetėm veti,

192. thrret mixhlisin[92] prej Prizrenit,

193. pėr me pasė pėr veti mproje,

194. thėrret tė parėt prej Kumanove,

195. thėrret prej Shkupit e prej Gilanit,

196. nė Prishtinė mbledhjen e bāni.

197. Jashar Pasha i Prishtinės,

198. poi shkrun letėr korcllės[93] Vienės,

199. nė Kosovė āsht nji milet[94] ,

200. nuk janė shumė veē janė pakė krejt,

201. besa-besė mjaft janė pakė,

202. veē kurrnjiherė nuk rrinė rahat[95],

203. s'mundet kush mej rahatue[96],

204. kundra mbretit tash janė que,

205. na s'po domė pėr me ju damtue,

206. n'kjoftė e mujtne te ju mej prue.

207. Ministria e Austrisė,

208. nji pėrgjegjje ja bānė Turkisė,

209. S'asht ai popull me kźt mbret,

210. por ata janė nė vatan[97] tė vet,

211. janė nėnshtetas tė Sulltanit,

212. e mbas-ardhėsat e llirijanit.

213. Jashar Pasha qźn i terbuem,

214. nė Stamboll letrėn e paska quem,

215. a po dinė baba Sulltan,

216. nji milet qi kėtu e kamė,

217. s'pranojnė Din[98], s'pranoj'nė Islam,

218. veē tė kėshtźn po donė mu kanė,

219. nė mos kjoftė kėta mej largu,

220. krejt Kosova pesh janė qu,

221. fenė islame po donė me lėshu,

222. e shqiptarė mu deklaru.

223. Mbreti letrėn e dredhon,

224. Jashar Pasha mirė po mėson.

225. Jashar Pasho, more zotni,

226. bānė qysh tė mundesh me atā kaurrij,

227. e n'mos mujsh mendjen me ju kthye,

228. tė gjithė syrgjyn[99] bjemni n'turki,

229. se n'Turki ja bājmė na qarėn,

230. me nji herė ja hupim farėn.

231. Inshalla[100] Pashėn, Zoti e hup,

232. i mur t'burgosenit e i qoj nė Shkup.

233. Selim Pasha menxi s'priti,

234. i pranoj tė shkretit e n'burg i qiti.

235. Veē kėta burra hiq s'po kanė dert,

236. si Mar irė po bājnė gajret.

237. Histori ti kjofshė bekue,

238. s'po lenė émnat mej harrue,

239. pra kėta émna nė histori,

240. poj pėrmenim edhe nė sharki.

241. A po ngon or Mali i Zi i Shkupit,

242. qi je que kundra turkit?

243. A po ngoni more Karadak,

244. po ju lutem veshtroni pak!

245. Si ke i ri e si ke plak,

246. kėta émna qi poj kėndojmė,

247. t'imbajmė nė mendje, mos t'i harrojmė,

248. e tash unė po i filloj,

249. dhe disa émna po i lexoj:

250. Ndre Hyseni, Pjetėr Smajli,

251. Prźk Alija, Gėzim Selmani,

252. qė ky āsht ai nji sopnjani,

253. Bardh Ahmeti e Shyt Sinani.

254. Haj medet[101] se shka me kanė,

255. tė gjithė kėta burra janė Biqnjajnė,

256. sot pėr Biqėn tonė u bā nami[102],

257. pėr kurbana[103] poj lyp Sulltani.

258. Tash poj kėndoj edhe do burra,

259. kreshnik malesh tė gjithė nga Stublla.

260. djem tė leht por si skyfteri[104],

261. qi pėr fe dhe atdhe,

262. e dhanė jetėn si me le.

263. Gjergj Gashi, Ramė Murtezi,

264. Pjetėr Tuna, Dokė Hyseni,

265. ai Zef Jahja, Murat Andrea,

266. trima tė rrebėt, bash sikur rrėfeja.

