|| Intervista ||

Intervistė me Nikollė Gjonin, aktivist nga Koblenzi

Kaci: z. Nikollė, jeni ndėr shumė tė rinj kosovarė qė e keni marrė rrugėn e kurbetit shumė herėt, qysh nė rini. A mund tė na pėrshkruani mė pak fjalė jetėn nė Stubėll sa ishit ju atje, dmth. para se ta merrni rrugėn e kurbetit?


Nikolla: Unė kam lindur nė Stubėll, shkollėn fillore e kam kryer nė Stubėll, gjimnazin 2-vjeēar e kam vazhduar nė Viti, kurse ma vonė kam vazhduar me shkollėn e mesme tė medicinės nė Mitrovicė, ku kam diplomuar nė vitin 1989. Nė fillim tė vitit 1990, si 20-vjeēar, e kam lėshuar Kosovėn pėr shkak tė kushteve dhe rrethanave tė atėhershme, pėr t`u vendosur nė Austri.

 

Kaci: A mund ta bėni njė krahasim pėr rininė tonė nė kohėn tuaj dhe tani? Ka qenė rinia mė e shėndoshė atėherė apo tani?


Nikolla: Njė krahasim tė gjithanshėm vėshtirė qė do tė mund ta bėja, sepse unė kam dalė qysh moti jashtė vendit dhe nuk i di rrethanat e tashme, mirėpo mund tė supozoj se atėherė rinia ka qenė nė kulmin e mėsimit dhe disi perspektivat kanė qenė mė tė avancuara, pastaj vjen ajo koha e dėbimit tė rinisė nga shkollat, nga sistemi i atėhershėm. Pra, rinia kosovare dhe posaēėrisht nga Stublla nė vitet 1990-1999 nė njė numėr tė madh kanė dalė jashtė vendit. Besoj se rinia ka ecė me kohėn, ka ndryshuar dhe iu ka pėrshtatur ēdoherė rrethanave.

Kaci: Pas pėrfundimit tė shkollės se mesme keni shkuar nė Klagenfurt tė Austrisė e pastaj nė Koblenz tė Gjermanisė. A mund tė na thoni dy fjalė pėr kėto periudha tė jetės tuaj?


Nikolla: Po.. pasi qė kam kryer shkollėn e mesme tė medicinės, jam vendosur nė Klagenfurt tė Austrisė dhe kam filluar me punė nė spitalin e kėtij qyteti, ku brenda dy viteve kam vazhduar shkollėn pėr njohjen e diplomės sime nė Austri. Pasi kam pėrfunduar kėtė shkollė, kam kaluar nė Gjermani, respektivisht nė Koblenz pėr shkaqe familjare. Ne Austri pėr shkak tė punės sime nė spital pata mundėsinė tė njoftoj edhe shumė bashkatdhetarė, ku edhe kemi punuar shumė, nė aktivitete tė ndryshme pėr tė ndihmuar Kosovėn. Nė kėtė periudhė psh. mė kujtohet formimi i degės sė LDK-sė pėr Klagenfurt.

Kaci: Me shkuarjen tuaj nė Koblenz jeni kyēur nė aktivitetet qė zhvilloheshin nė atė kohė nga komuniteti shqiptar nė atė vend. Ēfarė ishte interesimi ndėr shqiptarė pėr vendlindjen asokohe, kur dihet se nė ēfarė situate ishte Kosova nė vitet 1996-1999?

Nikolla: Mė 1994 lėshova Austrinė pėr t`u vendosur nė Koblenz tė Gjermanisė. Menjėherė kėtu pata rastin dhe jam kyēur nė shumė aktivitete tė mėrgatės qė zhvilloheshin nė kėtė rrethinė. Interesimi pėr tė ndihmuar Kosovėn ka qenė i madh dhe ishte njė organizim i bujshėm dhe i gjallė. Unė do tė ndalem nė disa veprimtari tė mia, ku do tė mundohem t`i rendis nė pika tė shkurtra:


-1994: Formimi i shoqatės “Dardania”. Kjo shoqatė ėshtė formuar me bashkatdhetarė si dhe me ndihmėn e dy studentėve gjermanė, tė cilėt me kėtė punė edhe kanė mbrojtur temėn e diplomės nė drejtimin e sociologjisė. Unė isha si pėrkthyes, deri nė formimin e kėsaj shoqate kemi pasur shumė takime me mėrgatėn shqiptare, ku unė pata mundėsi tė njoftoj shumė njerėz nga vise tė ndryshme.


