|| Intervista ||

Intervistė me Adrion Andreja, student nė Universitetin e Milanos



Kaci: Jeni ndėr studentėt shqiptarė qė studioni nė Universitetin e Milanos. Nėpėr ēfarė rrugėsh keni kaluar qė tė vini deri kėtu?


Adrioni: Pas shkollės fillore (6 vitet e para nė Kosovė dhe 3 nė Itali) kam filluar me shkollėn e lartė nė shkencat shoqėrore. Vitin e kaluar kam diplomuar nė kėtė drejtim, kėshtu qė tash gjendem nė universitet.

Kaci: Ēka studioni ju konkretisht?

 

Adrioni: Unė konkretisht studioj shkencat politike dhe raportet ndėrkombėtare, dega Institucionet dhe Integrimi Evropian.

Kaci: A ėshtė vėshtirė qė njė i ri, qė vjen nė vend tė huaj, tė adaptohet dhe tė studiojė, apo konkretisht tash nė vendin ku jetoni dhe veproni ju?


Adrioni: Ka lloj-lloj vėshtirėsia. Pikė sė pari do tė thosha se vėshtirėsia mė e madhe ėshtė gjuha, pastaj mėnyra e punės dhe e studimit, financimi (siē e dimė tė gjithė, edhe universiteti i ka shpenzimet e veta...) Domethėnė, vėshtirėsitė janė tė ndryshme dhe kjo vlen pėr secilin. Ke sukses vetėm atėherė kur je nė gjendje t`i tejkalosh kėto vėshtirėsi.

Kaci: Rrethi ku jetoni, shoqėria, a ju pranon dhe ēfarė raporte keni me kolegėt nė universitet?

 
Adrioni: Po, raportet janė shumė tė mira. Kolegėt janė gjithmonė nė gjendje pėr ēfarėdo ndihme, kuptohet se kėtė e bėjė edhe unė me ta.


Kaci: Po me profesorėt, ēfarė raporte keni?

 
Adrioni: Gjatė ligjėratave kuptohet se nuk ke kurrfarė raporti, pėrveē se ta dėgjosh atė ēka ėshtė duke shpjeguar. E njėjta gjė vlen edhe gjatė provimeve. Ndėrsa, nėse ke nevojė pėr ndonjėrin prej tyre, secili e ka orarin e vet (2-4 orė nė javė), ku rri nė dispozicion tė studentit. Nė kėtė kohė mund tė diskutosh ēfarėdo teme, lirisht, dhe ēdo kuriozitet qė vjen nga ana e studentėve e presin, me tė vėrtetė, mė shumė se mirė.

 
Kaci: Thonė “se aty ku jeton dhe vepron tė duket vendlindje”. E keni harruar ju Stubllėn? Mendoni se ka gjasa tė jetoni nė Kosovė pas diplomimit?

 
Adrioni: Vendlindja ėshtė vendlindje. Asnjė njeri nuk mund ta shlyejė identitetin e vet. Mund qė mos t`i kushtosh rėndėsi fare, mirėpo nuk mund ta shlyesh. Kur flasim pėr Stubllėn, atė qė na ka dhėnė, dhe na jep ajo, nuk mund tė harrohet lehtė.
Siē ju thash edhe mė parė, kėto studime tė cilat jam duke i ndjekur, kanė tė bėjnė me ēėshtje internacionale, me institucione internacionale dhe me raportet ndėrmjet tyre. Nėse unė jetoj vetėm nė Kosove, atėherė ku mbetet aspekti ndėrkombėtar pėr tė cilin jam duke studiuar dhe duke u munduar? E njėjta gjė vlen edhe nėse jetoj vetėm nė Itali.

Kaci: A keni kontakte me studentėt stubllasė qė studiojnė nė Universitetin e Prishtinės apo nė ndonjė universitet tjetėr tė Evropės?


Adrioni: Fatkeqėsisht kontaktet janė tė dobėta. Tė vetmit kontakte qė i kemi, bėhen nė mėnyrė private gjatė pushimeve verore nė Kosovė. Mendoj se ne studentėt kur tė jemi njė grup mė i madh, ose mė mirė tė them, gjenerata e studentėve qė do tė vije pas nesh, e cila do tė jetė njė grup mė i madh, ata mė tė vėrtetė duhet tė organizohen dhe t“i intensifikojnė raportet, ndoshta edhe me ndonjė punė tė pėrbashkėt ...