267. Gustin Zeka, Pjetėr Koliqi,

268. t'fort si guri e si ēeliku,

269. Gjeli Memės, Flamur Murtezi,

270. me shokė t'vet po mi lyp mbreti.

271. Fitor Kola, Luāni Bekės,

272. burra tė fort, kreshnik tė bjeshkės.

273. Ndré Stublla, djal i ri,

274. kāmbėt e tija ishin kanė ngri,

275. ia pret mjeku turqeli.

276. Selim Pasha, turk i terbuem,

277. fort kėta njerėz āsht tuj munduem,

278. nuk lenė asnji mej vizitu,

279. s'lenė ushqim kush me ju qu,

280. Pater Antoni fort ish ngushtu,

281. ka hyp kalit n'Shkup ka shku.

282. Ipeshkvit n'Prizren ju ka lajmėrue,

283. famullia mė maroj mue,

284. n'burg tė Shkupit mi kanė prue,

285. njā tė gjalla s'dojnė me me lėshue,

286. n'katėr anė t'botės ipeshkvi ka shkrue.

287. Selim Pasha paska hetu,

288. Pater Antonin e kanė burgu,

289. tue e rre, tue mundu,

290. vargorėt n'kambė ja paskanė vnu.

291. po sa u mėshel Pater Antoni,

292. erdhi letra prap prej Stambolli,

293. mbėlidhni kaurra gjithė sa doni,

294. mbėlidhni tė gjithė, me gra, me fėmijė,

295. me mi pru syrgjyn n'Turki.

296. Selim Pasha i ngrani i dreqit,

297. ia qon letrėn Maliq Begit,

298. mbėlidhe shpejt atė farė miletit,

299. kurban do t'ja qojmė mbretit.

300. Mbėlidhnjau robt dhe mbėlidhni fėmijė,

301. tė gjithė t'i nisim pėr Azi.

302. Maliq Begu, satrapi plak,

303. ai barbar pėr Karadak,

304. merrni plakat e merrni tė rejat,

305. merrni pleqėt e merrni tė rijt,

306. merrni gra e merrni fėmijt,

307. mos u leni asnji nė shpi,

308. mos u leni asnji pėr qare[105],

309. se ka thanė Sulltani mej qitė fare.

310. E tatarėt po klyshėt e tij,

311. mbėlodhen pleqė e mbėlodhen t'rij,

312. deshė e dathė me gra e fėmij,

313. e pėr Shkup i kanė fillu,

314. tuj rrehė rrugės e tuj mundu,

315. e nė Shkup t'shkretit kur kanė shku,

316. me mashkuj e vet nuk janė bashku.

317. ZOT l MADH Tl KJOFSHĖ LEVDUE,

318. kur ner veti janė bashku[106],

319. si u bashkuen tė gjtthė ner veti,

320. tė lodhun uni e tė lodhun eti,

321. plasi vaj, plasi kjameti[107],

322. t'lodhen eti e t'lodhen unit

323. me ju dhimbėt gurit e drun'rt.

324. Vajtojnė zojat e Malsisė,

325. ah, mori dera e Osmanlisė,

326. tė vraftė dora e Perėndisė,

327. nām tė madh bāne nė fis t'Shqypnisė,

328. pėr me mujt me ja marrė Atdhén,

329. me gazep[108] ia n'rrove fenė.

330. Ai qi s'deshti fenė me nrrue,

331. Atdhen e vet u desht me lėshue,

332. nji pjesė duelen nė Kalabri,

333. me qindra-mija u shkrinė n'Sėrbi,

334. Kelmenasit kah Austria,

335. shumė tė tjerė kah Bullgaria,

336. do qi meten nė viset e veta,

337. i lėshuan fushat e duelen nė kepa.

338. Karadaku i Gilanit,

339. tash ra nė kthjetra tė luānit,

340. nė dorė t'klyshve tė Sulltanit,

341. Mali i Zi i Shkupit,

342. ra nė dorė tirane tė turkit.