-1995: Formimi i degės sė LDK-sė pėr Koblenz


-1997: Udhėheqės i komisioni tė 3% pėr Koblenz


-1997: Nėnkryetar i Grupit tė Emergjencės pėr rrethinėn e Koblenzit. Grupi i emergjencės ishte formuar me qėllim tė organizimit dhe informimit pėr luftėn nė Kosovė.


-1998: Aksioni “Gjithēka pėr Pavarėsinė e Kosovės” i udhėhequr nga qeveria e Kosovės nė ekzil, unė isha koordinator i regjionit tė Koblenzit me njė rrethinė tė madhe, thuajse sa Kosova.


-1998: Po nė kėtė vit ndihmova gjithashtu edhe nė fondin “Vendlindja thėrret”.


Gjithashtu Koblenzi, falė angazhimit tim e disa shokėve, ishte edhe vendtakimi i shumė tubimeve dhe organizimeve tė ndryshme pėr ēėshtjen e Kosovės. Gjithashtu mund tė pėrmendi qė gjatė kėsaj periudhe pata rastin tė marrė pjesė nė disa seminare, qė mbaheshin nga organizata joqeveritare gjermane me tema pėr luftėn nė Ballkan, ku unė pėrfaqėsoja shqiptarėt. Mė duhet gjithashtu tė ceki se isha pjesėmarrės i shumė demonstratave, qė mbaheshin anė e mbanė Gjermanisė, lidhur me sensibilizimin e opinionit tė kėtushėm pėr ēėshtjen e Kosovės.

Kaci: Keni qenė i kyēur nė disa shoqata, nė fondin e Republikės sė Kosovės si dhe nė atė “Vendlindja thėrret”. A mund tė na thoni disa fjalė nė lidhje mė pėrvojėn tendė dhe pėrshtypjet qė ju kanė mbetur, kur dihet se nė ato fonde janė derdhur shumė e shumė para tė shumė shqiptarėve nga mbarė bota pėr Kosovėn?

 
Nikolla: Isha i kyēur nė disa organizime tė cilat kanė ndodhur nė atė kohė nė diasporė, veēanėrisht do tė ndalem pakėz tek aksioni “Gjithēka pėr Pavarėsinė e Kosovės”. Pėr kėtė aksion isha unė i zgjedhur si koordinator dhe udhėheqės i njė regjioni tė madh sa Kosova. Aksioni ka filluar dikur nė qershor 1998 dhe ka pėrfunduar brenda 5 muajve. Regjionin tė cilin e kam udhėhequr me ekipin tim ka qenė i ndarė nė 20 komisione. Komisionet i kemi zgjedhur pėr 2 javė dhe kėto komisione e kanė kryer punėn pastaj nė terren. Pėr tė shkuar puna mė mire dhe drejt, ne kemi pasur edhe disa pėrgatitje nė formė seminaresh me tė gjitha kėto komisione. Pėrndryshe pranim-dorėzimi i tė hollave ka vazhduar deri nė pėrfundim tė aksionit. Ēdo javė kanė qenė sė paku tri takime nė qytete tė ndryshme, kurse unė shpeshherė kam dalė nė terren me komisionet e ndryshme, psh. kur ka pasur probleme. Pėr mos ta zgjatur shumė, vetėm nga ky aksion janė mbledhur 1 milion e 348 mijė marka gjermane, tė asaj kohe. I gjithė pranimi i tė hollave ėshtė bėrė nga unė, nė fillim pagesa ėshtė bėrė pėrmes bankave gjermane, pėr t“u derdhur tė hollat pastaj nė Shqipėri, mirėpo pasi qė ndėrkohė kėrkohej nga qarqet botėrore tė mbylleshin fondet, neve na ėshtė dashur ndryshe tė punojmė. Me organizimin e Qeverisė sė Kosovės nė ekzil, na ėshtė dashur mua dhe njė shoku tim, qė kah fundi i gushtit 1998 tė fluturojmė me njė sasi tė madhe tė tė hollave nė Tiranė. Pritja atje ėshtė organizuar nga Zyra e Kosovės nė Tiranė, qė nė atė kohė udhėhiqej nga Ilaz Ramajli. Nė Tiranė qėndrova njė javė, kėtu pata rastin te njoftohem mė pėr sė afėrmi me shumė rrjedha dhe gjėra rreth punės dhe aktiviteteve tė Zyrės sė Kosovės. Mė duhet tė ceki se pėr ēėshtje kombėtare duhet tė punohet me mish e me shpirt dhe nė qoftė se mbi te gjitha e kemi idealin, atėherė nuk do tė mungojė kurrė suksesi. Unė pėr kėtė arsye gjatė punės sime kam bėrė pėrvojė tė madhe, kam qenė i gjithanshėm, kam ditur tė bėj kompromise, tė dėgjoj dhe tė veproj nė raste tė duhura dhe tė caktuara. Mė duhet tė pėrmendi dhe tė falėnderoj tej mase familjen time qė mė kanė ndihmuar, e sidomos gruaja e ime, qė mė ka ndihmuar t`i kryer edhe shumė punė, siē janė ato rreth dokumentacionit, rezervimit tė sallave pėr takime etj.
Pasi qė kisha kryer me sukses aksionin nė fjalė, unė u kyēa edhe nė fondin “Vendlindja thėrret”. Personin qė e udhėhiqte kėtė fond nė Koblenz e njihja shumė mirė, pasi qė ishim dakorduar qė pėr hir tė mospėrēarjes sė mėrgatės mos tė prishim edhe aksionet e tilla (kėshtu qė pėrēarja nuk ndodhi). Unė isha i obliguar tė ndihmoj edhe fondin “Vendlindja thėrret”, por ky ka qenė edhe obligim kombėtar.

