|
|| Shkurt e Shqip || |
|
Don Jakė Prenku
75- Vjetori i Famullisė sė Stubllės (nė vitin 1980)
Nė fletorėn Missae pro popullo et legate (Regjistrimi i meshėve qė i thotė famullitari pėr popull pėr festa tė mėdhaja si dhe tė meshėve pėr tė cilat obligohet famullia) DON MIKEL TARABULLUZI shrkuan: STUBLLA ĖSHTĖ NJĖ NDĖR FSHATRAT QĖ E PĖRBĖJNĖ FAMULLINĖ E LETNICĖS, ka qenė nėn jurisdikcionin e saj deri nė vitin 1905, kur e ndau Imzot PASHK TROKSHI duke e bėrė famulli tė pavarur dhe ia emroi famullitarin e parė. Arsyea e themelimit sipas mendimit tė Don M. Tarabulluzit, ishte dėshira e konulatit tė Austro-hungarisė qė tė hapė njė shkollė nė gjuhėn shqipe dhe thotė: Imzot Pashk Trokshi duke parė se Stublla ėshtė njė fshat krejt shqiptar, e lakaliteti I saj ishte I volitshėm, sepse Turqėt nuk mund tė vinin lehtė pėr mungesė tė rrugėve. Ervatja e Don Mikel Tarabulluzit ishin mė se tė mėdha. U angazhua sidomos pėr kriptokatolikėt e Karadakut, tė cilėt nė njė shumicė shumė tė madhe ishin tė krishterė, por qė nuk ishin nė gjendje haptas ta pranojnė besimin e Krishtit, e arsye ishte shkelja, dhuna shekullore e Turqėve. Prandaj ai desti qė ti tuboi tė ghithė, e bisonte se vetėm nėpėrmjet diturisė, nėpėrmjet shkollės, tua lartėsoi mendjes dhe edukuar nė fe dhe kulturė shpirtėrore. Suksesi nuk mungoi, por ra edhe nė sy. Si famullitarė i parė i Stubllės u mundua tė gjen njė shtėpi pėr meshtar, e nė atė kohė nė Stubėll ishin afro 40 shtėpi. Shtėpinė qė e blen e adaptoi pėr banim dhe pėr shkollė. Mbaroi edhe kishėzėn, se mė parė kur vinin meshtarėt e ēonin meshėn nėpėr shtėpia. Si thonė nxėnėsit e tij tė gjallė, don Mikel Tarabullulzi i ka mėsuar nė shkollė mė se pari shkrim dhe lexim, tė parin vit, ndėrsa klasėt tjera edhe: histori, letėrsi, matematikė, njohuri natyrore, geografi etj. Nuk do tė harrojmė se mu nė atė kohė Rilindja kombėtare mori njė hov tė madh kėshtu qė gjithkund u hapėn shkoll tjera nė gjuhėn shqipe. Kėshtu mund tė themi se don Mikel Tarabulluzi, meshtar katolik, pėr anėt e Karadakut ishte pishtar i arėsimit. Ai vepronte mjaft sistematikisht dhe me disciplinė, duke kėrkuar prej nxėnėsve punė, rregull dhe angazhim tė gjithėanėshėm. Shkollėn-mėsimin e mbante para dhe pas dite. Nė mes tė tjerėash ai i kamėsuar edhe poezi tė shumta, pėrmėndėsh, sa qė edhe sot disa iu kujtohen kėtyre nxėnėsve tė asaj kohe. Pasi qė shkolla ka punuar disa vite, nėpėr tė kanė kaluar mė sė pakti 80 vetė. Nxėnėsit e mirė fitonin dhuratė. Don Mikeli nuk u merrte vetėm nė arėsim, por nė vend tė parė e kishte patriotizmin, punėn meshtarake nė famulli. Posaēe i kishte nė zemėr ata tė fshėhtėt , duke i kaluar katundet e tyre , fshehtas i mėsonte, kėshillonte i ngushllonte, si babė, si profet. Shumė