343. Selim Pasha nji qźn qafirit[109],

344. pėr me zhduken fisin arbėror,

345. nisi njerėzit pėr Augorė,

346. nisi njerėzit nė rrugė t'mergimit,

347. pėr qejf[110] tė shkaut[111] e mllef tė dinit,

348. nė drejtim tė Selanikit,

349. nė drejtim me e gjet Stambollin

350. kanė me veti Pater Antonin,

351. kanė me veti at far fratit,

352. shpesh po e lidhin ndėr bark tė kalit,

353. rrugė e veshtirė pėr fis shqyptarit,

354. bash si rruga e Kalvarit,

355. gra e fėmij n'do kerre t'vjetra,

356. burrat n'kambė lidhun me hekra,

357. bjeshkėve tė Sharit po vajton zāna,

358. vaj medet[112] mori nāna tė shkreta,

359. se n'gazep po u shkon jeta,

360. tuj u kėthye shpinėn trojeve t'veta,

361. tuj pri burri i lidhun me hekra,

362. lidh me hekra tuj ra zaptiu,

363. e nānave tė shkreta me fėmij pėr gjiu.

364. Rruga Shkup e Selanik,

365. zaptiu ndiq e shqyptari ikė,

366. kur u lodhte e therrshin n'thikė,

367. e therrte n'thikė e gjuke n'prrue,

368. britte i shkreti: kuku pėr mue.

369. Atėherė britshin edhe grat e mjera,

370. tash e hanė bishat e egra,

371. po mi gjuajnė pyjeve tė Kepit[113],

372. n'Selanik mbėrri ishin kanė,

373. t'lodhun, t'kputun e shpirt tuj dhanė,

374. pleqė e tė ri, burra e gra,

375. tuj shi lotėt e me zā tuj kja,

376. tuj shi lotėt si ujėt e gurrės,

377. pėr ata qi u mbeten rrugės.

378. U mbeten rrugės prej gazepit

379. tuj i ngranė bishat e peshqit e detit.

380. N'Selanik kur paskan ardhė,

381. nji kongjolloz para u ka dalė,

382. mirė po e kėqyr kėt grup shqyptar,

383. n'tirq e n'hekra, n'plisa tė bardhė,

384. gratė me zhguna me lidhėsa nė ball,

385. dhimbė poj bje telektualit[114],

386. kur pau fratin ner (ndėr) bark t'kalit,

387. fort i briti kapidanit,

388. fort i briti atij zabiti[115],

389. mori i poshtėr ē'tė bani prifti,

390. mori i poshtėr shka t'bāni,

391. a deshte vet, a tė tha sulltani,

392. e vet ē'deshte me e mbyt tė shkretin,

393. pra ta dish, edhe lajmėro mbretin,

394. Se herė - do - kur ia shihni sherrin,

395. edhe fratin duarve ia hjek,

396. e ka marr dhe e qon n'shpi tė vet,

397. nė shpi tė vet e paska que,

398. me mjek tė vetin tue mjekue.

399. Kongjollozi i Hinglizit[116],

400. i pėrcjellun prej nji prifti,

401. shkoi te i pari i Selanikit,

402. shkoi te i pari me ta ka folun,

403. guverner lajmėro Stambollin,

404. shpejt Stambollin me e lajmėrue,

405. kėta njerėz mirė me i strehue.

406. Ē'bāni i pari i Selanikit

407. nji gjemi[117] ia lypi megjlisit[118],

408. nji gjemi krejt shpartallu,

409. kėta Martirė ka n arku,

410. i ngarkon martirėt e shkret

411. pėr n'Azi dikun me i tret.

412. PERĖNDI Tl KJOFSHĖ NDERU,

413. N'Selanik nji prift kish qillu,

414. nji prift i ri dom Leonardi,

415. si detyrė qė e ka meshtari[119],

416. mirė martirėt i ka hetu,

417. me nji barkė tė keqe, gjithė nguju,

418. prrfti mirė ka organizu,

419. me anė tė miqėve me u ndihmu,

420. do vesh-mathje, ushqim me ju qu.