Kaci: A keni ndonjė ndihmė, kėshillė apo konsultim, ju si student nga ndonjė institucion i Stubllės?

 
Adrioni: Fatkeqėsisht jo. Ndihma kėrkohet atėherė kur ke nevojė. Kėshillat jepen atėherė kur ke mundėsinė dhe dėshiron tė jepesh kėshilla. Konsultimi ėshtė diēka reciproke. Ky i fundit, nėse nuk ka qene, atėherė do tė thotė se pėrgjegjėsia ėshtė e imja dhe e institucioneve.

 
Kaci: Jeni edhe ndėr tė rinjtė stubllasė qė keni marrė rrugėn e kurbetit qė disa vite. Nė pėrgjithėsi rinia jonė, nė vendin ku jetoni dhe veproni, a ėshtė adaptuar me rrethin dhe si e vlerėsoni ju rininė tonė nė pėrgjithėsi?


Adrioni: Sipas mendimit tim, njerėzit qė gjinden nė njė shoqėri tė re, apo nė njė vend tė ri, mund tė sillen nė tri mėnyra tė ndryshme: Mund qė tė mbyllen nė traditėn, gjuhėn, vlerat e tyre. Kėshtu qė tė ndalojnė kontaktet dhe ta ruajnė origjinėn e tyre. Mund tė hapen tėrėsisht dhe t`i harrojnė origjinėn, vlerat, traditėn, kulturėn, gjuhėn... dhe tė hyjnė nė kėtė shoqėri tė re. Ndėrsa nė fund, mund tė bėjnė njė bashkim apo integrim tė kėtyre dy elementeve dhe duke marrė pak nga ajo kulturė, pak nga kjo, tė pasurojnė valixhen e tyre kulturore. Nga kėta tė fundit secili mund tė mėsojė diēka, sepse e kanė njė kulturė mė tė pasur, apo tė them mė mirė, kanė dy kultura. Rinia e Stubllės qė gjinden nė kurbet, apo mė mirė tė them, ata qė gjinden nė Itali, janė duke e ndjekur kėtė rrugėn e tretė. Kjo ėshtė njė gjė shumė pozitive.


Kaci: Nė Lecco vepron SHIHK “STUBLLA”, ēka mendoni pėr kėtė shoqatė? Ēfarė leverdie ka njė student, ose njė i ri nga kjo shoqatė?

 
Adrioni: Shoqata mund tė jetė e tillė vetėm nėse tė gjitha komponentėt e shoqatės punojnė, ose mė mirė tė them, bashkėpunojnė. E nėse kjo nuk ndodh atėherė kot ėshtė tė flitet pėr shoqatė. Sa i pėrket SHIHK “STUBLLA” besoj se kjo ka bėrė shumė pėr Stubllėn dhe pėr stubllasit, mirėpo ka nevojė qė ende tė punojė dhe t`i nxitė tė gjithė, pėr qėllimet tė cilat dėshiron t`i arrijė, siē janė: ndihma pėr tė varfėr, ndihma pėr fshatin etj.
Besoj se, jo vetėm studentėt, por tė gjithė nė shoqatė, mund ta gjejnė identitetin e tyre kulturor dhe kanė mundėsinė qė nėpėrmjet kėsaj, t`iu ndihmojnė atyre qė kanė nevojė.

 
Kaci: Njė mesazh pėr tė rinjtė tanė nė Stubėll dhe nė Perėndim.

 
Adrioni: Tė rinjve nė Stubėll iu kisha thėnė se ata kanė pėr detyrė qė tė punojnė, tė mėsojnė, tė angazhohen, sa mė shumė e sa me mirė. Edhe pse ndoshta tash pėr tash duket si angazhim i kot, angazhim, i cili nuk sjell kurrfarė pagese, nuk duhet t“i humbin shpresat. Herėdo-kurdo edhe ne do te gjendemi nė Bashkimin Evropian. Duhet tė jemi tė pėrgatitur qe tė ballafaqohemi me sfida tė reja, qė njė fakt i tillė mund tė na krijojė.
Ndėrsa tė rinjtė nė Perėndim i kisha porositur qė tė jenė mė shumė aktivė nė organizime kulturore, qė tė mos e humbin identitetin tonė kombėtare dhe religjioz.

Kaci: Ne ju urojmė suksese nė studime dhe shėndet.

Adrioni:Faleminderit!


Kristijan Ramaj-Kaci

Lecco, mars 2007