prej tyre kanė kaluar persekutime tė hatashme. Ky martirizim i ka bashkuar edhe mė tepėr me fshatrat tjera, si janė Terzijajt, Dunavi, Stublla dhe Binēa, Vėrnakolla. Edhe vetė ipeshkvi Gnidovec-i u lėkundte se si tė sillej ndaj kėtyre fetarėve tė fshehur, laraman, por nė mbarim iu lejoi meshtarėve qė ti dalin para, tiu ndihmojnė nė nevojat e tyre shpirtėrore. Pas don Mikel Tarabulluzit famullitarėt e Stubllės ishin: Don tadeja Ivanovic, don Nikollė Mazarreku, i cili ishte meshtar i ri kur dėshmitarėt e fesė u kthyen nga Anadolia dhe u mundua hollėsisht ti paraqės mundimet dhe udhėtimin e tyre. Ai la si porosi qė tė ndėrtohet kisha nė Stubėll dhe pėr kėtė e dha si njė kontribut personal 18.000 din. Tė Jugosllavisė sė vjetėr, po edhe 50.000 din kontributin e Kongregatės. Kėtė shumė e shpenzoi ipeshkvi Gnidovec-i pėr tė mbaruar kishėn nė Dunav. Pastaj famullitari ishte don Luz (Luigj) Kurti, don Dedė Ramaj, dr. Knaus Franjo, don Rrok Mateja, don Pjetėr Berisha dhe Atė Blagoje Nemoff. Pas Luftės nė vitin 1948 erdh prap don Dedė Ramaj dhe mbeti gejrsa nuk u burgos. Ai i purgatiti tė gjitha pėr ndėrtimin e kishės sė re, ndėrsa atė e ndėrtoi don luka Cirimotic, i cili u mundua qė ti afrojė besimtarėt dhe ti bashkojė nė dasiuri dhe nė bashkpunim. Pastaj pėr njė vit shėrbeu nė Stubėll don Janez Osvald. Pėr arsye tė sėmundjes atė e zavendėsoi don Jak Prenku, famullitari i tanishėm. AI kreu punėn e rregullimit tė kishės sė re, rindėrtoi kishėn e vjetėr si dhe ndėrtoi kumbonarėn e nė kishėn e re. Nė famulli veprojnė gjatė shumė viteve motrat e Shėn Vinnkut tė cilat shėrbejnė famullinė nė shumė mėnyra, posaNe sa i pėrket ēėshtjes shėndetėsore, duke dėshiruar kėshtu zemėrgjėrsinė e tyre pėr tė gjithė, pa kurfarė dallimi. Kohėn e fundit kanė arrdhur edhe motrat baziliane, tė cilat banojnė nė kishėn e vjetėr, ku gjendet edhe muzeu i famullisė, mjaft i pasur me gjėra historike nga e kaluara, sidomos ajo e martirėve. Famullia gjatė tėrė vitit, posaēe nė festime tė mėdha tė famullisė, festoi kėtė nubile tė rėndėsishėm. Nė festim morėn pjesė tė dy ipeshkvinjt tanė, meshtarėt dhe shumė besimtarė. Si pėrfundim i kėtij viti jubilar, qė festa e Krishtit Mbret, me 23. XI., duke pėrkujtuar kthimin e syrgynave nga internami. Kjo ngjau pikėrisht me 20. XI. 1848. Gfestimin e udhėhoqi mons. Nikė Prela, ipeshkvi jonė. Pas dite qe bekimi me Sakramend, nė kishėn e vjetėr, nė mbarim tė cilit u bė pėrtėrirja e premtimeve tė pagėzimit, si dhe u kėndua Lavdi e ndera tė qoftė o Zot, nė shenjė falenderimi. Nė mbarim tė gjithė sė bashku shkuam ndėr varre, pėr tu lutur pėr tė parėt tanė pėr tu frymzuar pėr njė ardhmėri mė tė mirė, nė tė njėjtėn fe, shpresė dhe dashuri.
Drita Viti XI, 11 (91) /1980, fq. 6 &
|