421. AH MORE ZOT TĖ KJOFSHIM FAL,

422. njā prej tyne s'po jet i gjallė,

423. tė gjithė tė sėmut e tu u kallė,

424. tė gjithė tė sėmut e tu u kallė eti,

425. tuj dekė tė shkretit,

426. e tuj i hedhė nė deti,

427. kush s'e mbanė mend kėsi kjameti,

428. me tė vėrtetė se shka kanė hjek,

429. kėta martirė shqyptarė tė shkret,

430. numri i tyne tė tregon vet

431. Prej Kosove e deri nė det,

432. ishin nisė qindetetėdhetė,

433. tuj dekė rrugės tuj hedhen n'det,

434. shif nji herė se sa kanė mbet,

435. fėmi e burra, ashtu edhe gratė,

436. tash kanė mbet shtadhetė e gjashtė.

437. Mori gjemi ti kjofshė mallku,

438. kah je nisė kah je fillu,

439. kah po don kėta njerėz me i qu,

440. deri nė Brusė mu m'kanė urdhnu,

441. Guvernerit me je qu.

442. N'Brusė tė shkretit kur kanė shku,

443. Guverneri ka urdhnu,

444. n'Muhaliq kėta njerėz mej qu,

445. n'Muhaliq ur paskan mbėrri,

446. me nji burg tė vėshtir i kanė shti,

447. me nji han-burg[120] i kanė ngujue,

448. bukė as ujė nuk i kanė que,

449. as s'kanė shtroje as s'kanė me u mbėlue,

450. n'lpeshkėvi i kanė hetue,

451. se ēfarė burgu i kanė que,

452. kongjollozėt i kanė lajmėrue,

453. kongjollozėt i lajmėroi me nii heri,

454. tė tre shkun tė Guverneri,

455. Guvernerit i kanė kallxu,

456. n'Muhaliq po donė me shku,

457. do n)erėz n'burg me i vizitu,

458. rojėn e burgut me i lajmėru,

459. mos tė gabojnė me na ndalu,

460. kėqyr shka bāni Guverneri,

461. nji kafaz[121] t'vetin iu dha me veti,

462. n'Muhaliq kur paskanė hy,

463. shka me pa, o Zot, me sy,

464. burra e gra, e pleqė fėmi,

465. tmerrė e madhe u paska hi,

466. u ka shti trishtim e nera[122],

467. kater tė vdekun, tė qitun te dera,

468. kishte nisė me ju ardhė era,

469. fort po kjajnė ato gra tė mjera.

470. Kongjollozėt kanė urdhnue

471. nji vend vorresh me e caktue,

472. kėto gjenaze[123] me i vorrue,

473. nji vend vorresh ju kanė lėshue,

474. ata tė vdekunit i kanė vorrue.

475. Abat Jacinti[124] ka fillue,

476. tuj rrėfye e tuj kungue,

477. tė gjithė me rend tuj i voju.

478. Kur kėrkoi Ipeshkėvi i vendit [125],

479. ja mbėrrin motrat prej kuvendit,

480. nja tri motra si tri shejtnesha[126],

481. u prun ushqim dhe u prun tesha,

482. ato motra por sa kanė ardhė,

483. u bā burgu si spital.

484. Hiq kėto motra s'po pritojnė,

485. ditė e natė aty punojnė,

486. ju nrrojnė teshat i shtrojnė dhe i mbulojnė,

487. dhe me barna po u ndihmojnė.