Pėrshtypje jashtėzakonisht tė madhe mė kanė lėnė bashkatdhetarėt tanė, qė shumica kanė dhėnė pėr Kosovėn pa diskutuar dhe bėrė zhurmė. Zhurmėn e kanė bėrė gjithmonė ata qė nuk kanė dashur tė japin, por kanė lypur thuajse edhe llogari. Kjo ndodh edhe nė ditėt e sotme. Pėrshtypje tjetėr ėshtė qė kėto aksione kanė qenė edhe bashkimi i bashkatdhetarėve, falėnderimi dhe respekti nuk ka munguar, mė kujtohen si sot. Tash mbas disa viteve, kur takohemi, mė pyesin shumica, pėrse Nikollė nuk mbani ndonjė tubim, sepse po na mungojnė takimet shumė, apo pyetjet tjera si;  a keni marrė ndonjė mirėnjohje pėr punėn qė keni bėrė. Pėrgjigjja ime ėshtė ēdoherė kjo: Mirėnjohja ime ka qenė dhe mbetet ēlirimi i Kosovės, respekti qė mė bėni ju, si dhe njė mirėnjohje pėr mua ėshtė, qė askush nuk mundet tė ma bėjė me gisht pėr sjellje tė kėqija apo ndonjė keqpėrdorim.
Pėr fund mund tė shtoj, qė isha dhe mbetem krenar qė punova nė kėtė drejtim, por ia kemi pasur borxh Kosovės dhe ēdonjėrit, kurse kontributin e ēmuar dhe tė shenjtė e dhanė ata qė luftuan, por edhe flijuan jetėn pėr lirinė e Kosovės, ne ishim vetėm disa njerėz tė vegjėl.

Kaci: Tani janė bėrė 4 vite qė nė Koblenz ėshtė formuar dega e SHIHK "STUBLLA". Sa ėshtė interesi i stubllanėve dhe sa keni kontakte me popullin gjerman, me organet komunale kur dihet se komuniteti ynė atje ėshtė qysh para 30 viteve?

Nikolla: Interesi nė Koblenz ka qenė i mirė, por duhet kuptuar qė ne jemi njė bashkėsi e vogėl, por marrėdhėniet i kemi tė mira dhe si shoqatė mundohemi tė jemi shembull edhe pėr shoqatat tjera si motra.
Unė isha nė dy vitet e para anėtarė i kryesisė, kurse nė dy vitet e fundit kam qenė vetėm anėtar i shoqatės, tash jam zgjedh nėnkryetar. Me mish dhe me shpirt do tė mundohem tė jap kontributin tim nė avancimin e shoqatės dhe tė bashkimit mė tė madh kudo qė jemi.
Kurse sa i pėrket kontakteve me popullin gjerman, edhe pse ka pasur kėshilla dhe propozime nė kėtė drejtim, kemi pasur ngecje. Por mė duhet tė potencoj qė bashkėsia jonė, siē e keni cekur, jeton kėtu qysh moti dhe kontaktet janė shumė tė mira (mendoj kontaktet individuale), ne jemi te integruar mirė, nuk kemi marrė ndonjė rrugė tė keqe, apo nuk kemi bėrė ndonjė problem dhe marrim pjesė nė shumė aktivitet qė organizohen kėtu. Kurse, siē keni dėgjuar, kohėve tė fundit, me iniciativėn e gjermanėve kėtu dhe njė grupi tė stubllanėve, ėshtė formuar njė shoqatė e re “Miteinander Leben” (Tė jetojmė sė bashku). Me indinjatė tė madhe mė duhet tė potencoj qė edhe kėta kanė hezituar tė bashkėpunojnė direkt me shoqatėn tonė.