488. Motrat tjera qi po jau qojnė,

489. kėta martirė jetė kur po nrrojnė,

490. me shyret ner vorre po i qojnė,

491. ishin kanė motra burrnore,

492. kėqyr shka bānė n'ato vorre,

493. ishin me fis Arbėnore,

494. kanė marue nji permendore,

495. permendore n'mermer t'bardhė,

496. i kanė shkrue nja dy-tri fjalė:

497. "KĖTU PUSHOJNĖ MARTIRĖ SHQYPTARĖ

498. NGA BINĒA E STUBLLA – KOSOVARĖ”.


[1] Dorėshkrimi nuk i ka faqet e shenuara, ėshtė pa titull e nėntituj. Autori nuk ėshtė i nėnshkruar. Ky dorėshkrim ėshtė i ndarė nė kapituj rrjedhės me numra romakė (kapitulli: I-LVIII). Pra faqet dhe titulli me nėntituj nė kėtė  dorėshkrim janė tė miat, kurse Dok. Nr. 194 ka 80 faqe, dhe ruhet nė: Biblioteka Male Brace, nė Raguzė (Dubrovnik). - "Disa pika historike mbi mėrgimin e Shqiptarėve nga Mali i Zi i Shkupit gjatė viteve 1846-1848". Prizren, 1865.

[2] Arkivi i Kongreg. De Propaganda Fide, SC. Servia - Scopia, V, fq. 416v: Bucciarelli, shėnon: "E da notarsi che in quelle parti per Cristiani s intendono i soli Cattolici - Romani, o Latini. Li scismatici vegnono chiamati o (BULLGAR) Bulgari, o (HORUM) Greci, o (MOSKOV) Russi, o (SERB) Serbiani, o slavi; o (SCKIET) dal verbo SCKIEM, schindere, scissi: verbo che gli albanesi meritamente gli appropriarono quando si divisero, dalla vera  Chiesa", fq. 416v.

[3] Kupto: Shqiptarė tė islamizuar.

[4] Nė vitin 1845, nė Shkup ishte guvernator: Selim Pasha.

[5] Karadaku - Terziajt

[6] Famullia e Karadakut, Malit tė Zi tė Shkupit, dmth: famullia e Letnicės

[7] Shqiptarėt e rrethit: sipas librave tė tė lindurve qė ruhen nė Zyrėn Famullitare nė Stubėll dhe Zyrėn Famullitare nė Letnicė, fėmijėt i sillnin t'i pagėzonin nga kėto katunde: Dunavi i Epėrm, Dunavi i Poshtėm, Stubėll e Poshtme, Selishte, Kuregj, Sefer, Terziaj, Depce, Vėrēevicė, Stanēiq, Zekbash, Remnik, Smajmuēija, Caravajkė, Papas, Loshkobare, Marndori, Nishnori, Bresalci. Gjatė viteve 1881-1889, kemi 288 tė pagėzuar, kurse nė vitin 1913 nga kėto katunde janė 344 foshnje tė pagėzuara.

[8] Kupto: Shqiptarė tė islamizuar.

 

[9] Z. M. De Bourqueney, ishte ambasador franēez pranė Portės sė Lartė.

[10] Kryeipeshkvia pėrfshinte: Sėrbinė jugore, Maqedonin, Kosovėn, Novi Pazarin dhe Plavė e Gusi.

[11] Kush ishte ky dėshmor-mėrgimtar? Bucciarelli askund nuk e emėrton.

[12] Nė vitin 1845.

[13] Karadaku (Terziaj).

[14] Krah. Pjesa I, kreu: IV, 4 (16).

[15] Rregullore dhe garancion (nen-paragraf) i Tanzimatit (1839)

[16] Viti 1865.

[17] Graf Comt De Stürmer, ishte ambasador austriak pranė Portės sė Lartė.

[18] Krah. Nė dorėshkrim: Kreu: Lll; ose: Pjesa I, VI, 3 (23).

[19] Kryefamiljarėt ishin tė burgosur pėr tė tretėn herė mė 01. XI. 1845. Krah. Pjesa I; IV. 3 (13)

[20] Viti: 1865.

[21] Krah. Pjesa I, III, 2 (11).

[22] Karadak (Terziajt

[23] Karadak (Terziajt).

[24] Babės Mbret, dmth. Sulltanit.

[25] Krah. Drshkr. Kreu: XLII, nė fund dhe Kreun e Lll, pas nr. 26.

[26] Angari, punė me dhunė dhe pa pagesė.

[27] Krah. Pjesa I, IV, 3 (15).

[28] Ju jepnin gjirin pėr t'i ushqyer foshnjet. Po, nėnat e uritura, si mund t'i ushqenin foshnjet?

[29] Mė 16 mars 1846. Krah. Dok. Nr. 55. Pjesa I, IV. 3(15).

[30] Mė 13 mars 1846.

[31] Kėta burra mbeten tė burgosur nė Gjilan deri nė fillim tė majit 1846. Krah. Dok. Nr. 77

(22); 83 (5); 84 (6).

[32] Viti 1865.

[33] Karadak (Letnicė)

[34] Manastir - Bitola.

[35] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 55/ nr. 13.

[36] Duhet tė jetė: Mudania, port nė grykėn e Dardaneleve.

[37] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 206 (1), 207 (2); 208 (3) dhe 213 (8).

[38] Grekė? Armen?

[39] Krah. Pjesa I, IV, 1 (18); Pjesa II, Dok. Nr. 217 (13).

[40] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 195 (1), fq.31; 203 (3), fq. 4. Pjesa I, V, 1 (18); Shėnimi nr. 178.

[41] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 218 (13).

[42] Megjithate deri nė vitin 1970, ky monument ende ekzisionte. Motra Marta Sopi (1888 -1969) pėr ēdo vit sfikonte nė shtegtim tek varri i Martirėve ne Muhaliq. Kjo varrezė ėshtė bėrė vend uratash dhe lutjesh tė popullit nė rrethin e Muhaliqit dhe Brusės (BURSA).

[43] Neylor Beu, quhej mjeku i ambasadorit anglez, i cili iu ishte bashkėngjitur murgeshave tė Shėn Vinēencit, pėr t'u ndihmuar shqiptarėve nė Muhaliq. - Krhz. Dok. Nr. 215(10). fq. 421.

[44] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 209 (4); 214 (9).

[45] Viti 1865.

[46] Konsulli francez nė Brusė, quhej: Crėpin.

[47] Armen.

[48] Krah, Pjesa II, Dok. Nr. 210 (5). Shėnimi nr. 222.

[49] Krah. Pjesa I, V. 3 (20).

[50] Karadakut (Terziajt).

[51] 1). Mjerisht, ende fėmijėt tanė mbajnė emra si ky: Muhamet, Musė, Miftar, Hysen, ... Sadat, Naser, Kenedi, Robinson, Edison, Mirosllav, Cipi (Josip), Hilmi, Hilmije, Ryve... Kurse tė rrallė janė: Arjet, Arjeta, Agim, Agime, Artem, Artemia, Bute, Bukurie, Bukurosh, Bardhec, Bardhyl, Bardhe, Alban, Albana, Albin, Albina, Driton, Jeton, Dashnor, Dashnore, Dashurie, Flokart, Flokarte, Fatmir, Fatmire, Gojart, Gojarte, Liridashės, Liridon, Mirash, Mirie, Mire, Shmirie, Shmėrie,..etj.

2). Gjini, G. Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeca, Zagreb, 1986, fq. 100. "Vėshtirė tė kuptohen sjelljet e disa priftėrinjve, tė cilėt vinin nė kėtė dioqezė nga viset tjera. Ata, me fjalė tė tjera pėr shkaqe tė pakuptueshme janė pėrpjekur t'i "kultivojnė" dhe t'i "ndreqin" format tradicionale tė emrave, tė cilėt ishin rrėnjosur dhe pėrdoreshin te shqiptarėt katolikė. Kėshtu p. sh. emri  Zef ėshtė shėnuar prej tyre nė librat e amzės si Josip, Gjon si Ivan, Shtjefėn si Stjepan, Luigj si Alojzije, Gjergj si Juraj etj. Nuk kemi mundur ta kuptojmė se cilat qenė motivet qė i nxitnin pėr njė veprim tė tillė". Fq.108, shėnimi nr. 43.

3). Krasnjqi, dr Mark. "Rėndėsia e shumėfisht e emrit vetjak", artik. i cit.