Kaci: Ēfarė raporte keni mė Kėshillat nė Stubėll dhe Shoqatat si motra nė Zvicėr dhe Itali?


Nikolla: Raportet janė te mira, mirėpo shkaku i largėsisė mungon edhe njė koordinim i mirė i gjėrave, kurse ju e dini qė kur tė shkojmė nė pushim sa kemi kohė. Pra, mundohemi, por kuptohet qė mendimet dhe raportet thuajse kryhen mė shumė pėrmes shkrimeve dhe telefonatave, kurse me shoqatat si motra mbase kemi njė program dhe status tė njėjtė, raportet mund tė them qė janė tė mira.

Kaci: Si e shihni ju njė shoqatė tė mirėfilltė, qė tė funksionojė mirė nė mėnyrė qė tė ketė suksese edhe mė tė mėdha?


Nikolla: Sė pari mund tė theksoj qė qėllimi i formimit te shoqatave ka qenė qė tė regjistrohen tė gjithė stubllanėt qė jemi nė diasporė dhe me njė ndihmė shumė tė vogėl, siē ėshtė pra 60 € nė vit, ta ndihmojmė Stubllėn. Po ta paguanim tė gjithė, do tė ishte njė ndihmė jashtėzakonisht e mjaftueshme, por edhe askush nuk do tė mund tė thoshte jemi lodhur, apo nuk kam para tė qesė ne lloē, siē dėgjojmė shpesh, sepse njė shumė tė tillė do tė mund ta pėrballonte ēdo punėtor qė punon jashtė. Unė e marrė ēdoherė njė shembull dhe them; po tė ishte njė shoqatė e huaja, po themi nga Pozhorani, dhe po paguaka diēka pėr Stubėll, themi 1%, atėherė ishte dashur qė tė jemi tė gjithė ne stubllanėt tė kyēur nė kėtė shoqatė. Por shoqata jonė qė ka me fillim dhe mbarim tė tėrė statusin vetėm pėr Stubllėn dhe Stubllėn, bėhet pyetja vallė kush jemi, ēka jemi, ku jemi dhe ēka dėshirojmė. Mungon vetėdija, besimi, organizimi etj.
Pra, pėr tė funksionuar mė mirė, do tė ndihmonte vetėm bashkimi, duhet qė tė gjitha forcat t`i koncentrojmė nė bashkimin e stubllanėve, besoj qė ka boll metoda. Kryesitė qė janė zgjedhur tash mund tė bėjnė hapa nė kėtė drejtim dhe duhet tė gjejnė zgjidhje nė kapėrcimin e kėsaj gjendje, deri mė tani mungon vullneti pėr t`u regjistruar. Duhet tė kėrkohen shkaqet pėrse nuk jemi masovikisht tė regjistruar nė shoqata dhe shpresoj se atėherė do tė mundemi mė mirė t`i zgjedhim kėto probleme.

Kaci: A mund tė na bėni njė dallim nė mes rinisė e cila jeton nė Stubėll dhe nė Diasporė?


Nikolla: Rinia qė jeton nė diasporė ka mundėsi dhe orientime tė shumta pėr tė arritur diēka, kurse rinia nė Kosove mundohet tė bėjė nga asgjėja – tė them ashtu – ēdo gjė, shpresojmė qė me zgjidhjen e statusit tė Kosovės do tė jenė edhe perspektivat mė tė avancuara.

Kaci: Njė mesazh pėr rininė tonė.


Nikolla: Ēdo kund qė tė ndodhet, tė mėsoj dhe mos tė marrė udhė tė kėqija, tė respektojė dhe nderojė nė rend tė parė familjen, por edhe duke mos harruar vendlindjen.

Kaci: Ne ju falėnderojmė qė morėt kohė tė pėrgjigjeni nė pyetjet tona dhe njėherėsh ju urojmė suksese e jetė tė gjatė.


Nikolla: Gjithashtu ju falėnderojmė shumė, unė jam munduar nė pika tė shkurtra tė pėrgjigjem, por nė qoftė se ka ndonjė pyetje tjetėr nga lexuesit tanė do tė pėrgjigjem me dėshirė.