[52] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 138 (53); 144 (59); 158 (74), 169 (84); 216 (11) etj.

[53] Tek imzot Urbano Bogdanovich, ipeshkėv nė Prizren.

[54] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 94 (10), 107 (23); 108 (24); 109 (25); 121 (37); 137 (53); 138 (57); 139 (55); 144 (60); 152 (68); 155 (71); 156 (72); 157 (73); 158 (74); 159 (75); 164 (80) etj.

[55] Karadaku (Terziaj).

[56] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 215 (10).

[57] Jeni Bazar - Novi Pazar.

[58] Manastir - Bitola.

[59] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 165 (81).

[60] Delamarre, C. nė vep. e cit. shkruan: "gjuha shqipe shumė e vjetėr".

[61] Karadak (Terziajt).

[62] Karadaku (Terziajt).

[63] Nė vazhdimėsi tė kėtij dorėshkrimi i kemi edhe kapitujt: 54-58. Nė kėta 5 kapitujt e fundit, nė 5 faqe dhe 99 rreshta, Autori i dorėshkrimit e paraqet gjendjen e mjerė tė shqiptarėve nė Kosovė, duke shtruar plane se ēka ishte dashur tė ndėrrmerrte pėr mbrojtjen e tyre. Ndėr tė tjera kėrkon edhe hapjen e Konsullatave tė huaja nė Prizren, ku diplomatėt pėr sė afėrmi do t'i shikonin ngjarjet dhe do t'i mbronin tė drejtat e tė shtypurve. Temė studimi do tė ishin edhe raportet e Dom Pal Berishės; abat Gaspėr Krasniqi dhe tė imzot Pal Dodėmasei tė cilėt ngultas kėrkonin nga Porta e Lartė dhe Diplomatėt e Fuqive Europiane nė Stamboll respektimin e tė drejtės fetare, qė vet-vetiu nėnkuptonte: SHPALLJEN E IDENTITETIT KOMBĖTAR. Mjerisht, Evropa pėrkrahu tė "Vdekurin nė Bosfor". Imzot Pal Dodėmasei dhe Abat Gaspėr Krasniqi e organizuan kryengritjen popullore dhe nė vitin 1862, Mirėditėn e shpallėn: KRAHINĖ AUTONOME dhe kėrkonin qė t'i bashkėngjiten Vilajetet e tjera, e kėshtu tė formohet: SHTETI I PAVARUR SHQIPTAR! (Krhz. Historia e Popullit Shqiptar vep. e perm. "Kryengritja nė Mirėditė 1862".)

 

[64] Gjeti dhe shqipėroi Dr. V. Sala

[65] „Moning Post“ etj.

[66] Manastiri (bitola), ishte kryeqytet i Rumelisė

[67] Me titull:Mémoire historique  sur les familles albanaises de Tchernagore qui furent exilées pour la foi ą Mouhalitch prčs de Brousse en 1846.

[68] At Justin Rrota OFM dhe At Marjan Prela OFM (1977); i kanė pasur nė dorė kėto dy dorėshkrime tė dhe me shkurtime i botuan nė: „Zani i Shna Ndout“.

[69] Familjet guximtare, tė cilat u trimėruan pėr t'u shpallur publikisht, ishin nga katundi: Stublla, Binēa, Karadaku, tė gjitha fshatra rreth qytetit tė Gjilanit. (Shėnim i At J. Rrotės OFM).

[70] Kėshtu, mė 1. Nėntor 1845, kreshnikėt i nxorrėn prej votrės familjare dhe i dėrguan pėr nė mėrgim.

[71] Krah. Pjesa I,IV, 4 (16); Pjesa II, Dok. Nr. 89 (5); Dok. Nr. 215(10).

[72] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 194, kreun XXVIII.

[73] Fushė rmajsh, dmh. vend varrimi, varre.

[74] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 79 (1) - 84 (6).

[75] Nevojitet tė hulumtohet nė arkivin e Londrės.

[76] Njė raport i mr. Maria Lesueur, gjenden nė: Pjesa II, Dok. Nr. 209 (4). Nė ēarqet e Kryesisė sė Murgeshave tė Shėn Vinēencit nė Parisė, flitet se, do tė fillon proēesi shpalljes shenjtėreshė tė murgeshės: M. Lesueur.

[77] Karadaku – Mali i Zi i Shkupit

[78] Kėtė epikė tė kėnduar nga Rapsodi popullor Arben Stublla, e radhita nė dorėshkrim: Martirėt shqiptarė sipas gojėdhėnave, Stubėll, 1971.

[79] nam – kėrdi.

[80] hyqmetit - (ar. hukumä; turq. hükümet) pushtetit, qeverisė.

[81] nylqe - nė rrethin tėndė. (Marrė sipas kuptimit tė rreshtit).

[82] hyzmet - (turq. hizmet) shėrbim.

[83] vergi - (turq. vergi - tatim), taksa qė paguhet pėr dyqan, pėr shtazė, etj. tatim, detyrim.

[84] djeu - dėgjoi

[85] Efendi - turq. zotėri.

[86] farojmė – ē“rrėnjosur, fėshirė nga faqja e dheut.

[87] dynja - (turq. dünya) bota, gjithėsia, njerėzimi

[88] mesap - sa duket.

[89] kaurr - (turq. gāvur - i pafe), emėr me tė cilin turqit quanin me pėrbuzje atė qė nuk ishte e fesė islame, i krishterė.

[90] kongjollozėt - konsulėt.

[91] veleti - (turq. velet) fėmijor, i zgjuat e dinak.

[92] mexhlisi - (arb. mėglis, turq. meēlis) kuvend, mbledhje.

[93] korcllės - konzullit.

[94] milet - (turq. millet), popull.

[95] rahat  - (turq. rahat) qetė, urtė, pa trazime.

[96] rahatue - qetėsue.

[97] vatan - (turq.) atdhe, vendlindje.

[98] Din - turq. fe, kryesisht muhamedane.

[99] syrgjyn - mėrgimtarė, martirė.

[100] Inshalla - turq. Bėnė Zot! (Ofsham pėr bekim ose mallkim!).

[101] medet - (turq.) mjerė, e keqe e madhe.

[102] nami - kėrdi, katastrofė.

[103] kurban - viktimė, fli. (carpo espiatorio).

[104] skyfteri - skifteri, shpend grabitqar... (Njeri trim i vrullshėm nė sulm).

[105] qari - punė e rėndė, fitim, levėrdi, (as pėr farė).

[106] Pas sa muajsh, shqiptarėt u bashkuan nė Selanik.

[107] kjamet - fatkeqėsi e madhe, shtėrngatė, pėrmbytje, mbarim.

[108] gazep - mundim i madh, vuajtje.

[109] qafir - (turq. kafir), njeri i pafe, i pabesė.

[110] qejf - dėshirė.

[111] shkaut - serbėt.

[112] medet - mjerim, dhembje, frikė.

[113] Kep-i - (bjeshkėt greke), shkrepa, shkėmbinjė.

[114] telektualit - intelektualit, mendjetarit.

[115] zabiti - (turq.) oficier.

[116] Hinglizi - Anglia, Anglisė.

[117] gjemi - anije shpatalTuke me vela.

[118] megjlisit - kėshillit, kuvendit.

[119] meshtari - prifti, ai qė celebron meshėn, liturgjinė, meshari, urata.

[120] han, bujtore - burg.

[121] kafaz - rojtar, polic.

[122] nera - mneri, tmerri.

[123] gjenaze - kufoma tė vdekurish.

[124] At Leonard Vakondio CM - Famullitar, u ndihmon mėrgimtarve gjatė pėrqėndrimit tė tyre nė Selanik

[125] Quheshte: Imzot Jean Maria HILLEREAU - Delegati i Stambollit dhe kryeipeshkėv i Petra-s.

[126] Quheshin: Maria Lesueur, Bernardinadhe Katarina.